Martino: Dua luftë ndaj Spanjës
Përzgjedhësi i Paraguait, Gerardo Martino, ka besim se skuadra e tij mund të krijojë befasinë më të madhe në çerekfinale me eliminimin e Spanjës.
“Ne kemi pritur që Brazili të shkojë në finale, por holandezët luajtën vërtetë mirë dhe Brazili u ndihmoi duke bërë disa gabime të mëdha. Spanja ka luajtur shumë mirë. Më pas mund ta kemi Gjermaninë, por për mua Argjentina është ekipi më i mirë në çerekfinale”.
“Ne do të dalim në fushë ndaj Spanjës me synim për të fituar. Nëpër Botërore, jo gjithmonë ekipi që luan më mirë fiton, por ai që tregon më shumë kurajë, më shumë zemër dhe shpirtin më të madh luftarak”.
“Ata e monopolizojnë aq shumë posedimin, sa që ju detyrojnë të luani shumë në mënyrë defensive. Është vështirë të jesh sulmues ndaj një ekipi të tillë. Ne do të duhet të përmirësohemi në lëvizje të topit dhe ta ndalojmë Spanjën nga loja që zakonisht e luan. Ne luajtëm mirë në periudha të ndryshme ndaj Italisë dhe Sllovakisë, por tani ne duhet ta bëjmë atë për një ndeshje të tërë. Është koha më e mirë që ta largojmë imazhin e një ekipi që vetëm mbrohet”, deklaroi Martino në konferencë për shtyp.
Category: Afrika e Jugut 2010

















0 Komente