Essien: Mund ta mposhtim Tottenhamin

dardanmiftari | Sunday, December 12, 2010 | 0 Komente

Michael Essien beson se Chelsea ka cilësinë e nevojshme për të mposhtur Tottenhamin në White Hart Lane.
“Është gjithmonë e vështirë të fitosh në White Hart Lane. Por, ne kemi lojtarët e duhur për ta bërë këtë. Ne vetëm duhet ta luajmë lojën tonë, të përqëndrohemi në futbollin tonë dhe të hyjmë në fushë me shpirt fitues. Plani i lojës është i thjeshtë, të dalim në fushë dhe t’i marrim tri pikët”.
“Ne fokusohemi në këtë takim, jo në tifozët. Ne e dimë se do të ketë këngë dhe britma, ndërsa është në dorën tonë që të përqëndrohemi, të luajmë futbollin tonë dhe të tentojmë ta fitojmë ndeshjen. Ne duhet ta kthejmë veten drejt fitoreve”, ka thënë Essien.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...