Tevez shokon Cityn, kërkon largimin!

dardanmiftari | Sunday, December 12, 2010 | 0 Komente

Carlos Tevez ka shokuar Manchester Cityn pasi i ka kërkuar klubit nga Eastlands largimin.
Sipas News of the World, sulmuesi argjentinas i ka shkruar klubit një letër zyrtare për t’u larguar, pak kohë pas fitores prej 3-1 ndaj West Hamit të shtunën.
Thuhet se përkundër imazhit të tij si lojtar kryesor te Manchester City, tensionet me menaxherin Roberto Mancini, e kanë detyruar supersulmuesin e Cityt të kërkojë largimin.Kjo kërkesë për largim ka alarmuar disa prej top klubeve evropiane duke përfshirë këtu Chelsean, Interin, Real Madridin dhe Barcelonën.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...