Reagimi i Cristiano Ronaldos. Pas Barcelonës, edhe Real Madridi nuk e ka filluar me këmbë të mbarë vitin e ri 2010- duke nxjerrë vetëm një pikë në javën e 16-të të La Ligas.
Mbretërit kanë barazuar pa gola, në ndeshjen e zhvilluar të dielën mbrëma si mysafirë të Osasunas në stadiumin Reyno de Navarra.
Pas këtij barazimi, Reali do të mbetet dy pikë prapa Barcelonës që prin në Kampionatin spanjoll.
Menaxheri i Interit, Jose Mourinho, thotë se të garosh në Serie A është shumë më vështirë se gjithçka që ka provuar si menaxher i Chelseat në Angli.
“Viteve të fundit rezultatet në Ligën e Kampionëve kanë treguar se ekipet më të mira italiane nuk ishin në nivelin e ekipeve më të mira angleze. Por kur vjen puna te kampionati, ekipet e vogla në Itali janë më të mira se ekipet e vogla në Angli”.“Është shumë më vështirë për një top ekip në Itali të fitojë një ndeshje se sa në Angli pasi në aspektin taktik të lojës njerëzit nuk shqetësohen për kualitetin e shout”, ka thënë mes tjerash Mourinho.
Daniel Sturridge Blutë kanë shënuar fitore me rezultat 5-0 në ndeshjen e vlefshme për FA Cup, kundër Watfordit.
Dy gola të Daniel Sturridge (5’ dhe 68’), një autogol i John Eustace (15’) dhe nga një gol i Florent Malouda (22’) dhe Frank Lampard (64’) ishin ‘të mjaftueshëm’ që Chelsea të fitojë bindshëm në takimin e zhvilluar në Stamford Bridge.
Arsenali ka arritur ta përmbysë epërsinë minimale të West Ham United për të vazhduar në raundin e katërt të Kupës FA.
Alessandro Diamanti shënoi për vendasit në fund të pjesës së parë (45’+2), mirëpo me dy golat e shpejtë të shënuar nga Aaron Ramsey (78’) dhe Eduardo (83’), Topçinjtë siguruan fitoren.
Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard, do të jetë cak i një ofertë prej 40 milionë funtesh që planifikon të bëjë trajneri i Interit, Jose Mourinho.
Dihet se portugezi është një admirues i mesfushorit anglez, ndërsa Daily Star Sunday njofton se ai do të provojë ta joshë lojtarin drejt Giuseppe Meazzas.
Mourinho beson se disa nga yjet e Liverpoolit mund të largohen nga Anfield, sidomos nëse Të Kuqtë nuk sigurojnë kualifikimin në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.
Ndërsa njëri nga ata që mund të largohet është edhe simboli i klubit, Steven Gerrard.
Jermaine Beckford (djathtas) feston golin. Skuadra që bën gara në League One (liga e tretë sipas renditjes) e ka turpëruar para tifozëve të vet kampionin në fuqi të Ligës Premier, Manchester United, duke e përjashtuar nga Kupa FA.
Një gol i shënuar nga Jermaine Beckford në pjesën e parë (19’), siguroi fitoren e mysafirëve, të cilët eliminuan Djajtë e Kuq nga kjo garë.
Ky ishte goli i 20-të i sezonit për Beckford, i cili padyshim se është njëri nga golat më të rëndësishëm të tij.
Për United, është kjo hera e parë pas 25 vitesh që eliminohet nga Kupa FA që në raundin e tretë.
Dy rivalët e qytetit Milani dhe Interi raportohet se janë duke kërkuar sulmuesin e Sampdorias, Antonio Cassano.
Corriere dello Sport shkruan se Milan ka ringjallur interesimin për Cassanon, pasi bëri përpjekje të marrë shërbmet e tij gjatë verës. Kualitetet e Cassanos shihen si një mbulesë ideale për Ronaldinhon dhe Alexandre Pato.
Interi tashmë një kohë të gjatë ka qenë në ndjekje të Cassano, por një marrëveshje e menjëhershme me Goran Pandev mund të largojë vëmendjen nga ish-lojtari i Romës.
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, thotë se ai sheh në anën pozitive të barazimit të mbrëmshëm 1-1 ndaj Villarrealit.
Vendasit dukej se do të fillonin Vitin e Ri me fitore pasi Pedro shënoi golin e avantazhin pas shtatë mintuash, por mysafirët shënuan golin e barazimit gjashtë minuta në pjesë të dytë.
“Është mësim për të ardhmen, kjo do të na bëjë më të fuqishëm dhe do të na bëjë të kuptojmë se gjithçka është e vështirë“, ka thënë Guardiola pas ndeshjes.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, raportohet se dëshiron të nënshkruajë me dy sulmues të ri në afatin kalimtar të janarit.
Mirror shkruan se Wenger ka bërë interesim për cakun numër një, përfshirë sulmuesin e Bordeaux, Marouane Chamakh, por i është thënë se nuk ka shans që ai të largohet në muajin janar.
Por Wenger mbetet i bindur se do të mund të nënshkruajë me marokenin në formë të transferit të lirë gjatë verës së ardhshme, pasi kontrata e tij me Bordeaux të skadojë. Chamakh po ashtu dëshiron Arsenalin, para klubeve të tjera të interesuara për të, si Everton dhe Tottenham.
Por Wenger ende është duke menduar të nënshkruajë me edhe një sulmues në afatin kalimtar të janarit, në muingesë të dy sulmuesve kryesor, Robin van Persie dhe Nicklas Bendtner, dhe me Eduardo që është jashtë forme.
Opsioni i parë për këtë afat kalimtar do të jetë sulmuesi i Wolfsburg, Edin Dzeko, por klubi gjerman kërkon 20 milionë euro dhe Milani është një pengesë tjetër për të marrë shërbimet e boshnjakut. Sulmuesi i Toulouse, Andre-Pierre Gignac, po ashtu është opsion për Wenger.
Ekipi i Ligës Premier, Tottenham, duket se është afër për të angazhuar portierin e Portsmouth, David James.
News of the World shkruan se James ka luajtur ndeshjen e fundit për klubin në krizë, Portsmouth, dhe do të ribashkohet me Harry Redknapp në Tottenham gjatë kësaj jave.
Portieri i Anglisë, James, 39-vjeçar, i ka munguar Portsmouth në pesë ndeshjen e fundit në Ligë dhe menaxheri Avram Grant nuk ka qenë në gjendje të japë arsyen e qartë për mungesën e tij.
Burime nga klubi thotë se Grant të mos e angazhojë James për të parandaluar ndonjë problem të gjurit që do të pengonte një zhvendosje në White Hart Lane.
Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, është i gatshëm të sjellë në Angli mesfushorin e Interit, Patrick Vieira.
Mail on Sunday shkruan se Mancini është i etur të ripërtërijë lidhjen e tij me Vieiran, të cilin e kishte menaxhuar edhe te Interi dhe me të cilin fitoi dy tituj në Serie A.
Vieira, i cili do të mbushë 34 vjet në qershur, është i etur të luajë për Francën në Kupën Botërore dhe vazhdimisht lidhet me një rikthim në Ligën Premier, ku më favorit kanë qenë Tottenham dhe ish-klubi i tij, Arsenal.
Por burime nga Italia kanë thënë se Mancini është afër për të sjellë francezin në Angli, së pari në formë huazimi me mundësi të transferimit të përhershëm.
Ray Allen ka shënuar 23 pikë për të ndihmuar Celtics të shënojnë fitore ndaj Toronto Raptors me rezultat 103-96.
Pesë lojtarë tjerë të Celtics iu bashkuan Allen për të shënuar pikë dyfishrore, derisa Boston fitoi për herë të parë në katër ndeshje, në mungesë të Paul Pierce, Kevin Garnett dhe Rajon Rondo për shkak të lëndimeve.
Rasheed Wallace shënoi 16 pikë, Glen Davis 15, dhe Kendrick Perkins e Tony Allen që të dy nga 14 për Celtis.
Chris Bosh shënoi 25 pikë dhe nëntë kërcime, ndërsa Andrea Bargnani shënoi 21 pikë për Raptors, që pësuan humbjen e parë pas pesë ndeshjeve.
Mbrojtësi i Milanit, Thiago Silva, pranon se lideri i Serie A, Interi, është një hap para të tjerëve.
Braziliani aktualisht është i lënduar, por pritet të rikthehet në fillim të pjesës së dytë të sezonit në kampionatin italian. “Interi është shumë i fuqishëm, ata kanë një qëndrueshmëri të lartë dhe fitojnë ndeshjet e tyre me lehtësi, por Milani do të luftojë për titull dhe ne do të përpiqemi deri në fund të sezonit”, ka thënë Thiago Silva.
Heroi i Romës, Vincent Candela, është i ngazëllyer të shohë sulmuesin Luca Toni te ish-klubi i tij.
Sulmuesi i Bayern Munich iu bashkua romës si huazim i lirë deri në fund të sezonit, dhe francezi Candela thotë se sulmuesi mund të jetë Batistuta i ardhshëm i ekipit. “Roma tashmë ka bërë një hap të madh në treg. Përfundimisht, pas Montella dhe Batistuta, ekipi ka edhe një sulmues të madh të qendrës”, ka thënë Candella.
Chelsea dhe Manchester City vazhdojnë të jenë të interesuar për shërbimet e sulmuesit të Liverpoolit, Fernando Torres.
Mësohet se City tashmë ka ofruar 70 milionë funte për shërbimet e spanjollit, mirëpo oferta e tyre është refuzuar. Sipas spekulimeve, ‘pasanikët’ duhet ta dyfishojnë shumën (140 milionë funte) e ofruar nëse dëshirojnë të bindin drejtuesit nga Anfield që të heqin dorë nga sulmuesi i tyre. Në këtë shumë do të përfshihej edhe paga e ‘el Ninos’ prej 280.000 funte në javë. Sido që të jetë, Torres konsiderohet i pashitshëm nga trajneri Rafael Benitez, mirëpo nëse problemet vazhdojnë te Liverpooli, atëherë gjithçka është e mundur.
Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, thotë se ka ardhur koha që bardhezinjtë të ‘zgjohen’ dhe t’i japin fund formës së dobët që treguan në fund të vitit që shkoi.
Zonja e Vjetër u eliminua nga Liga e Kampionëve, ndërsa ka pësuar pesë humbje në gjashtë ndeshjet e fundit, që është shumë për një skuadër, e cila në fillim pretendonte titullin. “Kam vërejtur përqendrim të madh dhe përkushtim në kamp (stërvitor). Vërtet shpresoj që paraqitjet tona të fundit të vitit 2009, të mbeten vetëm si kujtesë e keqe. Duhet të kthehemi sërish në të qenit Juve i vërtetë”. “Kemi pjesën e mbetur të sezonit, pastaj do të vijë Kupa e Italisë, pastaj Europa League në shkurt. Duhet të shkojmë deri në fund në të gjitha garat”, ka thënë Gigi për faqen zyrtare të klubit.
Trajneri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, ka pranuar se Michael Owen mund të mungojë në Kampionatin Botëror të verës që vjen, si pasojë e prezencës së Wayne Rooneyt.
Më herët, trajneri i Anglisë, Fabio Capello, e ka bërë të qartë se nuk do t’i ftojë lojtarët të cilët nuk luajnë rregullisht në skuadrat e tyre, ndërsa Owen bën pjesë në këtë grup lojtarësh. “Jam i sigurt se Michael dëshiron të jetë në Kampionatin Botëror- një lojtar me atë histori dhe aftësi të shënimit të golave “Ai do të dëshironte që ta ribëjë atë që bëri në vitin 1998, kur pati një kampionat të shkëlqyer botëror”. “Do të mundohemi ta dërgojmë atje në mënyrën më të mirë që mundemi, mirëpo është vështirë kur ke një skuadër të madhësisë sonë. Është vështirë ta lësh Rooneyn jashtë skuadre”, është cituar Ferguson nga The Mirror.
Barcelona nuk e ka filluar mirë vitin 2010, pasi ka barazuar para tifozëve të vet kundër Villarrealit, megjithatë Thierry Henry thotë se nuk ka vend për shqetësime.
“Villarreali luajti shumë mirë sonte. Ishte e vështirë për ne që të gjenim hapësira. Gjysma e parë ishte e shkëlqyer, por e patëm të vështirë pas golit të tyre (në pjesën e dytë)”. “Kur fiton tituj, duhet të vazhdosh të japësh më shumë. Provuam sot, por Villarreali luajti mirë. Atyre iu pëlqen ta mbajnë topin, dhe nuk është lehtë që t’ua marrësh”, tha Henry për Radio Marca pas ndeshjes. Sido që të jetë, për sulmuesin francez, “Barcelonës nuk i duhet asgjë e re”.
Pamje nga ndeshja. Atletico Madrid zhvilloi sot takimin e dytë më të rëndësishëm të kësaj jave ndaj Sevillës në Vicente Calderon, takim i cili përfundoi me fitore të madrilenëve 2-1.
Ndeshja ishte me dominim të pjesërishëm herë në njërën anë e herë në anën tjetër, rastet nuk mungonin.
Renato shënoi në minutën e 44 golin e parë dhe të epërsisë së Sevillës.
Mirëpo me të filluar pjesa e dytë Dragutinovic barazon shifrat në Vicente Calderon.
Sevilla luajti pa një lojtar 15 minutat e fundit të takimit kur Aldo Duscher u ndëshkua me karton të kuq.
Epersine numerike në fushë e shfrytëzuan vendasit që morrën tri pikë të plota nga kjo sfidë me golin e Lopez në sekondat e fundit të takimit.
Sevilla me këtë barazim zbret në pozitën e katërt me 30 pikë, tre më shumë se Mallorca në pozitën e pestë dhe dy më pak se Valencia në pozitën e tretë.