Takimi i fundit i javës së 16-të në Serie A, është zhvilluar të dielën mbrëma ndërmjet Sampdorias dhe Romës.
Gjenovasit dhe kryeqytetasit janë takuar në Stadio Ferraris, në takimin i cili përfundoi pa gola.

Sampdoria dhe Roma kanë pikë të barabarta dhe mbajnë pozitat pesë dhe gjashtë në tabelë, respektivisht, ndërsa gjenden tri pikë prapa Parmës që gjendet në pozitën e tretë.
Joseba LlorenteNjëra nga përballjet kryesore të kësaj jave në La Liga, është zhvilluar në Vicente Calderon, ndërmjet Atletico Madridit dhe Villarrealit.
Nëndetësja e Verdhë ka dalë fituese përballë kryeqytetasve, duke i mposhtur para tifozëve të vet me rezultat 2-1.

Vendasit kaluan të parët në epërsi me anë të anësorit portugez Sabrosa Simao (36’), dhe me këtë epërsi minimale përfundoi pjesa e parë e takimit.

Me të filluar pjesa e dytë (48’), mysafirët barazuan rezultatin, ndërsa realizues ishte David Fuster.

Në minutën e fundit të ndeshjes, Joseba Llorente shënoi golin e fitores për Villarrealin, që njëherit ishte fitorja e parë si mysafir.
Andrei Arshavin dhe Armand Traore festojnë golin e dytë të Arsenalit. Ndeshja kryesore e javës së 16-të në Ligën Premier, është zhvilluar në Anfield ndërmjet Liverpoolit dhe Arsenalit.
Topçinjtë kanë shënuar fitore me rezultat prej 2-1 në shtëpinë e Liverpoolit, për të konfirmuar edhe njëherë formën e dobët të të zgjedhurve të Rafael Benitez. Të parët kaluan në epërsi vendasit me anë të Dirk Kuyt (41’) dhe me epërsi minimale të Të Kuqve përfundoi pjesa e parë. Në fraksionin e dytë, Arsenali u kthye në lojë për ta përmbysur rezultatin. Pesë minuta brenda pjesës së dytë (50’), Glen Johnson gaboi portën, ndërsa menjëherë pas (58’), Andrey Arshavin kaloi Topçinjtë në epërsi. Vendasit deri në fund të takimit nuk arritën të ndryshojnë asgjë, dhe ky ishte një dështim i radhës për Redsat.
Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, i është nënshtruar një operacioni të suksesshëm të gjurit dhe pritet të kthehet në fushë pas një muaji.
Me anët të një deklarate zyrtare, klubi bardhezi ka njoftuar se operacioni ‘artroskopik’ që i është bërë portierit italian në meniskun e gjurit të majtë, ka zgjatur afër 10 minuta. Muajin e fundit, Buffon ka luajtur me dhimbje, vetëm e vetëm që t’i ndihmojë Juventusit në daljen nga kriza, mirëpo Bianconerët u eliminuan nga Liga e Kampionëve dhe ende nuk po e gjejnë formën më të mirë në Serie A. Gigi do ta shfrytëzojë pushimin dimëror për t’u rikuperuar.
Autori i golit të parë për Palermon, Fabrizio Miccoli Rosonerët kanë pësuar me rezultat 2-0 në San Siro ndaj Palermos, duke ngecur edhe një pikë ndaj Interit në krye të tabelës së Seri A, pasi nerazurët nuk arrin më shumë se një barazim 1-1 ndaj Atalantas.
Pas një pjese të parë pa gola, ishte Fabrizio Miccoli ai që ua dha epërsinë mysafirëve të Palermos me të filluar pjesa e dytë e takimit (49’), ndërsa rezultatin e vulosi Mark Bresciano pas më shumë se një ore lojë (62’). Pavarësisht humbjes, Milani mbetet në pozitën e dytë 31 pikë, një më shumë se Juventusi që mbrëmë po ashtu pësoi humbje nga Bari. Interi, që barazoi me Atalantan, mbetet në krye të tabelës me 37 pikë.
Autori i golit të parë për Interin, Diego Milito Kampioni në fuqi i Serie A, Interi, nuk ka nxjerrë më shumë se një barazim me rezultat 1-1 në ndeshjen e javës së 16-të në kampionatin italian përballë Atalantas.
Edhe pse mysafirët avanconin deri në minutën e 81-të me golin e Diego Milito (15’), nuk arritën të marrë pikë të plota në takimin ndaj Atalantas. Goditja më e madhe për nerazurët ishte përjashtimi i Wesley Snejder për shkak të dy kartonëve të verdhë në minutën e 65-të të ndeshjes, që i lejoi vendasve hapësirë më të madhe. Ishte Simone Tiribocchi ai që shënoi golin e barazimit për Atalantan, 9 minuta para fundit të kohës së rregullt të ndeshjes. Me gjithë barazimin, nerazurët forcojnë kreun me edhe një pikë më shumë (36) krahasuar me ndjekësit Milanin (31) dhe Juventusin (30), të cilët që dy u mposhtën këtë javë.
Trajneri i Juventusit, Ciro Ferrara, nuk pranon të kritikojë lojtarët e tij pas humbjes turpëruese prej 3-1 ndaj Barit.
Riccardo Meggiorini, Barretto dhe Sergio Almiron shënuan golat për Barin, me vetëm David Trezeguet që shënoi për biankonerët, ndërsa Diego humbi penalti. “Është e sigurt se ditëve të fundit nuk ka qenë aspak e lehtë. Jemi përpjekur të rikthejmë forcën dhe erdhëm këtu me nënshtrim, duke e ulur veten me Barin, që është në një formë të shkëlqyeshme”. “Sinqerisht është e vështirë të shpjegoj se çfarë ndodhi. Bari pati tre goditje të vërteta dhe të tria i shënoi. Kur është fjala për të kritikuar ekipin unë jam i pari, por sonte nuk ndjehem se mund të them diçka për lojtarët e mi. Pash kurajë dhe vendosmëri në sytë e tyre, e cila nuk është parë tashmë një kohë”, ka thënë Ferrara pas humbjes së mbrëmshme.
Ylli i Milanit, Ronaldinho, raportohet se do të fillojë negociatat për kontratë të re me ekipin italian.
Sipas Tuttosport, bisedat për vazhdimin e kontratës në mes të brazilianit dhe rosonerëve pritet të fillojnë në muajin janar. Kontrata aktuale e Ronaldinhos skadon në vitin 2011, por ai do të dëshironte ta vazhdojë atë edhe për dy vite të tjera. I vetmi problem mund të jetë paga e tij aktuale, e cila kap shifrën e 4 milionë funteve në sezon.
Sulmuesi i kampionit të Rusisë, Rubin Kazan, Alejandro Dominguez, ka konfirmuar se ai do t’i bashkohet ekipit spanjoll Valencia.
Argjentinasi do të jetë pa kontratë në fund të këtij muaji dhe ka thënë për mediat ruse dje se ai do ta vazhdojë karrierën në Mestalla. “Është një klub i madh, familja ime dhe unë jemi shumë të lumtur të zhvendosemi atje”, ka thënë Dominguez.
Chelsea do të bëjë përpjekje të angazhojë sulmuesin e Wolfsburg, Edin Dzeko, nëse nuk do të mund të arrijë marrëveshje me Atletico Madrid, për Sergio Aguero, në janar.
Argjentinasi mbetet caku kryesor i Chelseat, megjithatë sipas Mail on Sunday, klubi anglez ka një opsion tjetër në rast se nuk do të arrijë marrëveshje me Atletico. Përfaqësues të sulmuesit boshnjak Edin Dzeko, raportohet se kanë fluturuar ditë më parë në Londër për bisedime me blutë, që mund të rezultojnë me transferimin e tij në Stamford Bridge në muajin e ardhshëm. Për Dzeko së fundi u raportua se ishte i interesuar edhe trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger.
Rajon Rondo Boston Celtics ka tejkaluar tashmë fillimin jo aq mbresëlënës të sezonit, duke shënuar edhe fitoren e 10-të radhazi, pasi mposhti ekipin e Chicago Bulls me rezultat të thellë prej 106-80.
Shtatë lojtarë të Boston përfunduan me pikë dyshifrore dhe lideri i Konferencës Lindore tregoi një mbrojtje të fuqishme në këtë ndeshje për të çuar në 11-1 rekordin e ndeshjeve në udhëtim. Rajon Rondo shënoi 16 pikë dhe 14 asistime, ndërsa Kevin Garnett kontribuoi me 12 pikë dhe 10 kërcime. Rezervat Rasheed Wallace dhe Eddie House që të dy shënuan nga 15 pikë. Derrick Rose shënoi 19 pikë ndërsa Luol Deng 17 për Bulls, që pësuan humbjen e tetë në 10 ndeshje.
Në prag të takimit të sotëm në Anfield, menaxheri i Liverpoolit, Rafa Benitez, thotë se ai synon të përsërisë suksesin e Arsenalit sa i takon krijimit të lojtarëve të rinj.
“Të nxjerrim lojtarë tanë është një gjë të cilën mund ta bëjmë për të kursyer ca para dhe për të kthyer pasionin. Synimi ynë është të bëjmë diçka të ngjashme me atë që ka bërë Arsenali”, ka thënë Benitez. “Akademia jonë është e klasit më të lartë tash dhe mund të jetë edhe më e mirë, por lojtarët e rinj nuk janë më ndryshe në jetë: sa më shumë para që investoni, më shumë kualitet do të prodhoni”. “Arsenali ka harxhuar shumë para në lojtarët e rinj, duke u siguruar që kualitet të jetë aty në radhë të parë dhe kjo është një avantazh i madh”, ka shtuar spanjolli.
Milani është i gatshëm të ofrojë 5 milionë funte për mbrojtësin e Arsenalit, Armand Traore, bëjnë të ditur mediat angleze.
Sunday Mirror shkruan se mbrojtësi i majtë francez, i cili është i treti në radhë te Arsenali, pas Gael Clichy dhe Kieran Gibbs, ka bërë vetëm tre paraqitje këtë sezon. Përfaqësuesi i kombëtares U21 të Francës kaloi sezonin e kaluar i huazuar te Portsmouth. Megjithatë Milani, që mbetet katër pikë prapa rivalit të hidhur Interit në maje të tabelës së Serie A, shpreson ta përforcojë ekipin duke transferuar francezin që në muajin e ardhshëm në afatin kalimtar dimëror.
Përballja Johnson-Klitschko Vitali Klitschko mbetet kampion bote në boks për peshat e rënda.
Kampioni 38 vjeçar fitoi me pikë në Bernë të Zvicrës ndaj amerikanit Kevin Johnson dhe me këtë ruajti rripin e titullit kampion për versionin WBC. Për Klitschko-n kjo ishte mbrojtja e titullit për herë të tretë pas kthimit të tij në tetor të 2008-s.
Real Madridi shënoi fitore të rëndësishme kundër Valencias, mirëpo vijnë lajme të këqija sa i takon lëndimit të Pepes.
Mbrojtësi i Realit lëndoi gjurin dhe u largua nga ndeshja, ndërsa ekzaminimet mjekësore kanë treguar dëmtimin e ligamentit, që mund ta mbajë jashtë fushe për tre muaj. Nëse është lënduar edhe menisku, atëherë sezoni mund të ketë marrë fund për të dhe portugezi mund të mos paraqitet as në Kampionatin Botëror.
Barcelona ka vazhduar me fitore në La Liga duke e mposhtur rivalin lokal Espanyol me rezultat 1-0, ndërsa lojtarët janë shprehur mjaft të kënaqur për këtë fitore.
“Kjo na mundëson të qëndrojmë në krye të tabelës”, ka thënë Pedro për Sport pas ndeshjes. Ndërkohë protagonisti i penalltisë, Xavi, ka thënë se kundërshtarët u mbrojtën mjaft mirë, mirëpo nuk bënë asgjë në sulm. “Ishte një ndeshje e vështirë, të cilën, fatmirësisht, e fituam”, është shprehur Xavi.
Legjenda braziliane Roberto Carlos ka deklaruar se i ka ardhur fundi qëndrimit të tij te Fenerbahce dhe ai tashmë po përgatitet për t’u kthyer në Brazil.
Së fundmi është spekuluar shumë për mbrojtësin e Fenerbahces, ndërsa pas ndeshjes kundër Ankaragucu, ai e bërë të qartë se karriera e tij te Fenerbahce ka marrë fund. “Feneri për mua ka marrë fund. Do të kthehem në Brazil pas ndeshjes kundër Sheriff në Europa League”. “Do të ribashkohem me mikun tim të dashur Ronaldo te Corinthians”, ka thënë Carlos.
Real Madridi shënoi një fitore mbresëlënëse në Mestalla kundër Valencias, ndërsa trajneri Manuel Pellegrini është shprehur shumë i kënaqur me paraqitjen e të zgjedhurve të tij.
“Nuk do të kishte qenë e drejtë po të mos fitonim”.

“Patëm tri ose katër raste në pjesën e parë, dhe ishim shumë solidë në pjesën e dytë”.

“Nuk e di nëse ishte paraqitja jonë më e mirë e sezonit, por ishte një ndeshje shumë e mirë, përballë një kundërshtari të vështirë, në një stadium të vështirë”, është cituar Pellegrini nga Marca.
Benzema dhe Higuain i gëzohen golit. SportiSot Real Madrid ka mposhtur Valencian në Mestalla në derbin e kësaj jave në Europë, në një takim spektakolar që përfundoi me rezultat 3-2 në të mirë të galaktikëve.
Real Madrid hyri në këtë takim pa Kakan dhe Ronaldon.
Pjesa e parë ishet relativisht labile me një lojë të nivelizuar nga të dyja palët. Rastet nuk munguan.
Valencia filloi ta rrezikonte Realin në fillim me goditje nga distanca duke parë që Casillas nuk ishte kërkah.
Reali në fund të pjesës së parë pati rastin më të mirë kur Sergio Ramos me kokë qëllon shtyllën dhe Higuain dështon të shënojë nga afërsia.
Në pjesën e dytë loja ndryshon tmerrësisht. Ajo çfarë na rezervuan skuadrat ishte një triller i vërtetë.
Me të filluar pjesa e dytë Reali ndez turbinat. Marcelo kryente punën në mesfushë me disa pasime maestrale.
Benzema pas një depërtimi brenda zonës, harkoi bukur me për Higuainin që shënon lehtë me kokë për epërsinië fillestare 1-0, Mestalla hesht.
Pesë minuta më vonë vjen një super harkim nga Mata duke e kaluar Iker Casillasin që nuk e zë këtë top, të cilin e godet më pas David Villa duke e dërguar në rrjetë për 1-1.
Në minutën e 65 Higuain shënon përsëri. Marceloa kalon dy lojtarë vendas dhe më pas pason bukur për Higuainin që e dërgon topin në rrjetë. Mestalla, përsëri hesht.
Joaquin me të inkuadruar në lojë në minutën e 80 pranon një top të cilin e godet drejt e në Casillasin i cili e devijoi topin në portë. Xabi Alonso merr përgjegjësinë në minutën e 84 për të ekzekutuar një goditje të lirë. Lanson një harkim të cilin me kokë me vështirësi por lehtë e fundos në rrjetë Ezequiel Garay. Mestalla, në heshtjen e vdekjes.
Deri në fund të takimit nuk ndodhi asgjë. Reali kështu arriti një fitore të madhe duke mbajtur hapin me Barcelonën në pozitën e parë.