Roma është në kërkim të një sulmuesi, ndërsa spekulimet më të fundit e lidhin me sulmuesin e Interit, David Suazo.
Sulmuesi nga Hondurasi nuk po gjen vend në formacioni bazë të Jose Mourinhos, ashtu që largimi i tij nga zikaltrit është më se i mundur nëse ekziston një ofertë e mirë.

Roma ka nevojë për një sulmues produktiv, duke qenë se Francesco Totti po ka probleme me lëndim, ndërsa Mirko Vucinic, Julio Baptista dhe Jeremy Menez, nuk kanë dhënë performanca të mira.
Cristiano Ronaldo, lojtari i futbollit më i shpejtë në botë - SportiSot Lojtari më i shpejtë në botë? Nuk kërkon shumë vëmendje për ta vënë re, ai është Cristiano Ronaldo, i cili sipas gazetës gjermane “Der Spiegel”, mund të konsiderohet pa frikë lojtari më i shpejtë i planetit. Ylli i Real Madrid ka arritur shpejtësinë maksimale 33.6 km/h, duke lënë pas Arjen Robben me 32.9 km/h dhe Theo Walcott me 32.7 km/h. Klasifikimin e 5 lojtarëve më të shpejtë e mbyllin Rooney me 32.6 dhe Van Persie 32.1. Pavarësisht se portugezi është një lojtar super i shpejtë, ai nuk mund të krahasohet me sprinterin Usain Bolt që ka arritur shpejtësinë 44 km/h, rreth 10 km/h më shumë se rivali i tij në sportin e futbollit.
Ish-trajneri i Romës, Luciano Spalletti, është emëruar trajneri i ri i Zenit St Petersburg, ka bërë të ditur sot ekipi rus.
“Bordi i drejtorëve njëzëri është pajtuar të caktojë Luciano Spallettin si trajner të ri”, shkruhet në faqen zyrtare të klubit. 50-vjeçari i talian do të zëvendësojë trajnerin e larguar Anatoly Davydov dhe ka nënshkruar kontratë trevjeçare. Spalletti, i cili u largua nga Roma në shtator pas një fillimi të dobët në Serie A, bëhet trajneri i tretë i Zenitit në pesë muaj.
Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, thotë se ai dëshiron të shmangë ekipet nga Serie A në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve.
Ancelotti do të preferonte të shmangë vëmendjen të cilën do të mund të shkaktonte ndonjë përballje kundër njërit prej ekipeve të vendit të tij që garojnë në garën evropiane. “Pranoj se do të preferoja të shmang një përballje me trajnerin e Milanit, Leonardo, në shkurt në Stamford Bridge. Por nëse ndodh, nuk do të ketë problem. Futbolli të nxjerr para situatave të tilla”, ka thënë Ancelotti. “Kjo tashmë ndodhi me Kaka, i cili në fanellën e Real Madridit u përball me Milanin në fazën e grupeve. Sigurisht se nëse përballemi me Milanin, aspekti emocional do të isthe diçka më i veçantë“. “Problemi tjetër është se nëse përballemi me Interin, ata janë një ekip i shkëlqyeshëm teknikisht. Të eliminojmë ekipet italine do të jetë vështirë“, ka shtuar italiani.
Trajneri i kombëtares angleze, Fabio Capello, dëshiron të ketë përballë Italinë në finalen e Kupës Botërore.
Ish-menaxheri i Juventusit dhe Real Madridit është i bindur se ekipi i tij është i aftë të mposhtë ekipet më të mira të planetit. Dhe italiani thotë se ëndërron luajë me Anglinë kundër vendlindjes së tij në Afrika e Jugut 2010. “Do të doja një finale në mes të Anglisë dhe Italisë. Për Italinë, për mua dhe për të gjithë ne. Momenti më i jashtëzakonshëm do të jetë këndimi i himnit kombëtar. Por, unë tash mbaj një fanellë tjetër dhe duhet të punoj për fanellën e Anglisë“, ka thënë Capello.
Mbrotjësi i Milanit, Alessandro Nesta, e vlerëson Chelsean si kërcënim më të madh se Manchester United, në Ligën e Kampionëve.
Rosonerët kaluan në rundin e dytë të garës evropiane duke u renditur në pozitën e dytë të tabelës, prapa Realit të Madridit, kështu që mund të ketë përballë njërin nga rivalët anglez. “Barcelona dhe Chelsea janë më të vështirë dhe vërtet nuk do të doja të përballem me ta. Ne mund të sfidojmë më me dëshirë të tjerët, por edhe Manchester United mbetet shumë i fuqishëm”, ka thënë Nesta.
Sulmuesi brazilian Robinho thotë se ai është i përkushtuar në Manchester City dhe dëshiron të qëndrojë gjatë te klubi anglez.
Braziliani thotë se dëshiron të mbetet në Ligën Premier edhe për ’10 vite të tjera’ pavarësisht spekulimeve të vazhdueshme të cilat e lidhin atë me një kalim në Barcelona. “Çdo ndeshje që luaj, ndjehem më komfort. Shpresoj të vazhdoj të luaj futboll në Angli për një kohë të gjatë. Jam shumë i lumtur këtu dhe e dua Manchester Cityn. Mendoj se do të qëndrojë këtu edhe për 10 vite”. “Nuk e di, familja ime është e lumtur shumë, fansat më duan dhe unë i dua fansat. Përqendrimi im është në City. Gjithmonë do të ketë spekulime, por unë jam i lumtur këtu”, ka thënë Robinho për BBC.
Trajneri i Realit të Madridit, Manuel Pellegrini, thotë se Barcelona nuk është një ekip më superior.
Barcelona fitoi me rezultat 1-0 ndaj Real Madridit në El Clasicon e zhvilluar dy javë më parë në Nou Camp, por Pellegrini vazhdon të mbajë qëndrimin se ekipi i tij ishte më i mirë. “E pamë këtë dy javë më parë. Ne kishim më shumë shanse se ata. Me dy stile të ndryshme. Fitorja nuk do të thotë se jeni superior. Nëse ne luajmë si Barcelona, ne do të luajmë dhjetë herë më keq”. “Nëse Real Madridi luan ashtu siç luajmë, mund të shtyhemi me Barcelonën. Madrid ka më shumë lojtarë të drejtpërdrejtë, sulmues, njerëz që mund të shënojnë. Cristiano Ronaldo, Kaka, Higuain, të gjithë mund ta bëjnë ndryshimin”, ka thënë Pellegrini.
Anësori i Arsenalit, Theo Walcott, është i vendosur të lërë prapa pengesat që i kanë shkaktuar lëndimet dhe shpreson të jetë shartues në derbin e të dielës duke treguar një paraqitje të mirë kundër Liveproolit.
20-vjeçari nuk ka qenë në gjendje të tregojë aftësitë e tij këtë sezon për shkak të lëndimeve të vazhdueshme, por beson se mund të rikthehet në formë dhe të tregojë vlerat në ndeshjen e radhës.“Shpresoj se nëse luaj nga fillimi do të luaj me zemër. Isha fans i Liverpoolit kur isha i ri dhe gjithmonë kam luajtur mirë atje. Gjithmonë më rikthehen kujtimet e mira, andaj edhe nëse inkuadrohem nga stoli, shpresoj se do të bëj punë të mirë”.“Ka qenë një kohë e gjatë që kur kam luajtur 90 minuta. Gjëja kryesore ishte të luftoj dhe të jem i gatshëm për vikend. Dhe shpresoj se do të luaj rol për të ndihmuar ekipin të nxjerrë rezultat pozitiv”, ka thënë Walcott.
Mesfushori portugez Tiago thotë se ai është i përkushtuar te klubi i tij aktual Juventus dhe nuk mendon për t’u larguar.
Portugezi së fundi është lidhur me një largim nga ekipi italian që në muajin janar, me kampionin e Bundesligës, Wolfsburg, si destinacion i mundshëm.“Mund t’ju siguroj se këto janë vetëm spekulime të mediave. Nuk ka asgjë të vërtetë që nga fillimi kur ata kanë filluar të flasin për këtë gjë. Nuk është në planet e mia të largohem nga Juventusi”, ka thënë Tiago.
Boston Celtics kanë shënuar fitoren e nëntë radhazi dhe kanë marrë udhëheqjen në Divisionin Atlantik, pasi mposhtën me rezultat 104-102 ekipin e Washington Wizards.
Rajon Rondo ka shënuar 21 pikë dhe ka kontribuar edhe me 11 asistime për Celtics, të cilët patën nevojë për gjuajtjet e lira të Kendrick Perkins kur kishin mbetur pesë sekonda, për të marrë avantazhin 104-100.Kevin Garnett shënoi 17 pikë prej tetë gjuajtjeve të sakta nga 14 tentimet për Boston, që tash kanë 18 fitore dhe vetëm katër humbje, për të forcuar kreun me nëntë fitore më shumë se vendi i dytë ku gjendjen Toronto Raptors. Wizards kanë 13 humbje, përkundër vetëm 7 fitoreve.
Mesfushori i Liverpoolit, Alberto Aquilani, dëshiron të jetë edhe një herë startues për klubin, kësaj here në një ndeshje shumë të rëndësishme, derbin kundër Arsenalit që zhvillohet të dielën në Anfield.
Italiani i cili nënshkroi për Redsat gjatë verës për 20 milionë funte, ka bërë debutimin e plotë në mesjavë kundër Fiorentinës, pasi u rikuperua nga lëndimi në gju dhe la shumë mbresa me paraqitjen e tij.“Kam nevojë të luaj, të luaj dhe të luaj pasi jam në një ekip të ri dhe kam nevojë për lojë tash. Gjuri im është mirë, ndjehem mirë dhe tash duhet të punoj shumë për të stërvitur trupin. Vërtet shpresoj se mund të luaj kundër Arsenalit”, ka thënë 25-vjeçari.
Sulmuesi i ri meksikan Carlos Vela thotë se është i ngazëllyer që ka nënshkruar marrëveshje të re me Arsenalin.
Vela nënshkroi marrëveshjen e re këtë javë, pas disa javësh negociatash.“Jam shumë i lumtur që kam nënshkruar marrëveshje të re dhe jam shumë i ngazëllyer që do të kaloje dhe shumë vite këtu në Klubin Futbollistik Arsenal”.“Dua vetëm të punoj shumë dhe të ndihmon këtë klub të madh të fitojë trofe. Dua të qëndroj këtu për një kohë të gjatë dhe është një përgjegjësi e madhe. Do të vazhdoj të punoj shumë për t’i treguar menaxherit dhe fansave se pse jam këtu”, ka thënë Vela.
Mesfushori i Liverpoolit, Javier Mascherano, vazhdon të jetë i qetë për të ardhmen e tij me klubin anglez.
Kapiteni i kombëtares argjentinase tashmë një kohë është lidhur me një largim nga Liverpooli dhe destinacioni i tij i ardhshëm është përmendur Barcelona, por ai nuk është i shqetësuar për të ardhmen.“Unë flas vetëm për futboll, jo për kontratat dhe paratë. Dua të luaj. Luaj për Liverpoolin, jam lojtar i Liverpoolit dhe, siç thotë menaxheri, kam edhe dy vite nga kontrata ime, andaj mendoj se nuk kam nevojë të flas më shumë”.“Luaj për Liveproolin dhe do të vazhdoj të luaj duke u përpjekur të jap më të mirën nga vetja”, ka thënë Mascherano.
Roma ka zhvilluar bisedime me Interin për një lëvizje të mundshme të Julio Baptista drejt kampionit të Serie A.
Sipas Tuttosport, Roma, ia ka ofruar Interit mesfushorin brazilian me tipare sulmuese, para afatit kalimtar të janarit kur nerazurët dëshirojnë të hapin kuletën.Trajneri i Interit nuk e ka refuzuar ofertën, pasi e konsideron Baptistan si një mbulesë të shkëlqyeshme për mesfushorin holandez Wesley Sneijder.
Barcelona mund të shfrytëzojë Martin Caceres për ta shkëmbyer atë me mesfushorin danez të Juventusit, Christian Poulsen.
Sipas mediave spanjolle Barca dëshiron të diskutojë marrëveshjen e përhershme me Juventusin për Caceres, por dëshiron që Poulsen të përfshihet në marrëveshje para afatit kalimtar të janarit.Barcelona e sheh ish-yllin e Sevillas si mbulesë për Yaya Toure dhe Seydou Keita, të cilët që të dy do të largohen për në Kupën Afrikane në fillim të vitit të ri.Poulsen ishte në listën e lojtarëve për shitje gjatë verës së kaluar, por që atëherë ka luftuar për të siguruar një vend në formacionin e Ciro Ferrara.
Lëndimi i Lionel Messi Barcelona ka konfirmuar se Lionel Messi do të mungojë në ndeshjen e fundjavës kundër Espanyolit.
Argjentinasi u lëndua në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Dynamo Kievit, ndërsa dyshimet e më hershme për mungesën e tij, tashmë janë konfirmuar. Faqja zyrtare e Balugranëve shkruan se edhe pjesëmarrja e Messit në Kupën e Botës për Klube është vënë në rrezik.
Kapiteni i Sunderlandit, mesfushori shqiptar Lorik Cana, thotë se ai është i gatshëm të luajë edhe në qendër të mbrojtjes për të mbuluar të lënduarit, nëse këtë e kërkon trajneri Steve Bruce.
Bruce ka mbetur me vetëm disa mbrojtës të gatshëm për lojë për ndeshjen e të shtunës kundër Portsmouth, me Anton Ferdinand dhe John Mensah të dy të lënduar krahas shumë të tjerëve. Por Cana thotë se është i gatshëm të luajë në cilindo pozicion dhe të japë maksimumin, nëse këtë e kërkon trajneri. “Sigurisht se dua të luaj në mbrojtje nëse kjo është e patjetërsueshme kundër Portsmoth. Gjëja më e rëndësishme është ekipi, andaj nëse duhet të luaj në këtë pozitë atëherë do të jap gjithçka që mundem”, ka thënë Cana për faqen zyrtare të klubit. “Ne kemi shumë lojtarë të lënduar dhe të suspenduar që do të jetë problem për ne, andaj është e rëndësishme që ata të cilët luajnë të japim më të mirën nga vetja”. “Për mua nuk është problem, kam përvojë në këtë pozitë, veçanërisht me ekipin rim kombëtar. Nëse duhet të luaj në mbrojtje për të ndihmuar ekipin tim, është detyrë e imja ta bëj këtë. Por vendimi nuk është detyrë e jona, menaxheri vendos gjithçka”, ka shtuar mesfushori i kombëtares shqiptare.