Ish-lojtari i Manchester United dhe Barcelonës, Henrik Larson, do të jetë trajneri i ri i klubit Landskrona, që luan në ligën e dytë suedeze.Larson ka nënshkruar marrëveshje njëvjeçare me Landskrona, ekipi i cili përfundoi në pozitën e tetë të ligës së dytë suedezi.Sulmuesi kishte luajtur për rivalin regjional të Landscrona, Helsingborg, deri në muajin nëntor, kur edhe hoqi dorë nga loja aktive, por vetëm për të ndërruar pozitën.Larson ishte fitues i Këpucës së Artë në Evropë në sezonin 2000-2001 kur shënoi plot 35 gola për Celticun në kampionatin skocez. Suedezi mbajti edhe fanellën e Barcelonës, ndërsa pati edhe një aventurë të shkurtër me Manchester United.
Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta, ka folur për rëndësinë që ka Kupa Botërore e Klubeve për ekipin e tij.Barcelona kurrë nuk e ka fituar këtë trofe dhe Iniesta thotë se pikërisht kjo është arsye që ata janë më të motivuar dhe forcon dëshirën e tyre për t’u rikthyer si kampionë të botës.“Ky është titulli më i rëndësishëm për të gjithë ne pasi kurrë nuk e kemi fituar atë. Jemi të ngazëllyer që jemi pjesë e këtij turneu. Kemi luajtur në të para tre vitesh, por nuk arritëm”.“Vërtet dëshirojmë ta fitojmë Kupën Botërore të Klubeve dhe të shënohemi në histori. Shumë ekipe atje as nuk janë të njohura për ne, por duhet t’i respektojmë pasi ata janë kampionë në regjionet e tyre”, ka thënë Iniesta.
Sipas mediave spanjolle, Reali i Madridit, interesohet për mbrojtësin e Chelseat, Ricardo Carvalho.Reali i Madridit është në kërkim të një mbrojtësi të qendrës, pasi Pepe u lëndua seriozisht për të cilën arsye do të qëndrojë jashtë fushe deri në fund të sezonit.Mediat spanjolle menjëherë kanë dalë me ‘propozime’ se kush mund të jetë zëvendësues i mbrojtësit portugez, dhe kanë përmendur një lojtar tjetër të këtij vendi, pikërisht mbrojtësin e Chelseat, Ricardo Carvalho.31-vjeçari tashmë një kohë të gjatë është në listën e dëshirave të Real Madridit, të cilët ishin të interesuar për të që në kohën kur ai ishte lojtar i Portos.Mbetet të shihet nëse Reali vërtet ka interesim për portugezin dhe nëse Chelsea do të heqë dorë nëse pranon një ofertë nga klubi spanjoll.
Mesfushori i Juventusit, Felipe Melo, është zgjedhur futbollisti më i keq në Serie A, sipas një ankete vjetore të radios italiane RAI.Ish-futbollisti i Fiorentinës, i cili në Juventus erdhi si një përforcim i madh i mesfushës, nuk ka arritur të gjendet mirë në mjedisin e ri dhe ka marrë ‘shpërblimin’ e futbollistit më të keq në Serie A, “Bidone d’Or”.Paraqitjet e dobëta i kanë dhënë atij titullin e futbollistit më të keq, duke marrë 22.87% të votave. Pas tij ka qenë Ricardo Quaresma, ndërsa në pozitën e tretë është gjendur një lojtar tjetër i Juventusit, Thiago. Më pas janë renditur Dida, Mancini, Huntelaar dhe Ronaldinho.Melo është braziliani i tretë i cili shpallet futbollisti më i keq në kampionatin italian, pasi këtë titull më herët e kanë mbajtur edhe Rivaldo (2003) dhe Adriano (2006 dhe 2007).
Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, është i bindur se ekipi do të arrijë t’i bëjë ballë mungesës së Didier Drogba, i cili muajin e ardhshëm do të jetë në Kupën Afrikane të Kombeve.Didier Drogba, i cili është në një formë të shkëlqyeshme këtë sezon dhe një prej më meritorëve për rezultatet e mira të Chelseat, do të udhëtojë me kombëtaren e Bregut të Fildishtë në muajin e ardhshëm. Por Ancelotti mendon se Chelsea mund të fitojë edhe pa të.“Besoj se Didier Drogba është shumë i rëndësishëm për ne për momentin, por besoj se ne mund të fitojmë pa të në muajin janar. Për herë të fundit do të them, nuk do të blejmë asnjë në janar, 100%”, ka thënë Ancelotti.Përveç Drogbas, në Kupën Afrikane do të udhëtojnë edhe Salomon Kalou, Michael Essien dhe John Obi Michel.
Trajneri kombëtares ruse, Guus Hiddink, sipas mediave italiane raportohet se është në negociata me Juventusin.Holandezi raportohet se dje në mëngjes kishte arritur në aeroportin e Torinos për t’u takuar me drejtuesit e klubit italian.Ai ka biseduar dje për një zëvendësim të menjëhershëm të trajnerit aktual Ciro Ferrara. Ky ndryshim i pritur në stolin e Juventusit, vjen si pasojë e rezultateve negative të biankonerëve, së pari pas eliminimit nga Liga e Kampionëve nga Beyern Munichu dhe së fundi humbja tjetër nga Bari.
Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, iu ka thënë fansave të presin një sulmues të ri në muajin janar.Pas humbjes befasuese të djeshme nga Palermo, Galliani ka zbuluar se ata do të angazhohen për të sjellë një sulmues të ri në ekip.“Ne jemi duke shikuar një sulmues, pa dyshim. Ne e duam Dzekon, por ai nuk i ka karakteristikat të cilat ne i kërkojmë”, ka thënë Galliani.Sulmuesi i Wolfsburg, Edin Dzeko, muajin e kaluar edhe vetë shfaqi ambicien e tij për t’iu bashkuar rosonerëve.
Menaxheri i Liverpoolit, Rafael Benitez, ka përmendur penaltinë e mosakurduar për ekipin e tij si një prej arsyeje për humbjen e djeshme prej 2-1 ndaj Arsenalit në Anfield.Spanjolli beson se incidenti kur kapiteni Steven Gerrard u ndalua nga mbrojtësi i Arsenalit, William Gallas, në pjesën e parë të ndeshjes, duhej të ishte penalti. “Do të ishte shumë më ndryshe nëse do të na jepej ajo penalti (kur Gallas faulloi Gerrard. Nuk është me rëndësi nëse topi është larguar nga lojtari, ajo ende është penalti nëse ju e faulloni dhe e rrëzoni. Këto vendime mund të bëjnë një diferencë të madhe”, ka thënë Benitez.“Ne paguam për faktin që nuk e shfrytëzuam dominimin në pjesën e parë të ndeshjes. Është vështirë të shpjegohet, pasi ishim më të mirë se ata”, ka shtuar spanjolli.
Menaxheri Gjeneral i Real Madridit, Jorge Valdano, konfirmoi se ata do të kërkojnë të nënshkruajnë me një mbrojtës të ri në muajin janar.Me Pepe i cili do të qëndrojë jashtë fushe për gjatë gjithë sezonit për shkak të lëndimit të pësuar në ndeshjen ndaj Valencias, Valdano tha se ata do të dalin në treg për blerje të reja në afatin e ardhshëm kalimtar.“Ne nuk mund të përjashtojmë blerjet, por asgjë ende nuk është e sigurt, pasi afati kalimtar dimëror është shumë i vështirë. Pepe është një lojtar i pazëvendësueshëm. Në treg asnjë nuk është si ai. Duke filluar nga nesër, ne do të mendojmë nëse do të jetë më mirë të vazhdojmë kështu ose të sjellim dikë të ri”, ka thënë Valdano.Por mediat spanjolle thonë se trajneri Manuel Pellegrini i ka thënë Valdanos se ai nuk ka nevojë për zëvendësim për Pepe dhe se fokusi duhet të mbetet në gjetjen e një mbrojtësi të ri të majtë.Pellegrini është i bindur se lojtarët si Raul Albiol, Christophe Metzelder dhe Ezequiel Garay mund të jenë në dispozicion për të mbuluar Pepen.
Italiani Jarno Trulli dhe finlandezi Heikki Kovalainen do të garojnë për Lotus në sezonin e vitit 2010 në Formula 1, ka zbuluar ekipi me seli në Malejzi.Ish-ngasësi i Toyota dhe Renault, Trulli, vazhdimisht është lidhur me një transferim te skuteria e re e Formula 1, derisa Kovalainen është detyruar të bëjë lëvizje pasi është zëvendësuar në McLaren nga kampioni në fuqi, Jenson Button.“Trulli do të na sjellë një përvojë të madhe për të zhvilluar ekipin dhe Heikki është një ngasës i ri, por ka një përvojë fenomenale, andaj mendoj se kemi dy ngasës fantastik në ekip”, ka thënë drejtori i skuterisë së re të Formula 1, Tony Fernandes.
LeBron James ka shënuar pikët më të larta të sezonit, 44, për të ndihmuar Cleveland Cavaliers të shënojnë fitore me rezultat 102-89 ndaj Oklahoma City Thunder.Një mori aksionesh që rezultuan me 14-0 në çerekun e katërt, të përfunduara nga James dhe Mo Williams, përmbysën rezultatin për Cavaliers, të cilën ishin në disavantazh prej tetë pikësh në pjesën e parë (çerekun e dytë). Me fitoren e sotme Cavaliers vazhdojnë kryesimin në tabelën e Divizionit të Qendrës me 17 fitore dhe 7 humbje. Te Oklahoma City, të cilët kanë 12 fitore dhe 10 humbje, Kevin Durant ishte shënuesi më i mirë me 29 pikë.
Portieri i bluve, Petr Cech ka kritikuar fansat e Chelesat për shkak të fishkëllimave të drejtuara në lojtarët pas barazimit 3-3 ndaj Evertonit.Çeku ka qenë i tmerruar me fansat vendas të cilët i fishkëllyen lojtarët pas fundit të ndeshjes në Stamford Bridge. “Isha shumë i befasuar të dëgjoj fishkëllimat nga turma, pasi ky ishte barazimi jonë i parë në Ligën Premier në shtëpi gjatë gjithë sezonit. Shikoni ndeshjet që kemi luajtur këtu, në ligë, Ligën e Kampionëve dhe Kupën Carling dhe shihni sa herë kemi dalë pa pësuar gol dhe sa gola kemi shënuar. Andaj vërtet isha i befasuar të dëgjoj reagimin e fansave. I befasuar pasi nuk e kuptoja këtë”, ka thënë Cech.
Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, thotë se nuk ka ‘asgjë për panik’ pas barazimit 3-3 në vikendin e kaluar në Stamford Bridge ndaj Evertonit.Blutë vazhduan të pranojnë gola nga ndërprerjet e ndeshjeve, një problem të cilin ata e kanë pasur që nga fillimi i sezonit, por Ancelotti vazhdon të jetë i qetë. “Menduam se problemi nga ndërprerjet e ndeshjeve u zgjidh pas Aston Villas. Por tash duhet t’i rikthehemi punës sërish. Ndonjëherë kur fitoni vetëbesim, humbni një pjesë të vëmendjes dhe kundërshtarët e shfrytëzojnë këtë avantazh”. “Në stërvitje ne gjithmonë kalojmë shumë kohë në mbrojtje nga situatat e tilla të ndërprerjeve. Ne nuk kemi nevojë të harxhojmë më shumë kohë në këtë, vetëm duhet të jemi më të përqendruar. Duhet të kemi një kontroll më të mirë”, ka thënë Ancelotti.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se ekipi i tij kishte frikë nga humbjet në ndeshjet e mëdha në takimin e djeshëm ndaj Liverpoolit në Anfield.Topçinjtë luajtën me ‘frena’ gjatë pjesës së parë të ndeshjes sipas Wenger, por kjo ndryshoi në pjesën e dytë. Një autogol i Glen Johnson dhe gol tjetër i Andrey Arshavin ndihmuan Arsenalin të përmbysë rezultatin e pjesës së parë, kur kishte shënuar Dirk Kuyt. “Liverpooli luajti shumë mirë dhe ne luajtëm të frenuar nga frika. Frika nga mos fitimi në ndeshjet e mëdha, pasi humbëm nga Chelsea dhe Manchester United. Sollëm frikë në lojë. Kur nuk patëm çfarë të humbasim në pjesën e dytë luajtëm pa frikë dhe e kontrolluam ndeshjen”, ka thënë Wenger. “Ishim me fat në golin tonë të parë, por frika ishte në radhët e Liverpoolit në pjesën e dytë dhe ne shënuam një gol të jashtëzakonshëm. Nga ky moment rritmi i Liverpoolit ra dhe ne nuk u kërcënuam në minutat e fundit”, ka shtuar francezi.
Përzgjedhësi i kombëtares angleze, Fabio Capello, është emëruar Trajneri i Vitit në ndarjen e çmimeve BBC Sports.Capello u emërua trajneri i vitit pasi dërgoi kombëtaren e Anglisë për në Kupën Botërore me një rezultat po thuajse të përkryer. “Jam krenar që e fitoj këtë çmim, por dua këtë ta ndaj me gjithë stafin tim dhe lojtarët, të cilët do të jenë me e mua vitin e ardhshëm në Afrika e Jugut”, ka thënë Capello.
Kryeministri Italian dhe presidenti i Milanit Silvio Berlusconi është sulmuar me një objekt në fytyrë dhe është goditur aq fortë sa ra në tokë pas një ceremonie në Milano. Këto foto e shohin Berlusconin me buzën e shqyer dhe të gjakosur në fytyrë. Një person është arrestuar.
Berlusconi i tronditur, menzi qëndroi në këmbë dhe u ndihmua nga njerëzit përeth për tu transportuar në spital.
Raporte të ndryshme thonë se ai ose është goditur drejt për drejt ose është goditur me anë të një objekti.
Siç mëson SportiSot, Berlusconi pasi mbaroi prezantimin e antarsimit në People of Liberty ( njerëz të lirisë ), ceremoni që është mbajtur në Piazza del Duomo në Milano pas ndeshjes Milan-Palermo, ishte goditur nga një objekt që ja shqeu buzën. Më pas Berlusconi është dërguar në spitalin San Raffaele.
Sipas Corriere della Sera, një grup i vogël protestuesish ishin duke mbajtur sllogane dhe fishkëlluan gjatë kësaj ceremonie.
Gjatë fjalimit që e mbajti ai tha :
“ Ata më vizatuan si përbindësh, por nuk mendoj se jam i tillë – së pari sepse jam i pashëm dhe së dyti sepse jam një kursimtar i madh.”
Sulmi erdhi pas këtij fjalimi ofendues ndaj kësaj turme protestuesish.
Shikoni videon:
















