Hiddink pret telefonatën e Abramovich

dardanmiftari | Sunday, December 12, 2010 | 0 Komente

Guus Hiddink është në pritje të telefonatës urgjente nga Roman Abramovich në rast të shkarkimit të Carlo Ancelottit nga posti i menaxherit të Chelseat.
Mail on Sunday shkruan se Hiddink mund të jetë në rrugë për në Stamford Bridge, për shkak të marrëdhënieve të mira që ka me miliarderin dhe pronarin e Chelseat, Roman Abramovich.
Hiddink aktualisht është përzgjedhës i Turqisë, por humbjet nga Gjermania dhe Azerbaixhani, e kanë acarruar Federatën Turke të Futbollit e cila mezi do të priste një largim të holandezit.
Guus Hiddink ishte menaxher i përkohshëm i Chelseat pas shkarkimit të Luiz Felipe Scolarit në sezonin 2008/2009. Hiddink atëkohë për pak sa nuk arriti në finale të Ligës së Kampionëve, por u eliminua në mënyrë kontroverse nga Barcelona.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...