Sipas faqes zyrtare të Bianconerëve, portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, është në dyshim për ndeshjen vendimtare në Ligën e Kampionëve kundër Bayern Munichut, e cila zhvillohet të martën mbrëma në Torino.
Më herët është njoftuar se Buffon doemos duhet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike në meniskun e gjurit të majtë, mirëpo ai e ka shtyrë këtë procedurë duke dashur të jetë në derbin kundër Interit dhe në ndeshjen e të martës, e cila vendos nëse Juve do të kualifikohet në raundit tjetër të Ligës së Kampionëve. Mëngjesin e të hënës, portieri italian u është nënshtruar disa ekzaminimeve mjekësore, të cilat kanë treguar dëmtim të meniskut anësor, ndërsa stafi mjekësor do të vendosë të martën nëse gardiani do të jetë në fushë. Juventusi duhet të nxjerrë së paku një barazim nëse dëshiron të vazhdojë në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.
Pas interesimit për anësorin e Manchester Unitedit, Zoran Tosic, skuadra holandeze Twente ka shprehur interesim për sulmuesin e Milanit, Klaas-Jan Huntelaar.
Twente aktualisht gjendet në krye të Ligës holandeze, ndërsa sipas një burimi, ata dëshirojnë ta huazojnë sulmuesin holandez deri në fund të këtij sezoni.

Edhe pse ky transferim duket thuajse i pamundur, rrethana të ndryshme mund të ndikojnë në realizmin e tij. Siç është p.sh. dëshira e Huntelaar që të luajë në Kampionatin Botëror, ndërsa Milani mund të ketë leverdi në ngritjen e formës së 26-vjeçarit.
Mesfushori i Milanit, Gennaro Gattuso, do të diskutojë me drejtuesit e klubit për të ardhmen e tij në fund të këtij muaji.
Javët e fundit ka pasur shumë spekulime për mesfushorin italian duke e lidhur atë me skuadra të ndryshme, megjithatë Adriano Galliani tha se asgjë nga spekulimet nuk është e vërtetë.

“Do të flasim për të ardhmen time pas 20 ditësh. Duhet të mbahem mirë dhe të luaj futboll. Ndjehem i fortë. Do të gjejmë zgjidhje brenda 20 ditësh”, ka thënë Rino për Studio Sport.
Sulmuesi i Barcelonës, Zlatan Ibrahimovic, ka deklaruar se nuk dëshiron ta përfaqësojë Suedinë tash për tash, por dëshiron të përqendrohet vetëm te kubi i tij.
“Gjithmonë ka qenë një nder i madh të luaja për Suedinë, por tash nuk do të luaj me përfaqësuesen sepse nuk jam i motivuar”.

“Nuk ka Kampionat Botëror apo ndeshje të rëndësishme në një të ardhme të afërt. Do të ishte humbje energjie të luaja ndeshjet e ardhshme miqësore të Suedisë, sepse ka shumë ndeshje që vijnë për Barcelonën”.

“Tashmë e kam njoftuar Erik Hamren për vendimin tim. Nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Do të shohim se çfarë do të ndodhë vitin që vjen”, u ka thënë Ibra gazetarëve.
Franz Beckenbauer është i bindur që Bayern Munichu mund ta befasojë Juventusin në përballjen e të martës mbrëma dhe të kualifikohet në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.

Bavarezëve iu nevojitet fitore në Olimpico të Torinos, nëse dëshirojnë ta eliminojnë Zonjën e Vjetër, e cila edhe me barazim kualifikohet.

“Bayerni do të fitojë 1-0. Goli i fitores do të vijë në minutën e 89-të, ashtu që ata nuk do të kenë kohë për barazim”.

“E kam parë Juven duke luajtur vetëm në Evropë dhe kam vërejtur dobësitë e tyre si mysafirë. Mirëpo ata kanë lojtarë kualitativë, të cilët dinë si ta zgjidhin një ndeshje kaq të ndjeshme”.

“Juventusi është favorit, por nuk duhet të harrojë se ende nuk ka fituar”, ka thënë presidenti i Bayernit për La Gazzetta dello Sport.
Njoftohet se Arsenali do të bëjë një ofertë për sulmuesin e Barcelonës, Bojan Krkic.
Që nga transferimi i Zlatan Ibrahimovicit në Camp Nou, Krkic ka mbetur jashtë planeve të Pep Guardioals, ndërsa The Daily Star shkruan se Topçinjtë janë të gatshëm të ndërhyjnë për të fituar shërbimet e serbit me pasaportë spanjolle

Arsene Wenger ka mungesa në sulm që nga lëndimi i Robin van Persiet, ndërsa 19-vjeçari është njëri nga lojtarët e dëshiruar në Emirates.
Sulmuesi i Napolit, Fabio Quagliarella, duket më se i kënaqur pas dy golave të shënuar në fitoren 3-2 ndaj Barit.
Quagliarella falënderoi fansat e Napolit që e kanë mbështetur atë edhe gjatë periudhës kur i kanë munguar golat. “Vërtet doja t’ia dal mirë. Para së gjithash dua të falënderoj bashkëlojtarët dhe klubin, të cilët qëndruan krahas meje në kohën e vështira”. “Por mbi të gjithë duhet të falënderoj fansat të cilët kurrë nuk kanë ndaluar të më përshëndesin, edhe kur i takoja në rrugë”, ka thënë sulmuesi.
Trajneri i Romës, Claudio Ranieri, ka qenë plotë krenari pas fitores ndaj rivalit të kryeqytetit, Lazio.
Giallorossët shënuan një gol të vonshëm të fitores me anë të Marco Cassetti, për të mposhtur Lazion dhe për të marrë pozitën e gjashtë të tabelës. “Është mrekulli dhe kam filluar ta bëj këtë detyrë për emocionet që ajo mund të japë, andaj sonte ishte një prej kënaqësive më të mëdha që ndonjëherë i kam pasur në jetë”, ka thënë Ranieri. Tre pikët e mbrëmshme e ngrejë Romën në pozitën e gjashtë me pikë të barabarta me Fiorentinën (në vend të pestë), Genoan (në vend të shtatë) dhe Sampdorian (në vend të tetë) dhe vetëm një pikë prapa Parmës për një vend në Ligën e Kampionëve.
Mesfushori i Real Madridit, Ricardo Kaka, do të jetë jashtë fushe deri në Vitin e Ri, për t’u rikuperuar nga lëndimi në ijë.
Sipas AS, trajneri i Realit, Manuel Pellegrini, tashmë është pajtuar me stafin mjekësor për të lënë brazilianin jashtë skuadre për takimin e radhës kundër Olympique Marseille në Ligën e Kampionëve. Dhe braziliani pritet të rishfaqet në fushë vetëm në vitin e ardhshëm, më 3 janar. “Kaka është një lojtar i rëndësishëm për këtë projekt dhe ne nuk do të rrezikojmë me të për disa ndeshje. Nëse ai pushon dhe rikuperohet mirë, ai do të jetë sikur një përforcim i ri për vitin e ardhshëm”, ka thënë një burim i brendshëm i klubit mbretëror.
Menaxheri i Manchester Cityt, Mark Hughes, është i ngazëllyer ke formën aktuale të Carlos Tevez.
Tevez shënoi dy gola të shkëlqyeshëm gjatë kësaj jave për të heshtur kritikët, të cilët e kishin vënë në pyetje kontributin e argjentinasit në skuadër.“Carlos tash po e arrin nivelin e formës fizike për të cilën ai ka nevojë. Ai është një lojtar me shumë energji dhe nëse ai nuk e ka atë nivel të formës fizike, kjo e pakëson ndikimin e tij”.“Ai ka munguar në gjithë ndeshjet e para sezonit, andaj gjithë këtë kohë është munduar t’i arrijë të tjerët. Por tash ai është në formë dhe çdokush mund ta shohë ndikimin që mund të ketë ai, jo vetëm në ekipin e tij, por edhe te kundërshtarët po ashtu”, ka thënë Hughes.
Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, ndjehet krenar kur merr përgjegjësinë për rigjallërimin e Ronaldinhos këtë sezon.
Berlusconi ishte i ngazëllyer me fitoren 3-0 të Milanit ndaj Sampdorias, në të cilën dy ishin asistime të Ronaldinhos.“E shihni, kam pasur të drejtë për Ronaldinhon”, ka thënë Berlusconi.“Ai është një lojtar i rilindur, por krahas tij po ashtu po shoh një Clarence Seedorf të jashtëzakonshëm dhe një Alexandre Pato tepër të veçantë. Edhe të tjerët sigurisht se garantojnë standardin e lartë të Milanit”, ka shtuar kryeministri italian.
Trajneri i ri i Palermos, Delio Rossi, është i lumtur me fitoren e parë të tij me ekipin e ri ndaj Cagliarit.
Palermo shënoi dy herë brenda nëntë minutash për të kompletuar rikthimin nga 1-0 në 2-1 në takimin ndaj Cagliarit dhe për t’i dhënë edhe fitoren e parë Rossit në Serie për ekipin nga Sicilia.“Tre pikët arritën, djelmoshat treguan karakter dhe zemër të madhe. Iu kam dhënë vetëm dy këshilla në pauzën mes pjesëve, andaj merita për rikthimin iu takon lojtarëve dhe jo mua”, ka thënë Rossi.
Cleveland Cavaliers shënuan seri prej 29-0 në pjesën e parë të ndeshjes, për të fituar në fund me rezultat 101-86 në takimin ndaj Milwaukee Bucks.
Delonte West ka shënuar 14 nga 21 pikët e tij në pjesën e parë të ndeshjes kur Cavaliers kaluan nga disavantazhi 10-17 në avantazh 39-17. LeBron James ka shënuar 14 pikë dhe 10 asistime për Cavaliers të cilët tash kanë 12 fitore në 14 takime të NBA-së. Mo Williams shënoi 13 pikë, J.J. Hickson 11 dhe Shaquille O’Neal 10 për ekipin fitues.Brandon Jennings shënoi 24 pikë për Milwaukee, të cilët filluan ndeshjen me 11-0 avantazh. Carlos Delfino dhe Hakim Warrick, secili shënuan nga 11 pikë.
Sulmuesi i Real Madridit, Ruud van Nistelrooy, nuk do të zhvendoset në Arsenal në muajin janar, pasi menaxheri i ekipit anglez Arsene Wenger ka mohuar se është i interesuar në të.
Gjigantët spanjoll dëshirojnë ta huazojnë holandezin në ndonjë ekip tjetër gjatë afatit kalimtar dimëror, por Emirates Stadium duket se nuk do të jetë stacioni i tij i ardhshëm, pasi Wenger ka mohuar spekulimet për një transferim të tij.Francezi ka thënë se Van Nistelrooy nuk do të ishte personi i duhur për Arsenalin, pas incidentit të tij në të kaluarën me mbrojtësin Martin Keown në Old Trafford, ku ai ishte akuzuar për mashtrim.“Ai nuk do të ishte zgjidhja më e mirë duke kujtuar raportet e të kaluarës! Ju e keni numrin tim, dhe mund të më shkruani për cilindo emër të cilin mendoni se mund të transferohet te ne”, ka thënë Wenger për gazetarët.
Sulmuesi i Manchester Cityt, Emmanuel Adebayor, thotë se Manchester City është shumë serioz në synimin për të arritur pozitën e katërt të tabelës së Ligës Premier.
City shënoi fitore me rezultat 2-1 ndaj liderit aktual të kampionatit anglez, Chelseat, gjatë derbit të së shtunës, duke iu dhënë shtytje shpresave të tyre për të siguruar një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.“Ne do të vazhdojmë deri në fund, nuk do të heqim dorë. Do të vazhdojmë të luftojmë për njërën nga katër pozitat e para deri në ndeshjen e fundit. Do të jetë vështirë, por besojmë se mund ta arrijmë këtë”, ka thënë Adebayor.Sulmuesi nga Togo po ashtu ka lavdëruar portierin e Cityt, Shay Given, i cili bëri disa mbrojtje të shkëlqyeshme përfshirë edhe penaltinë e Frank Lampard, për t’i siguruar fitoren ekipit të tij.
Skuadra e Villarrealit ka shënuar fitore me rezultat prej 3-2 në ndeshjen e zhvilluar të dielën mbrëma në El Madrigal kundër Getafes.
Për vendasit shënuan Capdevila (17’ dhe 87’) dhe Cazorla (67’), ndërsa për mysafirët shënuan Leon (3’) dhe Soldado nga pika e bardhë (52’). Fitore ka shënuar edhe Valencia si mysafir i Athletic Bilbaos me rezultat 2-1. David Villa (61’) dhe Jeremy Mathieu (83’) shënuan për Los Che, ndërsa të vetmin gol për vendasit e shënoi Muniain (58’).