Me dy gola të shpejtë të shënuar në pjesën e dytë, skuadra e Hamburgut ka siguruar kualifikimin në raundin e radhës të Europa League, ndërkohë që ka zënë edhe pozitën e parë në Grupin C.

Marcell Jansen (47’) dhe Marcus Berg (53’) ishin heronjtë e Hamburgut në përballjen e zhvilluar kundër Rapid Viennas në HSH Nordbank Arena.

Takimi tjetër i zhvilluar ndërmjet Celticut dhe kryesuesit të deritanishëm të grupit, Hapoel Tel Aviv, ka përfunduar me fitoren e skuadrës skoceze me rezultat prej 2-0.

Pas xhiros së pestë, në këtë grup prin Hamburgu me 10 pikë, në vend të dytë gjendet Hapoel Tel Aviv me nëntë pikë, ndërsa përkundër fitores Celticu ka humbur gjasat për kualifikim.
Joaquin feston me bashkëlojtarët.Valencia ka shënuar fitore përballë Lille, me rezultat 3-1, për të zënë vendin e parë në grup, të cilin e mbante pikërisht skuadra franceze.

Me dy gola të Joaquin Sanchez (3’ dhe 32’) dhe një gol të Juan Matas, Los Che siguruan fitoren, ndërsa të vetmin gol për mysafirët e shënoi Aurelien Chedjou (90’+1).

Në takimin tjetër të këtij grupi, Slavia Praga dhe Genoa kanë barazuar pa gola.

Pas xhiros së pestë, Grupit B i prin Valencia me nëntë pikë, ndërsa pasohet nga Lille dhe Genoa që kanë nga gjashtë pikë, dhe xhiroja e fundit (ku takohen Genoa-Valencia dhe Lille- Slavia Praga) do të vendosë se kush do të vazhdojë tutje.
Carlos Tevez shënoi golin e parë.Manchester City ka shënuar fitore bindëse përballë Arsenalit në ndeshjen e vlefshme për League Cup, për të siguruar një vend në gjysmëfinalen e kësaj gare.

Takimi i zhvilluar në stadiumin e qytetit të Mançesterit përfundoi me rezultat 3-0 në favor të ‘pasanikëve’.

Carlos Tevez shënoi golin e parë (50’), ndërsa Shaun Wright-Phillips (69’) dhe Vladimir Weiss (89’) fundosën shpresat e Topçinjve për të vazhduar garën.

Me këtë fitore Manchester City u është bashkëngjitur Manchester Unitedit dhe Aston Villas, ndërsa ende nuk është caktuar fituesi nga përballja Blackburn-Chelsea, pasi që koha e rregullt pa përfunduar me rezultat të barabartë, 2-2, dhe priten vazhdimet.
Marcos Senna feston me bashkëlojtarët. Skuadra e Lazios është mposhtur me rezultat prej 2-1 nga Salzburgu dhe ka humbur shpresat për vazhdim të mëtutjeshëm në Europa League.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të Grupit G, Villarreali ka shënuar fitore si mysafir i Levski Sofja, për të siguruar pozitën e dytë në këtë grup.

Giuseppe Rossi (37’) dhe Marcos Senna (85’) ishin realizuesit e Nëndetëses së Verdhë që nuk ka kaluar formë të mirë këtë sezon.

Duhet përmendur që pas pesë xhirove Salzburgu ka 15 pikë, që do të thotë ka arritur maksimumin e pikëve në krye të Grupit G.
Sulmuesi i Romës, Julio Baptista, nuk do të largohet nga klubi në janar, përkundër interesimit të shumë skuadrave- thotë agjenti i tij, Herminio Menendez.
Braziliani është paraqitur vetëm shtatë herë në Serie A këtë sezon dhe dy herë në Europa League, pasi që trajneri Claudio Ranieri preferon në sulm Mirko Vucinicin dhe Francesco Tottin. “Shumë skuadra e duan atë, mirëpo ai mendon vetëm për Romën. Gazetat shkruajnë tituj, njerëzit flasin, mirëpo Julio dëshiron të ketë sukses me Romën... Ai është lojtar i Romës dhe i tillë do të mbetet”, ka thënë Menendez.
Jurgen Klinsmann thotë se spekulimet të cilat e lidhin atë me postin e trajnerit të Liverpoolit, janë thjeshtë thashetheme, megjithatë ai thotë se pas Kampionatit Botëror do ta ushtrojë profesionin e tij në një skuadër e cila nuk do të jetë nga Bundesliga.
Redsat po kalojnë një formë të dobët në Ligën Premier, ndërsa tashmë janë eliminuar nga Liga e Kampionëve. Për këtë arsye ka filluar të luhatet stoli i trajnerit Rafael Benitez. Njëri nga pronarët e klubit, Tom Hicks ka pranuar se ka biseduar me ish-trajnerin e Bayern Munichut, mirëpo vetë Klinnsman nuk pohon asgjë. “Gjithmonë ka thashetheme... Pas Kampionatit Botëror, besoj se do të jem diku tjetër (jo në Bundesliga)”, ka thënë Klinnsman për Bild.
Trajneri i Romës, Claudio Ranieri, ka theksuar rëndësinë e dy ndeshjeve të radhës për skuadrën kryeqytetase.
Të enjten Giallorossët janë nikoqirë të Bazelit (Europa League), ndërsa të dielën mbrëma zhvillojnë derbin lokal- ‘Derby della Capitale’, kundër Lazios. “Bazeli, pastaj Lazio? Janë dy ndeshje shumë të rëndësishme për ne. Dëshirojmë të vazhdojmë tutje në Evropë, mirëpo do të jetë vështirë nëse nuk e mposhtim Bazelin”, u ka thënë Ranieri gazetarëve dhe ka shtuar se kapiteni Francesco Totti do të jetë në fushë për të fituar ndeshjen.
Trajneri i Italisë, Marcello Lippi, beson se superyjet si Lionel Messi, Cristiano Ronaldo apo Zlatan Ibrahimovic, nuk garantojnë suksesin e një skuadre, dhe shton se futbolli është lojë ekipore dhe jo individuale.
“Për të ndërtuar një skuadër fituese është e domosdoshme të krijosh një grup lojtarësh, të cilët kanë respektin për të vënë shërbimet e tyre për të tjerët dhe të mos mendojnë se janë fenomenë ose primadona”. “Skuadrat të cilat janë të bazuara në lojtarë të caktuar, të cilët kanë lindur të talentuar dhe mendojnë se të tjerët duhet të punojnë për ta, mund të luajnë mirë vetëm në periudha të caktuara, por nuk kanë qëndrueshmëri”. “Shikoni Suedinë e Zlatan Ibrahimovicit e cila nuk është kualifikuar në Kampionatin Botëror. Pastaj e ke Argjentinën e Lionel Messit dhe Portugalinë e Cristiano Ronaldos, që patën probleme për t’u kualifikuar”. “Po flasim për tre lojtarët më të mirë në botë. (Prandaj) të kesh një ekip kolektiv është më mirë. Mua ende më duhet ta kompletoj grupin tim, mirëpo nuk do të jetë vështirë. Jam optimist”, ka thënë Lippi për La Repubblica.
Komiteti organizues i FIFA-s ka publikuar ‘vazot’ për Kampionatin Botëror 2010, ndërsa shorti do të tërhiqet të premten në Cape Town.

Caktimi i ‘vazove’ është bazuar në rangimet e tetorit, ndërkohë që Brazili, Spanja, Holanda, Italia, Gjermania, Argjentina dhe Anglia, janë shtatë përfaqësueset që iu bashkëngjitën Afrikës së Jugut në vazon e parë.

Pritej që Franca të ishte në vazon e parë, mirëpo Holanda i zëvendësoi Les Bleus, ndërsa edhe Portugalia nuk mundi të sigurojë një vend në vazon e parë.

vazon e dytë përfshihen përfaqësueset nga AFC (Australia, Japonia, Koreja Veriore, Koreja Jugore), CONCACAF (Hondurasi, Meksika, SHBA-të) dhe nga OFC (Zelanda e Re).

vazon e tretë përfshihen skuadrat nga CAF (Algjeria, Kameruni, Bregu i Fildishtë, Gana, Nigeria) dhe nga CONMEBOL (Kili, Paraguai, Uruguai)

Vazon e katërt e përbëjnë skuadrat e mbetura evropiane (Danimarka, Franca, Greqia, Portugalia, Serbia, Sllovaki, Sllovenia dhe Zvicra).

Sulmuesi i Juventusit, David Trezeguet, është i gatshëm të luajë në ‘derby d’Italia’ kundër Interit.
Tuttosport njofton se Trezegol është rikuperuar plotësisht nga lëndimi i pulpës së këmbës, edhe pse dyshohej që nuk do të mund të luante deri në janar. Juventusi nuk guxon ta humbë këtë ndeshje, ndërsa Trezeguet është i njohur për ndeshje të mëdha. Nëse Interi fiton, Juve do të mbetet 11 pikë prapa, dhe do ta ketë shumë të vështirë ta ngushtojë këtë diferencë deri në fund të kampionatit nëse planifikon të garojë për Scudetto.
Superylli i Barcelonës, fituesi i sivjetmë i Topit të Artë, Lionel Messi, ka deklaruar se cilido nga bashkëlojtarët e tij te Barca meriton ta fitojë çmimin prestigjioz.
Pasi ishte i treti në vitin 2007 dhe i dyti në vitin 2008, argjentinasi dominoi me 473 pikë (240 pikë më shumë se Cristiano Ronaldo) këtë vit duke u shpallur fitues i Topit të Artë nga revista France Football. “Cilido nga bashkëlojtarët e mi do të mund ta fitonte, sepse secili prej tyre e meriton”, u ka thënë Messi gazetarëve.
Mesfushori i Romës, Daniele De Rossi, beson se kampioni në fuqi, Inter, do të vazhdojë të jetë më i fortë në Serie A edhe gjatë këtij sezoni, edhe nëse pëson humbje nga Juventusi fundjavën që vjen.
Pas 14 javësh, zikaltrit kryesojnë Kampionatin italian me shtatë pikë më shumë se Milani që pozicionohet në vendin e dytë, dhe tetë pikë më shumë se Juve që mban pozitën e tretë. “Juve mund ta mposhtë Interin... Mirëpo Interi mbetet më i forti në Itali”, është shprehur italiani për Corriere dello Sport.
Trajneri i përfaqësueses së Ganës, Miroslav Rajevac, ka dëshirë të madhe që ta ketë sulmuesin e Interit, Mario Balotelli, në skuadër për finalet e Kampionatit Botëror 2010.
Balotelli është ganez i lindur në Itali, ndërsa aktualisht po përfaqëson Italinë U-21, ndërsa vazhdimisht ka insistuar se dëshiron të përfaqësojë Azzurët. Megjithatë verën e kaluar 19-vjeçari deklaroi që do ta shqyrtojë edhe mundësinë për të luajtur për Ganën. “Javën e ardhshme do të jem në Evropë dhe do të takohem me Balotellin. Nesër do të nisem për në Afrikën e Jugut, dhe pas tërheqjes së shortit do të nisem për në Evropë”. “Kam caktuar një seri takimesh me lojtarët që luajnë nëpër liga të ndryshme të Evropës”, është shprehur Rajevac për La Gazzetta dello Sport.
Skuadra e Milanit e konsideron mesfushorin Palermos, Fabio Simplicio, si zëvendësues të denjë të Gennaro Gattusos.
Gattuso ka deklaruar se dëshiron t’i braktisë Rossonerët në janar, duke qenë se nuk luan sa duhet, ndërsa Corriere dello Sport njofton se drejtorët e klubit tashmë po mendojnë për zëvendësuesin e tij. Simlicios i përfundon kontrata në qershorin e vitit që vjen, ndërsa Palermo nuk do të lejojë që ai të shkojë si transfer i lirë, por do të tentojë shitjen e tij që në janar.
Darron Gibson shënoi dy golat e United. Ndeshja e vlefshme për League Cup, e zhvilluar të martën në Old Trafford, ndërmjet Manchester United dhe Tottenham Hotspur, ka përfunduar me fitoren e Djajve të Kuq me rezultat prej 2-0.
Heroi i vendasve në këtë përballje ishte Darron Gibson, i cili shënoi dy herë në pjesën e parë (17’ dhe 38’), ndërsa për Spursat kjo ishte një mbrëmje për t’u harruar.
Me këtë fitore Manchester United siguron gjysmëfinalen e Carling Cup për të shpresuar për një vend në finalen e Wembleyt. Të njëjtën gjë e ka bërë edhe Aston Villa që ka shënuar fitore prej 4-2, si mysafir i Portsmouthit në Fratton Park.
Sulmuesi i AC Milan Klaas Jan Huntelaar është shprehur duke thënë se ai nuk mund të krahasohet me legjendën e Milan Marco Van Basten.
Sulmuesi i AC Milan holandezi Klaas Jan Huntelaar shënoi dy gola për klubin kundër Catania, gjatë fundjavës së kaluar, dhe kjo ka ngjashmëri me legjendën e klubit Marco Van Basten.
“Mos më krahasoni me Van Basten“, Huntelaar i sugjeroi MilanNews.
“Ai është pjesë e historisë së Milanos, unë vetëm shënova dy gola të rëndësishme.“
Lojtari ishte kritikuar shumë për shfaqjet e tij të dobëta në San Siro, por ai i shokoi gjitha kritikat duke shënuar dy gola në ndeshjen e fundit që kishin shijen e tre pikëve.