Reali në krye

dardanmiftari | Sunday, December 12, 2010 | 0 Komente

Festimi i golit të dytë të shënuar nga Cristiano Ronaldo Me një fitore prej 3-1 si mysafir i Zaragozas, Real Madridi ka marr kreun e La Ligas, së paku derisa të zhvillohet ndeshja ndërmjet Barcelonës dhe Real Sociedadit.
Madrilenët krijuan avantazh të dyfishtë që në pjesën e parë, duke diktuar ecurinë e mëtejshme të ndeshjes.
Mesut Ozil kaloi mysafirët në epërsi (15’), pas një asistimi të Marcelos, ndërsa Cristiano Ronaldo në mënyrë mjeshtërore nga gjuajtja e lirë dyfishoi rezultatin pa përfunduar gjysma e parë (44’).
Në fillim të pjesës së dytë (47’), Angel Di Maria shënoi edhe golin e tretë për të vulosur fitoren e Mbretërve.
Golin e nderit për vendasit e realizoi Gabi Fernandez (54’) nga pika e njëmbëdhjetëmetërshit.
Pas kësaj fitoreje, Reali i prin Kampionatit spanjoll me 38 pikë, një më shumë se Barcelona që mban vendin e dytë, por që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...