City ndan kreun me Arsenalin

dardanmiftari | Saturday, December 11, 2010 | 0 Komente

Yaya Toure Manchester City ka shënuar fitore 3-1 në fushë të West Ham United për të barazuar pikët me liderin e tabelës, Arsenalin.
Qytetarët kaluan në epërsi pas gjysmë ore lojë me anë të goli të shënuar nga Yaya Toure, pas një asistimi të Gareth Barry. Ish-mesfushori i Barcelonës ishte protagonist edhe në golin e dytë të Cityt, pasi goditja e tij u devijua nga portieri i West Ham, Robert Green, për të dyfishuar epërsinë e mysafirëve (73´).
Të zgjedhurit e trajnerit Robert Mancini zgjodhën dilemën e fituesit me golin e tretë të shënuar nga Adam Johnson, pas një pasimi të David Silva nëntë minuta para fundit (81´). E gjitha çfarë arritën vendasit ishte një gol i vonshëm i shënuar nga James Tomkins (89´).
Me tre pikët e reja, City mbledh 32 pikë, sa ka edhe Arsenali në maje të tabelës, që të hënën udhëton në një fushë të vështirë, në Old Trafford të Manchester United.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...