Spursat dhe Blutë, barazojnë

dardanmiftari | Sunday, December 12, 2010 | 0 Komente

Didier Drogba Në fund të sfidës Chelsea tentoi që të nxirrte pikët maksimale, por Didier Drogba nuk arriti ta realizonte penaltinë e akorduar në minutën e parë të lojës shtesë, të cilën me mjeshtri e ndali portieri Gomez.
Kjo sfidë ishte një spektakël i vërtetë, pasi që gjatë gjithë kohës u zhvillua një lojë tejet e shpejtë me raste të shumta shënimi.
Tottenhami pati start më të mirë. Pas një pasimi të Assou-Ekkotos, në krah u hap Jermaine Defore që pas depërtimit në zonë lansoi një pasim për Roman Pavlyuchenkon, i cili nuk e pati të vështirë të realizonte nga gjysmëdistanca në portën e Peter Cech (16’).
Chelsea në vazhdim e dominoi tërësisht takimin, si në posedim ashtu dhe nga ana e rasteve të treguara. Një degazhim fantastik të Peter Cech në dyluftim në ajër me Michael Dawson e fitoi Didier Drogba, i cili më pas me një goditje fenomenale arriti ta mposhtë portierin Heurlho Gomez (70’). Kjo goditje nuk ishte e pandalshme, por Gomez nuk ishte i vëmendshëm.
Deri në fund të sfidës Chelsea tentoi që të nxirrte pikët maksimale, por përkundër barazimit, Blutë mund të jenë të kënaqur me lojën e treguar në këtë takim.
Pas javës së 17-të në Ligën Premier, Chelesa gjendet në pozitën e katërt me 31 pikë, po aq sa ka edhe Manchester United në pozitën e tretë. Tottenham është në pozitën e pestë me 27 pikë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...