Sir Alex Ferguson mendon se trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, duhet të jetë pasardhësi i tij te Manchester United.
Duket se gara për trajnerin, i cili fitoi gjithçka që ishte e mundur të fitohej në vitin e tij debutues, gjithnjë e më shumë po shtohet, pasi që të njëjtën gjë e dëshiron edhe trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger. Përkundër se fitoi titullin e La Ligas, Ligës së Kampionëve, Kupën e Mbretit, Superkupën e Spanjës, Superkupën e UEFA-s dhe Kupën e Botës për Klube, shumëkush në Barcelonë mendon se suksesi i tij është pasojë e skuadrës që ndërtoi paraprakisht Frank Rijkaard. Ashtu që, largimi i 38-vjeçarit mund të ndodhë në fund të këtij sezoni, dhe destinacioni i ardhshëm pritet të jetë Liga Premier. The Daily Mail njofton se Ferguson e ka caktuar Guardiolan si pasardhësin e tij te Djajtë e Kuq, dhe nëse ndodh kalimi i tij në Old Trafford, skocezi do të pensionohej në fund të këtij sezoni.
Alberto Aquilani mund të regjistrojë startin e parë nga fillimi i ndeshjes me fanellën e Liverpoolit, të shtunën, kur Të Kuqtë do të luajnë kundër Wolverhampton Wanderers në Anfield.
Mesfushori italian u transferua nga Roma gjatë afatit kalimtar veror për 20 milionë funte, ndërsa si pasojë e lëndimit të gjurit, nuk ka mundur të fillojë nga minuta e parë në ndonjë ndeshje të Ligës Premier. Mirëpo, mungesa e Javier Mascheranos (si pasojë e lëndimit dhe suspendimit) mund ta detyrojë trajnerin Rafael Benitez që ta inkuadrojë Aquilanin nga minuta e parë.
Kampioni i botës në Formula 1 nga viti 2008, Lewis Hamilton, është shprehur i kënaqur pas konfirmimit se legjenda e garës më prestigjioze automobilistike, Michael Schumacher, do rikthehet të pilotojë.
“Është kënaqësi ta kemi Michaelin sërish në Formula 1. Ai është një legjendë, një njeri i mirë, dhe jam i lumtur për të që do ta ketë sërish mundësinë të bëjë punën më të mirë në botë- të garojë në Formula 1”. “Jam mësuar ta shikoj Michaelin duke garuar kur isha në kategoritë e të rinjve dhe gjithmonë shpresoja që të jem në Formula 1 derisa ai është ende aty”, ka thënë Hamilton për Press Association. Hamilton bëri garën e tij të parë në F1 në vitin 2007, një vit pasi Schumacher u pensionua dhe ishte i zhgënjyer që nuk e pati rastin ta testonte veten me shtatë-herë kampionin.
Mercedes GP ka konfirmuar zyrtarisht se Michael Schumacher do të rikthehet në garën prestigjioze automobilistike, Formula 1, pasi që kampioni i shtatëfishtë botëror ka nënshkruar kontratë trevjeçare me skuderinë gjermane, e cila është valide nga viti 2010.

“Mercedes GP do të jetë një sfidë e re për mua, gjë që është mjaft joshëse. Nuk dyshoj aspak në faktin që skuadra do të jetë shumë e fortë”.

“Fizikisht ndjehem plotësisht në formë. Tashmë arrita të dëshmoj gjatë verës se sa shpejt mund të arrij performancat e mija të kaluara me stërvitje specifike. Dhe që atëherë vazhdova të stërvitem”.

“Qafa ime është plotësisht jashtë shqetësimeve. Për ta përmbledhur: Jam plotësisht ‘i ndezur’ për vitin e ardhshëm”, ka thënë ish-piloti i Ferrarit.
Mesfushori i Livornos, Antonio Candreva, ka njoftuar se dëshiron të luajë për Romën në të ardhmen.
Candreva, i cili është në pronësi të Udineses dhe luan në formë huazimi te Livorno, ka thënë se është tifoz i Giallorossëve dhe do të dëshironte ta realizojë ëndrrën e tij që të luajë për klubin e tij të zemrës.

“Gjithmonë kam qenë tifoz i Romës, mirëpo nuk mendoj për këtë gjë, sepse jam në pronësi të Udineses”.

“Të luaj për Romën ka qenë gjithmonë ëndrra ime, por tash për tash nuk vjen në konsiderim diçka e tillë”, ka thënë mesfushori për Radio Radio.
Strategu i Interit, Jose Mourinho, premton se ai do të mbetet në pozitën e trajnerit të kampionit të Italisë derisa marrëveshja e tij të skadojë në vitin 2012.

Mediat në Itali e vendosën në pikëpyetje të ardhmen e Mourinhos në Inter pas incidentit të fundit me një gazetar të sportives Corriere dello Sport.

“Tash po bisedojmë për një të ardhme të largët pasi për momentin jam trajner dhe do të jem trajner i Interit. Ndryshe nga ajo që flasin njerëzit, unë kam marrëveshje deri në vitin 2012 dhe kur nënshkrova e bëra këtë pasi isha i bindur se do të mbetem këtu deri në vitin 2012”, ka thënë Mourinho.
Sulmuesi i Chelseat, Nicolas Anelka, thotë se blutë mund t’ia dalin edhe në mungesë të sulmuesit kryesor Didier Drogba.

Drogba ka qenë një prej shtyllave të Chelseat këtë sezon, duke shënuar 18 gola. Muajin e ardhshëm ai nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Carlo Ancelotti pasi do të jetë në detyrë me kombëtaren e Bregut të Fildishtë në Kupën Afrikane të Kombeve.

Megjithatë, Anelka mendon se Chelsea është mjaft i përforcuar sa të mos e ndjejë mungesën e Drogbas.

“Kur në fillim të sezonit Drogba mungonte dhe kur ishim të goditur nga embargoja e transferove, disa njerëz pritën të jemi edhe më të dobët. Por ne luajmë si ekip dhe të gjithë duam ta fitojmë Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve dhe atmosfera ekipore na ndihmon”.

“Është e qartë se më mirë është kur Drogba është këtu, por unë do të jap më të mirën nga vetja për të shënuar gola dhe për të mos ndjerë mungesën e tij”, ka thënë Anelka.
Vicente del Bosque ka nënshkruar marrëveshje të re me Federatën Spanjolle të Futbollit dhe do të jetë përzgjedhës i kësaj kombëtareje deri në vitin 2012.
Që kur ka marrë drejtimin e kombëtares braziliane, Del Bosque ka rezultate të shkëlqyeshme dhe FSF ka vendosur t’ia vazhdojë kontratën edhe për dy vite të tjera.Spanja arriti pa ndonjë problem dhe me një kampanjë të përkryer të kualifikohet për në Kampionatin Botëror, Afrika e Jugut 2010. Spanja fitoi 21 nga 22 takimet nën drejtimin e Del Bosque dhe është një prej favoritëve kryesor të kampionatit botëror.
Përzgjedhësi i kombëtares së Brazilit, Carlos Dunga, ka fajësuar trajnerin Ciro Ferrara për formën e dobët të mesfushorëve të Juventusit, Diego dhe Felipe Melo.
Të dy brazilianët dështuam të dëshmohen në Juventus që kur arritën gjatë verës dhe fajësohen për krizën e fundit të klubit. Por Dunga thotë se ata janë ‘viktimë’ e sistemit të lojës së Ferraras.“Juve i ka shkatërruar Diegon dhe Melon. Ata janë viktima, jo autorë krimi, ata duhet të luajnë në rolet e tyre natyrale”, ka thënë Dunga.
Legjenda e futbollit Zinedine Zidane po shijon në maksimum postin që ka në Real Madrid dhe thotë se në të ardhmen do të dëshironte të jetë lider i ekipit.
Zidane u rikthye në Real këtë sezon për të qenë pjesë e ekipit të presidentit Florentino Perez në zyrën e këshilltarëve dhe mundohet të mësojë nga çdo hap që bën në ekipin spanjoll.“Unë jam një ambasador për Madrid. Jam një këshilltar i presidentit. Kërkesa ime në rikthim në Madrid ishte të zbulojë se si një klub i madh funksionon nga brenda. Doja ta dija se çfarë ndodh prapa skenave dhe, mbi të gjitha, doja të dija orarin e presidentit çdo ditë”.“Ai më autori mua të shkoj në takime të përcjell, të dëgjoj dhe mësoj. Shkoj në takime marketingu, në stërvitje të ekipeve juniore dhe po ashtu të ekipit të parë për të zbuluar aspektet të cilat ende nuk di. Qëllimi im është të jem lider, por kam disa gjëra për të realizuar”, ka thënë Zidane.
Kobe Bryant ka shënuar 40 pikë për të ndihmuar Los Angeles Lakers t’i mbijetojnë një përfundimi të vështirë të ndeshjes përballë Oklahoma City Thunder dhe të dalë fitues me rezultat 111-108.
Derisa Thunder bënte presion në çerekun e katërt, Lakers shënuan gjashtë gjuajtje të lira të njëpasnjëshme në 90 sekondat e fundit dhe morën frymë më lirshëm kur Russell Westbrook humbi një trepikësh vendimtar në sekondat e fundit.Përveç Bryant, i cili pati edhe tetë kërcime dhe gjashtë asistime, edhe gjashtë lojtarë të shënuan pikë dyshifrore për Lakers, që kanë 23 fitore dhe vetëm 4 humbje këtë sezon. Kevin Durant shënoi pikët më të larta për Thunder, 30, ndërsa Westbrook shënoi 21 pikë dhe 13 asistime. Oklahoma, që pësoi humbjen e pestë në gjashtë ndeshje, tash ka 13 fitore përkundër 14 humbjeve.
Agjenti i sulmuesit të Valencias, David Villa, është duke analizuar interesimet e klubeve më të mëdha angleze për klientin e tij.
Villa do të jetë mbase transferimi më i nxehtë i vitit 2010, pasi deklaroi se ai është i gatshëm të transferohet në Ligën Premier sezonin e ardhshëm.Sipas Times, agjenti i tij, Jose Luis Tamargo është kontaktuar nga Chelsea, Manchester City, United, Liverpool dhe Arsenal gjatë dy viteve të kaluara, por lista tash është zvogëluar në vetëm tre ekipe angleze të interesuara.Chelsea do të dëshironte që Villa të jetë partner me Drogba, por kjo lëvizje në janar është e pamundshme, derisa ndalimi i transferimit mund ta pengojë atë të kalojë në radhët e bluve gjatë verës. Manchester City dëshiron të transferojë lojtarin, por projekti i tyre nuk ka qenë bindës për spanjollin.Manchester United po ashtu ka shprehur interesim për të, por kurrë nuk ka bërë një ofertë konkrete.
Sulmuesi spanjoll Fernando Torres thotë se rrëshqitja e Liverpoolit këtë sezon e ka befasuar atë. I gjendur në pozitën e tetë, tetë pikë prapa pozitës së katërt ku gjendet Aston Villa, ky është një prej sezoneve më të dobëta të Liverpoolit.“Ne japim më të mirën por vazhdojmë të humbasin në të gjitha ndeshjet dhe nuk ka mënyrë për të zgjidhur problemin. Është e qartë se nuk e kam pritur këtë, pasi këtë sezon ne menduam se do të garojmë për gjithçka, si gjithmonë”.“Çdo vit Liverpooli do të përpiqet të fitojë çdo trofe, varësisht prej rrethanave. Por unë nuk e prita të jemi jashtë gare në këtë shkallë të sezonit”, ka thënë Torres.
Sulmuesi i Barcelonës, Zlatan Ibrahimovic, thotë se klubi spanjoll është i aftë të përsërisë suksesin e vitit 2009 edhe në vitin e ardhshëm.
Barcelona fitoi të gjitha trofetë e mundshëm, gjashtë gjithsej, gjatë vitit 2009 dhe suedezi, i cili erdhi si përforcim i madh i klubit spanjoll gjatë verës, thotë se blaugranët mund ta përsërisin suksesin edhe në vitin 2010.“Para këtij sezoni askush nuk ka thënë se ekipi mund të jetë i aftë të fitojë gjithçka. Është e jashtëzakonshme dhe është e vështirë të besohet se kjo mund të ndodhë përsëri, por unë mendoj se ne mund ta përsërisim këtë”, ka thënë Ibrahimovic.“Kam qenë me fat që isha këtu për gjysmë viti dhe në këtë kohë të fitoj tre trofe. Brenda disa muajsh mendoj se kjo është e mundshme dhe se do të jem në gjendje t’ia dal edhe më mirë”, ka shtuar suedezi.
Trajneri i kombëtares italiane, Marcello Lippi, ka përjashtuar rikthimin te Juventusi pas përfundimit të kampionatit botëror, Afrika e Jugut 2010.
Spekulimet qarkullojnë tashmë disa muaj se Lippi, kontrata e të cilit me Federatën Italiane të Futbollit skadon në fund të verës, do t’i bashkohet biankonerëve në cilësinë e drejtorit sportiv.Por trajneri fitues i Kupës Botërore, i cili ka dy periudha të suksesshme në stolin e Juventusit që të mbledhura arrijnë tetë vite, kategorikisht ka mohuar planet se dëshiron të rikthehet në Torino.“Nuk di se çfarë do të bëj pas Kupës Botërore. Kam thënë miliarda herë se nuk do të rikthehem në Juventus, as si trajner, as si drejtor teknik”, ka thënë Lippi.
Milani dëshiron ta mbajë në skuadër portierin veteran, Nelson Dida, pasi që drejtuesit janë të kënaqur me paraqitjet e tija këtë sezon.
Kontrata aktuale e brazilianit skadon në qershorin e ardhshëm, ndërsa kuqezinjtë janë të mendimit që t’ia vazhdojnë kontratën edhe për një vit shtesë. Gjatë karrierës së tij, Dida vazhdimisht është kritikuar për lëshime ‘të pakuptueshme’, mirëpo ai ka ditur të jetë i rëndësishëm në momente të caktuara për Milanin dhe të njëjtën gjë e ka bërë edhe këtë sezon.
Liverpooli është skuadra e fundit që ka shprehur interesim për shërbimet e sulmuesit në largim të Bayern Munichut, Luca Toni.
Sulmuesi italian dhe klubi gjerman janë të një mendimi: për largimin e tij nga gjiganti bavarez, ndërsa sipas The Sun edhe Redsat kanë hyrë në garë për të siguruar shërbimet e 32-vjeçarit. Skuadrat tjera të cilat interesohen për ish-sulmuesin e Fiorentinas, janë Roma, Dynamo Kievi, Interi dhe Benfica.
Trajneri i Chelseat, Carlo Ancelotti, i ka dhënë komplimente të mëdha kapitenit John Terry duke e krahasuar atë me dy legjendat e Milanit, Franco Baresi dhe Paolo Maldini.
Ish-trajneri i Milanit mendon se mbrojtësi anglez ka disa nga karakteristikat themelore të, padyshim, dy nga mbrojtësit më të mirë në historinë e futbollit. “Terry është sikurse Franco Baresi dhe Paolo Maldini në personalitet, karakter dhe udhëheqësi. Jam shumë i lumtur që kam këtë lojtar si kapiten”, është cituar Ancelotti nga The London Evening Standard.