Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka deklaruar se dëshiron të përballet me Barcelonën në finalen e Ligës së Kampionëve dhe ta mposhtë.“Shpresoj të mos kem lëndime të tjera dhe të jem në gjendje t’i ndihmoj Real Madridit të fitojë të gjithë titujt për të cilët jemi duke konkurruar këtë sezon”. “Kam bindje të plotë se do të përmirësohemi edhe më shumë në pjesën e mbetur të sezonit”, ka thënë portugezi në një intervistë për të përditshmen sportive Correio da Manha.
Juventusi ka marrë disa lajme të mira nga stafi mjekësor, pasi që disa nga lojtarët e lënduar janë rikuperuar- njofton faqja zyrtare e klubit bardhezi.Gianluigi Buffon dhe Mauro Camoranesi kanë marrë dritën e gjelbër nga mjeku Flavio Quaglia që të stërviten me bashkëlojtarët e tyre në fushë, pasi të kenë kryer stërvitjet në palestër dhe pishinë . Ndërkohë, Vincenzo Iaquinta dhe Giorgio Chiellini janë shumë më pranë kthimit dhe pritet të jenë në dispozicion të trajnerit Ciro Ferrara në një të ardhme të afërt. Felipe Melo, Martin Caceres, dhe Diego kthehen të mërkurën nga pushimi. Juventusi ndeshjen e radhës e zhvillon në Stadio Tardini kundër Parmës më 6 janar.
Mbrojtësi i Romës, Cicinho, dëshiron të largohet nga Roma dhe të kthehet në Brazil, duke qenë se nuk bën pjesë në planet e trajnerit Claudi Ranieri.“Tashmë e kam sqaruar dëshirën time (për t’u larguar) disa herë. Dikush ka thënë se planifikoj të kthehem te Sao Paolo, mirëpo klubi nuk është në gjendje të më blejë”. “Po ashtu kam menduar ta përfundoj kontratën me Romën... Situata është në pritje dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë në janar”, ka thënë Cicinho për TV Globo.
50 milionë euro është shifra për të cilën janë marrë vesh Bayern Munichu dhe Real Madridi, për transferimin e anësorit francez Franck Ribery në verën që vjen.Sipas faqes nga Munihu, Europolitan.de, të dyja skuadrat kanë arritur marrëveshje verbale, sipas të cilës nga sezoni i ardhshëm, Ribery do ta veshë fanellën e Los Blancos. Nga ana tjetër, shtypi anglez vazhdon të spekulojë se edhe Chelsea është pranë të sigurojë shërbimet e mesfushorit bavarez, mirëpo vetë lojtari më herët ka deklaruar se dëshiron të luajë për Real Madridin.
Qendërmbrojtësi i Real Madridit, Christoph Metzelder, ka dhënë një deklaratë për shtyp në të cilën ka pranuar se e ardhmja e tij te Los Blancos nuk duket aq e mirë.“Të jemi realë: Nuk mendoj se Madridi do të ma rinovojë kontratën”. “Kam qëndruar dy vite e gjysmë këtu dhe nuk mendoj se është momenti i duhur për mua të flas për situatën time në këtë klub, jo tani dhe jo në muajt që vijnë”, ka thënë gjermani, i cili këtë sezon ka luajtur vetëm në një ndeshje të La Ligas dhe një të Kupës së Mbretit. Kontrata aktuale e Metzelder me Real Madridin, skadon në qershorin e ardhshëm.
Trajneri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, planifikon të ribashkohet me sulmuesin e Interit, Mario Balotelli, të cilin dëshiron ta transferojë te skuadra angleze.Ishte Mancini, njeriu që ia mundësoi Balotellit debutimin për skuadrën zikaltër, para dy vitesh kur italiani ishte 17-vjeçar, ndërsa sipas The Daily Mail, ish-trajneri i Interit tani dëshiron që ta ketë sulmuesin te skuadra e tij e re. SuperMario nuk ka shumë hapësirë te formacioni i Jose Mourinhos dhe është i pakënaqur për minutazhin që i ofrojnë Nerazzurrët.
E ardhmja e sulmuesit të Milanit, Klaas-Jan Huntelaar, ende mbetet e pavendosur, ndërsa tashmë në garë për të ka hyrë edhe ish-skuadra e tij, Ajax.Holandezi ende nuk bën pjesë në planet e trajnerit Leonardo, dhe është zgjedhje e fundit në sulm pas Ronaldinhos, Alexandre Patos, Marco Borriellos dhe Filippo Inzaghit. Huntelaar dëshiron të gjejë një skuadër ku do të luajë më shumë, duke qenë se po afrohet Kampionati Botëror dhe duhet të zë një vend në përfaqësuesen e Holandës. Kështu, sipas Sportmediaset.it, skuadra në të cilën bëri emër- Ajax është e gatshme ta huazojë deri në fund të këtij sezoni, gjë që do t’i ndihmonte ta rikthejë formën e tij.
Mediat italiane njoftojnë se mund të ndodhë që nga muaji janar Guus Hiddink të zë vendin e Ciro Ferraras, në postin e trajnerit të Juventusit.Sipas Il Corriere Dello Sport, kthimi i Roberto Bettegas (në postin e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm) te bardhezinjtë ia ka hapur rrugën ardhjes së Hiddink në Torino. Sipas të njëjtit burim, Bettega tashmë ka arritur marrëveshje me holandezin që të fillojë drejtimin e Zonjës së Vjetër që nga 2 janari i vitit që vjen.
Sulmuesi i Bayern Munichut, Luca Toni, ka dhënë shenja se në afatin kalimtar të janarit do të transferohet te Roma.Italiani u gjend në listën e personave jo të këndshëm për trajnerin e ri të Bayern Munichut, Louis van Gaal, i cili nuk llogarit në shërbimet e sulmuesit italian, andaj Luca Toni ka paralajmëruar largim nga Allianz Arena.Disa klube janë të interesuara për ish-sulmuesin e Fiorentinës, i cili paralajmëroi se megjithatë do të transferohet te Roma.“Shpresoj se do të kem gjashtë muaj të shkëlqyeshëm me Romën. Vërtet dua që kjo të ndodhë dhe t’i japë fund situatës me Bayernin. Pres që më dy janar të arrij në Romë”, ka thënë Toni.
Sipas Corriere dello Sport, kampioni i Serie A, Inter, dëshiron të angazhojë kapitenin e Liverpoolit, Steven Gerrard.Të kuqtë për momentin gjenden në krizë si në fushë po ashtu edhe jashtë saj, pasi pronarët e klubit ende nuk mund të gjejnë zgjidhje për borxhin, ndërsa të zgjedhurit e Rafa Benietz kanë shënuar vetëm dy fitore në dy muajt e fundit.Nëse Liverpooli nuk arrin të kualifikohet për në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, mund të ketë ndryshime në Anfield.Po ashtu të kuqtë do të humbin një shumë të madhe të të ardhurave nëse nuk kualifikohen për në garën evropiane, andaj do të detyrohen të shesin disa prej yjeve si Fernando Torres, Javier Mascherano dhe Steven Gerrard.Interi ka ringjallur interesimin për Gerrard, pasi u përpoq ta angazhojë atë në vitin 2005. Sipas Corriere dello Sport, Mourinho do të përpiqet që edhe në verën e ardhshme ta angazhojë mesfushorin dhe nerazurët janë të gatshëm të ndajnë 20-30 milionë euro për shërbimet e tij. Gerrard është cak edhe i Barcelonës dhe Real Madridit.
Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, beson se ekipi i tij është i aftë të ngjitet në top katërshin e tabelës së Ligës Premier dhe madje është i aftë të fitojë titullin këtë sezon.Mancini morri nën drejtim klubin më 19 dhjetor dhe që atëherë ka drejtuar ekipin në dy fitore nga dy ndeshje, dhe pas ndeshjes së fundit prej 3-0 ndaj Wolwes ai ka thënë se ekipi i tij është shumë më i mirë se që ka menduar në fillim.“Gjithçka është reale. Ekipi është më i mirë se që kam menduar. Ne kemi edhe 18 ndeshje të tjera, andaj mendoj se është e mundshme. Nëse luajmë në këtë mënyrë dhe vazhdojmë të jemi të përqendruar është e mundshme”.“Mendoj se kemi një ekip të mirë dhe nëse luajmë mirë mund të arrijmë së paku në top katërsh. Por mendoj se nuk duhet të shikojmë në atë pozitë tash. Duhet të luajmë dhe të fitojmë dhe brenda dy muajsh të shohim kah ai pozicion. Për momentin është e rëndësishme të luajmë mirë dhe të përmirësohemi”, ka thënë Mancini.
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, dëshiron ta zëvendësojë sulmuesin Thierry Henry me anësorin e Valencias, David Silva.As shkruan se Guardiola pret që Henry të largohet nga Nou Camp në fund të këtij sezoni dhe e sheh yllin spanjoll Silva si zëvendësim ideal për të. Guardiola po ashtu është një fans i madh i bashkë-lojtarit të Silva, Juan Mata.Pengesë për realizimin e kësaj dëshire të Barcës është presidenti i Valencias, Manuel Llorente, i cili është i inatosur me mënyrën se si kampioni evropian tentoi ta marrë David Villan gjatë verës së kaluar. Llorente do të preferonte të bëjë biznes në radhë të parë me Real Madridin, se sa me Barcelonën.
Menaxheri i kombëtares angleze, Fabio Capello, thotë se ai do të jetë i kënaqur të zgjedhë David Beckham në ekipin e tij të Kupës së Botës, nëse lojtari luan rregullisht për Milanin.Beckham tash është duke u stërvitur me Milanin në përgatitje për të bërë rikthimin zyrtar të tij te rosonerët si i huazuar nga Los Angeles Galaxy.“Sigurisht, do ta zgjedh atë nëse ai luan dhe nëse është fizikisht në formë. Nuk shoh në moshën e lojtarëve, shoh në kualitetet dhe Beckham ka shumë. Ai është serioz. Ai është një profesionist i madh”, ka thënë Capello.
Phoenix Suns kanë shënuar fitore 118-103 ndaj rivalit të Divizionit Paqësor, Los Angeles Lakers, me vendasit që morën kontrollin e ndeshjes herët dhe ruajtën avantazhin deri në fund.Amare Stoudemire shënoi më të lartat për ekipin fitues, 26 pikë gjithsej, ndërsa Steve Nash shënoi 16 pikë dhe 13 kërcime. Phoenix Suns, të cilët shënuan fitoren e parë ndaj liderit të Konferencës Perëndimore këtë sezon, tash kanë 20 fitore dhe 12 humbje.Kobe Bryant shënoi 34 pikë, por këto pikë nuk mjaftuan për të parandaluar humbjen e dytë në tre ndeshje për kampionin në fuqi të NBA-së.
Klubi turk Besiktas është duke kërkuar shërbimet e mesfushorit të Real Madridit, Guti.Turqit të cilët nuk kursejnë para për transferime, dëshirojnë të nënshkruajnë me Gutin në fund të sezonit, por janë duke pasur rivalë ekipin anglez Bolton Wanderers.Trajneri i Besiktas, Mustafa Denizli, ishte në Madrid gjatë kësaj jave për bisedime të drejtpërdrejta me zyrtarët e Realit dhe Gutin rreth propozimit të tyre.Përfaqësuesit e Gutit po ashtu kanë caktuar takim me Bolton gjatë javës së ardhshme për të parë mundësinë e zhvendosjes së tij në muajin janar në Ligën Premier.
Menaxheri i Interit, Jose Mourinho, ka shprehur edhe një herë dëshirën për t’u rikthyer në Ligën Premier.Mourinho ishte dje në stadium për të përcjellë ndeshjen mes Chelseat dhe Fulhamit, dhe ka thënë se rikthimi itij në Ligën Premier mund të ndodhë madje që gjatë verës, saktësisht pasi ai t’i fitojë dy tituj me Interin.“Dua të rikthehem përsëri. Nuk jam një person që i mbaj ndjenjat e fshehura. Gjithmonë e kam thënë të njëjtën gjë – më pëlqen këtu, më pëlqen këtu, më pëlqen këtu”, ka thënë Mourinho.“Fitova dy tituj me Porton, dy tituj me Chelsean dhe tash dua t’i bëj dy, plus dy, plus dy, duke i fituar ato me Interin. Kjo do të ishte diçka e veçantë”.“Por po, besoj se do të rikthehem një ditë. Nuk largohem nga një klub në mes të sezonit për të shkuar te një tjetër. Andaj deri në fund të sezonit, nuk ka shanse që të largohem nga Interi”, ka shtuar portugezi.
Manchester United do të mund të marrë shërbimet e yllit të Benficas, Angel di Maria, vetëm nëse paguan kesh 30 milionë funte. Guardian shkruan se menaxheri i United, Sir Alex Ferguson, e ka shfrytëzuar ish-lojtarin e Sporting Lisbonës, Nani, si joshje duke ofruar lojtarin krahas parave në shkëmbim të mesfushorit argjentinas.Por Benfica e kishte informuar kampionin e Ligës Premier se ata nuk dëshirojnë ta humbasin lojtarin më të mirë në mes të sezonit. Lojtari mund të largohet nga klubi portugez vetëm nëse paguhet klauzula prej 30 milionë funtesh në kontratën e tij, të cilën shumë rivali tjetër i Djajve të Kuq, Manchester City, është shprehur i gatshëm ta paguajë.
Mesfushori i Arsenalit, Andrey Arshavin, ka lavdëruar kapitenin e ekipit Cesc Fabregas, në paraqitjen e tij kundër Aston Villas kur shënoi edhe dy gola.Topçinjtë duhet t’ia dalin pa Cesc për tre javë, pasi spanjolli pësoi lëndim gjatë kësaj ndeshje. “Cesc e ndryshoi gjithë kahen e ndeshjes. Do të doja të luaj si luan ai. Ishte brilante se si erdhi për 20 ose 30 minuta, shënoi dy herë dhe pastaj u zëvendësua”.“Ai ishte i shkëlqyeshëm. Shpresoj që lëndimi i tij nuk do ta mbajë atë gjatë. Për momentin ndjehem i humbur që shënuam atë fitore të cilën e dëshironim aq shumë. Gjëja më e rëndësishme është se ne e ngushtuam diferencën me Chelsean”, ka thënë Arshavin.
Erjon Bogdani duket shumë pranë një kalimi te Catania gjatë afatit kalimtar të janarit. Sulmuesi i kombëtares shqiptare kërkohet me ngulm nga tekniku i ri i skuadrës siciliane Sinisha Mihajlovic, i cili është në kërkim të një zëvendësuesi për Plazmatin, i cili pritet të kalojë te Fulhami.Qëllimi i sicilianëve është që ta huazojnë Bogdanin, të cilit i skadon kontrata me Chievon në qershor dhe më pas, pritet që Catania të nënshkruajë kontratë me të.Bogdani ndërkohë ka kërkuar kohë për të parë synimet Chievos nëse do t’i rinovojnë kontratën aktuale apo jo, megjithëse duke parë dëshirën e klubit nga Verona për të nënshkruar me austriakun Hofer, vështirë se një gjë e tillë do të ndodhë.
Manchester City ka shënuar fitore prej 3-0 si mysafir i Wolverhampton Wanderers, në ndeshjen e zhvilluar të hënën mbrëma në stadiumin Molineux.Argjentinasi Carlos Tevez është regjistruar sërish në listën e golashënuesve duke hapur ndeshjen në pjesën e parë (33’), dhe me epërsi minimale të ‘pasanikëve’ përfundoi fraksioni i parë i lojës. Në minutën e 69-të, Javier Garrido dyfishoi epërsinë nga një gjuajtje e lirë. Ndërsa katër minuta pa përfunduar koha e rregullt e ndeshjes, Carlos Tevez shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për mysafirët. Ishte kjo fitorja e dytë nga dy ndeshje, e trajnerit të porsaemëruar në krye të ‘pasanikëve’, Roberto Mancini.
Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, ka deklaruar se skuadra e tij meritoi të fitonte në ndeshjen e të hënës kundër Fulhamit, me ç’rast Blutë qëndrojnë pastër në krye të tabelës me pesë pikë diferencë nga Manchester United, që të mërkurën zhvillon ndeshjen e javës së 20-të kundër Wiganit.“E pranoj se pjesa e parë nuk ishte e mirë. Mirëpo pjesa e dytë ishte shumë më e mirë- luajtëm me vendosmëri të madhe”. “Nuk ishte lehtë të ndryshonim ndeshjen, por e merituam fitoren”, është shprehur Ancelotti për BBC Sport. Chelsea arriti të përmbyste avantazhin prej 1-0 të Fulhamit, për ta fituar ndeshjen me rezultat 2-1.
Agjenti i Andrea Dossenas ka thënë se mbrojtësi i Liverpoolit ka dëshirë të transferohet te Roma.“Andrea Dossenas gjithmonë i ka pëlqyer Ranieri, edhe pse nuk kam dëgjuar asgjë (nga drejtuesit e Romës)”. “Roma u mundua ta kërkojë Dossenan para se të transferohej te Liverpooli, mirëpo në vend të tij transferoi Riisen”, ka thënë për AsRomaLive.it, Federico Pastorello, agjenti i Dossenas. Ai ka shtuar se gjatë këtij viti, klienti i tij është kërkuar nga shumë skuadra, duke përmendur Napolin dhe Juventusin.
















