Të premten në Cape Town është tërhequr shorti për grupet e përfaqësueseve që do të ndeshen në Kampionatin Botëror 2010, në Afrikën e Jugut.32 përfaqësueset janë përfshirë në tetë grupe, nga A deri në H. Kampioni i botës në fuqi, Italia gjendet në Grupin F, dhe do të ketë përballë Paraguain, Zelandën e Re dhe Sllovakinë.
Kampioni i Evropës, Spanja është përfshirë në Grupin H, ku do të bëjë gara me Hondurasin, Kilin dhe Zvicrën.
Grup interesant është Grupi G, ku Brazili do të përballet me Portugalinë dhe Bregun e Fildishtë. Në këtë grup është edhe Koreja Veriore.
Më poshtë përbërja e plotë e grupeve, pas tërheqjes së shortit:
Grupi A
Afrika e Jugut
Meksika
Uruguai
Franca
Grupi B
Argjentina
Nigeria
Koreja Jugore
Greqia
Grupi C
Anglia
SHBA
Algjeria
Sllovenia
Grupi D
Gjermania
Australia
Serbia
Gana
Grupi E
Holanda
Danimarka
Japonia
Kameruni
Grupi F
Italia
Paraguai
Zelanda e Re
Sllovakia
Grupi G
Brazili
Koreja Veriore
Bregu i Fildishtë
Portugalia
Grupi H
Spanja
Zvicra
Hondurasi
Kili
Për trajnerin e Interit, Jose Mourinho, ndeshja kundër Juvetnusit nuk ka ndonjë rëndësi të veçantë, pasi që cilido të jetë rezultati, zikaltrit do të mbeten në krye të tabelës.“E vërteta është se do të kthehemi nga Torino me diferencë (pikësh) ndaj Juventusit”. “Për mua është thjesht një ndeshje që vlen tri pikë, sikur të gjitha të tjerat. Unë nuk jam nga Italia, prandaj nuk ka ndonjë rëndësi të veçantë për mua”. “Ata e dinë se presioni është mbi ta, pasi që dy ndeshjet e radhës janë vendimtare për ta”, ka thënë portugezi në një konferencë për shtyp.
Trajneri i Liverpoolit, Rafael Benitez, ka qartësuar se sulmuesi spanjoll Fernando Torres do të përfshihet në skuadrën e Të Kuqve në përballjen e fundjavës kundër Blackburn Rovers, mirëpo sipas të gjitha gjasave do të inkuadrohet nga banka rezervë.“Ai do të jetë në skuadër për nesër (të shtunën), ai është stërvitur, ai ishte pjesë e seancave (stërvitore)”. “Ai është më mirë... shpresoj që të jetë i gatshëm edhe në ndeshjen kundër Fiorentinas (në Ligën e Kampionëve), ashtu që të luajë më shumë”, ka thënë Benitez në një konferencë për shtyp.
Trajneri i Milanit, Leonardo, e ka inkurajuar skuadrën e tij që ta shfrytëzojë ndeshjen kundër Sampdorias për t’iu afruar edhe më shumë Interit në tabelë, kuptohet nëse zikaltrit humbin pikë përballë Juventusit.“Duhet ta mbajmë këtë ritëm. Kemi arritur rezultate pozitive dhe jemi pranë kreut”. “Të qenit në vend të dytë na jep kënaqësi, mirëpo duhet të përqendrohemi në lojën tonë”. “Duhet të qëndrojmë aty të luftojmë për kreun, mirëpo gjithçka mund të konkludohet në fund (të ndeshjes kundër Sampdorias)”, u ka thënë trajneri gazetarëve.
Të shtunën mbrëma zhvillohet ‘derby d’Italia’ ndërmjet Juventusit dhe Interit, ndërsa trajneri bardhezi Ciro Ferrara ka kërkuar nga të zgjedhurit e tij që të jenë në formën më të mirë.“Jam i bindur se do të zhvillojmë ndeshje të shkëlqyer. Do të jetë një ndeshje e bukur dhe me mjaft emocione. Kemi punuar me qetësi këtë javë dhe do të jemi të përgatitur për këtë ndeshje të nivelit të lartë”. “Dëshirojmë të zhvillojmë lojën tonë dhe të fitojmë, mirëpo e dimë se duhet të jemi të përsosur për të arritur këtë”, ka thënë Ferrara.
Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, edhe këtë vit dëshiron të fitojë shumë tituj me klubin e tij.Sezoni i kaluar ishte i përkryer për Barcelonën, që fitoi të gjithë titujt e mundshëm. Këtë vit betejën për tituj të ri katalanasit do ta fillojnë në Kupën Botërore të Klubeve, që do të jetë shansi i parë për trofe. “Ekipi do të luftojë për të gjithë titujt, ndeshje pas ndeshje ne përpiqemi ta tregojmë këtë. Do të doja që çdo vit pritet të jenë të njëjta, kjo do të thotë që edhe vitet tjera të fitojmë tituj”, ka thënë Pique.
Cristiano Ronaldo nuk është shumë i shqetësuar për humbjen në El Clasico dhe ka kthyer vëmendjen e tij kah fitoret e reja.Reali humbi me rezultat minimal në udhëtimin në Camp Nou, duke humbur kështu edhe kreun e tabelës së La Liga. Por Ronaldo, i cili pas dy muajsh mungese u rikthye për ndeshjen e sipërpërmendur, thotë se nuk është i shqetësuar shumë për këtë humbje. “Është e vërtet se nuk jam shumë i mërzitur për humbjen. Gjërat e tilla ndodhin në futboll”, ka thënë Ronaldo. “Ishte një ndeshje e mirë. Kishim shumë shanse për shënim dhe nuk arritëm të shënojnë. Tash nuk ka kurrfarë pendimi për të, duhet ta ngremë kokën dhe të punojmë me ngulm dhe të fitojmë në takimet e ardhshme”, ka shtuar portugezi.
Sipas mediave në Itali, Gennaro Gattuso ka refuzuar të nënshkruajë marrëveshjen e re e cila i është ofruar nga Milani.Italiani është i pakënaqur nga minutat e pakta që i jepen në San Siro dhe mediat e kanë lidhur atë me një largim nga Milani. Me qëllim që rosonerët të tregojnë se kanë besim në aftësitë e tij, klubi i kishte ofruar marrëveshje të re deri në qershor të vitit 2012. Por sipas shkrimeve të sotme në mediat italiane, Gattuso nuk dëshiron të lidhet për një kohë më të gjatë përderisa nuk i bëhet e qartë se ai është pjesë e planeve të ekipit të parë të Leonardos. Me Kupën Botërore që vjen në verën e ardhshme, Gattuso dëshiron një kohë më të shumtë loje për të siguruar vend në përbërjen e Marcelo Lippit. Në mesin e ekipeve që janë lidhur me italianin janë edhe dy angleze, Chelsea dhe Manchester City.
Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, thotë se klubi romak do të jetë aktiv në afatin kalimtar të janarit.Ajo që ka nevojë Lazio është një përforcim në mesfushë dhe së fundi është lidhur me një transferim të mesfushorit të Palermos, Antonio Nocerino. Por Tare thotë se vëmendja e tij është kthyer dika tjetër. “Nocerino? Nuk kemi biseduar me Palermon për Nocerino. Nuk jemi të interesuar dhe nuk ka pasur kontakte. Për momentin kemi opsione të tjera”, ka thënë ish-kapiteni i kombëtares shqiptare.
Denver Nuggets kanë shkatërruar Miami Heat me rezultat 114-96 në ndeshjen në të cilën u përballën dy shënuesit më të mirë të NBA-së.Carmelo Anthony shënoi 22 pikë për Nuggets, ku edhe pesë lojtarë të tjerë shënuan pikë dyshifrore. Te Miami, Dwayne Wade shënoi 25 pikë.Arron Afflalo shënoi 17 pikë dhe J.R. Smith 16 të tjera për Denver Nuggets, që tash kanë 14 fitore kundrejt pesë humbjeve.
Allen Iverson, i cili javën e kaluar deklaroi se ka hequr dorë nga karriera e tij në NBA, është rikthyer te ish-ekipi i tij ku kaloi sezonet më të suksesshme.“Kur mu ofrua mundësia për të ardhur këtu, nuk mund ta refuzoja. Thjesht jam i lumtur”, ka thënë Iverson me zë emocionues.Presidenti i Philadelphia 76ers, Ed Stefanski, të mërkurën konfirmoi se ekipi do të rikthejë Iverson në radhët e veta, ku lojtari kaloi 10 sezone të karrierës së tij.Iverson shënoi mesataren më të lartë të pikëve në historinë e NBA-së, 28.1. Ai ishte i dytë në listën e pikëve të ekipit me 19,583 dhe mban rekordin për trepikësha me 877. Anëtar i dhjetëfishtë i All-Star, Iverson udhëhoqi 76-ers në finalet e vitit 2001. Ai rikthehet në klub pasi u largua tre vite më herët.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, e sheh Cristiano Ronaldon si nënshkrimin më të mirë të dekadës.The Sun shkruan se Ferguson e ka lavdëruar anësorin e Real Madridit, Ronaldo, duke e ‘etiketuar’ atë si nënshkrimin më të rëndësishëm të dekadës së kaluar. Menaxheri ka reflektuar mendimin e tij i bazuar vetën në 10 vitet e fundit të punës së tij në klub.“Ronaldo ishte fantastik. Thjesht një lojtar i jashtëzakonshëm. Të gjithë lojtarët e mirë është vështirë për t’u zëvendësuar”, ka thënë Ferguson.
Pavarësisht harxhimeve të mëdha të verës për të sjellë yje si Kaka, Cristiano Ronaldo, Karim Benzema e Xabi Alonso, fansat e Realit mendojnë se klubi megjithatë ka nevojë të blejë në janar.Një mbrojtës i ri anësor është kërkesa më e madhe e fansave, sipas një sondazhi të realizuar nga Marca. Rreth 85% të përkrahësve të klubit mbretëror kërkojnë nënshkrime të reja në afatin kalimtar dimëror.
Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, thotë se ai do të dëshironte të nënshkruajë me sulmuesin e Interit, Mario Balotelli.Ancelotti është i gatshëm për ta joshur Balotellin duke i ofruar hapësirë në ekipin e parë, derisa përgatitet të gjejë mbulim për sulmuesit që do t’i humbasë në janar, Didier Drogba dhe Salomon Kalou, të cilët do të udhëtojnë për Kupën e Kombeve të Afrikës.“Do të doja të nënshkruaj me një lojtar si Balotelli. Më pëlqen ai dhe gjithmonë do të jetë në ekipin e parë nën drejtimin tim”, ka thënë Ancelotti.Por situata është ca e komplikuar për faktin se Balotelli, prindërit e të cilit janë nga Gana, është duke u kërkuar nga ky vend për dy kampionatet e radhës, atë të Afrikës dhe Kupën Botërore.
Anësori i kampionit të Francës, Bordeaux, Abdou Traore, është caku i ri i kampionit të Evropës, Barcelonës.21-vjeçari shkëlqeu në sezonin e kaluar nën urdhrat e trajnerit Laurent Blanc dhe tërhoqi vëmendjen e disa klubeve, mes tjerash edhe Barcelonës.Megjithatë, Traore është nën hije këtë sezon dhe ende nuk ka filluar të tregojë veten. Kjo situatë është duke u përcjellë nga drejtori sportiv i Barcelonës, Txiki Begiristain, që do të përpiqet të sjellë atë në Nou Camp.
Giallorossët kanë arritur të përmbysin avantazhin e Baselit për të siguruar kualifikimin në fazën e mëtutjeshme të Europa League.Ndeshja e zhvilluar të enjten mbrëma në Stadio Olimpico, ndërmjet Romës dhe Baselit, ka përfunduar me fitoren e vendasve me rezultat prej 2-1. Mysafirët kaluan të parët në epërsi me golin e Benjamin Huggel (19’), ndërsa Francesco Totti barazoi rezultatin nga pika e bardhë (33’), dhe ky ishte rezultati i pjesës së parë. Në pjesën e dytë, vendasit u treguan më efikas, ndërsa një gol i shënuar nga Mirko Vucinic (58’), mjaftoi që Roma ta fitonte ndeshjen. Në takimin tjetër të Grupit E, Fulhami e ka mposhtur CSKA Sofjen me rezultat minimal dhe tash është në garë serioze për të vazhduar tutje. Pas xhiros së pestë, në këtë grup prin Roma me 10 pikë, në vend të dytë është Baseli me 9 pikë, ndërsa pozitën e tretë e mban Fulhami me tetë pikë. Xhiroja e fundit do të vendosë nëse Baseli ose Fulhami do të vazhdojnë tutje, pasi do të jetë një përballje direkte ndërmjet tyre. Skuadra zvicerane mund të kualifikohet edhe me barazim. Ndërsa Roma duhet ta mposhtë CSKA Sofjen për të pasur të sigurt pozitën e parë në grup.
Athletic Bilbao i është bashkuar Werder Bremenit në grupin L të Europa League, pas fitores 3-0 në udhëtim ndaj Austria Vienna.Dy gola për Bilbao i shënoi Fernando Llorente, të parin në minutën e 19-të dhe të dytin në minutën e 83-të duke futur në sandviç golin e San Jose që erdhi në minutën e 61-të.Ekipi spanjoll mban pozitën e dytë në grup me 10 pikë, tre më pak se lideri Werder Bremen, kur ka mbetur edhe një rund i fazës grupore.
Markus Rosenberg ka shënuar dy gola të shpejtë në pjesën e parë të ndeshjes për të ndihmuar Werder Bremenin të shënojë fitore 4-1 ndaj Nacional.Goli i parë i Rosenberg erdhi në minutën e 31-të të ndeshjes, dy minuta para se të shënojë një gol të ngjashëm, për të çuar gjermanët të qetë në pauzën e ndeshje.Në kërkim të një fitoreje që do të mbante shpresat për vazhdim të mëtejmë në grupin L, ekipi portugez ngushtoi disavantazhin përmes Rúben Micael pas një ore lojë. Por gjermanët shënuan edhe dy gola të tjerë në gjashtë minuat e fundit të ndeshjes, për të vulosur fitoren e lartë. Së pari Marcelo Moreno shënoi në minutën e 84-të, para se Marko Marin të shënojë golin e katërt të vendasve në minutat shtesë të ndeshjes.
Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka zbuluar se Milani do t’i ofrojë marrëveshje të re mesfushorit Gennaro Gattuso.31-vjeçari italian nuk është i kënaqur me gjendjen e tij në klub, nën drejtimin e trajnerit të ri Leonardo. Gattuso shumë rrallë fiton rast dhe së fundi është lidhur me një largim nga rosonerët.Por zëvendësëpresidenti i klubit thotë se ata janë të gatshëm t’i ofrojnë marrëveshje të re, me të cilën ai do ta mbyllë karrierën në Milan.“Kurrë nuk e kam bërë këtë më herët, por e kam lutur Rinon të mbetet dhe ta vazhdojë marrëveshjen, ashtu që të mund ta përfundojë karrierën në Milan. Arritëm te një pajtim. Së pari Gattuso duhet të bëhet më i mirë, ndërsa pastaj do të takohemi sërish dhe do të flasim”, ka thënë Gattuso.
















