Fletcher: Nuk jam i pistë

dardanmiftari | Sunday, December 12, 2010 | 0 Komente

Darren Fletcher insiston se ai nuk është lojtar i pistë, pas kritikave të marra nga menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, vitin e kaluar.
“Gjërat po thuhen në momentet më të nxehta dhe unë nuk dua të hyj në këtë mes. Nuk mendoj se jam lojtar i pistë, unë e di se nuk jam lojtar i pistë. Unë hyj nëpër duele për ta fituar topin dhe kështu mund të ndërhyni ashpër, por nuk është gjë e keqe kjo. Është pjesë e futbollit britanik”.
“Gjyqtarët këtu përdorin një ndjenjë të përbashkët, pasi që ata e dinë se zakonisht lojtarët tentojnë ta marrin topin dhe jo të lëndojnë lojtarët”, u shpreh Fletcher.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...