Hodgson i pakënaqur me The Reds

dardanmiftari | Sunday, December 12, 2010 | 0 Komente

Roy Hodgson ishte jashtëzakonisht i frustruar me disfatën e Liverpoolit prej 3-1 ndaj Newcastle United në ndeshjen e zhvilluar pasditen e të shtunës në St. James Park.
“Unë jam tejet i zhgënjyer me paraqitjen në pjesën e dytë. Mendoj se dominuam pjesën e parë, pasi kemi pasur shumë topa në fushën e kundërshtarit dhe kur ata shënuan golin nga gjuajtja e lirë, ai ishte topi i parë që erdhi në fushën tonë”.
“Na janë shtruar shumë pyetje, por fakti që më brengos më shumë është se kur po luajmë futbollin më të mirë në fushë, atëherë dënohemi dhe pësojmë gola”, u shpreh Hodgson.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...