Sulmuesi i Lazios, Mauro Zarate, ka thënë të martën se kapiteni i Romës, Francesco Totti, është lojtar i harxhuar. Ndërkohë, simboli romak i është përgjigjur sulmuesit argjentinas në mënyrë satirike.

“Urime të gjithë tifozëve, sportit dhe të gjithë kampionëve të mëdhenj të futbollit, si Buffon, Del Piero, Messi, Cristiano Ronaldo, Kaka, Ronaldinho. Kërkoj falje nëse harroj dikë...”.

“Meqë jemi në sezonin e Krishtlindjeve dhe duhet të gjithë të jemi njerëz më të mirë, i uroj Zarates 240 urime. Në 2010, shpresoj të shënoj më shumë gola dhe të bëj më shumë asistime, ashtu që të bëhem një golashënues rekorder”.

“Më duhet të ngutem, sepse unë jam një lojtar i harxhuar... por kur mendoj sërish, unë isha po ashtu i harxhuar edhe në fillim të 2009!”, citohet Totti nga forzaroma.info.

‘240 urimet për Zaraten’ paraqesin numrin golave të shënuar në të gjitha garat nga ikona e Romës gjatë karrierës së tij.
Lojtarët e Barcelonës do të mbajnë një festë me tifozët në Camp Nou, para ndeshjes së të shtunës kundër Villarrealit për të festuar gjashtë trofetë që i fituan gjatë vitit 2009.

Gjatë këtij viti historik për klubin katalunas, Blaugranët fituan Ligën e Kampionëve, La Ligan, Kupën e Mbretit, Superkupën e Spanjës, Superkupën e Evropës dhe Kupën e Botës për Klube.

Për të treguar vlerësimin dhe mirëkuptimin e klubit për paraqitjet e tyre, Barcelona ka ftuar edhe Samuel Eto'o, Eidur Gudjohnsen, Sylvinho dhe Jorquera që të jenë pjesë e kësaj feste.
Samir Nasri shpreson që përmirësimet që ka treguar te Arsenali gjatë këtij sezoni, mund t’i ndihmojnë që të zë një vend në formacionin bazë të Francës.
Nasri dëshiron të jetë pjesë e Les Bleus në Kampionatin e ardhshëm Botëror, por me një rol më të rëndësishëm dhe jo të inkuadrohet vetëm nga banka rezervë.

“Dëshiroj të arrij një nivel të ri në skuadrën e Francës, jo vetëm të hy në skuadër dhe të shikoj (si luajnë të tjerët)”.

“Mendoj se mund të kem një vend në formacionin 4-2-3-1. Unë luaj në krah për Arsenalin, gjë që mund të ofrojë më shumë mundësi. Jam 22-vjeçar dhe tani duhet të arrij nivelin ndërkombëtar”, ka thënë Nasri për L'Equipe.
Bolton ka shkarkuar trajnerin Gary Megson pasi ekipi ka rënë në zonën e ekipeve të rrezikuara, ndërsa kandidat tjetër për pozitën e menaxherit është Mark Hughes.

Ekipi anglez ka pohuar se Gary Megson nuk është më menaxher i klubit, kjo për shkak të rezultateve të dobëta të Boltonit së fundi, përfshirë barazimin e mbrëmshëm 2-2 ndaj Hull Cityt.

“Gary Megson është liruar nga detyra e tij si menaxher i ekipit të parë të Bolton Wanderers me efekt të menjëhershëm. Vendimi është marrë në bazë të pozitës së klubit në Ligën Premier në gjysmën e sezonit”, thuhet në deklaratën e klubit.

Bolton Wanderers tash renditet në pozitën e tretë nga fundi, me pikë të barabarta me West Ham United dhe Hull Cityn. Kandidat për të pasuar Megson në postin e trajnerit të këtij ekipi përmendet ish-trajneri i Manchester Cityt, Mark Hughes.
Milani është gati t’i ofrojë Wolfsburgut 25 milionë euro për shërbimet e sulmuesit boshnjak, Edin Dzeko.

Il Corriere Dello Sport njofton se kuqezinjtë do të dërgojnë një konsultues të transferimeve në Bosnje e Hercegovinë, për të folur me babanë dhe agjentin e Dzekos.

Kampioni gjerman kërkon 40 milionë euro për lojtarin, gjë që mund të sjellë telashe, sa i përket transferimit, duke qenë se Rossonerët nuk do të paguajnë një shifër të tillë.

Carlo Ancelotti llogarit se Chelsea do të fitojë ndaj Interit në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.

Shorti i Ligës së Kampionëve nxori Jose Mourinhon përballë ish-ekipit të tij, Chelseat, të cilin e njeh shumë mirë, por rivali i tij Ancelotti, mendon se blutë do të dalin fitues nga kjo përballje.

“Ne jemi të gatshëm ta mposhtim Mourinhon dhe Interin. Do të doja të fitoj një kundërshtar tjetër. Nuk mendoj se kjo ishte takimi për cilindo prej dy ekipeve”.

“Ekipi ka gjithçka për t’i arritur qëllimet e klubit, kemi një përbërje të fuqishme, ashtu siç e kisha edhe në Milan. Sa i takon Serie A, mendoj se Inter do të mund ta fitojë titullin. Sa për Milanin, Leonardo po bën një punë të shkëlqyeshme”, ka thënë Ancelotti.
Mbrojtësi i Juventusit, Fabio Cannavaro, thotë se bota ka frikë nga Italia në prag të Kupës Botërore të vitit të ardhshëm, Afrika e Jugut 2010.
Cannavaro është i bindur se kombëtarja azure do të mund të mbrojë me sukses titullin e fituar në vitin 2006.“Ne jemi kampionë të botës... Unë po ashtu kam jetuar jashtë Italisë dhe mund t’ju them se ka një respekt të madh dhe konsiderim ndaj nesh”. “Ata po ashtu e dinë se ne kemi fituar katër Kupa të Botës, ne kemi arritur në dy finale me Brazilin dhe se ne jemi të vështirë... Njerëzit dhe ekspertët kanë frikë nga ne”, ka thënë Cannavaro.
Arsene Wenger thotë se atij i pëlqen Craig Bellamy, por thotë se nuk ka pasur kurrfarë kontakti me Cityn për angazhimin e tij.
Disa gazeta kanë shkruar se Arsenali mund të kthehet kah Bellamy, pasi topçinjtë janë në kërkim të një futbollisti ofensiv.Menaxheri i ri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, luan me dy futbollistë në sulm, repart ky që është mjaft konkurrues në mesin e qytetarëve ku janë edhe Robinho, Tevez, Bellamy, Adebayor dhe Santa Cruz. Ashtu që sigurisht disa prej tyre mund të largohen në janar.“Më pëlqen lojtari. Por nuk kam bërë asnjë hap për ta sjellë atë. Nuk mendoj se ne mund të blejmë futbollistë nga Manchester City”, ka thënë Wenger.
Kapiteni i Interit, Javier Zanetti, është i bindur se ata kanë avantazh ndaj Chelseat në prag të takimit të Ligës së Kampionëve.
Jose Mourinho, trajneri i Interit, u rikthye këtë javë në Stamford Bridge për të parë Chelsean që mposhti Fulhamin me rezultat 2-1.“Fakti se Mourinho ka drejtuar Chelsean mund të jetë një avantazh për ne. Mou i njeh ata mirë, praktikisht është një ekip të cilin ai e ka ndërtuar. Mendoj se ai tashmë e di se çfarë duhet bërë për të mposhtur blutë”.“Lojtari më i rrezikshëm i tyre? Didier Drogba, është një sulmues i shkëlqyeshëm”, ka thënë Zanetti.
Cristiano Ronaldo, Real Madrid. Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, fiton plot 70 milionë euro në vit nga marrëveshjet jashtë fushe.
AS shkruan se kompania e tij menaxhuese madje refuzon deri në 90% të ofertave, pasi ata nuk përshtaten me stilin e Ronaldos.Së fundi Ronaldo ka refuzuar një ofertë 3 milionë euro për të reklamuar një patundshmëri, pasi koha e fotografimit ishte ndesh me orarin e tij të stërvitjeve në Real Madrid.Si pjesë e transferimit në Real Madrid, Ronaldo ka marrëveshje për të ndarë me klubin në 50:50 përfitimet e gjeneruara nga të drejtat e shfrytëzimit të imazhit.
Reali i Madridit vazhdon të spekulohet se ka arritur marrëveshje me anësorin e Bayern Munichut, Franck Ribery.
Francezi ishte afër t’i bashkohet Real Madridit gjatë verës së kaluar, por marrëveshja dështoi për shkak se klubi gjerman nuk dëshironte të heqë dorë nga shërbimet e tij. Por Ribery është i gatshëm të largohet nga Bayerni në fund të këtij sezoni, me kontratën e tij që do të ketë më pak se 18 muaj për të skaduar.Faqja gjermane Europolitan shkruan se Reali tashmë ka një marrëveshje verbale me Bayernin për të paguar 50 milionë euro për francezin. Chelsea dhe Manchester City po ashtu janë lidhur me të, por ai thuhet se preferon Realin, ku është duke u angazhuar edhe idhulli i tij, Zinedine Zidane.
Cleveland Cavaliers kanë arritur të shënojnë fitore me rezultat 95-84 ndaj Atlanta Hawks, që është fitorja e tyre e pestë radhazi.
Mo Williams shënoi pikët më të larta të ekipit, 20, ndërsa LeBron James shënoi vetëm 14 pikë, por kontribuoi me 10 asistime dhe tetë kërcime për Cavaliers.Jamal Crawford shënoi 26 pikë për Hawks, të cilët kanë 21 fitore dhe nëntë humbje këtë sezon.
Sulmuesi i Lazios, Mauro Zarate, ka thënë se kapiteni i Romës, Francesco Totti, është një lojtar i harxhuar.
Totti ka qenë shumë kritik për formën e Zarates këtë sezon, por argjentinasi ka qëndruar i heshtur në kundërpërgjigje, por jo edhe tash.“Ai ka folur shumë, por ju harroni se ai është një i harxhuar. Kanë kaluar 10 derbi që kur ai për të fundit herë ka shënuar gol”.“Duket e çuditshme që ai gjithmonë më sulmon mua. Unë nuk i përgjigjem. Preferoj të bëj atë që duhet të bëj, dhe kjo është të luaj dhe të shënoj gola”, ka thënë Zarate.
Klubi i Serie A, Genoa, ka zbuluar se ka nënshkruar me sulmuesin e kampionit italian, Interit, David Suazo.
Përfaqësuesi i kombëtares së Hondurasit, fillimisht do t’i bashkohet Genoas në kampin dimëror stërvitor, ku do t’i nënshtrohet testeve mjekësore, para se të diskutojë kushtet me ekipin e ri.Genoa ka konfirmuar marrëveshjen me Interin që mbrëmë. Presidenti i klubit, Enrico Preziosi, po ashtu ka thënë se ata do të dërgojnë Sergio Floccari si huazim te Lazio.
David Meyler ka falënderuar kapitenin e Sunderlandit, Lorik Cana, për ndihmën që i ka dhënë në debutimin e tij në Ligën Premier.
Ish-mesfushori i Cork City-t, shkëlqeu në takimin e tij të parë me Sunderlandin përballë Blackburn Rovers, në të cilën Macet e Zeza arritën të nxjerrin një pikë pas barazimit 2-2.“Lorik është një lojtar i shkëlqyeshëm dhe një njeri i madh. Ai ishte një përkrahje e vazhdueshme për mua”, ka thënë Meyler.
Bosi i Manchester United, Sir Alex Ferguson, beson se Wayne Rooney është rikthyer në formën e tij më të mirë në fitoren e fundit ndaj Hull City.
Ferguson dëshiron që sulmuesi anglez ta ruajë formën edhe për takimin e sotëm ndaj Wigan Atheletic.“Wayne ishte fantastik të dielën. Ai ishte Rooney të cilin ne e njohim. Ai ka shkëlqyer në dy ose tre ndeshje, por ishte eksploziv në Hull. Ai është një kërcënim i vazhdueshëm”, “Ajo ishte një formë për të cilën shpresojmë, pasi kur ai luan në atë mënyrë, ai është vështirë për t’u ndaluar”, ka thënë Ferguson.
Liverpooli është mbyllur në bisedime për të siguruar një marrëveshje huazimi me sulmuesin e Real Madridit, Ruud van Nistelrooy.
Daily Mail shkruan se ekipi i Rafael Benitez, që mbrëmë mposhti Aston Villan, dëshiron të sjellë një sulmues me përvojë, pasi ka dështuar këtë sezon në repartin e sulmit pas dëmtimeve të shpeshta të Fernando Torres.Van Nistelrooy, 33-vjeçar, thuhet se po ashtu dëshiron të transferohet në Anfield për të treguar formën e tij në prag të Kupës Botërore. Por Benitez ka frikë nga rekordi i lëndimeve të holandezit dhe tashmë ka përjashtuar të paguajë 3 milionë funte për të marrë atë si transfer të përhershëm.Ai po ashtu ka refuzuar të paguajë për pjesën e mbetur të sezonit pagën të cilën holandezi e merr në Real Madrid, 100,000 funte në javë, nëse lojtari bashkohet si huazim.
Fernando Torres në mes të lojtarëve vendas. Të Kuqtë kanë dalë fitues në njërën nga ndeshjet kryesore të javës së njëzet, duke shënuar fitore si mysafirë të Aston Villas.
Ndeshja e zhvilluar të martën mbrëma në Villa Park përfundoi me fitoren minimale të Liverpoolit, prej 1-0. Heroi i mysafirëve në këtë ndeshje ishte spanjolli Fernando Torres, i cili shënoi golin me vlerën e tri pikëve, në minutat shtesë të ndeshjes (90’+3).