Ylli i Real Madridit, Leite Kaka, synon ta mbyllë karrierën në vendlindjen e tij, Brazil.26-vjeçari brazilian thotë se është duke kaluar pesë muaj të mëdhenj me Real Madridin dhe se po ashtu me sytë kah Kupa Botërore.
I pyetur për të ardhmen e tij, ish-ylli i Milanit ka thënë se dëshiron të rikthehet në Brazil.
“Për momentin do të qëndroj në Evropë. Por pas disa vitesh do të rikthehem në Brazil, po. Do të jetë Sao Paulo? Po”, ka thënë Kaka.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka konfirmuar se mesfushori spanjoll Cesc Fabregas ka një rikthim të lëndimit të tij të mëhershëm.Cesc Fabregas ndihmoi Arsenalin të shënojë fitore 3-0 ndaj Aston Villas, pasi u inkuadrua si zëvendësues në pjesën e dytë të ndeshjes, por kjo mund t’u kthehet më keq topçinjve.
“Është një përsëritje e lëndimit të tij. E dinim para ndeshjes se nuk ishte moment i përkryer. Do të shohim nëse do të kemi pendime të shpejta ose të gjata. Nuk besoj se është shumë keq, ai nuk mendon se është keq”, ka thënë Wenger.
Klubi francez Paris Saint Germain raportohet se është duke e kërkuar mbrojtësin e Real Madridit, Royston Drenthe.Gazeta franceze Le Parisien thotë se PSG është duke u përpjekur të arrijë marrëveshje me holandezin që në muajin janar.
Drenthe është hequr nga lista e lojtarëve të ekipit të parë, me Marcelo dhe Alvaro Arbeloa që janë në radhë para tij. Edhe pse holandezi do të dëshironte të qëndrojë te klubi ‘i ëndrrave’, mosaktivizimi i tij mund ta nxitë atë të pranojë largimin.
Djajtë e kuq treguan një lojë jo aq bindëse në pjesën e parë të ndeshjes, kur arritën të shënojnë vetëm në çastet e fundit të kësaj pjese me anë të Wayne Rooney (45’). Pjesa e dytë po ashtu nuk filloi këndshëm për ekipin e Sir Alex Ferguson, pasi vendasit e Hull Cityt barazuan me anë të Craig Fagan nga penaltia në minutën e 59-të të ndeshjes.
Një autogol i Andrew Dawson i shënuar në minutën e 73-të të takimit, ia riktheu epërsinë Manchesterit, me sulmuesin bullgar Dimitar Berbatov që vulosi rezultatin kur kishin mbetur nëntë minuta deri në fund të kohës së rregullt të takimit.
Manchester United tash grumbullon 40 pikë dhe rikthen vendin e dytë me dy pikë më pak se Chelsea. Arsenali zbret sërish në vendin e tretë me dy pikë më pak se United, por që ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.
Trajneri i Romës, Claudio Ranieri, beson se Serie A duhet ta anulojë pushimin dimëror.Ish-trajneri i Chelseat, Ranieri, ngjashëm si rivali i tij, menaxheri i Interit, Jose Mourinho, beson se Serie A duhet të vazhdojë të jetë aktive, sikur edhe Liga Premier.“Që kur kam punuar në Ligën Premier kam menduar se nëse hiqen festat e fundvitit, kjo do të ishte mirë për Serie A”.“Kur e them këtë, jam i vetëdijshëm se në Itali jemi në një presion më të madh psiko-fizik. Megjithatë mediat duhet t’i pyesin përkrahësit nëse ata do të preferojnë të përcjellin ndeshjet gjatë festave, me pauzën që mund të jetë menjëherë pas tyre”, ka thënë Ranieri.
Gjigantët evropian janë të gatshëm të bëjnë oferta për kapitenin e Liverpoolit, Steven Gerrard, shkruajnë mediat angleze.News of the World shkruan se Gerrard dëshiron ta dijë nëse klubi do të kalojë edhe nëpër një rindërtim të ekipit para fundit të sezonit. Nëse ai arrin ta tregojë veten edhe në Kupën Botërore 2010 dhe nëse Liverpooli nuk arrin të rikonstruktohet, klubet e mëdha si Real Madrid, Barcelona dhe Inter, janë të gatshëm të bëjnë oferta të mëdha për të marrë shërbimet e mesfushorit anglez.Dhe për më tepër, nëse ky sezon katastrofik i klubit anglez vazhdon edhe në pjesën e dytë të sezonit dhe Liverpooli dështon të kualifikohet për në Ligën e Kampionëve, gjasat që edhe vetë lojtari të dëshirojë të largohet do të jenë shumë më të larta.
Trajneri i Interit, Jose Mourinho, e sheh veten si menaxher të ardhshëm të kampionit në fuqi të Ligës Premier, Manchester United.Mail on Sunday shkruan se Mourinho kishte refuzuar milionat e Manchester Cityt pasi ëndërr e tij është të menaxhojë Manchester United.Ish-trajneri i Chelseat, i cili tash pjesë e Interit, kishte refuzuar fillimin e negociatave me Cityn disa javë më herët. Mourinho synon t’i japë fund kontratës së tij në San Siro, që përfundon në vitin 2012, të cilën gjë e përsëriti edhe javën e kaluar.Por burime të afërta me portugezin kanë dhënë shenja se ambicie e Mourinhos është të pasojë Sir Alex Ferguson dhe kjo mund të bëhet reale brenda disa vitesh, pasi 68-vjeçari është i gatshëm të pensionohet në një të ardhme të afërt.
Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, ka premtuar se ai do të vrapojë i zhveshur nëpër borë nëse ekipi anglez blen lojtar të ri në afatin kalimtar të janarit.Që kur FIFA i lejoi Chelseat të përforcojë ekipin në afatin kalimtar të janarit, të gjithë presin që blutë të jenë aktiv në tregun e transferimeve.Në janar Chelsea do të jetë pa Didier Drogba, Salomon Kalou, Michael Essien dhe John Obi Michel, dhe ishte logjike që ata të blejnë futbollistë, por kështu nuk dëshiron të veprojë Ancelotti.“A do të blejmë në janar? Absolutisht nuk ka shanse. A do të ‘humbasim’ nëse nuk blejmë? Po. A do të vrapoj lakuriq nëpër borë? Po. Nuk na duhet sulmues i ri. Kam besim në Borinin dhe Sturridge. Ata në janar kanë shans t’i tregojnë kualitetet e tyre”, ka përfunduar Ancelotti.
Topçinjtë kanë shënuar fitore përballë skuadrës që konkurron për top-katërshin, Aston Villas, dhe tashmë gjendet edhe para Manchester Unitedit në tabelë, së paku deri sa kampioni të zhvillojë ndeshjen e javës së 19-të.Ndeshja e zhvilluar të dielën në Emirates përfundoi me fitoren e Arsenalit me rezultat prej 3-0. Heroi i vendasve në këtë takim ishte kapiteni Cesc Fabregas, i cili shënoi të dy golat e Topçinjve (65’ dhe 81’), ndërsa goli i tretë u shënua nga Vassiriki Diaby në minutat shtesë të ndeshjes (90’+1). Me këtë fitore, Arsenali i afrohet liderit Chelsea në katër pikë, ndërsa Topçinjtë kanë një ndeshje më pak të zhvilluar. Aston Villa do ta mbajë pozitën e katërt me një pikë më shumë se Tottenham Hotspur që gjendet në pozitën e pestë.
Trajneri i Italisë, Marcello Lippi, ka përshëndetur vazhdimin e kontratës së Gennaro Gattusos me Milanin.Rino u dha fund spekulimeve për largimin e tij nga klubi kuqezi duke nënshkruar një kontratë të re, e cila e lidh për San Siro deri në vitin 2012. “Është e vërtetë se kam folur me Rinon në telefon. I thash se ai duhet të vendosë vetë për të ardhmen e tij”. “Por e sigurova se edhe nëse nuk luan në të gjitha ndeshjet, ky faktor nuk do të ndikojë në pjesëmarrjen e tij në Kampionatin Botëror”, është shprehur Lippi për Il Giornale.
Qendërmbrojtësi i Liverpoolit, Jamie Carragher, ka kërkuar nga bashkëlojtarët e tij të tregohen të pathyeshëm përballë kritikave të vazhdueshme për problemet e klubit, pasi që kjo është pikërisht ajo që nevojitet në ambientin e Ligës Premier.“Lojtarë të mirë të cilët kanë arritur sukses në klube më të vogla kanë ardhur këtu dhe nuk kanë mundur ta përballojnë presionin, sepse nuk e kanë pasur karakterin e duhur për t’u përballur me të (presionin) kur vijnë kohë të këqija”. “Liverpooli është një klub i shkëlqyer ku të gjithë dëshirojnë të jenë, mirëpo kur gjërat shkojnë keq, është vështirë të qëndrosh këtu”, ka thënë Carragher për Sky Sports.
Sulmuesi maqedonas Goran Pandev ka vendosur t’i bashkëngjitet Interit dhe thotë se nuk ka frikë të konkurrojë për një vend në formacionin bazë të Jose Mourinhos.“Asnjëherë gjatë karrierës time nuk kam pasur frikë nga konkurrenca, pasi që besoj shumë në kualitetet e mia”. “Interi është një klub i madh dhe i përgjigjet ambicieve të mia, të cilat janë për të sfiduar tituj të ndryshëm dhe për të luajtur në Ligën e Kampionëve” “Sidoqoftë, ende nuk kam arritur marrëveshje me Nerazzurët”, është cituar 26-vjeçari nga Makedonjia Sport.
Përkundër asaj se luajti rol kyç sezonin e kaluar për triumfin e United në Premier League, Macheda luajti shumë pak këtë sezonë për djajtë e kuq.Mendohet se Sir Alex Ferguson dëshiron ta lë si huazim 18 vjeçarin për pjesën e dytë të sezonit.
Neëcastle është treguar tejet i interesuar për Machedan, por Sir Alex nuk dëshiron ta dërgoj në ligën e dytë angleze, por në Spanjë.
Sir Alex Ferguson bëri të njëjtën gjë dhe me Gerrard Pique, që sot luan standard për Barcelonën.
Assi i Real Madridit Kaka ka shpalosur objektivat për vitin 2010, e që sipas tij është triumfi me brazilin në kampionatin botëror Afrika Jugore 2010.“Kampionati botëror sigurisht se është një objektiv. Kampionati botëror do të jetë vazhdimsia e punës së madhe që një lojtar bën në klub.”
“Unë duhet të pregaditem mirë me Real Madridin për të qenë në formë të mirë para kampionatit.”
“Gjithçka mund të ndodhë gjatë kampionatit. Mund të fitoni ose të humbni, por nëse shkojmë atje të përgaditur atëherë gjasat janë të mëdha.”
“ Ne duhet ti shfrytëzojmë mirë dy javët pregaditore pasi që kjo është fundamentale nëse një skuadër dëshiron të fitoj këtë garë.” Përfundoi Kaka.
















