Portieri i Chelseat, Petr Cech, nuk shqetësohet për faktin që sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, Didier Drogba, do të mungojë muajin e ardhshëm.
Drogba, së bashku me afrikanët tjerë te Blutë (Salomon Kalou dhe Michael Essien) do të luajnë me përfaqësueset e tyre në Kupën e Kombeve të Afrikës, ashtu që do të mungojnë për pesë javë nga fundi i dhjetorit. “Mendoj se kemi bërë rotacion me lojtarët deri më tani dhe kemi pasur sukses, prandaj shpresojmë që sërish të ndodhë e njëjta gjë”. “Kuptohet që do të na mungojnë këta lojtarë, mirëpo duhet të përgatitemi për janar. E dinim se ata do të largoheshin, prandaj është vetëm çështje e përshtatjes”. “Kemi një skuadër me lojtarë kualitativë, të cilët do ta kenë mundësinë të luajnë, dhe ata do të dëshmohen për ne”, ka thënë çeku për The London Informer.
Mbrojtësi i Juventusit, Fabio Cannavaro, ka kërkuar nga klubi që të punojë për një paraqitje më të mirë në vitin 2010.
Bardhezinjtë kanë vazhduar me formën e dobët edhe fundjavën që shkoi, duke nxitur protesta të tifozëve, ndërsa klubi ka vendosur për mosshkarkimin e trajnerit Ciro Ferrara. “Rezultatet në muajin e fundit kanë qenë të pakta. Duhet të punojmë më shumë dhe të japim më tepër”. “Na nevojitet rikuperimi i lojtarëve të lënduar dhe na duhet pakëz fat, sepse gjithmonë pranojmë gol nga aksioni i parë (i kundërshtarit)”. “Shpresojmë që viti i ri të na sjellë rezultate më të mira”, ka thënë Cannavaro.
Mesfushori i Liverpoolit, Javier Mascherano, nuk do të luajë tri javë si pasojë e lëndimit të gjurit që pësoi në ndeshjen kundër Portsmouthit.
Argjentinasi u përjashtua me karton të kuq në ndeshjen, të cilën Liverpooli e humbi me rezultat 2-0 në Fratton Park, ndërsa ky ishte kartoni i dytë i kuq i sezonit për të. Liverpooli ka njoftuar se ekzaminimet mjekësore kanë treguar për një lëndim serioz, i cili do ta mbajë jashtë fushe në tri javët e ardhshme.
Ricardo Kaka Njëri nga pesë lojtarët konkurrues për lojtarin më të mirë të vitit, Ricardo Kaka, ka thënë se çmimin për lojtarin më të mirë të vitit,‘tashmë e ka fituar Lionel Messi’.
Duke folur për Radio Bandeirantes, superylli i Real Madridit, ka thënë se duke llogaritur të gjitha trofetë e fituara nga Barca dhe duke analizuare formën e jashtëzakonshme të argjentinasit, çmimi për lojtarin më të mirë që ndan FIFA, padyshim që duhet t’i takojë Messit. Kaka ka lavdëruar La Ligan, duke thënë se nga pesë konkurruesit, tre luajnë për Barcelonën dhe dy për Real Madridin.
Sipas mediave në Itali, kampioni i Ligës Premier, Manchester United, është duke e ndjekur portierin e Fiorentinës, Sebastien Frey.
Djajtë e Kuq janë lidhur me një angazhim të disa portierëve, pasi njëshi i ekipit, Edwin van der Sar pritet të tërhiqet nga futbolli në fund të këtij sezoni, dhe Sebastian Frey është një prej portierëve të cilët janë nën llupën e Sir Alex Ferguson.Frey është në një formë të jashtëzakonshme dhe në vitet e fundit është një prej portierëve më të mirë në Serie A.Por, kampioni i Anglisë nuk do të ketë detyrë të lehtë të marrë shërbimet e Frey, kontrata e të cilit skadon në vitin 2013 dhe ka në kontratë një klauzulë blerëse e cila arrin shifron e 18 milionë eurove.
Lojtarët e Barcelonës po notojnë në para pas triumfit të plot gjashtë trofeve gjatë vitit 2009.
Edhe triumfi i vikendit në Kupën Botërore të Klubeve, që nuk ishte shkruar për ndonjë marrëveshje bonusi gjatë verës, ka bërë që Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, të ofrojë 300 mijë euro për ekipin.Për Ligën e Kampionëve, lojtarët e Barcelonës fituan 500 mijë euro secili, titulli iu solli nga 400 mijë euro, ndërsa Kupa e Mbretit 200 mijë euro për çdo lojtar.Për secilin trofe shtesë, Superkupën e Spanjës, Superkupën e Evropës dhe Kupën Botërore të Klubeve, kapiteni Carles Puyol dhe grupi i liderëve të ekipit negociuan një shumë prej 8 milionë eurosh.Dhe gjatë darkës së mbrëmshme për të festuar triumfin në Kupën Botërore të Klubeve, Laporta i ka përmendur Puyol se ekstra 300 mijë euro do të ndahen si bonus për Krishtlindje.
Mesfushori i Chelseat, Michael Ballack, është i sigurt se sulmuesi i ri Daniel Sturridge mund t’i mbajë gjallë shpresat për titull kur Didier Drogba dhe Salomon Kalou të udhëtojnë në Kupën Afrikane të Kombeve muajin e ardhshëm.
“Daniel mund t’ia dalë në janar – ai duhet. Neve do të na mungojnë dy lojtarët, veçanërisht Didier”.“Ai është ende një lojtar i ri, por tash ai ka shans të madh të tregojë kualitetet që ka. Ai ka qenë i pafat me lëndime, por tash mundësi të fitojë më shumë lojëra dhe të ndihmojë ekipin”, ka thënë mesfushori gjerman.
Klubi italian Roma raportohet se dëshiron të angazhojë në radhët e veta sulmuesin e Interit, David Suazo.
Një shkëmbim është po ashtu i mundshëm, me sulmuesin e Romës, Julio Baptista, i cili mund të lëvizë të kahe të kundërt.Të dy lojtarët janë të pakënaqur në klubet e tyre dhe do të mirëpritnin një lëvizje. Lojtari nga Hondurasi, Suazo, është duke u kërkuar edhe nga Livorno.
Mesfushori holandez Rafael van der Vaart ka qenë më se i kënaqur që ka fituar rast të luajë për Real Madrid nën drejtimin e Manuel Pellegrinit.
Holandezi ishte në mesin e golashënuesve në fitoren 6-0 të Real Madridit ndaj Real Zaragoza gjatë të shtunës.“Synoj ta përfundoj sezonin këtu dhe të përfundoj kontratën me Real Madridin. Jam shumë i lumtur këtu dhe po luaj mirë për momentin”, ka thënë holandezi.
Menaxheri i ri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, është i vendosur ta mbajë Robinhon te klubi anglez.
Italiani, i cili do të pasojë Mark Hughes në stolin e ekipit anglez, dëshiron që braziliani të jetë një lider te City në rrugën për të siguruar një vend për në Ligën e Kampionëve.“Roberto dëshiron të takohet me Robinhon pasi dëshirë e tij është ta shndërrojë atë në një lider të ri në City. Ai kurrë nuk funksiononte mirë nën urdhrat e Hughes, por Roberto është një adhurues i madh i Robinhos dhe mendon se ai mund të ketë ndikim, pa marrë parasysh kush arrin në janar”.“Ai pret të blejë dy mesfushorë dhe dy mbrojtës, por jo sulmues. Mungesa është në mbrojtje jo në sulm”, ka thënë burimi për The Sun.
Trajneri i Lazios, Davide Ballardini, është duke kërkuar përforcime të reja për afatin kalimtar të janarit.
Ballardini e ka bërë të qartë kërkesën e tij pas humbjes së mbrëmshme prej 1-0 ndaj kampionit në fuqi të Serie A, Interit.“Ne luajtëm një ndeshje të mirë në një fushë të vështirë. Lazio i meriton pikët të cilët i ka për momentin. Ka disa probleme dhe duhet t’i tejkalojmë këto vështirësi së bashku. Kam folur me presidentin Lotito pas ndeshjes dhe i thash se kemi nevojë të jemi aktiv në tregun e transferimeve”, ka thënë Ballardini.
Dallas Mavericks i ka bërë ballë mungesës së yllit Dirk Nowitzki për të mposhtur Cleveland Cavaliers me rezultat 102-95 në takimin e liderëve të divizionit Jugperëndimor.
Tim Thomas, i cili filloi në vend të Nowitzkit, shënoi 22 pikë dhe Jason Terry 19 për Mavericks, të cilët i dhanë fund serisë prej pesë fitoreve radhazi të Cleveland.LeBron James, ishte shënuesi më i mirë për Cavaliers pa 25 pikë, ndërsa Delonte West shënoi 18.
Trajneri i Interit, Jose Mourinho, është i kënaqur me fitoren minimale ndaj Lazios.
Samuel Eto'o shënoi të vetmin gol të takimit të mbrëmshëm, me Interin që forcoi kreun ndaj rivalëve në këtë takim të fundit për vitin 2009.“Nuk mund të isha më shumë i kënaqur me lojtarët e mi. Ata shënuan, kontrolluan gjithë ndeshjen dhe kishin shanse për të shënuar më shumë gola”, ka thënë Mourinho.“Ne ishim në kontroll gjithë kohën dhe Lazio kurrë në të vërtetë nuk ishte dominuese. Janë tre pikë shumë të rëndësishme në një javë kur Juventusi nuk mori asnjë dhe Milani duhet të vizitojë Fiorentinën”, ka thënë Mourinho.
Sulmuesi i Real Madridit, Gonzalo Higuain, ka qenë i ngazëllyer pas dygolëshit të tij të shënuar në fitoren 6-0 ndaj Real Zaragozas. Fitorja ishte e tetë në nëntë ndeshje për Real Madridin, me të vetmin dështim që ishte në Nou Camp ndaj Barcelonës.“Ne po luajmë më mirë çdo ditë. Jam shumë i lumtur me rezultatin dhe me paraqitjen e ekipit. Luajtëm një ndeshje shumë të mirë dhe shpresojmë të vazhdojmë në këtë rrugë. Ishim të qëndrueshëm dhe shënuam shumë herët”.“Ishte shumë e rëndësishme të fitojmë ndaj Zaragozas, me qëllim që të jemi vetëm dy pikë prapa Barcelonës. Ne varemi nga vetja jonë, në rrugën për t’i arritur ata”, ka thënë argjentinasi.
Kapiteni i Interit, Javier Zanetti, është i bindur se Roberto Mancini mund t’ia dalë me sukses në Manchester City.
“Mancini është një trajner i madh me karakteristikat e Jose Mourinho dhe Carlo Ancelottit. Njëjtë sikur ata, ky kërkon një përgjegjësi të plotë nga lojtarët e tij dhe shumë intensitet në seancat stërvitore”.“Ju duhet të jeni krejtësisht të përkushtuar dhe të zbatoni urdhrat e tij ose nuk do të jeni në ekip. City do të pëlqejë anën e tij teknike të ndeshjes, por ai pëlqen të sulmojë. Të marrësh një skuadër në dhjetor nuk është zgjidhja më e mirë, por stili i tij do të jetë i përkryer për futbollin anglez”, ka thënë Zanetti.
Valencia ka arritur të nxjerë një barazim shumë të vështirë në fushën e Deportivo La Coruna.
Valencia është ndalur nga Deportivo La Coruna në një barazim pa gola. Valencia nuk arriti ta shfrytëzoj mirë gabimin e Sevillës që e bëri dje për tu ngjitur në vendin e tretë.
Deportivo La Coruna me këtë barazim ngjitet në vendin e pestë me 27 pikë aq sa ke dhe Mallorca që është një vend më lartë, ndërsa Valencia mbetet në vendin e katërt me 29 pikë një më pak se Sevilla që është në vendin e tretë.


Rezultatet e javes se 15 ne La Liga


Athletico Bilbao – Osasuna 2-0
Sevilla – Getafe 1-2
Real Madrid – Zaragoza 6-0
Espanyol – Almeria 2-0
Malaga – Mallorca 2-1
Valladolid – Sporting Gijon 2-1
Villareal – Santander 2-0
Tenerife – Atl. Madrid 1-1
La Coruna – Valencia 0-0