Nëntë herë kampioni Champions League, Real Madrid, do të përballet me ekipin francez Lion në raundin e ardhshëm që është faza KnockOut [ 1/16 ].
Edhe pse Reali ishte në një grup të vështirë,Pellegrini gjeti zgjidhjen për tu kualifikuar më tej.
“Më e rëndësishme se emri i rivalëve është forma që do të shfaqin ata gjatë lojës”,deklaroi trajneri për AS gjatë një interiviste për shtyp në Madrid.
“Do të jetë një lojë e nivelit të lartë dhe ne mund të kalojmë në fazën tjetër”,shtoi ai.
Real Madrid ka një record të zi ndaj Lionit në të kaluarën por Pellegrini nuk tregon shenja të brengosjes.
“Statistikat nuk më interesojnë mua.Është e rëndësishme që të kemi konsideratë ndaj tyre por kjo nuk është faktor i vendosjes”.
“Lioni do të jetë i vështirë si Interi ose sa Bayern Munich”.
Më në fund kiliani tha se ai ende nuk ka folur me Karim Benzeman dhe Mahamadou Diarra,dy ish-lojtarët e Lionit.
“Kemi ende kohë të flasim për këtë dhe do ta bëjmë më vonë.Tani duhet të fokusohemi në ndeshjen kundër Real Zaragozës dhe jo në Champions League apo në pushimin gjatë dimrit”.
Los Merengues nuk kanë shkuar më tej raundit 1/16 pothuajse për pesë sezone.
Mbrojtësi i Chelseat, Ashley Cole duket se e ka pritur mirë shortin e Champions League, ku ata do të kenë për kundërshtar Interin dhe ai do ta takojë ish-trajnerin e tij,Jose Mourinho.
Reprezentuesi anglez do të ndeshet me njërin ndër klubet më të mëdha në futbollin Italian dhe është në pritje të një konkurrence të fortë.
“Do të jetë briliante ta shohim Mourinhon përsëri.Ekipet italiane janë mjaft të forta,teknike dhe të diciplinuara prandaj mund të presim lojë të vështirë”,deklaroi Cole për Goal.com UK.
“Futbolli Italian nuk ka qenë më i miri në këto vite,por ne e respektojmëto vite,por ne e respektojmë Interin. Është një klub historik me stadium dhe traditë të shkëlqyeshme”.
Cole po ashtu pret që ish-trajneri i tyre ti përdorë informacionet e Bluve që të kalojë në avantazh, por ai pret edhe nga trajneri Carlo Ancelotti i cili e udhëhoqi Milanin deri në sezonin e kaluar ti përdorë disa pika kundër Interit.
“Jose Mourinho do të kërkojë ti përdorë gjërat që din mbi Chelsean dhe për lojtarët gjithashtu në mënyrë që të të na mpsht”,shpjegoi ai.
“Do të jetë interesante por trajneri duhet të na thotë shumë gjëra për Interin”.
“Shpresoj se do të kem shans për të luajtur në ndeshje. E di se sa vlerë ka kjo për tifozët tanë dhe tifozët e tyre gjithashtu”.
Siç raportohet nga Marca këtë të premte, mbrojtësi i Real Madridit Pepe, i cili vuajti një sezon të tërë me lëndime, dhe pas pësimit të një lëndimi ndaj Valencias atij i vijnë lajme të mira.
Sipas Marca, operimi i suksesshme në ligamentin krucial anterior është pasuar nga një takim mes agjentit të tij, Jorge Mendes, dhe drejtorit të klubit Jorge Valdano, me synim rinovimin e kontratës.
Sipsa kësaj marveshje të re, Pepe i cili deri para pak kohe ishte lojtari me pagë më të ulët te Reali, tani do të fitoj një pagë të trefishuar prej 5 milion eurosh në sezonë.
Pepe raportohet të jetë i ngujuar në Bernabeu deri në vitin 2015.
Liga e Kampionëve - Liga e Kampioneve Shorti i Ligës së Kampionëve i hedhur sot në në Nyon të Zvicrës ka nxjerrë disa takime mjaft interesante.
Jose Mourinho do të rikthehet në Stamford Bridge me Interin, ndërsa të njëjtën gjë do të bëjë edhe David Beckham me Milanin në Old Trafford.
Ndeshja më e rëndësishme në mes të 16 ekipeve që janë pjesë e 1/8-tës së finales së garës evropiane pritet të jetë ajo mes dy ish-kampionëve, Milanit dhe Manchester United.Atë që kërkoi David Beckham do të bëhet edhe realitet, mesfushori anglez do të rikthehet në Old Trafford në cilësinë e kundërshtarit, kësaj here me Milanin.Një ‘finale’ tjetër e hershme do të jetë edhe takimi në mes të dy ekipeve që aq shumë e dëshirojnë finalen e vërtetë të kësaj gare, Chelseat dhe Interit. Jose Mourinho do të rikthehet në Stamford Bridge po ashtu si kundërshtar, ku do të ketë përballë një ish-rival të tij, ish-trajnerin e Milanit, Carlo Ancelotti.Te ish-skuadra e tij do të rikthehet edhe Aliaksandr Hleb me Stuttgartin, që do të ketë përballë kampionin në fuqi të kësaj gare, Barcelonën. Real Madridi është caktuar të luajë me Lyonin, ku Karim Benzema po ashtu do të vizitojë ish-stadiumin e tij.Rivalët e ardhshëm në Ligën e Kampionëve - SportiSot

Në vazhdim lista e takimeve të fazës së parë eliminatore të garës evropiane:

VfB Stuttgart – Barcelona
Olympiakos – Bordeaux
Inter – Chelsea
Bayern Munich - Fiorentina
CSKA Moscow – Sevilla
Lyon - Real Madrid
Porto – Arsenal
Milan - Manchester United

Ndeshjet e rundit të parë do të zhvillohen më 16-17 shkurt dhe 23-24 të po këtij muaji, ndërsa ndeshjet e kthimit më 9-10 dhe 16-17 mars.

Xavi Hernandez Fitorja në Kupën Botërore të Klubeve do të përmbyllte një vit perfekt për Barcelonën, thotë mesfushori i këtij ekipi Xavi Hernandez.
Barcelona ka përballë ekipin argjentinas Estudiantes në finalen e nesërme që zhvillohet në Dubai dhe një fitore e mundshme do t’i sillte edhe trofeun e katërt këtë vit ekipit spanjoll.“Do të ishte një vit i përkryer. Kemi arritur gjithçka dhe gjithë çfarë na duhet tash është Kupa Botërore e Klubeve, ku ende nuk kemi fituar. Ky nuk është viti 2006. Në vitin 2006 ne po ashtu ishim të bindur se do të fitojmë. Tash e dimë se do të jetë vështirë”.“Kam një rol të cilin e dua tash, pasi nuk mund të kërkoj më shumë. Jam i vlerësuar, me një kontratë që zgjat deri në vitin 2014, në klubin e jetës time, në filozofinë e cila më pëlqen, me një trajner fantastik dhe me bashkëlojtarë të cilën i kam edhe në kombëtare. Për moment po e shijoj futbollin edhe jetën”, ka thënë Xavi.
Anësori i Bayern Munichut, Franck Ribery, thotë se ai nuk e ka të garantuar se do të transferohet te Reali i Madridit gjatë verës.
Reali është favorit për të siguruar shërbimet e francezit, i cili megjithatë mohon se ka nënshkruar para-kontratë me gjigantin spanjoll.“Jo, jo dhe jo. Nuk kam nënshkruar ndonjë para-kontratë me Real Madridin, nuk kam nënshkruar asgjë. Dua t’i di planet e Bayernit. Dua të di nëse duhet të qëndroj ose duhet të largohem”, ka thënë Ribery me këmbëngulje në një prononcim të fundit.
Portland Trail Blazers kanë shënuar një fitore dramatike në çastet e fundit të takimin duke mposhtur Phoenix Suns me 105-102.
Trail Blazers ishin në disavantazh në tre çerekët e parë të takimit, para se të mposhtin Suns bindshëm, 35-21, në çerekun e fundit për të regjistruar edhe fitoren e dytë radhazi.Jerryd Bayless shënoi 29 pikë, përfshirë edhe dy gjuajtje të lira kur kishin mbetur katër sekonda deri në fund të ndeshjes. Brandon Roy ndihmoi ekipin me 27 pikë.Në takimin tjetër, Miami Heat ka fituar ndeshjen ndaj Orlando Magic me rezultat 106-84 me Dwyane Wad që shënoi 25 pikë dhe shtatë asistime për Heat.
Mesfushori i Interit, Wesley Sneijder, ka kritikuar drejtuesit e ish-klubit të tij, Real Madrid, duke i quajtur ‘mafiozë’.
Sneijder vazhdon ta ruajë armiqësinë kundër presidentit të Real Madridit Florentino Perez dhe menaxherit gjeneral, Jorge Valdano.“Kurrë nuk do të rikthehem në Real Madrid. Ajo çfarë ndodhi ishte e ngjashme me një goditje mafioze. Mund ta bëja me lehtësi atë që tash bën Xabi Alonso dhe shumë njerëz besojnë në këtë”.“Kjo nuk do të thotë se e urrej Realin. Mbi të gjitha, vazhdoj të jem në kontakt me shumë ish-bashkëlojtarë, por në të njëjtën kohë jam i lumtur që jam në gjendje ta dëshmoj veten diku tjetër”, ka thënë Sneijder.
Sulmuesi argjentinas i Atletico Madrid, Sergio Aguero, thotë se ai është një fans i madh i futbollit anglez
Argjentinasi duket se është i gatshëm të transferohet te Chelsea në muajin e ardhshëm dhe e vlerëson kombëtaren e Anglisë në mesin e favoriteve për të fituar Kupën Botërore.“Mbrojtësit të cilët më pëlqejnë janë John Terry dhe Rio Ferdinand, pasi ata që të dy janë shumë të fuqishëm dhe janë artikull i përfunduar. Ata janë të mirë në ajër dhe janë të vështirë të mposhten në situatat një-në-një”.“Kam ndryshuar mendjen edhe për mesfushën. Më herët më pëlqente Cristiano Ronaldo, por tash, ndoshta Steven Gerrard dhe Frank Lampard janë dy prej më të mirëve. Javier Mascherano dhe Michael Essien janë dy mesfushorët më të mirë defansiv”, ka thënë Aguero.
Portieri i Fulhamit, Mark Schwarzer, thotë se asnjë klub nuk është i sigurt në stadiumin Craven Cottage.
Rivali i nesërm i Fulhamit, Manchester United, u mposht me rezultat 2-0 në këtë fushë, ashtu siç kanë rënë viktimë edhe Liverpooli dhe Arsenali. Schwarzer, ekipi i të cilit është plot vetëbesim pas fitores ndaj Basel në Europa League gjatë të mërkurës, thotë se ata mund ta mposhtin United edhe një herë.“Neve na pëlqen t’i zëmë në pritë ekipet e mëdha në Cottage. Është një fushë e stilit të vjetër ku turma është menjëherë mbi ju dhe jemi përpjekur të krijojmë një atmosferë e cila është më ndryshe se sa një pamje shoqërore”.“Ne kemi treguar se mund të mposhtim gjithkënd. Ata do të presin të fitojnë dhe të vazhdojnë garën për titull. Por ne kemi humbur një herë në 10 ndeshje dhe do të synojmë ta ruajmë këtë vazhdë”, ka thënë Schwarzer.
Mesfushori i Bayern Munichut, Bastian Schweinsteiger, raportohet se është caku i ri i liderit të Ligës Premier, Chelseat.
Sipas The Sun, blutë kanë hequr dorë nga përpjekja për të nënshkruar me Franck Ribery dhe janë fokusuar te një bashkëlojtar tjetër i francezit në Bayern Munich.Ribery ia ka bërë të qartë Chelseat se ai do të nënshkruajë për Real Madridin gjatë verës së ardhshme. Por caku tjetër i menaxherit të Chelseat, Carlo Ancelotti, vazhdon të qëndrojë te ekipi gjerman.Ai thuhet se tash është duke e përcjellë mesfushorin Schweinsteiger dhe e sheh majtakun si të aftë për të shënuar gola dhe mjaft të vlefshëm për ekipin e tij. Schweinsteiger mund të luajë në të dy krahët e mesfushës.
Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, shpreson se ekipi i tij mund të bëjë histori kur ata takohen me kampionin e Copa Libertadores, ekipin argjentinas Estudiantes, në finalen e Kupës Botërore të Klubeve në Abu Dhabi.
Messi shënoi golin e dytë të Barcelonës në fitoren 3-1 në gjysmëfinale ndaj ekipin meksikan Atlante, por është i vetëdijshëm se ekipi i tij do të ketë një përballje të vështirë ndaj bashkë-vendasve të tij gjatë takimit të së shtunës.“Na ka mbetur edhe një hap i vogël për t’u futur në histori, por nuk mund të kemi një vetëbesim të tepruar pasi Estudiantes është një ekip i madh. Ne po jetojmë në një moment të veçantë”.“Fitorja në këtë ndeshje do të na lejojë neve të mbyllim një vit të suksesshëm 2009 dhe të kompletojmë atë që kurrë nuk është menduar as në ëndrrat më të çmendura, por nuk duhet ta shpallim fitoren para se ta fitojmë trofeun”, ka thënë Messi për Sport.
Menaxheri i Lazios, Davide Ballardini, thotë se lojtarët e tij duhet të rigrupohen dhe përqendrohen vetëm në Serie A, pas humbjes në Europa League nga Levski Sofia.
Ballardini e ka quajtur si të tmerrshme kampanjën e tyre në Grupin G të garës evropiane, duke thënë se tash do të fokusohen në kampionatin vendor.“Tash, ne duhet të përqendrojmë vëmendjen në ligë dhe dua t’ia dalim mirë. Kundër Interit kemi një objektiv tjetër, por do të shkojmë në Milano për t’ia dalë mirë”.“Kemi nevojë të luajmë një ndeshje të shkëlqyeshme për të siguruar rezultat pozitiv edhe pse nuk jemi në kushtet më të mira për ta arritur këtë qëllim”, ka thënë ish-trajneri i Palermos.
Mesfushori i Los Angeles Galaxy, David Beckham, ka premtuar se ai do të rikthehet te ekipi amerikan menjëherë pasi të përfundojë Kupa Botërore, Afrika e Jugut 2010.
Beckham nga janari do të jetë pjesë e Milanit ku do të luajë në gjysmën dytë të sezonit, në përpjekje për të treguar lojëra të mira dhe për të siguruar vend në kombëtaren angleze për kampionatin botëror të radhës.“Gjithmonë kam thënë se do të rikthehem sërish. Do të rikthehem pas Kupës Botërore, nëse me shpresa do të jem në përbërjen e Anglisë. Do të rikthehem këtu në mes të muajit korrik”, ka thënë Beckham.