Abel Xavier, ish-futbollist i dy rivalëve Everton dhe Liverpool, tash do të njihet si Faisal Xavier, pasi është larguar nga futbolli në moshën 38-vjeçare.“Derisa është një lamtumirë emocionale, shpresoj të marr pjesë në diçka shumë të veçantë derisa hy në një shkallë të re të jetës time”.“Në kohët e problemeve, kam gjetur qetësinë në Islam. Gradualisht kam mësuar nga ky religjion që pretendon paqen, barazinë, lirinë dhe shpresën. Këto janë jashtëzakonisht të rëndësishme”, ka thënë futbollisti portugez. Xavier, i cili së fundi ka luajtur për Middlesbrough dhe Los Angeles Galaxy, për më tepër ka thënë se tash do të marrë punë humanitare në Kombet e Bashkuara derisa do të punojë në industrinë filmike amerikane.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, beson se ata mund t’u japin një goditje shpresave të Aston Villas për të përfunduar në top katërsh.Wenger thotë se takimi i të shtunës është një shans i mirë për djelmoshat e tij për të treguar fuqinë.“Është një ndeshje ku, nëse shikoni në tabelë, do të arrini në përfundim shumë e lehtë. Është një ndeshje ku ne mund ta forcojmë pozitën tonë në ligë, andaj kjo është arsyeja se pse do të jemi tërësisht të fokusuar”, ka thënë Wenger.
Anësori i Liverpoolit, Ryan Babel, është cak i menaxherit të Tottenhamit, Harry Redknapp.Mirror shkruan se Redknapp është i gatshëm të rrezikojë duke transferuar holandezin, i cili është në rrugë për t’u larguar nga Anfield, pasi nuk është pjesë e ekipit të parë të Rafa Benitez.Babel, 23-vjeçar, nuk ka arritur të tregojë potencialin e tij në Liverpool, por Redknapp ka aftësi për të nxjerrë më të mirën nga mesfushori me tipare sulmuese dhe është i bindur se do të sigurojë shërbimet e tij.Liverpooli është duke kërkuar Emile Heskeyn, sulmuesin e Aston Villas, dhe është i përgatitur të lejojë largimin e Babel për të krijuar fonde për transferimit e të parit.
Trajneri i Tottenham Hotspur, Harry Redknapp, ka deklaruar se nuk dëshiron ta shesë Robbie Keanen gjatë afatit kalimtar të janarit.“Robbie është kapiteni dhe kjo nuk do të ndryshojë. Nuk ka shanse që kjo të ndodhë, unë asnjëherë nuk do ta ndryshoj këtë”. “Nuk dua ta shes Robbien, nuk ka shumë Robbie Keanea në futboll”. “Ai ka entuziazëm dhe njohuri, dhe sjell shumëçka në lojë, prandaj ai është një lojtar të cilin nuk dëshirojmë ta humbim”, ka thënë Redknapp për Sky Sports.
Kapiteni i Barcelonës, Carles Puyol, mendon se ende nuk po vlerësohen aq sa duhet të arriturat e skuadrës së tij gjatë vitit që po lëmë pas.“E dimë se kemi bërë diçka të rëndësishme, e cila vështirë përsëritet, dhe mendoj se me kohë do ta vlerësojmë më shumë”. “E kemi arritur këtë falë punës së madhe, dhe gjëra të këtilla nuk ndodhin vetëm ashtu”. “Kemi një shpirt të madh ekipor, dhe secili nga ne shtyn në drejtim të njëjtë, dhe këtë mund ta shihni në fushë”, ka thënë spanjolli për FCBarcelona.cat.
Xhudistja Majlinda Kelmendi është shpallur sportistja më e mirë e vitit 2009 në Kosovë, sipas Grupit KOHA. Ceremonia e shpalljes së më të mirëve është mbajtur të enjten mbrëma në Hotelin Victory, në Prishtinë"Grupi KOHA" për të njëmbëdhjetën herë me radhë shpall sportistët më të mirë të vitit. Çmimi i sportistes më të mirë Kelmendit iu dorëzua drejtoresha e Grupit "Koha" Flaka Surroi.
"Është vashë e re me të cilën nuk ka kush që nuk krenohet në Kosovë. Është e para që ia bëri me dije botës, me një medalje të artë, se Kosova është shtet dhe se ka sportistë të shkëlqyer që e meritojnë të garojnë ndërkombëtarisht", ka thënë Flaka Surroi.
Majlinda 18-vjeçare ka qenë pa konkurrencë në vlerësimin e jurisë. Në shpalljen e katërt të saj si më e mira e vitit, ajo ka marrë gjithsej 49 pikë. Në kategorinë e sportistit të vitit, xhudistja e klubit Ippon nga Peja, konkurrentë pati futbollistët Behar Maliqi e Enis Zabërgja, basketbollistin Edmond Azemi, basketbollisten Elinda Musliu, hendbollistin Muhamed Maloku, si edhe hendbollisten Kaltrina Beka.
"Desha të falënderoj 'Grupin KOHA' për këtë shpërblim. Suksesi im vazhdimisht është shpërblyer nga KOHA, jo vetëm tash që jam bërë kampione e botës, por edhe në të kaluarën. Falënderoj trajnerin Driton Kuka, që na ka mundësuar të përjetojmë ato ndjenja të garimit në kampionate botërore e evropiane. Po ashtu, dua të falënderoj ministrin Valton Beqiri për përkrahjen që po jep për xhudon dhe, po ashtu, për shpërblimin që më ka dhënë pas medaljes së artë në Paris. Më brengos se në Parlament kurrë nuk përmendet fjala sport, kështu nuk duhet të jetë, pasi jo më kot sportistët thuhet se janë ambasadorët më të mirë të një vendi", ka thënë Kelmendi.
18-vjeçarja Kelmendi gjatë këtij viti doli kampione e botës, Evropës dhe e Ballkanit për juniore. Ka fituar edhe shumë tituj të tjerë në Kosovë dhe jashtë saj. Vlerësohet shpresa më e madhe e sportit kosovar.
Sportistja më e mirë: Majlinda Kelmendi
Sportisti më i mirë i ri: Liridon Zeiqi
Sportistja më e mirë e re: Nora Gjakova
Sportistja më e mirë sipas votave në internet: Majlinda Kelmendi
Klubi më i mirë (meshkujt): KB S. Prishtina
Klubi më i mirë (femrat): KB Bashkimi
Punëtori më i mirë sportiv: Driton Kuka
Post-mortum: Lah Nimani
Mirënjohja për afirmim të sportit: KB BB Bashkimi
















