Derby della Lanterna, i zhvilluar të shtunën mbrëma ndërmjet Genoas dhe Sampdorias, ka përfunduar me fitoren e Genoas, që ishte në rolin e nikoqirit, me rezultat prej 3-0.Genoa kaloi në epërsi me golin e shënuar nga Omar Milanetto (10’) nga pika e bardhë, dhe me epërsi minimale përfundoi pjesa e parë. Në pjesën e dytë, mesfushori i Genoas, Marco Rossi, dyfishoi epërsinë (53’) teksa Genoa luante me dhjetë lojtarë (pas përjashtimit të Giuseppe Biavas me karton të kuq në minutën e 44). Në minutën e 67-të u barazuan forcat në fushë, pasi që mbrojtësi i Sampdorias, Marco Rossi*, u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë. Nuk vonoi shumë (75’) dhe Genoa shënoi golin e tretë, ndërsa realizues ishte Raffaele Palladino, i cili shënoi nga pika e bardhë. Deri në fund të ndeshjes Sampdoria nuk mundi të ndryshojë asgjë, përveçse mori edhe një karton të kuq në dëm të Fabrizio Cacciatore, tri minuta pa përfunduar koha e rregullt e ndeshjes.
Derbi i parë i javës së 14-të në Bundesliga, i zhvilluar në Weserstadion ndërmjet Werder Bremenit dhe Wolfsburgut ka përfunduar me rezultat të barabartë prej 2-2.Mysafirët kaluan të parët në epërsi me golin e sulmuesit boshnjak Edin Dzeko (42’) dhe me këtë epërsi minimale përfundoi pjesa e parë. Në pjesën e dytë vendasit barazuan rezultatin (62’) me anë të Hugo Almeidas, mirëpo kampionët në fuqi krijuan sërish avantazh (85’) dhe ishte sërish Edin Dzeko realizuesi. Ndërsa në minutat shtesë të kohës së rregullt (90’+1), vendasit barazuan rezultatin me golin e Per Mertesacker dhe tani qëndrojnë në krye të tabelës më pikë të barabarta me Bayer Leverkusen që të dielën e zhvillon derbin tjetër të kësaj jave kundër Stuttgartit.
Manchester United ka shënuar fitore prej 4-1 në Fratton Park si mysafir i skuadrës Portsmouth. Djajtë e Kuq kaluan të parët në epërsi me një gol të shënuar nga Wayner Rooney (25’) nga pika e bardhë. Po nga pika e bardhë, vendasit barazuan rezultatin me anë të Boateng (32’) dhe ky rezultoi të ishte goli i nderit për Portsmouthin. Me të filluar pjesa e dytë (48’), Rooney riktheu sërish epërsinë e Unitedit, ndërsa me një gol tjetër të shënuar nga njëmbëdhjetëmetërshi kompletoi het-trikun e tij (54’). Tre minuta a përfunduar ndeshja, veterani Ryan Giggs vendoi rezultatin përfundimtar prej 4-1 në favor të mysafirëve, duke shënuar golin e 100-të personal në Ligën Premier.
Superylli i Real Madridit, Ricardo Kaka, ka thënë se ai është i gatshëm të luajë krahas Cristiano Ronaldos, pasi portugezi është rikuperuar nga lëndimi.Ronaldo kaloi më shumë se një muaj jashtë fushe si pasojë e lëndimit të nyjës, prandaj Kaka është i entuziazmuar që bashkëlojtari i tij do t’u ndihmojë Mbretërve të luajnë më mirë. “Do të luajmë më mirë me Cristiano Ronaldon, kjo është e kuptueshme. Ai i jep një shtytje skuadrës, ai do të na ofrojë më shumë kualitet, dhe një lojtar aq i kompletuar do të jetë shumë i dobishëm”. “Ne jemi miq edhe jashtë fushe- duam të bëjmë të njëjta gjëra, dhe derisa e gjithë bota e di se Cristiano Ronaldo është një lojtar i jashtëzakonshëm, ai është edhe një mik i shkëlqyer po ashtu”, i ka thënë Kaka televizionit amerikan Gol TV. Braziliani ka thënë edhe disa fjalë për derbin e të dielës kundër Barcelonës, për të cilin konsideron se do të jetë i bukur, ndërsa sipas tij nuk ka favorit. “Në ndeshje të këtilla nuk ka favorit. Barcelona është skuadër shumë e fortë, e rrezikshme dhe ka disa lojtarë të shkëlqyer- nuk ka dyshim për këtë”. “Ne duhet të shfaqim lojën tonë, ne jemi Real Madridi dhe duhet të mundohemi dhe të jemi skuadër dominuese në çdo ndeshje”, ka shtuar Kaka.
Të premten është spekuluar se sulmuesi i Atletico Madridit, Sergio Aguero është pajtuar për një transferim luksoz te Chelsea, mirëpo argjentinasi ka mohuar diçka të këtillë.ESPN Soccernet raportoi kinse Aguero u kishte thënë drejtuesve të Chelseat se me gjithë dëshirë do të transferohej në Stamford Bridge nëse arrihet marrëveshje ndërmjet dy klubeve. “Nuk largohem nga Atletico. Përkushtimi im është që t’i ndihmoj skuadrës të dalë nga ky moment (i keq)”, ka thënë Aguero për Marca.
Mesfushori i Real Madridit, Xabi Alonso, ka shpjeguar se vendimi i tij që të largohet nga Liverpooli, ka qenë më i vështiri që ka bërë ndonjëherë.“Kur të propozohet diçka kundër vullnetit tënd, nevojitet ca kohë për ta pranuar atë situatë...”. “Ky është realiteti në futboll, sipas të cilit kurdo që nuk dëshirohesh nga një skuadër, ajo të propozon largimin, ndërsa atëherë më është dashur të kërkoj një skuadër tjetër”, ka thënë Alonso, i cili ka shtuar se një vit para transferimit te Reali, ai ishte bërë i padëshiruar në Anfield nga trajneri Rafael Benitez. Ky i fundit fillimisht tentoi ta transferonte spanjollin te Juventusi që ta sillte Gareth Barryn te Liverpooli. Ndërsa një vit më pas erdhi oferta nga Madridi dhe Alonso u transferua atje.
Kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas, ka ripërsëritur vendimin e tij për të mos u larguar nga Topçinjtë në drejtim të Barcelonës.“Jam shumë i lumtur këtu dhe dua të vazhdoj të jem pjesë e asaj që ndodh këtu”. “Unë besoj në këtë skuadër dhe mendoj se mund të arrijmë diçka. Trajneri beson te ne më shumë se kushdo tjetër dhe unë ndjej se jam pjesë e gjithë kësaj. Ai më bën ta kuptoj këtë dhe unë nuk dua të dështoj”. “Mendoj se duhet të jesh falënderues ndaj atyre që të kanë ndihmuar. Kur Steven Gerrard kishte mundësi të shkonte diku tjetër, ai vendosi të qëndrojë me klubin e tij të zemrës, dhe unë mendoj se ai kurrë nuk do të pendohet për atë vendim”, ka thënë Fabregas për Daily Mail, duke e konsideruara Gerrardin si mesfushorin më të mirë në botë, para Franck Lampardit.
Sulmuesi i Bayern Munichut, Luca Toni, mund t’i bashkëngjitet Romës në afatin kalimtar të janarit, duke qenë se raportet e tija me trajnerin e bavarezëve, Louis van Gaal, janë përkeqësuar edhe më shumë.Sipas Il Corriere Dello Sport, raportet e trajnerit dhe sulmuesit italian kanë arritur në një moment të pa kthim, ashtu që Toni duhet të gjejë një skuadër të re. Favorit për ta transferuar Tonin është Roma, ndërsa sulmuesi dëshiron të ketë minutazh të plotë në këmbët e tij që të jetë pjesë e përfaqësueses së Italisë që do të udhëtojë në Afrikën e Jugut.
Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, ka deklaruar se nuk frikësohet nga përballja e të dielës me kampionin e Spanjës në fuqi, Barcelonën.“Nuk ia kam frikën as Barcelonës as Camp Nout”, është cituar francezi nga Marca, duke shtuar: “(Megjithatë) do të preferoja që Messi të mos luajë- ai është shumë i mirë”. “Nuk jam duke menduar për humbje, vetëm dëshiroj pikë të plota”, ka thënë 21-vjeçari.
Mësohet se trajneri i Juventusit, Ciro Ferrara, ka para vetes tri ndeshje, të cilat do të vendosin të ardhmen e tij te bardhezinjtë.Sipas IlSussidiario.net, humbja nga Bordeaux në Ligën e Kampionëve, nuk është pritur mirë nga drejtorët e Juves, duke qenë se shpresat e Zonjës së Vjetër për të vazhduar në fazën e eliminimit direkt janë vënë në pikëpyetje. Takimet kundër Cagliarit, Interit dhe Bayern Munichut do të jenë vendimtare, si për trajnerin ashtu edhe për klubin. Nëse Juventusi nxjerr rezultate negative nga këto takime, do të thotë se bardhezinjtë do ta kalojnë një tjetër sezon të patrofeshëm, prandaj Ferrara do të largohej nga posti i trajnerit.
Arsenali ka marrë një lajm shumë të keq duke mësuar se lëndimi i sulmuesit Robin van Persie është shumë më serioz sesa është menduar.Fillimisht u njoftua se Van Persie (i cili u lëndua duke luajtur për Holandën) do të mungojë nga katër deri gjashtë javë, ndërsa mendohej se ai mund të kthehej shumë më shpejtë në fushë. Mirëpo në një deklaratë të lëshuar nga klubi i Arsenalit thuhet se pas ekzaminimeve të stafit mjekësor të Topçinjve, është konstatuar se holandezi duhet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike, ndërsa ai do të mungojë katër ose pesë muaj.
Milani mund të gjendet para një momenti ‘të vështirë’, pasi që Chelsea planifikon të bëjë një ofertë me vlerë prej 58 milionë euro për shërbimet e sulmuesit Alexandre Pato.Il Riformista njofton se trajneri i Bluve, Carlo Ancelotti, do të tentojë transferimin e brazilianit që në afatin kalimtar të janarit, ndërsa gjasat më të mëdha për transferimin e tij janë gjatë verës së ardhshme. Nga ana tjetër, Milani ka nevojë për para për të transferuar sulmuesin e Wolfsburgut, Edin Dzeko, i cili kushton afër 30 milionë euro, dhe kjo është mundësia më e mirë që Rossonerët të përfitojnë dhe njëherit të përforcojnë sulmin.
Trajneri i Liverpoolit, Rafael Benitez, i cili gjendet nën presion të madh për shkak të formës së dobët të Redasve këtë sezon, ka deklaruar se do të luftojë për t’ia rikthyerin namin klubit të tij në Evropë.Të Kuqtë janë eliminuar nga Liga e Kampionëve që në fazën e grupeve, ndërsa janë shumë larg vendit të parë në Ligën Premier. “Kur vendosa të qëndroj këtu, e dija se mund të kemi një sezon të vështirë. E dija që shumë gjëra mund të ndodhin dhe gara është më e fortë. Por unë vendosa të qëndroj, sepse dëshiroja kështu... Dëshiroja të luftoj për këtë klub”. “Nganjëherë është mirë, nganjëherë ka momente të këqija. Megjithatë, unë do të luftoj. Do të luajmë ne Europa League, që do të e
Mbrojtësi i Real Madridit, Raul Albiol, ka deklaruar se pret të jetë i gatshëm që të jetë në fushë, të dielën kur zhvillohet derbi ‘el Clasico’, ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit, në Camp Nou.Albiol ka lënduar ligamentin e gjurit të djathtë në ndeshjen kundër FC Zurichut, ashtu që prezenca e tij në Camp Nou është vënë në dyshim. “Mendoj se do të jem në Camp Nou. Madje as nuk mund ta mendoj se mund të jem jashtë njërës prej ndeshjeve më të mëdha të vitit”. “Edhe nëse kam problem, do të jap gjithçka nga vetja që të jem në fushë. Jam absolutisht i entuziazmuar”, është cituar mbrojtësi nga AS.
Cristiano Ronaldo ka porositur të gjitha ekipet e në veçanti Barcelonën që të kenë respekt për Real Madridin, para El Clasicos.“Nëse po luajmë keq, nuk do të duhej të ishim në vendin e parë. Por ajo duhet respektuar.”
“Dukt se Barça luan më mirë por statistikat nuk e thonë këtë. Asgjë nuk fitohet aq lehtë.”
“Ne duhet të punojmë shumë për të arritur diçka. Real Madrid po luan futboll brilliant, dhe rezultatet janë të mira.”
“Unë kënaqem kur Real Madrid fiton – unë shkoj në shtëpi i relaksuar dhe flej mirë. Gjëja më e rëndësishme është që të fitojmë, nëse luajmë mirë, edhe më mirë.” Deklaroi CR9 për Marca.
Më pas Ronaldo bëri dhe pak shaka duke thënë se po të kishte mundësi do të shënonte 10 ose 20 gola ndaj Barcelonës.
Sulmuesi i Barcelonës, Zlatan Ibrahimovic ka deklaruar se është i bindur se Blaugranët do ta mposhtin Real Madridin kur dy gjigantët e futbollit spanjoll takohen në El Clasicon e 159-të në Camp Nou të dielën.“Ne po luajmë shumë mirë, po luajmë futbollin të cilin ne e luajmë dhe me tifozët prapa nesh besoj se jemi më të fortë, një ekip shumë i fortë. Jam shumë optimist për sfidën dhe jam i sigurtë se do të fitoj.” tha Ibra, i cituar nga AS.
“Do të jetë ndeshje me shumë gola. Do të ketë shumë gola sepse ne nuk duam të shënojmë vetëm një ose dy herë, duam të shënojmë shumë më shumë.”
“Mendoj se lojtarët më të mirë luajnë për Barcelonën, dhe nëse je këtu duhet të vazhdosh të punosh sepse shumë dëshirojnë të luajnë për Barcelonën por nuk mund ta bëjnë,” përfundoi Ibracadabra.
Trajneri i Barcelonës Pep Guardiola është duke i vazhduar përgatitjet për derbin e së dielës kundër Real Madridit, përgatitje të cilat morën një shtysë pozitive pas konfirmimit se Messi dhe Ibrahimovic do të jenë të gatshëm për derbin.Sipas Marca, dyshja stërviti normalisht me pjesën tjetër të ekipit. Pas nxehjes së zakonshme, Guardiola i përfshiu ata në ushtrimet e ndryshme të tij.
Ky është një lajm fantastik për Blaugranët, pasi që nuk dihej se a do të luajnë dy superyjet në derbin më të madh të universit.
















