Juventusi planifikon ta sjellë në Torino brazilianin Luiz Felipe Scolari, i cili mund ta zë vendin e trajnerit aktual Ciro Ferrara.Përkundër refuzimeve të klubit për shkarkimin e Ferraras, Tuttosport njofton se drejtuesit e Zonjës së Vjetër janë duke menduar për ta zëvendësuar trajnerin, si pasojë e krizës aktuale te skuadra bardhezi. Scolari, aktualisht është duke drejtuar skuadrën nga Uzbekistani, Budnyodkor, mirëpo padyshim se do të joshej nga një ofertë e mirë e Juventusit. Sido që të jetë, qëndrimi zyrtar i Bianconerëve është që Ferrara do ta vazhdojë punën si trajner.
Manchester Unitedi është i interesuar për shërbimet e futbollistit të Olimpique Marseille, Hatem Ben Arfa.Mediat angleze njoftojnë se Sir Alex Ferguson dëshiron ta sjellë anësorin francez në Old Trafford. Në garë për shërbimet e ish-lojtarit të Lyonit është edhe skuadra greke Olympiacos, pastaj Tottenhami dhe Sevilla,mirëpo është e kuptueshme se Ben Arfa do t’i japë përparësi Unitedit.
Corriere dello Sport shkruan se Reali dëshiron të ofrojë 30 milionë funte për mbrojtësin brazilian.Drejtuesit e Realit planifikojnë ta zhvendosin Sergio Ramos nga mbrojtësi i djathtë në mbrojtës të qendrës, pas lëndimit të Pepe dhe planifikojnë ta angazhojnë yllin e Interit.Maicon është caku kryesor i Realit, me mbrojtësin e Schalkes, Rafinha, dhe atë të Chelseat, Branislav Ivanovic, që po ashtu mendohen si opsione nga klubi mbretëror.
Pas Goran Pandevit, Lazio mund të humbë edhe një tjetër lojtar të rëndësishëm, dhe ky është Tommaso Rocchi.Tuttomercatoweb njofton se trajneri i ri i Zenit St. Petersburgut, Luciano Spalletti, është takuar me sulmuesin italian, të cilit i ka bërë një ofertë që t’i bashkëngjitet skuadrës ruse. Ish-trajneri i Romës, është në kërkim të lojtarëve të cilët do ta bëjnë Zenitin më të fortë para sezonit të ri, që fillon në muajin mars. Rocchi ka kërkuar kohë para se të marrë një vendim, ndërsa ai joshet nga fakti që në sezonin tjetër, Zeniti do të luajë në Ligën e Kampionëve, gjë që vështirë mund t’i ndodhë Lazios. Sipas njoftimeve të sotme, edhe Julio Cruz mund të braktisë Biancocelestët.
Skuadra spanjolle Espanyol interesohet për dyshen e Interit, Mario Balotelli dhe David Suazo.Ekipi i dytë nga Barcelona nuk ka gjetur formën më të mirë këtë sezon, prandaj planifikon që në afatin kalimtar të janarit të përforcojë sulmin, që është pika e dobët e skuadrës. Mediat spanjolle njoftojnë se katalunasit tashmë kanë kontaktuar me Interin për të diskutuar në lidhje me disponueshmërinë e SuperMarios dhe Suazos. Sipas parashikimeve, Suazo është një shënjestër e arritshme për Espanyolin, mirëpo Balotelli vështirë se mund të preket.
Ylli i i Milanit, Ronaldinho, shpreson që të përfshihet në skuadrën e Brazilit që do të udhëtojë në Kampionatin Botëror 2010.Pas rënies së formës, ish-lojtari i Barcelonës e humbi vendin te kombëtarja e tij, mirëpo paraqitjet e këtij sezoni mund ta bindin trajnerin Carlos Dunga që të ndërrojë mendje. “Viti i cili është duke mbaruar ishte pozitiv për mua dhe Milanin, ndërsa viti 2010 do të jetë edhe më i mirë”. “Është e vërtetë që shpresoj të jem pjesë e Kampionatit Botëror, mirëpo nuk dua të jem atje vetëm për deklaratat e mia”. “Dua të dëshmoj aftësitë e mia futbollistike dhe të tregoj se meritoj një vend në përfaqësuese”, ka thënë Dinho.
Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, shpreson se ai do të mund të kompletojë trofetë e tij duke fituar Kupën e Botës vitin e ardhshëm.Messi ka fituar gjithçka këtë vit me Barcelonën, gjashtë trofe si dhe çmimet Lojtari më i Mirë i Vitit nga FIFA dhe Topin e Artë.“Tash e gjitha çfarë më duhet është Kupa e botës. Shpresoj t’i përmirësoj paraqitjet e mia me Argjentinën, po punoj shumë në këtë drejtim. Dua më shumë se çdokush të jem më i miri”, ka thënë sulmuesi.
Arsenali raportohet se është duke kërkuar të huazojë sulmuesin e Milanit, Klaas-Jan Huntelaar.London Evening Standard shkruan se topçinjtë janë në treg për një sulmues pasi Arsene Wenger është duke e planifikuar pjesën e dytë të sezonit pa sulmuesin Robin van Persie, i cili është duke u rikuperuar nga operacioni në gju.Menaxheri i Arsenalit ka kthyer sytë kah Huntelaar, i cili iu bashkua gjigantit italian për 14 milionë funte nga Real Madridi në muajin gusht, por nuk po arrin të gjejë vend në ekipin e parë.Trajner i kombëtares së Holandës, Bert van Marwijk, e ka paralajmëruar lojtarin se vendi i tij në kombëtare për Kupën e ardhshme Botërore do të jetë i kërcënuar nëse ai nuk luan rregullisht.
Nicolas Anelka për shkak të lëndimit do të pauzojë rreth tre ndeshje, ndërsa Didier Drogba dhe Salomon Kalou pas ndeshjes kundër Birminghamit do të largohen për në vendlindjen e tyre në përgatitje për Kupën Afrikane të Kombeve.Kjo do të thotë se Ancelotti do të mbetet vetëm me Daniel Sturridge dhe 18-vjeçarin Fabio Borini në sulm, i cili deri tash nuk ka shënuar asnjë gol për Chelsean, ndërsa nuk ka startuar kurrë në Ligën Premier.“Shpresova se Drogba do të luajë kundër Fulhamit, por gabova. Zyrtarisht lojtarët duhet të jenë atje 14 ditë para fillimit të Kupës së Afrikës, që fillon më 11 janar”, ka thënë Ancelotti.Anelka në anën tjetër do të mungojë në ndeshjet kundër Birmingham, Fulham dhe ndeshjen e Kupës FA kundër Watford.
Mediat përcjellin lajmin e Luca Toni tashmë ka arritur marrëveshje me Romën dhe sulmuesi me siguri do të rikthehet në Itali në afatin kalimtar të janarit.Toni është i etur të largohet nga Bayern Munichu dhe të transferohet në një klub tjetër ku do të mund të luajë me qëllim që të jetë pjesë e kombëtares së Italisë, e cila do të udhëtojë në Kupën Botërore.Toni ishte lidhur me disa klube, por sipas informatave të fundit ai do të jetë pjesë e Romës. Zyrtarisht ai pritet të promovohet si lojtar i ri i ekipit italian në fillim të afatit kalimtar të janarit.
Rafael Benitez është i befasuar nga shkrimet të cilat thonë se Fernando Torres ka nevojë për operacion dhe spanjolli i ka hedhur poshtë spekulimet e tilla.Mediat në Spanjë shkuan se Torres ka nevojë për operacion të shpejtë, me të cilën do të ishte i gatshëm për kampionatin botëror. Torres ngadalë rikthehet nga lëndimet, por Benitez mohon se ai ka nevojë për operacion.“Operacioni nuk është në planet tona. Isha i befasuar kur dëgjova fjalë të tilla në Spanjë, pasi kemi raport të mirë me ekipin mjekësor të tyre. Ne do të vazhdojmë t’i eliminojmë problemet e Torres dhe do ta përcjellim situatën e tij nga ndeshja në ndeshje”, ka thënë Benitez.
Statistikat e Ligës Premier tregojnë se ylli i Chelseat, Frank Lampard, i ka të gjitha përparësitë për të qenë lojtari më i mirë i dekadës së fundit.The Sun shkruan se mesfushori i Chelseat dhe Anglisë është figurë dominuese në statistikat e Ligës Premier gjatë 10 viteve të fundit.
Faktet dhe të dhënat nga Opta, e cila realizon të gjitha statistikat e Ligës Premier, që nga 1 janari i vitit 2000 tregojnë se Lampard është personi i cili e meriton më së shumti këtë titull.
31-vjeçari ka:
- Numrin më të madh të ndeshjeve
- Numrin më të madh të fitoreve
- Numrin e dytë më të madh të asistimeve
- Rekordin e katërt më të lartë të golave
Lampard kryeson para mbrojtësit të Liverpoolit, Jamie Carragher, me pesë paraqitje më shumë, me një total prej 345 nga të cilat 210 kanë qenë fitore.
Ai është i dyti para Ryan Giggs me 76 asistime dhe me 100 gola, duke përfunduar i katërti prapa golashënuesit më të mirë, Thierry Henry, i cili shënoi 169 herë për Arsenalin.
Menaxheri i Sunderlandit, Steve Bruce, është i ngazëllyer me ndikimin në ekip të dyshes së mesfushës, Lorik Cana dhe Lee Cattermole, këtë sezon.Dyshja luftarake janë shkatërrues të vërtetë në mesin e fushës, megjithëse pak si tepër në rastin e mesfushorin shqiptar, i cili tashmë ka fituar tetë kartonë të verdhë, dy prej të cilëve kanë rezultuar me kartonë të kuq.“Ata që të dy janë garues të fuqishëm, kjo është se pse i solla në klub. Unë mendoj se ju keni nevojë për një prirje garuese dhe fuqi fizike për të garuar në Ligën Premier dhe këta dy kanë gjithçka që unë kërkoj, dhe nuk mendoj vetëm të shkoni nëpër fushë dhe të shkelmoni njerëz, nuk është kjo e stilit tim”, ka thënë Bruce.
Sulmuesi i Barcelonës, Thierry Henry, mund të rikthehet në Ligën Premier pasi thuhet se klubi spanjoll dëshiron të analizojë ofertat që arrijnë për francezin.Manchester City thuhet të jetë shumë i interesuar për të, me menaxherin e ri Roberto Mancini që dëshiron të sjellë sulmues me përvojë dhe pasi mediat spanjolle raportuan se Barcelona ishte e hapur për oferta, duket se kjo mund të jetë një hap i mundshëm.32-vjeçari Henry po ashtu është lidhur me një kalim në ligën amerikane të futbollit MLS, te klubi New York Red Bulls dhe Barcelona e di se do të mund të nxjerrë një shumë bukur të mirë parash nga ai tash. Fakti se blaugranët kanë opsione të shumta në sulm është një shtytje tjetër për ta shndërruar në para ish-superyllin e Arsenalit.
Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, e sheh veteranin e Manchester United, Ryan Giggs, si lojtarin më të mirë të Ligës Premier për dekadën e fundit.Giggs u shpërblye si Lojtari më i Mirë nga Asociacioni i Futbollistëve Profesionist në fund të sezonit të kaluar dhe së fundi morri çmimin Personaliteti Sportiv i Vitit 2009 nga BBC.Wenger mendon se mesfushori i Manchester United duhej të zgjidhej edhe lojtari i dekadës në Ligën Premier.“Si një lojtar jo i Arsenalit, do të thosha Ryan Giggs pasi ai e ka të kombinuar stilin me fitoren. Po ashtu më vjen keq që ai kurrë nuk ka qenë në një Kupë Botërore, diku ku njerëzit fitojnë shumë komplimente kur ia dalin mirë. Por pavarësisht kësaj, nëse shikoni në rekordin e klubit të tij, është shumë mbresëlënës”, ka thënë Wenger.
Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, thotë se futbolli anglez ka gjashtë lojtarë të klasit botëror për momentin.Ancelotti përmend treshen e ekipit të tij, Frank Lampard, John Terry dhe Ashley Cole, krahas yllit të Liverpoolit, Steven Gerrard, dhe dyshes së Manchester United, Rio Ferdinand dhe Wayne Rooney.“Mendoj se Anglia ka gjashtë lojtarë të klasit. Me këtë mendoj në lojtarë të cilët do të mund të luanin në çdo ekip kombëtar. Këtu janë tre lojtarët e mi: Lampard, Terry dhe Ashley Cole. Pastaj është Rio Ferdinand, i cili nuk po kalon kohë të mira tash, por është një mbrojtës i shkëlqyeshëm”.“Pastaj Gerrard dhe do ta shtoja Rooney-n në këtë po ashtu. Gjashtë është shumë. Do ta keni vështirë të gjeni ndonjë vend tjetër me aq shumë në ekip. Ndoshta Spanja, por Brazili definitivisht nuk i ka gjashtë lojtarë dhe as Italia”, ka thënë Ancelotti.
Roberto Bettega është zyrtarisht zëvendësdrejtor gjeneral i Juventusit dhe do të fillojë punën menjëherë.Roli i legjendës së dikurshme të Zonjës së Vjetër do të jetë që të ndërmjetësojë në mes të lojtarëve dhe stafit të trajnerëve, si edhe me hierarkinë më të lartë të klubit, dhe njëherit do të përfshihet edhe në transferimet e bardhezinjve.“Kërkova nga Bettega që të bëhet pjesë e organizatës sonë. Të marrë përgjegjësi për të gjitha fushat e sportit”, ka thënë presidenti i Juves, Jean-Claude Blanc, për faqen zyrtare të klubit.
















