Lineker: Ferguson pensionohet nëse sëmuret

dardanmiftari | Sunday, December 12, 2010 | 0 Komente

Ish-sulmuesi anglez, Gary Lineker, mendon se Sir Alex Ferguson duhet të sëmuret për t’u pensionuar.
“Nuk do të befasohesha po që se ata do të duhet ta nxjerrin nga Old Traffordi. Të bëhesh trajneri që ka menaxhuar më gjatë Manchester Unitedin duke zëvëndësuar Sir Matt Busbyn, është një arritje fantastike. Ndjej se ai do të vazhdojë edhe për një kohë kështu”.
“Unë e di se Sir Alex ishte në pankinën skoceze kur eprori i tij Jock Stein u desh të largohej nga impianti pas një sulmi në zemër. Por, në shumë mënyra nuk ka më mirë ku të shkojë, pasi që ai nuk po ndjen kurrfarë dhimbje”, u shpreh Lineker në kolumnën e tij të News of the World.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...