Njëra nga ndeshjet kryesore të javës së 16-të në La Liga, është zhvilluar të shtunën mbrëma në Camp Nou, ndërmjet Barcelonës dhe Villarrealit.
Blaugranët nuk kanë nxjerrë me shumë se një barazim, 1-1, në ndeshjen e parë të vitit 2010. Vendasit krijuan epërsi të hershme me golin e shënuar nga Pedro Rodriguez (7’), pasi pranoi topin kur Thierry Henry gjuajti në drejtim të portës. Pasi disa tentativave, Nëndetësja e Verdhë arriti të barazojë rezultatin me një gol të shënuar nga David Fuster (51’), i cili reagoi për mrekulli pas një krosimi të Canit. Deri në fund të ndeshjes, as njëra e as tjetra skuadër nuk realizuan gol, kështu që u ndanë me nga një pikë. Ky barazim do t’i konvenojë Real Madridit që me fitore eventuale kundër Osasunas, do të barazohet me pikë me liderin e tabelës.
Los Che kanë shënuar fitore me rezultat prej 1-0 në ndeshjen e zhvilluar të shtunën në Mestalla kundër Espanyolit.
Një gol i vetëm i shënuar nga Nikola Zigic në minutat shtesë të ndeshjes (90’+3), siguroi tri pikë të reja për skuadrën vendase. Pas kësaj fitoreje, Valencia pozicionohet në vendin e tretë me dy pikë më shumë se Sevilla që të shtunën mbrëma zhvillon derbin kundër Atletico Madridit.
Klubi i Serie A, Genoa, raportohet se është duke kërkuar mbrojtësin e Barcelonës, Rafa Marquez.
Gazzetta dello Sport shkruan se presidenti i Genoas, Enrico Preziosi, është i gatshëm të transferojë meksikanin gjatë këtij muaji.Preziosi tashmë ka raporte të mira me klubin spanjoll pasi kishte transferuar Thiago Motta dhe po ashtu Diego Milito, dhe tash shpreson ta bindë Marquez për t’u zhvendosur në ItaliGenoa po ashtu është duke kërkuar të huazojë anësorin e ri të Barcelonës, Jeffren.
Cristiano Ronaldo dhe Pepe Cristiano Ronaldo thotë se lëndimi që pësoi Pepe, i cili do të qëndrojë jashtë fushe deri në fund të sezonit, është një goditje e madhe për Real Madridin.
Menaxheri gjeneral i Realit, Jorge Valdano, ka thënë se nuk do të ketë nënshkrim të ri i cili do të zëvendësojë mbrojtësin portugez, gjë që mund ta sjellë në telashe ekipin.“Do të jetë shumë e rëndësishme, pa dyshim, pasi Pepe është shtyllë e mbrojtjes tonë. Por ne nuk mund të ankohemi për atë që ndodhi. Derisa jam shumë i dëshpëruar për të, ne duhet të shikojmë përpara”, ka thënë Ronaldo për Marca.
Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, thotë se në drejtim të klubit romak nuk ka arritur asnjë ofertë nga Juventusi për Cristian Ledesma.
Mediat italiane shkruan se drejtori i Juventusit, Roberto Bettega, do të bënte ofertë për të marrë shërbimet e Ledesma, para se të presë që gjykata ta shpallë atë lojtar të lirë, siç bëri me ish bashkë-lojtarin e tij Goran Pandev.“Nuk ka ofertë nga Juventusi. Mendoj se ky është një lajm i pasaktë, pasi nuk di asgjë për një gjë të tillë. Sidoqoftë nuk është veti e imja të komentoj gjëra të tilla. A mund të shitet Ledesma para se të shmanget një rast si ai i Pandev? Nuk e di...”, ka thënë Tare.
Reali i Madridit raportohet se ka bllokuar largimin e mesfushorit argjentinas Fernando Gago.
Gago, përmes agjentit të tij, i ka bërë të ditur menaxherit gjeneral Jorge Valdano se ai dëshiron të largohet nga Reali këtë muaj.Por Marca shkruan se Gago është informuar se ai është një lojtar i nevojshëm, veçanërisht pasi Mahamadou Diarra është larguar për qenë pjesë e kombëtares së Malit në Kupën Afrikane të Kombeve në Angola.
Mbrojtësi i Barcelonës, Eric Abidal, thotë se është e rëndësishme që ata të vazhdojnë të jenë në formën më të mirë edhe në vitin 2010, për ndeshjen e parë të këtij viti kundër Villarrealit.
“Kjo ndeshje është më e rëndësishmja pasi është e para e vitit 2010, është në shtëpi, Villarreali është një ekip i mirë dhe jam i sigurt se ata do të kërkojnë rezultat të mirë”.“Ne ende nuk e dimë se çfarë do të ndodhë, por të fitojmë tre tituj është vështirë të përsëritet, e dimë se është e komplikuar të fitojmë tituj. Liga është objektivi jonë, dhe pastaj Liga e Kampionëve, që është gjithmonë një qëllim”, ka thënë Abidal.
Hertha Berlin dëshiron të sigurojë shërbimet e sulmuesit të Liverpoolit, Andriy Voronin, duke ofruar një shumë prej 2.5 milionë funtesh.
The Sun shkruan se sulmuesi ukrainas, i cili sezonin e kaluar e kaloi i huazuar te klubi gjerman, është në bisedime të avancuara me Herthan.Voronin shënoi 11 gola për Berlinin për të ndihmuar që ekipi të përfundojë në pozitën e katërt të tabelës në sezonin e kaluar. Por Hertha, e cila këtë sezon përpiqet të mbijetojë në Bundesliga, dëshiron të arrijë marrëveshje për transferim të përhershëm të Voronin në afatin kalimtar të janarit, pasi dështoi ta marrë atë nga Liverpooli verën e kaluar.
Njoftohet se Liverpooli është pranë transferimit të Ruud van Nistelrooyt, ndërsa atë pritet ta ndjekë edhe mesfushori Rafael van der Vaart.
Van der Vaart dhe Nistelrooy janë zgjedhje dytësore e trajnerit Manuel Pellegrini te Real Madridi, ndërsa nga ana tjetër ata dëshirojnë që të zënë vend në përfaqësuesen e Holandës që do të luajë në Kampionatin Botëror 2010. Sipas tabloidit britanik The Sun, dyshja holandeze është në rrugë për t’u larguar nga Real Madridi, për të luajtur më shumë në një skuadër tjetër, ndërsa Të Kuqtë interesohen për shërbimet e tyre.
Wayne Rooney - SportiSot - Lajme Sportive Real Madridi raportohet se është i gatshëm të ofrojë 60 milionë funte për të marrë shërbimet e yllit të Manchester United, Wayne Rooney.
Daily Star shkruan se gjiganti spanjoll e ka shndërruar sulmuesin anglez në cakun numër një të verës së ardhshme. United planifikon të fillojë negociatat për kontratë të re me Rooneyn muajin e ardhshëm dhe pritet t’i ofrojë 170 mijë funte në javë. Por Madrid shpreson të ndryshojë mëndjen e Rooneyt para nënshkrimit të marrëveshjes dhe planifikon të bëjë të njëjtën gjë që bëri me Cristiano Ronaldon verën e kaluar, duke ofruar një shumë të majme parash, plot 60 milionë funte.
Trajneri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, thotë se ai është i befasuar me Carlos Tevez gjatë dy javëve të para në Eastlands.
Argjentinasi ka shënuar tre gola në dy ndeshje nën drejtimin e menaxherit të ri, për të çuar në tetë numrin e përgjithshëm të golave gjatë muajit dhjetor.“Nuk më pëlqen të zgjedh individë pasi ne kemi qenë kolektivisht shumë të mirë në dy ndeshjet të cilat i kemi fituar kundër Stoke dhe Wolves – por Carlos Tevez ka qenë i jashtëzakonshëm”, ka thënë Hughes.
Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, thotë se ai ka besim të plotë në portierin Petr Cech.
Ancelotti thotë se gabimet paraqiten pasi përfaqësuesi i kombëtares së çekisë është aq i prirë të dominojë në zoënën e tij.“Cech është një prej lojtarëve më të rëndësishëm për ekipin, një prej portierëve më të mirë në botë. Më pëlqen pasi ai merr përgjegjësinë në zonën para golit, ai pëlqen të dalë dhe ta kapë topin”.“Mbi të gjitha, kjo gjë është e rëndësishme në Angli, të kesh një portier të tillë. Një portier i cili merr përgjegjësinë, mund të bëjë edhe gabime të rastësishme”, ka thënë Ancelotti.
Francesco Totti ka deklaruar se ai do të dëshironte një vend për kampionatin e ardhshëm botëror, dhe një ftesë do ta pranonte me gjithë dëshirë nëse ajo i vjen nga Marcello Lippi.
“Kampionati botëror? Do të vendos në Prill, kur do të shoh se a më dëshiron Lippi me të vërtetë.”
“Unë kam mardhënie të mira me Lippin prapa skenës, dhe nuk do të harroj kurrë se qka bëri ai për mua në Gjermani. Ai gjithmonë ka pritur për mua dhe ma ka dhënë besimin.”
“Dua të luaj edhe për pesë vite të tjera nëse më mban trupi. Më pas do të bëhem trajner.” Përfundoi Totti.
Sipas Il Corriere dello Sport, Milani duket se ka filluar të mendoj për transferimin e Antonio Cassanos.
Kohë më parë as që ishte e menduar kjo hipotezë, por pas disa konsultimeve brenda klubit, është vendosur që Cassano të jetë synim për Milanin.
Imagjinata dhe inspirimi janë pikat më të forta të Cassanos dhe kështu ai do ti përshtatej Patos dhe Ronaldinhos në sulmin rosoner.
Interi kohë më parë ishte tejet i interesuar për Cassanon por tani pas transferimit të Pandev që pritet të zyrtarizohet shpejtë, Inter duket të ketë hequr dorë nga Cassano.
Milani ka tani rrugën e hapur për të bërë një ofertë për Cassanon. Sipas mediave Italiane një ofertë do ti dërgohet Sampdorias edhe në Janar, por ky transferim do të ketë gjasa më të mëdha për tu finalizuar në qershor.
Trajneri i Manchester Cityt Roberto Mancini ka ndezur zjarrin e spekulimeve të merkatos duke spikatur kështu admirimin e tij për sulmuesin e Interit Mario Balotelli.
Balotelli doli në skenë në kohën e Mancinit te Interi, dhe një ribashkim i tyre është përfolur se mund të ndodh edhe te City.
“Pse flitet për të aq shumë? Është vështirë të mos flisni për një lojtar të madh.”
“Ai është i mrekullueshëm në nivelin teknik, por ndoshta ka shumë polemika për sjelljet e tij. Kjo është arsyeja pse të gjithë flasin për të.”
“Por unë mund të flas vetëm nga përvoja ime personale. Ai gjithnjë u sjell mirë me mua. Ai është i ri dhe kur je i ri lejohet që të bësh gabime.”
“A mund të përmirësohet? Ai i ka 20 vjet apo jo? Unë mendoj se ai është ardhmëria e futbollit Italian. Unë pajtohem me Lippin se ai do të mund të ishte i dobishëm dhe për kampionatin botëror Afrika Jugore 2010.” Përfundoi Mancini.