Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka lëvduar aftësitë e Andrey Arshavin, duke thënë se ai mund të luajë në çdo pozitë.
Në dy ndeshjet e fundit, Arshavin është inkuadruar si sulmues i vetëm dhe ka shënuar në të dyja ndeshjet, ndërsa Wenger mendon se lojtari i tij ka aftësi të gjithanshme. “Për mua, Andrey Arshavin është një lojtar i veçantë. Ai mund të luajë në cilëndo pozitë ofensive për sa kohë të duash”, ka thënë Wenger për faqen zyrtare të klubit.
Giorgio Chiellini thotë se Juventusi nuk mund të konsiderohet si skuadër e madhe, duke konsideruar mungesën e qëndrueshmërisë si fajtorin kryesor.
“Duke krahasuar me fillimin e sezonit, duket se diçka na ka çuar poshtë”. “Na mungon shumëçka dhe na janë ndërruar shumë lojtarë. Për shembull, Nedved nuk është më këtu- dikush që është pjesë e historisë së Juventusit”. “Këto ndryshime nuk kalohen lehtë. Mbi të gjitha, kemi pasur shumë ngritje dhe rënie dhe nuk mund të quhemi skuadër e madhe. Nuk kemi pasur vazhdimësi dhe nuk mund ta kuptoj pse”, ka thënë mbrojtësi italian për Il Corriere dello Sport.
Leandro Benitez shënoi të dy golat për Estudiantes. Estudiantes është kualifikuar në finale të Kupës së Botës për Klube, pasi në gjysmëfinale ka mposhtur ekipin jugokorean, Pohang Steelers.
Argjentinasit krijuan epërsi të dyfishtë, në fund të pjesës së parë (45’) dhe në fillim të pjesës së dytë (53’), ndërsa realizues i të dy golave ishte Leandro Benitez. Në minutën e 71-të, Pohang ngushtoi epërsinë me golin e Denilson, mirëpo nuk mundi të bëjë asgjë më shumë duke qenë se tre lojtarë u përjashtuan me kartonë të kuq. Në finale Estudiantes do të ndeshet me fituesin nga përballja Barcelona – Atlante.
Franck Ribery së shpejti do të rikthehet në fushë dhe mund të jetë në kombinim edhe për ndeshjen e ardhshme të Bayern Munichut.
“Pas dy muaj e gjysmë pauze, Franck Ribery do të rikthehet në ekipin e Bayern Munichut. Ai është më i mirë se kurdoherë më parë, pasi mund të stërvitet pa dhimbje” ka thënë trajneri i klubit gjerman, Louis van Gaal.“Sido që të jetë, nuk do të rrezikojmë, dhe me siguri se ai do të luajë vetëm disa minuta. Bayern Munich tashmë nuk varet nga ajo nëse Ribery do të luajë. Pa të mundën të fitojmë me 5-1 kundër Bochum”, ka përfunduar holandezi.
FranceFootball ka shpallur Yoann Gourcuff si Futbollistn më të Mirë Francez për vitin e kaluar, ndërsa Laurent Blanc ka marrë shpërblimin e trajnerit më të mirë.
Pas një sezoni të shkëlqyeshëm për Bordeaux gjatë të cilit ky ekip fitoi kampionatin francez dhe pas paraqitjeve të shkëlqyeshme në sezonin e ri ku Joan Gourcuff ishte lider, kanë ardhur edhe shpërblimet për këtë klub.Revista FranceFootball, e cila ndan shpërblimin e famshëm Topi i Artë, sot ka bërë të ditur se Joan Gourcuff është zgjedhur Futbollisti më i Mirë Francez për vitin 2009. Gourcuff ka lënë prapa vetes yjet si Nicolas Anelka, Thierry Henry dhe Frank Ribery. FranceFootball ka shpërblyer edhe trajnerin e Bordeaux, Laurent Blanc, i cili fitoi çmimin Trajneri më i Mirë Francez për vitin 2009. Blanc ka mbledhur 112 pikë nga votat e gazetarëve, duke lënë prapa vetes trajnerin e Arsenalit, Arsene Wenger.
Sulmuesi i Fiorentinës, Alberto Gilardinho, dëshiron të dënojë fitore ndaj Milanit për të vulosur një vit të suksesshëm.
Të shtunën në Firencë, Alberto Gilardinho do të përballet me ish-klubin e tij. Pas humbjes në udhëtim ndaj Chievos vikendin e kaluar, Gilardinho thotë se ata e dinë se ku kanë gabuar dhe pret që të përmirësohen për ndeshjen e radhës dhe të kenë një fund të mirë të vitit 2009.“E dimë se gabuam me Chievon dhe e dimë se çfarë duhet të bëjmë për t’i përmirësuar gabimet. Po ashtu e dimë se në Verona shkuam me disa lojtarë të lënduar dhe disa nuk ishin në formën më të mirë fizike. Tash duhet të përgatitemi mirë dhe me fitore ndaj Milanit ta përfundojmë vitin në stil”, ka thënë Gilardinho.
Pavarësisht se Juventusi është në krizë dhe forma e tij po vihet në pyetje, Diego thotë se ata ende mund ta fitojnë Skudeton këtë sezon.
“Të mposhtet Interi në garën për Skudeton nuk është një mision i pamundur. Nëse i krahasojnë ekipet tona atëherë nuk ka shumë dallime sa i takon kualitetit, vërtet”.“Ciro Ferrara është një trajner i ri, por ai e njeh Serie A shumë mirë dhe është një menaxher i shkëlqyeshëm. Besoj se ky ekip ka çdo mundësi për të synuar Skudeton”, ka thënë braziliani.
Rafael Benitez ka një kërkesë më të veçantë për lojtarët e Liverpoolit, duke kërkuar nga ta të tregojnë më shumë karakter, derisa ekipi po kalon në krizën më të keqe në vitet e fundit.
Benitez ishte i tronditur nga humbja ndaj Arsenalit dhe e gjeti veten edhe më shumë nën presion.“Ne tash duhet të tregojmë vetëbesim, duhet të tregojmë karakter. Ata luajnë për Liverpoolin. Ne duhet të përmirësohemi, duhet të tregojmë karakter kur kemi probleme dhe duhet ta ruajmë vetëbesimin tonë”.“E vetmja gjë për të ndryshuar gjërat është të vazhdojmë të punojmë shumë dhe në këtë situatë, kur bëni gabime, duhet të jeni më të fuqishëm dhe të përpiqeni t’i bëni gjërat si duhet në të ardhmen”, ka thënë Benitez.
Lëndimi i Berlusconit Kapiteni i Romës, Francesco Totti, ka dalë në mbrojtje të presidentit të Milanit dhe kryeministrit italian Silvio Berlusconi.
Berlusconi është duke u rikuperuar në një spital pasi u godit në fytyrë nga një statujë e hedhur në të gjatë një tubimi politik në Milano. Ai pësoi një çarje në hundë, dy dhëmbë të thyer dhe lëndim në buzë.“E shoh thelbësore në pozitën time si sportist të them zëshëm dhe qartas: jo të gjitha llojeve të dhunës. Ajo çfarë ndodhi ishte diçka e trishtuar dhe shqetësuese”.“Shprehni opinionet tuaja, ose edhe mos u pajtoni. Por me akte brutale? Kjo kurrë, kurrë, kurrë nuk është e arsyetuar. Për momentin ndjej afërsi me familjen Berlusconi, veçanërisht me mikun tim Pier Silvio, dhe i dëshiron kryeministrit tonë një dëshirë shumë të ngrohtë për rikuperim të shpejtë”, ka thënë Totti.
Orlando Magic kanë shkëlqyer në fund të ndeshjes për të mposhtur Indiana Pacers me rezultat 106-98.
Vince Carter shënoi pikët më të larta në ndeshje, 28, derisa Dwight Howard shpërtheu me 21 pikë dhe 23 kërcime për Magic që përmbysën rezultatin duke shënuar 12-2 në minutat e fundit të ndeshjes, që ia sollën edhe fitoren këtij ekipi.Mike Dunleavy shënoi 26 pikë për Pacers, të cilët këtë sezon kanë tetë fitore dhe 14 humbje. Orlando Magic çon në 18 numrin e fitoreve këtë sezon, përkundër 6 humbjeve.
Mbrojtësi i Interit, Douglas Maicon, e vlerëson bashkëlojtarin e tij te ekipi italian Mario Balotelli më shumë se bashkëkombësin e tij Alexandre Pato.
“Balotelli dhe Pato janë dy lojtarë të klasit botëror. Ata dolën nga askund dhe po bëjnë gjëra fantastike. Por nëse duhet të zgjedh njërin prej tyre, do të thosha SuperMario është favorit për mua”.“Por, jam i sigurt se edhe Pato po ashtu bën gjëra të shkëlqyeshme. Ne do të luajmë në Kupën Botërore së bashku dhe mezi pres për këtë”, ka thënë Maicon.
Sulmuesi francez Karim Benzema ndjen se ai tashmë është përshtatur si lojtar i Real Madridit, pas paraqitjes së tij në fitoren ndaj Valencias.
Benzema tregoi një paraqitje të shkëlqyeshme në këtë ndeshje dhe thotë se tash e ndjen veten si pjesë të rëndësishme të ekipit.“Gjatë të shtunës jam ndjerë shumë i fuqishëm. Ndjej se kam gjetur vendin tim dhe se pak nga pak po fitoj respekt si futbollist. E di se kam nevojë për një sërë ndeshjes, për të luajtur sa më shumë minuta për të arritur nivelin tim të lojës”.“Më vjen keq që pauza e Krishtlindjeve është aq afër, pasi bëj një progres të mirë dhe nuk dua të ndaloj. Qarku im i miqve tashmë është më i madh”, ka thënë Benzema.
Anësori i Arsenalit, Theo Walcott, thotë se ekipi i tij mund ta fitojë kampionatin anglez edhe pa sulmuesin kryesor Robin van Persie.
Anglezi thotë se fitorja ndaj Liverpoolit është dëshmi se ata janë mjaft të mirë për të fituar titullin e Ligës Premier.“Ne deshëm t’u japim diçka fansave pasi ata ishin fantastik për ne. Ne besojmë se mund të kalojmë sfidat edhe pa Robin. Ai është një lojtar shumë i madh për ne, ai ka shënuar shumë gola të rëndësishëm dhe gjatësia e tij i frikëson mbrojtësit”. “Ishte e shkëlqyeshme të fitojmë tre pikë dhe gradualisht t’i afrohemi Chelseat dhe Manchester United. Kemi një ndeshje më pak, por tash duhet të përqendrohemi për takimin e të mërkurës kundër Burnleyt dhe të synojmë tre pikë”, ka thënë Walcott.
Legjenda e Manchester United, Ryan Giggs, i cili të dielën u emërua Personaliteti Sportiv i Vitit nga BBC, thotë se ai është i etur për sukses, siç ka qenë gjithmonë.
“Jam më i etur për të luajtur se kurrë më parë. Kam qëndruar atje gjatë ceremonisë dhe në ato momente kam menduar për ndeshjen e një nate më parë (humbja kundër Aston Villa). Ende dhemb që u mposhtëm”.“Nëse humbjet ende shkaktojnë dhimbje atëherë kjo tregon se ende keni dëshirë të vazhdoni dhe sigurisht kjo është rast për momentin. Mbase luaj formën më të mirë që kam luajtur ndonjëherë dhe po e shijoj më shumë se më herët”, ka thënë Giggs.
Ekipi i Valencias ka pohuar se sulmuesi i Rubin Kazan, Alejandro Dominguez është përforcimi i ri i klubit.
Mediat në Spanjë që në javën e kaluar zbuluan se ekipi spanjoll do të përforcohet me sulmuesin argjentinas, i cili së shpejti do të jetë lojtar i lirë. Dhe kështu ndodhi, pasi sulmuesi mbrëmë arriti në Valencia për të kaluar me sukses testet mjekësore dhe sot ka nënshkruar marrëveshje me klubin e La Liga.Klubi spanjoll nuk ka dashur të zbulojë detaje të marrëveshjes, por sipas mediave sulmuesi do të marrë një pagë vjetore prej 1.5 milionë eurosh.Dominguez do të zbulohet si lojtar i Valencias nesër, ndërsa do të mund të luajë në pjesën e dytë të sezonit.
Ekipi i Milanit ka pohuar se mesfushori Gennaro Gattuso ka nënshkruar marrëveshje të re me ekipin italian.
Mediat në Itali spekulonin se Gattuso nuk është i kënaqur me gjendjen e tij në Milan dhe me minutat e pakta që fiton në urdhrat e trajnerit të ri Leonardo, andaj edhe paralajmëronin se lojtari do të largohet nga San Siro që në janar.Por sot pasdite lojtari ka treguar besimin e tij ndaj Milanit, duke nënshkruar marrëveshjen e re, sipas të cilës do të qëndrojë në klub deri në vitin 2012.“Ekipi i Milanit bën të ditur se lojtari Gennaro Gattuso ka nënshkruar marrëveshje të re të vlefshme deri më 30 qershor 2012”, thuhet në deklaratën zyrtare të Milanit.