Ndeshja kryesore e javës së 17-të në Serie A, është zhvilluar në Giuseppe Meazza ndërmjet Interit dhe Lazios.Nerazzurët kanë arritur të shënojnë fitore me rezultat minimal 1-0, për të përforcuar pozitën e parë në tabelë. Heroi i vendasve në këtë ndeshje ishte kamerunasi Samuel Eto’o, i cili shënoi golin me vlerën e tri pikëve (14’). Me këtë fitore zikaltrit përforcohen në krye, me tetë pikë më shumë se Milani që nuk e zhvilloi ndeshjen e kësaj javë, ndërsa kanë nëntë pikë më shumë se Juventusi, që u mposht nga Catania në terren të vet.
Sulmuesi i Sevillas, Luis Fabiano, është i interesuar të luajë për Chelsean ose Manchester United. Sulmuesi brazilian gjatë verës u lidh me një kalim në Milan dhe ishte Sevilla që bllokoi lëvizjen e tij. Por 29-vjeçari, i cili vlerësohet me 16 milionë funte, është i bindur se atij do t’i lejohet të largohet nga Spanja në verën e ardhshme për të luajtur në Ligën Premier.“E shoh United si një ekip me një stil shumë interesant të lojës, të pasimeve, harkimeve. Mendoj se do të mund të përshtatesha lehtë atje. Pastaj është edhe menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, të cilin e adhuroj shumë, dhe Sir Alex Ferguson, gjithashtu”, ka thënë Fabiano.
Trajneri i Real Madridit, Manuel Pellegrini, ka lavdëruar Barcelonën pas fitores së kësaj të fundit në Kupën Botërore të Klubeve.“Vërtet është vështirë të bëhet ajo çfarë bënë ata. Ne jemi dy pikë prapa tyre, pasi kemi vizituar pesë fushat më të vështira. Besoj se ata tek tash do t’i kenë udhëtimet më të vështira”, ka thënë Pellegrini.“Paraqitja e shkëlqyeshme e tyre na jep neve edhe më shumë merita, pasi ne po qëndrojmë në hap me ta”, ka shtuar kiliani.
Trajneri i Romës, Claudio Ranieri, është duke kërkuar të nënshkruajë me dy lojtarë në afatin kalimtar të janarit.Ranieri po ashtu i ka të përcaktuara pozitat se ku i nevojiten këto dy përforcime të radhës.“Dua të kem një sulmues të qendrës dhe një mbrojtës. Sa më herët, aq më mirë”, ka thënë strategu italian.Roma sot mposhti Parmën me rezultat 2-0, për të marrë pozitën e katërt të tabelës së Serie A.
Sulmuesi i Interit, Samuel Eto'o, ka mirëpritur shortin e Ligës së Kampionëve, ku do të ketë përballë Chelsean.Kamerunasi është optimist se nerazurët do të jetë në gjendje t’u bëjnë ballë bluve të Londrës.“Dy muaj janë një kohë e gjatë në futboll. Chelsea sigurisht se është një kundërshtar i rëndësishëm, por në 16-shen e fundit, në fazën e eliminimit, nuk ka shumë dallim në mes të njërit dhe kundërshtarëve të tjerë”.“Po e përsëris, dy muaj është një kohë e gjatë. Gjithçka mund të ndryshojë nga forma e lojtarëve individual deri te forma e përgjithshme e ekipit”, ka thënë Eto'o.Kamerunasi gjatë muajit janar do t’i mungojë Interit pasi do të jetë pjesë e kombëtares së tij në Kupën Afrikane të Kombeve.
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka qenë plot emocione pasi ka parë ekipin e tij të fitojë Kupën Botërore të Klubeve në takimin e mbrëmshëm.Një gol i shënuar nga Lionel Messi në lojën shtesë, i ndihmoi Barcës të shënojë fitore me rezultat 2-1 ndaj Estudiantes në finalen e zhvilluar në Abu Dhabi, që i solli edhe trofeun e gjashtë këtë sezon.“Për mua ky është një vit i shkëlqyeshëm. Kemi arritur diçka të cilën askush nuk e ka arritur më herët. Jam me fat që kam lojtarë aq kualitativ në ekipin tim. Suksesin të cilin e kemi arritur është meritë e tyre dhe do të doja t’i falënderoj ata për këtë”.“Të fitosh gjashtë tituj të njëpasnjëshëm është e pabesueshme. Aq shumë gjëra kanë ndihmuar në këtë; të kemi pak lëndime, një ekip të përbërë nga lojtarë të cilët luajnë sepse duan të luajnë, fuqi mendore... Ne kemi pasur vitin më të mirë në historinë e klubit”, ka thënë Guardiola”.
Takimi i zhvilluar të dielën ndërmjet West Hamit dhe Chelseat ka përfunduar me rezultat të barabartë, 1-1.Të parët kaluan në epërsi vendasit me anë të Alessandro Diamantit, i cili shënoi nga pika e bardhë në fund të pjesës së parë. Blutë u kthyen në lojë pasi mesfushori Frank Lampard barazoi rezultatin (61’), po nga njëmbëdhjetëmetërshi. Deri në fund të ndeshjes as njëra e as skuadra tjetër nuk arriti të ndryshojë asgjë, dhe me rezultat të barabartë përfundoi takimi. Përkundër barazimit Chelsea vazhdon të qëndrojë në vend të parë me katër pikë diferencë nga Manchester Unitedi, që mban pozitën e dytë.
Giallorossët kanë shënuar fitore prej 2-0 përballë Parmës për t’u barazuar me pikë, por falë golaverazhit kanë zënë pozitën e katërt në tabelë.Nicolas Burdisso kaloi vendasit në epërsi (48’), ndërsa me golin e shënuar në minutat shtesë (90’+1), Matteo Brighi vulosi fitoren e kryeqytetasve. Me këtë fitore, Roma gjendet vetëm dy pikë prapa vendit të tretë të cilin e mban Juventusi.
Ka vazhduar kriza e Juventusit edhe në javën e 17-të në Serie A, me ç’rast bardhezinjtë janë mposhtur nga Catania para tifozëve të vet, me rezultat prej 2-1.Sicilianet kaluan në epërsi pas një penalltie të ekzekutuar nga Jorge Andres Martinez (23’). Vendasit arritën të barazojnë shifrat me golin e shënuar nga boshnjaku Hasan Salihamidzic (66’), mirëpo për zhgënjimin e radhës të Zonjës së Vjetër u kujdes Mariano Julio Izco (87’), i cili ia siguroi fitoren skuadrës mysafire.
Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini, ka hedhur poshtë thëniet se ka çarje në dhomën e zhveshjeve të ekipit.Biankonerët u mposhtën me rezultat 3-1 në Bari gjatë vikendit të kaluar, për të mbetur gjashtë pikë prapa liderit të tabelës, Interit. Kjo humbje erdhi pas disfatës prej 4-1 ndaj Bayern Munichut që rezultoi edhe me eliminimin e Juventusit nga Liga e Kampionëve.“Dhoma jonë e zhveshjes është më e bashkuar tash se kurrë. Klubi, trajneri dhe lojtarët të gjithë janë të bashkuar për të tejkaluar situatën. Ferrara është dukshëm i zhgënjyer me rezultatet e fundit, por i gjithë ekipi është prapa tij”, ka thënë Chiellini.
Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, është plotë krenari pas fitores në Kupën Botërore të Klubeve.Messi shënoi golin e fitoren në lojën shtesë në finalen e djeshme kundër ekipit nga vendlindja e tij, Estudiantes.“Ne ende nuk kemi kuptuar se çfarë kemi arritur. Do të jetë vështirë për ndonjë ekip tjetër të përsërisë këtë”, ka thënë Messi.“ishte shumë e komplikuar, pasi Estudiantes ka shumë lojtarë të shkëlqyeshëm. Ata janë shumë mirë të organizuar dhe shumë të shpejtë”, ka shtuar argjentinasi.
Trajneri i Chelseat, Carlo Ancelotti, thotë se ai ende ka besim të plotë në portierin Petr Cech.Çeku ka qenë mjaft i kritikuar së fundi për shkak të dështimeve për të mbrojtur portën nga ndërprerjet e lojës.“Petr ka një stil më ndryshe se portierët e tjerë. Është e rëndësishme të kesh një portier i cili arrin të kapë topin para portës. Është vështirë të gjesh portier të tillë. Nëse një mbrojtës është në ballë të golit, dhe ka sulmues të hapur që kërcen dhe nuk është koha për ta kapur topin, ai merr rrezikun”, ka thënë Ancelotti.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se titulli i Ligës Premier këtë sezon do të jetë një sfidë e qëndrueshmërisë.Pasi dëgjoi se Manchester United ishte mposhtur nga Fulham, Wenger thotë se në këtë sezon të Ligës Premier çdokush mund të mposhtë këndo.“Kjo tregon para së gjithash se çdokush mund të humbasë ndaj çdokujt dhe kjo është e re; sezoni i parë që kur unë jam këtë, që kjo vërtet ndodh. E dyta, ekipi më i qëndrueshëm do të përfundojë në fund duke ia dalë (fituar titullin)”, ka thënë Wenger.
Kobe Bryant ka shënuar 29 pikë dhe ka kontribuar me 10 kërcime, derisa ekipi i tij Los Angeles Laker, erdhi nga disavantazhi për të shënuar fitore 103-84 ndaj New Jersey Nets.Lamar Odom, Pau Gasol dhe Jordan Farmar secili shënuan nga 14 pikë për Los Angeles, që tash ka 21 fitore dhe katër humbje këtë sezon. Gasol ndihmoi edhe me 14 kërcime ndërsa Odom me 12.Devin Harris shënoi 21 pikë ndërsa Chris Douglas-Roberts 20 për Nets, të cilët vazhdojnë të përjetojnë sezonin më të keq në NBA, dy fitore dhe 26 humbje. New Jersey pati 18 humbje radhazi në fillim të sezonit pa asnjë fitore.
Kapiteni i Manchester Cityt, Kolo Toure, raportohet se dëshiron të largohet nga klubi anglez.Sunday Mirror shkruan se këshilluesit e Toure ua kanë shpërndarë fjalët disa klubeve spanjolle. Toure iu bashkua Cityt në korrik nga Arsenali për një shumë prej 12 milionë funtesh dhe ‘detyroi’ ish-kapitenin Richard Dunne të largohet në drejtim të Aston Villas madje duke marrë edhe shiritin e kapitenit.Por dështimi i Cityt të jetë në top katërsh së fundi shkarkimi i trajnerit Mark Hughes mund të bëjnë që Toure të kërkojë të largohet. Destinacione të mundshme të tij mund të jenë Barcelona ose Real Madrid.
Menaxheri i Liverpoolit, Rafa Benitez, beson se Jamie Carragher ka të ardhme si trajner në klub, sapo të pensionohet.Carragher bëri paraqitjen e tij të 600-të me Redsat në humbjen e djeshme ndaj Portsmouth.“Ai e njeh lojën. Ai bën punën e trajnerit në Akademi dhe është dikush që do të bëhet menaxher, por mbase jo menaxher i Liverpoolit në katër ose pesë vitet e ardhshme! Mbase mund të bëhet në të ardhmen”, ka thënë Benitez.
Reali i Madridit mbrëmë ka shkatërruar Real Zaragozan me rezultat 6-0 në Bernabeu, gjë që i ka dhënë më shumë kurajë trajnerit të klubit mbretëror, Manuel Pellegrini.Reali madje kaloi në epërsi të katërfishtë (4-0), pas 34 minutash falë dygolëshave të Gonzalo Higuain dhe Rafael van der Vaart. Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema, i cili festoi ditëlindjen e 22-të, po ashtu u shënuan në listën e golashënuesve në pjesën e dytë.“Ne duhet ta bëjmë këtë vazhdimisht. Luajtëm 90 minuta të qëndrueshme, me intensitet. Ruajtëm sigurinë tonë në mbrojtje dhe u munduam të shënojmë sa më shumë gola. Tash duhet ta ruajmë këtë edhe për pjesën tjetër të ligës”, ka thënë Pellegrinin pas takimit.
Chelsea thuhet se është i gatshëm të ofrojë 60 milionë funte për sulmuesin e Liverpoolit, Fernando Torres.Sunday Mirror shkruan se në mesin e klubeve më të pasura dhe më të fuqishme të Evropës po rritet besimi se një sezon i dështuar për Liverpoolin mund të detyrojë Torres të rishikojë karrierën e tij.Torres publikisht ka thënë se është i përkushtuar në Liverpool dhe nuk dëshiron të krijojë rrethana të cilat destabilizojnë autoritetin e Rafa Benietz.Por drejtuesit e klubit janë të vetëdijshëm se nëse dështojnë të kualifikohen për në Ligën e Kampionëve, do të jetë vështirë ta mbajnë Torres në Anfield.Trajneri i Chelseat, Carlo Ancelotti, është një fans i madh i Torres dhe 25-vjeçari është njeriu i duhur për të cilin blutë kanë nevojë për të perfeksionuar sulmin.
















