Mancini si Fergie

dardanmiftari | Sunday, December 12, 2010 | 0 Komente

Zëvëndës-menaxheri i Manchester Cityt, Brian Kidd, ka lëvduar Roberto Mancinin duke tërhequr paralele mes italianit dhe homologut të tij nga Old Trafford, Sir Alex Ferguson.
Kidd ishte dora e djathtë e Ferguson për hiç më pak se shtatë vjet, kurse tani e bën punën e njëjtë për Mancinin, por te rivali i Djajve, Manchester City.
“Unë isha i privilegjuar që të punoja me Sir Alex Ferguson te Manchester United dhe e shoh po të njëjtin mentalitet edhe te Roberto Mancini. Ai është kërkues, ai nuk pranon të jetë i dyti, pasioni i tij, dëshira, e bëjnë të ndihet i lënduar pas gabimeve”.
“Ai ështhë menaxher fantastik, trajner fantastik, ai është fitues, nuk dyshoj për këtë dhe Manchester City është me fat që e ka në skuadër”, ka thënë Kidd.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...