Real Madridi ka shkatëruar Real Zaragozën në Santiago Bernabeu me rezultat 6-0 duke u afruar kështu në dy pikë me liderin Barcelonën. Përderisa Barcelona po fiton tituj, Real Madridi po ndan përgjysmë gjithçka që po gjen përpara.
Në fakt ndeshja ishte përcaktuar në 30 minutat e para.
Demolimi i Zaragozës filloi në minutën e 3 kur Higuain ishte i pamëshirshëm dhe shënon për epërsinë e parë.
Kushtet klimatike ishin tepër të vështira në Bernabeu. Kjo gjë ndikoi që të mos ketë dhe aq shumë tifoz në stadium.
Van der Vaart e ndez atmosferën me dy gola të tij brenda 2 minutave, 26’ dhe 28’, 3-0 Real Madrid. Van der Vaart me këto dy gola duket të ketë përjetuar një ringjallje, dhe nëse vërtetë kjo ka ndodhur, vaj halli për portierët e La Ligas.
Gonzalo Higuain shënon dhe golin e dytë në këtë takim në minutën e 34 për 4-0 dhe një pushim më se të relaksuar.
Në pjesën e dytë shohim një listë të stër-zgjatur të shënuesve. Tani e kishte radhën i preferuari i juaj ( tifozëve të realit ) Cristiano Ronaldo. Ndodhi kjo në minutën e 50.
Tani mbetej që të shënonte dhe…dhe…dhe…Karim Benzema. Francezi kompleton ç’montimin e Zaragozës.
Real Madrid kështu i afrohet në dy pikë kampionit të botës Barcelonës, kurse nga ana tjetër Higuain barazohet me gola me golashënuesin më të mirë deri tani David Villa të cilët kanë nga 12 gola.
Zaragozës natyrisht se nuk do ti bie ndërmend më të vij në Bernabeu, apo jo?
Topçinjtë e Arsenalit kanë shënuar fitore me rezultat 3-0 në takimin e sotëm ndaj Hull Cityt të zhvilluar në Emirates Stadium.Denilson ishte ai që i dha epërsinë ekipit të trajnerit Arsene Wenger me një gol tës hënuar në fund të pjesës së parë (45’). Një gol i Eduardos pas gati një orë lojë (59’) dhe një tjetër i Abou Diaby dhjetë minuta para fundit të kohës së rregullt, vulosën fitoren e topçinjve.Mysafirët e Hull Cityt rastin më të mirë e patën në minutën e 56-të të ndeshjes, kur Geovanni dështoi të jetë i saktë nga pika e bardhë.Me tre pikët e reja Arsenali mbledh 35 pikë në pozitën e tretë të tabelës së kampionatit anglez, sa ka edhe Tottenham që ndodhet një pozitë më poshtë. Manchester United mban pozitën e dytë me 37 pikë, por dhe me një ndeshje më shumë, ndërsa Chelsea që nesër përballet me West Hamin tash është pesë pikë mbi Arsenalin.
Manchester City ka shkarkuar menaxherin e ekipit, Mark Hughes, dhe ka caktuar në vend të tij Roberto Mancinin, me të cilin ka nënshkruar kontratë trevjeçare e gjysmë.Brian Kidd do të jetë shoqërues i Mancinit si ndihmëstrajner, me të gjithë stafin tjetër të Hughes që po ashtu do të largohet.“Duke u bazuar në fillimin e këtij sezoni, me investime të dukshme në lojtarë dhe me infrastrukturë në vend, konsensusi në mes të bordit dhe stafit menaxhues ishte që të arrihen qëllimet e caktuara për sezonin 2009-2010. Por dy fitore në 11 ndeshje në Ligën Premier, nuk është në përputhje me qëllimet që jemi pajtuar dhe të cilat i kemi caktuar. Kjo është një deklaratë ca e vështirë. Dëshirojmë të falënderojmë Mark Hughes dhe t’i dëshirojmë atij çdo të mirë në karrierë”, ka thënë kryetari i bordit të klubit Khaldoon Al Mubarak.Rreth menaxherit të ri të ekipit, Roberto Mancinit, drejtuesit e klubit anglez kanë vetëm fjalë të mira.“Roberto është një menaxher me përvojë me një rekord të dëshmuar të trofeve dhe kampionateve. Ajo çfarë është tërësisht e qartë është se Roberto beson se Manchester City ka potencial të arrijë nivelet më të larta dhe se kjo është në aftësitë e tij për ta bërë. Unë shpresoj se fansat tonë të shkëlqyeshëm do të na bashkohen për të mirëpritur Roberton në klub”, ka përfunduar Mubarak.
Pedro Rodriguez dhe Lionel Messi kanë ndihmuar Barcelonën të shkruajë histori duke fituar titullin e parë në Kupën Botërore të Klubeve dhe duke u bërë kampioni i ri botëror.Në ndeshjen finale që u zhvillua në Abu Dhabi e që zgjati për më shumë se 120 minuta, Barcelona ka dalë fituese ndaj Estudiantes, duke shënuar fitore me rezultat 2-1 në lojën shtesë.Pedro ishte më meritori për këtë sukses kulmues të ekipit spanjoll. I futur në lojë si zëvendësues në fillim të pjesës së dytë, sulmuesi i ri shënoi dy minuta para fundit të kohës së rregullt të ndeshjes, për të barazuar rezultatin dhe për të çuar në lojë shtesë.Argjentinasit e Estuadiantes kishin kaluar në epërsi në fund të pjesës së parë (37’), me anë të golit të Bosellit dhe këtë arritën ta ruajnë deri në minutat e fundit të ndeshjes, por jo edhe deri në fundin e saj.Titullin e kampionit të botës Barcelonës ia vulosi fituesi i Topit të Artë për këtë vit, Lionel Messi, me golin e shënuar në minutën e 20-të të lojës shtesë (110’).
Manchester City ka shënuar fitore si vendas ndaj Sunderlandit në një ndeshje dramatike që rezultoi me plot shtatë gola, 4-3.City pati një fillim të shkëlqyeshëm në takimin e zhvilluar në Eastlands, duke kaluar në epërsi të dyfishtë brenda 12 minutash falë golit të parë në Ligën Premier të Roque Santa Cruz me fanellën e Cityt (4’), si dhe një penaltie të shndërruar në gol nga Carlos Tevez (12’), që të dyja të debatuara nga Sunderlandi.Por, Macet e Zeza, të cilët ishin pa kapitenin Lorik Cana që mungoi për shkak të kartonit të kuq të marrë në ndeshjen e kaluar kundër Aston Villas, arritën të rikthehen në lojë dhe të barazojnë në 12 minutat e radhës, me golat e John Mensah (16’) dhe Jordan Henderson (24’).Craig Bellamy riktheu epërsinë e Cityt që në pjesën e parë të takimit, por Sunderland arriti të barazojë për të dytën herë me anë të zëvendësuesit Kenwyne Jones. Ishte Santa Cruz heroi i Cityt, duke shënuar golin e dytë të tij dhe të fitoren për vendasit në minutën e 69-të.Me tre pikët e reja City forcon pozitën e gjashtë të tabelës së Ligës Premier, derisa Sunderand vazhdon të mbetet në të dhjetën.
Tottenhami dhe Aston Villa kanë vazhduar sezonin e shkëlqyeshëm në Ligën Premier, duke shënuar fitore në javën e 17-të kundër Blackburnit, respektivisht Stoke Cityt.Peter Crouch ka qenë heroi i Tottenhamit në takimin e zhvilluar në fushë të Blackburnit, duke të shënuar të dy golat e fitores 2-0. Goli i parë i shtatlartit anglez erdhi në fund të pjesës së parë (45’), ndërsa i dytë që vulosi fitoren e mysafirëve, shtatë minuta para fundit të takimit (83’).Aston Villa në anën tjetër ka shënuar fitore minimale në fushë të vet ndaj Stoke Cityt, me golin e zëvendësuesit John Carew pas një ore lojë. Ekipi i trajnerit Martin O’Neill për momentin mban pozitën e tretë me 35 pikë, ndërsa ai i Harry Redknap në pozitën e katërt me 33 pikë. Arsenali, që për momentin mban pozitën e tretë me 32 pikë, mund të ringjitet në të tretën nëse shënon fitore ndaj Hull Cityt.
Kampioni në fuqi i Ligës Premier, Manchester United, ka pësuar me rezultat 3-0 nga Fulham në ndeshjen e zhvilluar sotGolat nga Danny Murphy, i shkëlqyeshmi Bobby Zamora dhe Damien Duff, i dhanë fitoren djelmoshave të trajnerit Roy Hodgson, për t’ia shkaktuar humbjen e pestë të sezonit dhe të dytën në tre ndeshjet e fundit ekipit të trajnerit Sir Alex Ferguson.Pavarësisht humbjes Manchester United do të vazhdojë të mbajë pozitën e dytë të tabelës. Por Chelsea mund të shtojë në gjashtë pikë epërsinë në krye të tabelës nëse mposht West Hamin në takimin e nesërm.
I gjendur me dhjetë lojtarë në fushë, Liverpooli ka pësuar edhe një goditje të radhës, kësaj here duke u mposhtur nga Portsmouth me rezultat 2-0.Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve dhe disfatës në derbin ndaj Arsenalit, Liverpooli shënoi fitore gjatë mesjavës ndaj Wiganit, që u mendua se mund të ishte rikthim për të kuqtë, por nuk po del kështu.Ekipi i trajnerit Rafa Benitez ka pësuar ndaj ekipit të fundit në tabelë, Portsmouthit, në ndeshjen e zhvilluar sot në Fratton Park.Vendasit kaluan në epërsi falë golit të Nadir Belhadj në minutën e 33-të të ndeshjes, ndërsa shkuan në pushim edhe më të qetë, pas kartonit të kuq të mesfushorit të Liverpoolit, Javier Mascherano, në fund të pjesës së parë.Me një lojtar më pak në fushë në gjithë pjesën e dytë, Redsat nuk arritën të kërcënojnë portën kundërshtare, madje pësuan edhe një gol të dytë tetë minuta para fundit të kohës së rregullt të ndeshjes, kësaj here me anë të Frederic Piquionne (82’).
Mediat angleze shkruajnë se e ardhmja e sulmuesit Robbie Keane në Tottenham është vënë në dyshime pasi menaxheri Harry Redknapp deklaroi se dëshiron që Peter Crouch dhe Jermain Defoe të vazhdojnë partneritetin e tyre në sulm.Keane pati një ditë jo aq të këndshme të hënën e kaluar po ashtu, kur Redknapp kishte hulumtuar ndejat e fshehta për Krishtlindje të lojtarëve, të cilat ishin aranzhuar nga sulmuesi irlandez pa lejen e menaxherit.“A është vështirë të thyhet partneriteti Crouch-Defoe? Sigurisht. Ata ia kanë dalë shumë mirë. Goli kur ata kombinuan kundër Manchester City në mesjavë është shembull i një funksionimi të mirë të një të madhi dhe një të vogli”, ka thënë Redknapp.
Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, ka qetësuar spekulimet se ekziston ndonjë marrëveshje në mes të ekipit anglez dhe sulmuesit të Atletico Madrid, Sergio Aguero.Aguero tashmë një kohë thuhet se është cak i Chelseat, ndërsa disa media angleze shkruan së fundi se lojtari do të arrijë në Stamford Bridge që në muajin janar.“Nuk është e vërtetë. Ne nuk kemi lajme për ndonjë nënshkrim, ose kontratë me ndonjë lojtarë. Për momentin ne nuk mendojmë ta blejmë Agueron”, ka thënë Ancelotti.
Trajneri i Liverpoolit, Rafa Benitez, thotë se ata do ta marrin seriozisht ndeshjen e Europa League kundër Unirea Urziceni.Shorti i djeshëm në Nyon të Zvicrës, nxori Liverpoolin përballë Unirea Urziceni. Ekipi rumun renditet mbi Liverpooliat, falë paraqitjeve më të mira në Evropë, andaj do të ketë avantazhin për të zhvilluar ndeshjen e dytë në fushë vendore.“Do të jetë një ndeshje e vështirë, pasi ata ishin në Ligën e Kampionëve. Unë e kam përcjellë grupin e tyre dhe e di se do të jetë vështirë. Por ne jemi Liverpool dhe duhet të kemi vetëbesim”, ka thënë Benitez.
Sulmuesi i Milanit, Marco Borriello, thotë se ai kurrë nuk ka menduar të largohet nga Milani.Italiani është duke gëzuar formën më të mirë që kur është transferuar te Milani dhe shpreson të gjejë vend edhe në formacionin e trajnerit Marcelo Lippi për kupën botërore, Afrika e Jugut 2010.“Dua të konfirmoj pozitën time dhe të stabilizoj veten në Milan. Gjithmonë kam dashur të rikthehem këtu dhe të tregoj se sa vlej. Është një sfidë të cilën nuk dua ta humb. Ideja e largimit nga Milani kurrë nuk më ardhur në mendje. Kurrë nuk jam ndjerë i nënvlerësuar”, ka thënë sulmuesi.
Strategu i Chelseat, Carlo Ancelotti, është i vendosur të shmangë edhe një luftë fjalësh me trajnerin e Interit, Jose Mourinho, në pritje të takimit mes dy ekipeve në kuadër të Ligës së Kampionëve.“Mendoj se Chelsea dhe Interi janë dy prej klubeve më të rëndësishme në Evropë dhe do të jetë vetëm një takim futbolli, asgjë më i veçantë. Ai është një trajner fantastik. Fitoi titull në Portugali, në Angli dhe në Itali”.“Kjo do të thotë se bëhet fjalë për një trajner fantastik. Dua të flas për të si trajner, dhe asgjë më shumë”, ka thënë ish-trajneri i Milanit.
Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, thotë se në finalen e sotme të Kupës Botërore të Klubeve, ata dhe Estudiantes kanë shanse të njëjta për të fituar.Sot në ora 17:00 në Abu Dhabi, Barcelona dhe Estudiantes do të përballen në kërkim të trofeut të kampionit botërorë në nivel klubesh. Ky është trofeu i vetëm që i mungon klubit katalanas dhe sipas shumicës, Barcelona është favoriti kryesor për ta fituar atë, por kështu nuk mendon Messi.
“Në këtë finale nuk ka favorit. Luajmë kundër një ekipi të shkëlqyeshëm që ka fituar garën më të madhe në Amerikën e Jugut. Të dyja ekipet kanë gjasa të barabarta për të fituar dhe tash do të jap gjithçka nga vetja për ta fituar këtë titull”, ka thënë Messi.
Klaas-Jan Huntelaar thotë se ai mund të largohet nga Milani me qëllim që të sigurojë një ekip ku do të mund të luajë dhe tregojë cilësitë e tij, në prag të Kampionatit Botëror, Afrika e jugut 2010.Holandezi këtë verë u transferua në San Siro nga Real Madridi, por po fiton shumë pak rast loje nga trajneri Leonardo. Nën fanellën e rosonerëve ai ka shënuar vetëm dy gola, të dyja në takimin kundër Cattanias në minutat e fundit të ndeshjes, që i sollën edhe tre pikë Milanit.
“Nuk e di nëse e ardhmja ime do të jetë në Milan. Deri tash nuk luaj shumë dhe po afrohet kampionati botëror. Të gjithë dëshirojnë të jenë atje, por e di se nëse vazhdoj të qëndroj në stolin e rezervave, do ta humbas këtë rast. Nuk dua që kjo të ndodhë”, ka thënë Huntelaar.
Presidenti i Interit, Massimo Moratti, e di se trajneri Jose Mourinho do të kënaqet duke u përballur me ish-ekipin e tij, Chelsea, në Ligën e Kampionëve.Nerazurët u caktuan të luajnë kundër ish-klubit të Mourinhos, Chelsea, që tash drejtohet nga trajneri legjendar i Milanit, Carlo Ancelotti.
“Është më mirë të kemi motivime të fuqishme dhe ka aq shumë motivime me Chelsean. Të gjitha ekipet janë të përballueshme, kjo varet nga ne, andaj do të jetë shumë interesante të shohim dhe ta përjetojmë këtë sfidë”.
“Është shumë e pavlerë të kesh frikë dhe unë nuk besoj se ne do të kemi. Mendoj se do të jetë interesante të krahasojmë veten. Mendoj se kjo do të jetë në stimulim shtesë për Mourinhon, i cili do të rikthehet në Stamford Bridge. Do të jetë një motivim i fuqishëm për gjithkënd”, ka thënë Moratti.
Trajneri i Milanit, Leonardo, thotë se ata mund t’i bëjnë ballë rivalit të radhës në Ligës e Kampionëve, Manchester United.Dy gjigantët evropian të futbollit u caktuan të përballen në rundin eliminues të Ligës së Kampionëve në shortin e hedhur dje në Nyon të Zvicrës.
“Kalkulime nuk ekzistojnë në raste si ky. Manchester United është një klub me traditë të madhe, si edhe Milani. Ne do të luajmë si të barabartë”.
“Sidoqoftë kemi nevojë të shohim se si do të jemi në shkurt. Ka po thuajse edhe dy muaj deri atëherë dhe 25 ditë në mes të ndeshjes së parë dhe të dytë”, ka thënë Leonardo.
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, raportohet se ka një ofertë nga një klub i kampionatit italian.Gazzetta dello Sport shkruan se një top klub italian ia ka ofruar një kontratë menaxhmentit të Guardiolas. Derisa sportivja italiane nuk përmend emrin e klubit, thuhet se spanjolli ka mirëpritur ofertën dhe dëshiron të ulet me përfaqësuesit për të diskutuar projektin e mundshëm.Guardiola është një prej trajnerëve më pak të paguar në Ligën e Kampionëve. Thuhet se pas fundit të sezonit, në qershor, ai do të mendojë nëse do të vazhdojë me Barcelonën ose do të kërkojë një sfidë të re dhe sigurisht pagesë më të mirë.
Mark Hughes pritet të largohet nga pozita e trajnerit të Manchester Cityt gjatë këtij vikendi, bëjnë të ditur mediat angleze.The Sun shkruan se kryetari i bordit drejtues të Cityt, Khaldoon Al Mubarak, dhe pronari Sheikh Mansour përfundimisht kanë humbur besimin në anglezin pas disfatës prej 3-0 ndaj Tottenhamit gjatë të mërkurës.Ish-trajneri i Chelseat, Guus Hiddink dhe ish-trajneri i Bayern Munichut, Jurgen Klinsmann, shihen si emra të mundshëm për të pasuar Hughes.46-vjeçari u caktua menaxher i Cityt në qershor të vitit 2008 dhe harxhoi 250 milionë euro në përforcime, por pronarët arab nuk i kanë parë rezultatet e pritshme nga gjithë ky investim.
















