Juventusi sonte është eliminuar nga Liga e Kampionëve nga skuadra gjermane Bayern Munchen, dhe Ciro Ferrara është shprehur menjëherë pas takimit, i dëshpëruar, deklaratë të cilën mund ta shihni në kohë reale vetëm tek ne.“Më vjen keq, jo vetëm për veten , por edhe për ambientin, shoqërinë dhe për tifozët. “
“Eliminimi nga ky event ishte tepër i rëndë, shumë i keq. Ne kemi treguar se nuk jemi të aftë të menaxhojmë me situata të caktuara. “
“Treguam se nuk jemi në gjendje për asgjë. Bayerni ishte superior mbi ne duke bërë progress në lojë. Në gjithçka Bayerni ishte superior.”
“A shpaguhet kjo për Serie A? Nuk e di, por Liga e kampionëve është një garë e veçantë me një stimulim të lartë. Nuk dua të kërkoj falje.”
“Paraqitja e lojtarëve të mi ishte katastrofale dhe për ktë arsye Bayerni e meritoi. Bayerni është skuadër e madhe, i dëshiroj suksese më tej.” Deklaroi pas ndeshjes Ciro Ferrara.
Përkundër disfatës prej 3-0 nga Porto, para tifozëve të vet, Atletico Madridi do të jetë skuadra e tretë në Grupin D, që do të thotë se do të luajë në Europa League.APOEL Nicosia barazoi me rezultat 2-2 përballë Chelseat në Stamford Bridge, mirëpo përkundër pikëve të barabarta me madrilenët, qipriotët eliminohen nga garat evropiane, falë një goli të pësuar në teren vendas nga Atletico. Pas xhiros së gjashtë, nga Grupi D kualifikohen Chelsea dhe Porto, ndërsa Atletico Madridi do të bëjë gara në Europa League.
Manchester United ka shënuar fitore me rezultat 3-1 si mysafir i Wolfsburgut, dhe kjo humbje i kushtoi me eliminim kampionit të Gjermanisë.Protagonisti i mbrëmjes ishte sulmuesi i United, Michael Owen, i cili shënoi het-trik në këtë përballje (44’, 83’ dhe 90’), ndërsa të vetmin gol për vendasit e shënoi boshnjaku Edin Dzeko. Në takimin tjetër të Grupit B, CSKA Moska e ka mposhtur Besiktasin në Stamboll, me rezultat 2-1, për të marrë vizën për në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve. Nga ky grup vazhdojnë tutje, Manchester United dhe CSKA Moska, ndërsa Wolfsburgu do të bëjë gara në Europa League.
Real Madridi ka shënuar fitore prej 3-1 si mysafir i Marseille, për të siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve dhe pozitën e parë në grup.Cristiano Ronaldo kaloi Mbretërit në epërsi nga gjuajtja e lirë (5’), ndërsa Lucho Gonzalez (11’) barazoi rezultatin për vendasit. Mysafirët shënuan edhe dy herë në pjesën e dytë me anë të Raul Albiol (60’), dhe serish me anë të Ronaldos (80’) për të vulosur fitoren. Takimi tjetër i Grupit C, i zhvilluar ndërmjet FC Zurich dhe Milan ka përfunduar me rezultat të barabartë 1-1. Rossonerët duhet t’i falënderohen Realit, pasi që siguruan kualifikimin falë fitores së Los Blanco përballë Marseille. Po të ishte mposhtur Reali, atëherë do të kualifikohej Marseille në vend të Milanit. Pas xhiros së fundit, nga ky grup kualifikohen Real Madridi dhe Milani, ndërsa Marseille do të luajë në Europa League.
Bayerni e ka turpëruar Juventusin para tifozëve të vet, duke e mposhtur me rezultat prej 4-1, dhe kështu ka siguruar një vend në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.Takimi i kryesor i të martës mbrëma në kuadër të xhiros së fundit të fazës grupore të Ligës së Kampionëve është zhvilluar në Stadiumin Olimpik të Torinos.
Dy gjigantët e futbollit evropian dhe botëror, Juventus dhe Bayern Munich, janë përballur direkt për një vend në fazën e radhës të garës më prestigjioze të futbollit evropian.
Bardhezinjtë filluan ndeshjen me një pikë më shumë se bavarezët, që do të thoshte se gjermanët vetëm fitorja i dërgonte në fazën e eliminimit direkt, ndërsa italianët mund të vazhdonin tutje edhe me barazim.
Në pjesën e parë të ndeshjes, skuadra mysafire ishte dukshëm më e mirë në fushë, mirëpo pasi kaluan 45 minuta, rezultati ishte i barabartë 1-1.
David Trezeguet solli Juventusin në epërsi (19’) pas krosimit të Claudio Marchisios, ndërsa kjo ishte goditja e vetme e Bianconerëve në drejtim të portës.
Pas golit të pësuar, Bayerni filloi dominimin në fushë, ndërsa goli i barazimit erdhi nga penalltia.
Lojtari më i mirë i mysafirëve, Ivica Olic u ndal në mënyrë të parregullt brenda gjashtëmbëdhjetëmetërshit, ndërsa i pagabueshëm nga pika e bardhë ishte portieri Hans-Jorg Butt, i cili mposhtu homologun e tij, Gigi Buffon (30’).
Edhe në pjesën e dytë të lojës Bayern Munichu ishte dukshëm skuadër më e mirë në fushë dhe këtë e dëshmuan e dhe golat e mysafirëve.
Me të filluar pjesa e dytë (52’), Ivica Olic shënoi golin e tij të merituar në këtë ndeshje për t’ia dhënë avantazhin skuadrës bavareze.
Gjermanët shënuan edhe golin e tretë me anë të Mario Gomez (83’) për ta vulosur fitoren e tyre përballë bardhezinjve të pafuqishëm.
Mirëpo, mysafirët nuk u ndalën me kaq, për të fundosur tërësisht vendasit, u përkujdes Tymoschuk, i cili shënoi golin e katërt për Bayernin në minutat shtesë.
Takimi tjetër i Grupit A, i zhvilluar vetëm për statistika, ndërmjet Maccabi Haifa dhe Bordeaux, përfundoi me fitoren e francezëve me rezultat 1-0.
Pas gjashtë xhirove, nga ky grup kualifikohen Bordeaux dhe Bayern Munichu, ndërsa Juventusi do të bëjë gara në Europa League.
Mbrojtësi i Romës, Nicolas Burdisso, thotë se Giallorossët planifikojnë që ta fitojnë trofeun e Europa League këtë sezon.“Pasi fituam derbin (kundër Lazios), dëshirojmë Europa Leaguen. (Por) nuk dëshirojmë të ndalemi këtu”. “Jemi skuadër e madhe dhe treguam se kemi mirëkuptim me trajnerin tonë. Po kalojmë nëpër një moment të shkëlqyer”. “Tash mund ta shohim zonën e Ligës së Kampionëve dhe nuk do të ndalemi së luftuari deri në fund të sezonit (në Serie A)”, ka thënë Burdisso për romagiallorossa.com.
Në prag të takimit të fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve kundër Rubin Kazan, Jose Mourinho, thotë se Interi do të kërkojë vetëm fitore.Strategu i nerazurëve nuk ka dashur ta zbulojë formacionin me të cilin do të luajë në takimin e nesërm, ndeshje në të cilën Inter duhet ta sigurojë pjesëmarrjen e vet në fazën e ardhshme eliminuese.Fitorja ndaj kampionit të Rusisë sigurisht se i siguron pjesëmarrjen e mëtejme Interit, por ekziston mundësia që kampioni i Serie A të kalojë në fazën e ardhshme edhe me barazim. Megjithatë Mourinho dëshiron vetëm fitore.“Në radhë të parë dëshiroj t’i uroj Rubin Kazan triumfin në kampionatin rus, kampionat i cili nuk është i lehtë dhe ku ka disa ekipe kualitative. Nëse kemi frikë? Nuk kemi kurrfarë frike, ne jemi ekip më i mirë se Rubin dhe presim të fitojmë. Barazim jo, fitore, asgjë tjetër”, ka thënë Mourinho.
Kampioni i Serie A, Interi, raportohet se ka filluar bisedimet me gjigantin gjerman Bayern Munich për të transferuar sulmuesin italian Luca Toni.Sipas Gazzetta dello Sport, Interi është rikthyer kah Toni pasi është lodhur nga bisedimet me Lazion për sulmuesin Goran Pandev.Maqedonasi mbetet caku kryesor i Interit, por kontrata e tij është ca e komplikuar dhe nuk është e garantuar që presidenti i Lazios, Claudio Lotito, do të pajtohet ta shesë atë në janar.Ndërkohë, Interi ka filluar bisedat me Tonin, por sërish zhvillimet mund të tregohen të pavlera nëse klubi gjerman shkarkon trajnerin Louis van Gaal para afatit kalimtar të janarit. Një trajner tjetër në stolin e ekipit gjerman do të mund të vendoste për mbajtjen e italianit.
Luis Aragones ka qenë një hap afër angazhimit në stolin e trajnerit të Milanit më herët gjatë këtij sezoni, bëjnë të ditur mediat spanjolle.Marca thotë se Leonardo ishte në prag të shkarkimit pas humbjes 1-0 ndaj Udineses, barazimit pa gola në San Siro kundër Barit dhe humbjes në shtëpi ndaj Zurichut.Braziliani duhej të shkarkohej nëse Atalanta do të mposhtte Milanin, por ai u shpëtua nga një gol i shënuar nga Ronaldinho.Negociatat kishin filluar me ish-trajnerin e kombëtares së Spanjës, Aragones, dhe kishin vazhduar edhe pas barazimit ndaj Atalantas. Por ka qenë fitorja e Milanit në Ligën e Kampionëve ndaj Real Madridit ajo që i ka prishur bisedimet dhe ka penguar angazhimin e spanjollit.
Trajneri i Juventusit, Ciro Ferrara, thotë se ndeshja e Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munichut është si një finale e Kupës.Juventusi nuk mund të lejojë humbjen në këtë takim, pasi kjo do të thoshte edhe eliminim nga gara evropiane.“Bayern ka lojtarë të cilët mund të krijojnë vështirësi, por unë nuk besoj se kjo do të jetë një ndeshje pa ekuilibër. Ata do të përpiqen ta ruajnë ekuilibrin, gjatë gjithë kohës duke u përpjekur të na lëndojnë neve kur të munden”, ka thënë mes tjerash Ferrara.
Sulmuesi i Barcelonës, Zlatan Ibrahimovic, thotë se ai nuk e ka arritur ende formën më të mirë të tij në klubin spanjoll.Suedezi thotë se ai mund të japë shumë më shumë për ekipin e tij të ri, pavarësisht se ka marrë shumë lëvdata për golin e fitores kundër Real Madridit javën e kaluar.“Mund të luaj shumë më mirë se sa luaj tash. Mund të përmirësohem. Kur kam shumë vetëbesim, ndjehem më komfort dhe jam në gjendje të luaj më mirë. Kam pasur lëndime të cilat më kanë penguar nga të qenit 100% i gatshëm. Kur të kaloj një muaj pa lëndime, gjërat do të bëhem më mirë”, ka thënë Ibrahimovic.
Mbrojtësi i Arsenalit, Thomas Vermaelen, thotë se Robin van Persie është një sulmues shumë i mirë dhe se mungesa e tij do të ndjehet te topçinjtë, por Andrey Arshavin mund të jetë një opsion për ta zëvendësuar.Arshavin shkëlqeu në sulm në takimin kundër Stoke Cityt, derisa menaxheri Arsene Wenger është në kërkim të një zgjidhje në mungesë të sulmuesit të lënduar Robin van Persie.“Robin është një sulmues shumë i mirë dhe neve do të na mungojë ai shumë. Por ne kemi edhe sulmues të tjerë me mjaft kualitete për të luajtur këtu”, ka thënë belgu, i cili shpreson se Arshavin është personi i cili mund të zëvendësojë holandezin.
Trajneri i Real Madridit, Manuel Pellegrini, thotë se nuk ka kurrfarë problemi me Raul, i cili mungoi në fitoren e fundit kundër Almerias.Pellegrini e la Raul jashtë formacionit për fitoren kontroverse, por ka thënë se sulmuesi megjithatë mbetet një lojtar shumë i rëndësishëm për ekipin.“Nuk ka probleme me Raul, ai gjithmonë do të mbetet një lojtar i rëndësishëm. Raul është lider dhe ai nuk ka luajtur në ndeshjen e fundit për arsye familjare. Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm, ka luajtur të gjitha ndeshjet e vikendeve dhe do të vazhdojë”, ka thënë Pellegrini.
Menaxheri i Liverpoolit, Rafa Benitez, ka kërkuar nga mesfushori Javier Mascherano të përmirësojë rekordin e tij të shënimit të golave.Benitez dëshiron që Mascherano dhe të tjerët të vazhdojnë të provojnë fatin e tyre edhe jashtë kuadrit para golit.“Që nga dita e parë kur ne nënshkruam me Javier, biseduam për gola pasi ai nuk është i keq nga goditjet jashtë kuadrit. Ai mund ta bëjë këtë shumë mirë, andaj duhet të përpiqet. Nëse e bën, ai do të shënojë më shumë gola”, ka thënë Benitez.
Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, thotë se liga spanjolle qëndron në krah të ligës angleze, si kampionati më i mirë i futbollit në botë.Messi së fundi fitoi çmimin prestigjioz Topi i Artë, ndërsa është edhe favoriti për të fituar çmimin e FIFA-s si Lojtari më i Mirë i Vitit.“Kampionati spanjoll është më i miri së bashku me Ligën Premier, siç është edhe e vërtet se ekipet nga këto dy vende po thuajse gjithmonë arrijnë në finale të Ligës së Kampionëve”, ka thënë Messi.
Allen Iverson ka marrë një ‘mikpritje të ngrohtë’ nga fansat e Philadelphia 76ers, por rikthimi i tij nuk e parandaloi ekipin të humbasë me rezultat 93-83 ndaj Denver Nuggets.Në ndeshjen e parë rikthyese për ekipin ku kaloi më shumë se 10 sezone, Iverson shënoi 11 pikë dhe gjashtë asistime. “Jam i shqetësuar që nuk isha në ritmin dhe formën në të cilën dua të jem dhe ende përpiqem të garoj dhe ndihmoj bashkëlojtarët të fitojnë ndeshjen”, ka thënë Iverson, i cili shënoi katër nga 11 tentimet e tij.Nuggets, të cilët kanë 16 fitore dhe 5 barazime deri tash, shënuan fitoren e katërt radhazi falë 31 pikëve të Chauncey Billups.
Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard, ka mohuar thëniet se ai është legjendë e klubit anglez.Gerrard luajti ndeshjen e tij të 500-të për klubin në barazimin pa gola të së shtunës ndaj Blackburn Rovers.“Nuk mendoj se jam legjendë e Liverpoolit. Mund t’i quani lojtarët legjendë vetëm kur ata e përfundojnë karrierën dhe ju shikoni në atë që ata kanë lënë prapa. Shumë njerëz e japin statusin e legjendës shumë herët për të bërat e mia”.“Nuk e shoh veten si legjendë, i shoh Dalglish, Hansen dhe Rush si legjenda. Ata kanë qenë atë dhe ia kanë dalë. Shpresojmë se një ditë do të shoh prapa në atë që kam arritur dhe të them se jam pjesë e legjendave të klubit, por sigurisht nuk do ta vendosja veten në atë shportë tash”, ka thënë Gerrard.
Kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas, thotë se ekipi i tij ka nevojë për më shumë përforcime për të luftuar me top ekipet tjera të Ligës Premier.Me lëndimet e dy sulmuesve kryesor Robin van Persie dhe Nicklas Bendtner, topçinjtë kanë mungesë të lojtarëve që mund të avancojnë para golit kundërshtar dhe Fabregas beson se ekipi ka nevojë të sjellë lojtarë të cilët janë ca më ndryshe nga shumë të tjerë në listë.“Gjatë ndeshjes në City ne kishim posedim më të madh, por vërtet nuk arritën të kalonim mbrojtësit me përjashtim të Carlos Vela. Ne kishim shumë lojtarë të ngjashëm, të cilët duan ta mbajnë topin në këmbë. Ndonjëherë është e vërtetë se keni nevojë për opsione të ndryshme”, ka thënë Fabregas.“Kur një ekip është më i mirë se ju, ju duhet ta pranoni këtë, siç bëmë kundër Chelseat dhe ishim të gatshëm për ndeshjen e ardhshme. Ne e pranojmë se Chelsea është një ekip më i fuqishëm, ata po tregojnë më shumë qëndrueshmëri. Ajo që ne duhet të bëjmë është të mos lejojmë më shumë dështime”, ka shtuar spanjolli.
Klubi i Ligës Premier, Manchester City, raportohet se është i gatshëm të harxhojë për të transferuar mbrojtësin e Bayern Munichut, Philipp Lahm.Sipas ‘The Sun’, City është duke planifikuar të ofrojë 12 milionë funte për gjermanin. Menaxheri i ekipit anglez, Mark Hughes, e ndoqi atë derisa luan për Bayernin gjatë muajit të kaluar, si pjesë e udhëtimit të tij për të përcjellë nga afër cakun tjetër të ekipit, Franck Ribery.Që të dy janë të pakënaqur në Bayern, por duket se Lahm është më i kapshëm se francezi. Gjermani shihet si një prej mbrojtësve më të mirë në Evropë.
Pasi fitoi Topin e Artë, superylli i Barcelonës, Lionel Messi, e ka mundësinë ta fitojë edhe çmimin për lojtarin më të mirë të vitit që ndahet nga FIFA.22-vjeçari, i cili është argjentinasi i parë që ka mundësinë për ta fituar këtë çmim, është vendosur në krye të listës, të cilën e përbëjnë edhe bashkëlojtarët e tij te Barca, Xavi dhe Andres Iniesta.
Nominimet i kompletojnë fituesi nga viti i kaluar, Cristiano Ronaldo, dhe bashkëlojtari i tij te Real Madridi (fituesi nga viti 2007), Ricardo Kaka.
Nominimet për lojtarin më të mirë të vitit nga FIFA:
Lionel Messi (Argjentinë, Barcelona)
Cristiano Ronaldo (Portugali, Real Madrid)
Andres Iniesta (Spanjë, Barcelonë)
Kaka (Brazil, Real Madrid)
Xavi (Spanjë, Barcelonë)
















