Sulmuesi i Sevillas, Luis Fabiano, ka shtuar edhe më shumë spekulimet për mundësinë e largimit të tij nga ndaluzianët, duke shprehur admirim për trajnerin e Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson.“Manchester Unitedin e konsideroj si një skuadër me një stil shumë interesant të lojës, me pasime, me krosime”. “Mendoj se Manchesteri është një skuadër ku është lehtë të përshtatesh. Vërtet e admiroj Sir Alex Fergusonin. Ai ka qenë aty për një kohë të gjatë, gjithnjë duke fituar tituj”, ka thënë braziliani për revistën FourFourTwo.
Simboli i Liverpoolit, Steven Gerrard, ka konfirmuar besimin tek aftësitë e bashkëlojtarëve të tij, duke thënë se në Anfield ka mjaft shpirt dhe kualitet për ta tejkaluar këtë moment të keq.“Kam besim të plotë te bashkëlojtarët e mi... Ajo që kemi mësuar deri më tani është se nëse nuk performon si duhet dhe nuk qëndron në nivel me skuadrat rreth teje, atëherë do të dështosh dhe do të mbetesh pas tyre, ashtu siç kemi bërë ne”. “Liga është shumë e vështirë. Por ne padyshim që nuk do të ndalojmë së provuari dhe do të vazhdojmë të punojmë shumë, ashtu që të provojmë që të kthehemi për të gjithë ata tifozë të Liverpoolit që janë të dëshpëruar për suksesin tonë”, ka thënë mesfushori anglez për faqen zyrtare të klubit.
Agjenti i Cristian Molinaros u ka dhënë fund spekulimeve kinse mbrojtësi i Juventusit do të largohet nga bardhezinjtë.“Duhet të njoftoj se edhe pse kemi pasur interesime të shumta nga Italia dhe jashtë, Molinaro do të qëndrojë te Juventus”. “Fulhami nuk ka bërë ofertë për lojtarin, mirëpo ka pasur skuadra të tjera angleze dhe një skuadër gjermanë që po e kërkojnë”, ka thënë Pasquale Gallo për tuttomercatoweb.
Menaxheri i Liverpoolit, Rafa Benitez, ka pohuar se sulmuesi Fernando Torres, është shumë afër rikthimit në fushë pas lëndimit.Torres është shoqëruar me lëndime të shpeshta dhe së fundi u dëmtua në detyrë me kombëtaren e Spanjës. Por Benitez shpreson se ai do të rikthehet për takimin kundër Blackburnit.“Informatat për Torres të cilat i kemi marrë mbrëmë ishim shumë pozitive, ai ndjehet mirë. Do të shohim se si do të jetë në stërvitjet e ardhshme, por duket se gjërat po shkojnë në kahe të mirë. Nëse do të jetë mirë edhe në disa ditët e ardhshme do të mund të luajë kundër Rovers”, ka thënë Benitez.
Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, dëshiron të shmangë ndeshjen me ish-klubin e tij Manchester United në Ligën e Kampionëve.Portugezi verën e kaluar u largua nga Old Trafford për të kaluar në Santiago Bernabeo për një shumë rekorde prej 94 milionë eurosh.“Nuk dua të luaj kundër Manchester United. Do të ishte ndjenjë e çuditshme nëse luaj kundër tyre. Sir Alex Ferguson më ka ndihmuar shumë në karrierë. Isha atje për gjashtë vite dhe ai më mësoi shumë gjëra”.“E kam ruajtur të njëjtin raport me të. Ai është mik imi shumë i mirë. Ende i kam të njëjtët miq. Flas me Wayne Rooney, Nemanja Vidic, Rio Ferdinand, Nani, Patrick Evra, Anderson”, ka thënë Ronaldo
Kapiteni i Milanit, Massimo Ambrosini, shpreson që Juventusi ta ndalojë Interin në derbin e të shtunës, ashtu që Rossonerët të jenë më pranë kreut.“Scudetto është një projekt shumë i vlefshëm. Po luajmë mirë, mirëpo duhet të përmirësohemi nëse dëshirojmë ta arrijmë Interin. Njëherit po shpresojmë që (Interi) të ngadalësojë ritmin”. “Do të jemi më pranë nëse Juve mposht Interin dhe atëherë do të mund të flasim për Scudetto”. “Besoj se kjo skuadër (Milani) mund të garojë në të njëjtin nivel sikur gjithë të tjerët”, ka thënë Ambrosini për La Gazzetta Dello Sport.
Interi planifikon të shfrytëzojë Ricardo Quaresman si pjesë e ofertës për të transferuar sulmuesin e Atletico Madridi, Sergio Aguero.Tuttosport njofton se argjentinasi është në krye të listës së transferëve të trajnerit Jose Mourinho, megjithëse zikaltrit duhet të përballen me konkurrencën e Chelseat. Megjithatë, arma e Mourinhos është Quaresma për të cilin madrilenët janë të interesuar, dhe kështu ‘i veçanti’ beson të shfrytëzojë këtë avantazh për të bindur drejtuesit e Atleticos që t’ia shesin 21-vjeçarin Interit.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, planifikon të ofrojë 15 milionë funte për sulmuesin e Wolfsburgut, Edin Dzeko.Tablodi The Sun njofton se Topçinjtë kanë shtuar interesimin për sulmuesin boshnjak që nga lëndimi i Robin van Persiet. Drejtuesit e Arsenalit besojnë se 23-vjeçari mund të sjellë një rekord të mirë golashënues, duke qenë se sezonin e kaluar shënoi 36 gola për kampionin e Gjermanisë, ndërsa këtë sezon, deri më tani ka shënuar 13 gola.
Trajneri i Chelseat, Carlo Ancelotti, ka pranuar se kampioni i Italisë, Inter, është i frikshëm, mirëpo thotë që Juventusi nuk duhet t’ia ketë frikën në ndeshjen e të shtunës- Derby d’Italia.“Interi është favorit (për titull), sepse ka një trajner të shkëlqyer dhe arrin të nxisë frikë te kundërshtarët. Nëse Juve frikësohet nga Nerazzurët, atëherë do të ‘skuqen’ në fund”, ka thënë trajneri i dikurshëm i Juventusit për La Stampa. Për më shumë, Ancelotti ka thënë se i pëlqen Mario Balotelli dhe me gjithë dëshirë do të transferonte një lojtar si ai, dhe SuperMario do të luante në formacionin bazë të tij.
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, thotë se ekipi i tij nuk ishte në formën më të mirë në takimin e mbrëmshëm ndaj Xerez.Barcelona kaloi në epërsi me golin e Thierry Henry me të filluar pjesa e dytë, por ata rrezikuan deri në minutat shtesë të ndeshjes, kur Zlatan Ibrahimovic shënoi golin e dytë për të lehtësuar Guardiolën.“Problem yni ishte si të luajmë, si t’i qasemi ndeshjes, që ishte shumë monotone. Kualiteti i jonë e vendosi ndeshjen, pasi asnjëri prej ekipeve nuk krijoi shumë raste”, ka thënë Guardiola.“Na ka lodhur shumë. Pjesërisht kjo është normale, pasi vijmë nga një ndeshje me shumë tension dhe për këtë arsye bëra ndryshime. Doja të luaj me lojtarë që kishin këmbë dhe mendje të freskëta. Ndeshja ishte e rrezikshme deri në fund. Deri në golin e dytë, asgjë nuk ishte zgjidhur”, ka shtuar spanjolli.
New Jersey Nets kanë humbur me rezultat 117-101 në udhëtim te Dallas Mavericks, për të shënuar rekord për fillimin më të keq në historinë e NBA-së prej 18 humbjeve dhe asnjë fitore.Dirk Nowitzki udhëhoqi me 24 pikë te Mavericks, ku gjashtë lojtarë shënuan pikë dyshifrore. Ish-lojtari i Nets, Jason Kidd, shënoi 16 pikë, 10 asistime dhe tetë kërcime. Chris Douglas-Roberts shënoi 24 pikë për New Jersey Nets.Miami Heat në sezonin 1988-89 dhe Los Angeles Clippers në sezonet 1998-99 kishin pasur një fillim të sezonit prej 17 ndeshjesh humbje pa asnjë fitore, por New Jersey Nets me humbjen e sotme e tejkalon këtë shifër.
Mesfushori i Juventusit, Diego, dëshiron ta shohë ish-bashkëlojtarin e tij te Werder Bremen, Mesut Ozil, të luajë krahas tij te klubi italian.Ozil shihet si një prej talenteve të rinj më të mirë në Evropë dhe është shtyllë e klubit gjerman pas largimit të brazilianit.“Një ditë do të doja të luaj sërish me Mesut Ozil. Mesut është duke treguar gjithë potencialin e tij. Nëse ai vazhdon të luajë kështu, klubet më të mëdha evropiane do të dëgjojnë dhe do të nënshkruajnë me të”.“Shpresoj se unë do të jem në gjendje të luaj me të në të ardhmen. Ka pasur një mirëkuptim në mes nesh. Kemi kaluar kohë të mira. Do të ishte e shkëlqyeshme të luajmë së bashku sërish”, ka thënë Diego.
Mesfushori spanjoll Guti mund të largohet nga Reali i Madridit që në afatin kalimtar të janarit, bëjnë të ditur mediat spanjolle.El Mundo Deportivo shkruan se Guti mund të lërë La Ligën për Serie A gjatë afatit kalimtar dimëror. Përfaqësues të Realit pritet të udhëtojnë në Itali në ditët e ardhshme për t’u takuar me ekipet e interesuara, përfshirë Interin, Milanin dhe Sampdorian.Një pengesë mund të jenë kërkesat e vetë lojtarit, që merr një pagë prej 4 milionë funtesh në vit.
Ish-trajneri i Interit, Roberto Mancini, i ka bërë ballë ofertës nga kombëtarja e Nigerisë, në kërkim të një detyre tjetër ku do të menaxhonte ndonjë klub.Mancini është lidhur me detyrën e përzgjedhësit të kësaj kombëtareje afrikane për dy evenimentet, atë të Kupës së Kombeve të Afrikës që zhvillohet nga muaji i ardhshëm dhe Kupën Botërore gjatë verës së ardhshme.Por Mancini dëshiron të vazhdojë të jetë trajner i klubeve. Burime të afërta me italianin kanë thënë për mediat italiane se ai është duke synuar të marrë detyrën e Louis van Gaal si trajner i Bayern Munichut.Holandezi është nën presion dhe Mancini është një prej favoritëve për të pasuar atë nëse atij i tregohet dera e daljes.
Sulmuesi i Valencias, David Villa, thotë se ai ende është duke e mirëpritur një lëvizje brenda Spanjës nëse duhet të largohet nga Mestalla.Villa është lidhur me një transferim në Manchester United dhe Chelsea pasi tha edhe vetë se do të mendonte edhe një kalim në kampionatin anglez të futbollit. Megjithatë së fundi ai thotë se në radhë të parë janë Reali dhe Barcelona.“Nuk e kam mbyllur derën as për Real Madridin as për Barcelonën. Jam 27-vjeçar dhe nuk e di se çfarë do të ndodhë me të ardhmen time. Kam kontratë me Valencian derisa të mbush 32 vjet, por askush nuk mund të dijë se ku qëndron e ardhshmja”, ka thënë Villa.
Barcelona ka zhvilluar paraprakisht ndeshjen e javës së 15-të në La Liga, me ç’rast ka shënuar fitore si mysafir i Xerezit.Edhe pse jo në formën e tyre më të mirë, Blaugranët dolën fitues me rezultat prej 2-0, në takimin e zhvilluar të mërkurën mbrëma në stadiumin Chapin. Thierry Henry kaloi kataluanist në epërsi porsa filloi pjesa e dytë(47’), ndërsa në fund të ndeshjes (90’+3), Zlatan Ibrahimovic dyfishoi rezultatin duke shënuar golin e nëntë personal në La Liga. Me këtë fitore Barcelona përforcohet në krye me pesë pikë përpara Real Madridit, megjithatë Mbretërit ende nuk e kanë zhvilluar ndeshjen e xhiros së 15-të (kundër Zaragozas, më 20 dhjetor).
Blutë janë eliminuar nga Kupa e Ligës pas ekzekutimit të penalltive, me ç’rast më të saktë u treguan lojtarët e Blackburnit.Një dramë e vërtetë është zhvilluar në ndeshjen e të mërkurës mbrëma, ndërmjet Blackburn Rovers dhe Chelseat, me ç’rast është dashur që penalltitë të vendosin fituesin. Koha e rregullt e takimit përfundoi me rezultat 2-2, pasi për vendasit shënuan Nikola Kalinic (9’) dhe Brett Emerton (64’), ndërsa për Blutë, Didier Drogba (46’) dhe Salomon Kalou (52’). Me të filluar vazhdimet (93’), Blackburni krijoi avantazh me golin e Benni McCarthy të shënuar nga pika e bardhë, ndërsa në minutën e fundit të vazhdimeve Chelsea barazoi me anë të Paulo Ferreiras. Pas ekzekutimit të penalltive, më të saktë u treguan lojtarët e Blackburnit, për ta dërguar skuadrën e tyre në gjysmëfinalen e League Cup ku do të ndeshet me Aston Villan.
Gjysmëfinalja tjetër do të zhvillohet ndërmjet rivalëve të qytetit Mançester, Manchester City dhe Manchester United.
Mbrojtësi i Juventusit Fabio Cannavaro beson se ekipi për të cilin luan ai mund ti hesht kritikët duke mposhtur Interin të shtunën në Derbi D’italia."Pas dy humbjeve është vështirë të thuah se Juvja po bën mirë. Por është një grup i mirë dhe trajner i mirë. Ne do të dalim nga kjo gropë me punë. Por është vështirë të shohim pozitën tonë duke parë se si e startuam sezonin.”
“Ne duhet të mendojmë për pozitën tonë. Ne kemi cilësi që ta tregojmë atë në fushë. Kemi pësuar humbje, por edhe aspekte pozitive. Ne do të fillojmë përsëri prej këtu.”
Mbrojtësi nuk ishte në disponim për të tërhequr paralele mes Nerazzurëve dhe Juventusit.
“E përsëris, nuk dua të bëj krahasime me Interin. Nuk duhet ti shikojmë të tjerët. Shumë gjëra kanë ndodhur në të kaluarën, por që të kthehemi në pozitën e parë duhet të mendojmë për vete.”
“Ne mund të luajmë në kushte kur gjithnjë lëmë përshtypje se jemi të uritur. Ne këtë nuk e kemi bërë sidomos në takimet kundër Palermos, Bolonjës apo Cagliarit.” Deklaroi për Il Corriere della Sera, Cannavaro.
















