Skuadra nga Bundesliga gjermane, Schalke 04 ka shënuar fitore të lartë prej 14-0, në ndeshjen miqësore kundër ekipit nga liga e dytë spanjolle, Cadiz.Kevin Kuranyi filloi serinë e golave (14’), për të pasuar me golin e Farfan (18’), ndërsa Edu shënoi dy herë radhazi (22’ dhe 31’) për të mbyllur pjesën e parë me rezultat 4-0.
Në pjesën e dytë gjermanët shënuan dhjetë gola për ta fundosur krejtësisht ekipin spanjoll.
Vicente Sanchez shënoi dy gola (52’ dhe 84’), Hamit Altintop shënoi tri herë (55’, 62’ dhe 86’), ndërsa Asamoah realizoi pesë gola (59’, 73’, 79’, 82’ dhe 88’).
Kapiteni i Romës, Francesco Totti, pritet të mungojë edhe në ndeshjen e të shtunës kundër Chievos.Giallorossët kanë shpresuar se do ta kenë në formacion simbolin e tyre në ndeshjen e fundjavës, mirëpo ai ende nuk është rikuperuar për t’u përfshirë në stërvitje të plota, si pasojë e lëndimit të gjurit të majtë.
La Repubblica njofton se Totti mund të luajë në ndeshjen për Kupën e Italisë kundër Triestinas, ose në ndeshjen e javës tjetër kundër Genoas.
Ndërkohë këtë vikend, transferi i ri i Romës, Luca Toni, pritet të startojë nga fillimi për herë të parë për Romën.
Mesfushori veteran i Milanit, Clarence Seedorf, mund të mungojë në derbin e të dielës kundër Juventusit.Holandezi mungoi në takimin kundër Genoas, për shkak të një problemi me lëndim, ndërsa milannews.it njofton se ai mund të mungojë edhe kundër Zonjës së Vjetër.
Në fitoren prej 5-2 kundër Genoas mungoi edhe Alexandre Pato, i cili pritet të jetë në fushë në superndeshjen e fundjavës.
Sipas Sky Sports News, mesfushori i Interit do të kalojë te ‘pasanikët’ ndërsa me kontratën e re do të fitojë rreth 140.000 funte në javë.
33-vjeçari planifikon të përfshihet në përfaqësuesen e Francës që do të luajë në Kampionatin Botëror, ndërsa dëshiron një skuadër ku do të mund të luajë rregullisht, dhe këtë ia ka premtuar ish-trajneri i tij, Roberto Mancini, që aktualisht drejton Cityn.
Sulmuesi argjentinas Gonzalo Higuain thotë se dëshiron ta mbyllë karrierën me Realin e Madridin.Higuain ka shkëlqyer me Realin këtë sezon nën drejtimin e trajnerit Manuel Pellegrini dhe është golashënuesi më i mirë i ekipit.
“Do të ishte mirë ta përfundoj karrierën këtu. Real Madrid dhe qyteti është shtëpia ime e dytë. Do të ishte e shkëlqyeshme. Do të më pëlqente që fansat e Madridit të më mbajnë mend si një person i shkëlqyeshëm, i thjeshtë dhe shumë punëtor”.
“Për vitin 2010 dëshiroj ta fitoj Ligën e Kampionëve me Madridin. Për më tepër, dua Kupën e Botës me Argjentinën”, ka thënë Higuain.
Kapiteni i Barcelonës, Carles Puyol, thotë se Argjentina duhet të nxjerrë më shumë nga superylli Lionel Messi.Sulmuesi argjentinas ka dështuar të tregojë formë të mirë me kombëtaren nën drejtimin e trajnerit të ri Diego Maradona.
“Argjentina duhet të përpiqet të shfrytëzojë nga talenti i tij. Leo është një lojtar i shkëlqyeshëm, një element esencial për Barcelonën tonë. Me të, Barcelona është më e fuqishme. Logjikisht, kështu duhet të jetë edhe për Argjentinën”, ka thënë Puyol.
Sulmuesi i Milanit, Marco Borriello, është i ngazëllyer me dy golat e shënuar në takimin e mbrëmshëm kundër Genoas, të cilin rosonerët e fituan me rezultat 5-2.“Në dhjetë ndeshje kam shënuar një mesatare të kënaqshme prej shtatë golash. Këtë kam qenë në gjendje ta realizoj me ndihmën e bashkëlojtarëve të mi, të cilët kanë bërë të jem këtu ku jam”.
“Si duket rezultatet po vijnë kundër ekipeve kualitative. Përveç takimit kundër Palermos, në disa ndeshjet e fundit kemi arritur rezultate të shkëlqyeshme në ligë. Do të takohemi me Juventusin të dielën, do të jetë një ndeshje e rëndësishme dhe do të japim më të mirën”, ka thënë Borriello.
Klubi portugez Benfica, raportohet se është i interesuar të marrë shërbimet e ylli brazilian të Milanit, Ronaldinho.Corriere dello Sport shkruan se drejtori sportiv i klubit, Rui Costa, dëshiron të shfrytëzojë raportet e mira me Milanin, për të shikuar mundësinë e transferimit të ish-Lojtarit më të Mirë në Botë në Lisbonë.
Edhe trajneri i Benficas, Jorge Jesus, po ashtu është i interesuar për një transferim të tillë dhe do të shfrytëzojë raportet e mira me vëllanë e lojtarit, Roberto de Assis, i cili është edhe agjent i tij.
Pengesë për klubin portugez mund të jetë paga e lartë e Ronaldinhos, e cila kap vlerën e 6.5 milionë eurove e që është larg mundësive të klubit.
Cesc Fabregas ka qenë i lidhur me Real Madrid për disa kohë, por duket se kjo marrëveshje do të realizohet vetëm nëse Gonzalo Higuain lëviz në drejtim të kundërt.Sipas të përditshmes Marca, Arsène Wenger është një tifoz i madh i Gonzalo Higuain, dhe do ta lejonte Cesc Fabregas që të shkojë në Real, në qoftë se e merr si shkëmbim 'El Pipita'-n. Nga ana tjetër, Los Merengues nuk e kanë ndërmend që ta lëshojnë argjentinasin, përveq nëse Topçinjtë do ti ofronin 35 milion €.
Megjithatë, fakti që të gjithë kandidatët për president të Barcelonës dëshirojnë ta transferojnë Fabregas do të thotë se Real Madridi do ishte i gatshëm që të bënte një flijim në mënyrë që ta rrëmbejnë atë nga rivalët e tyre të përjetshëm./sportisot/
Ylli i Bayern Munich, Franck Ribery është duke u rrënuar nga lëndimet këtë sezon. Anësori francez është duke vuajtur nga lëndimi në gishtin e këmbës, që është duke i sjellur shumë dhembje.
"Ka ditë të mira dhe të këqija", ka thënë Ribery, i cili po vuan nga ky lëndim që nga stërvitjet dimërore të klubit në Dubai.
"Është shumë e dhimbshme. Unë thjesht nuk e di. Unë jam stërvitur normalisht në Mynih të dielën, nuk kam mbathur këpucë të reja. Dëmtimi filloi kur ishim në aeroplan, rrugës për në Dubai. Pas arritjes në Dubai, unë e bëra një ekzaminim mjekësor." shtoi Ribery./sportisot/
Rafael van der Vaart thotë se ai nuk e ka ndërmend të largohet nga Reali i Madridit dhe do të qëndrojë te klubi spanjoll dhe do të luftojë për vend në ekip.Disa klube nga Liga Premier janë të interesuara për holandezin ku përmenden edhe emrat si Arsenal, Aston Villa dhe Liverpool.
“Kam aftësi dhe kualitet të luaj në Real Madrid. Në përgatitjet e verës Pellegrimi më ka thënë se jam një futbollist shumë i mirë, por nuk ka shumë hapësirë në ekipin e parë për mua, për shkak se në përbërje janë Kaka, Raul dhe shumë lojtarë të tjerë. I thash, ok unë nuk do të largohem nga Real Madridi, do të luftoj dhe do të shohim”.
“Liga është shumë e rëndësishme për ne, si edhe Liga e Kampionëve. Finalja është në Madrid. Secili ëndërron të luajë në finale këtu, por po ashtu edhe ta fitojë ligën. Unë jam shumë i lumtur në këtë ekip”, ka thënë Van der Vaart.
Boston Celtics janë mbështetur në dy lojtarë të rikthyer për të mposhtur Miami Heat me rezultat 112-106 në lojën shtesë, pavarësisht shkëlqimit të Dwyane Wade.Rajon Rondo është rikthyer nga lëndimi për të shënuar gjashtë nga 25 pikët e tij në lojën shtesë për Boston. Ray Allen shënoi 22 pikë dhe Paul Pierce, i cili po ashtu u rikthye nga lëndimi, 17 pikë në ndeshje.
Te Miami Heat, Wade eksplodoi duke shënuar pikët më të larta të sezonit, 44, përfshirë edhe pikët që i dhanë epërsinë 101-99 këtij ekipi kur kishin mbetur edhe 0.6 sekonda. Por ishte Rando që barazoi në momentin më të papritur.
Boston tash ka 21 fitore dhe gjashtë humbje, derisa Miami 17 fitore dhe 16 humbje këtë sezon.
Sipas medieve angleze, Carlo Ancelotti dëshiron që gjatë afatit kalimtar të janarit ta sjellë në Stamford Bridge sulmuesin e Juventusit, Vincenzo Iaquinta.Kupa Afrikane e Kombeve e ka lënë Ancelottin pa sulmuesin kryesor Didier Drogba. Derisa konkurrenca në pjesët tjera të fushës është më e fuqishme, në sulm Ancelotti ka vetëm Anelkan, Sturridge dhe të riun Borini.
Edhe pse Ancelotti e ka bërë të qartë se nuk dëshiron të blejë futbollistë në janar, mediat vazhdojnë të shkruajnë për transferime të mundshme.
Së fundi thuhet se Chelsea dëshiron ta transferojë Vincenco Iaquintan dhe për të blutë janë të gatshëm të ofrojnë 8 milionë funte.
David Beckham beson se ai mund t’i ndihmojë Milanit ta fitojë skudeton gjatë këtij sezoni.Mbrëmë Beckham u tregua i shkëlqyeshëm në fitoren 5-2 të Milanit ndaj Genoas, fitore kjo që ka rritur shpresat e rosonerëve për të luftuar për skudeto.
“Mendoj se pas pjesës së parë të sezonit gjendja për ne është e mirë, ne jemi në një pozitë të shkëlqyeshme dhe duhet të vazhdojmë të fitojmë pasi Inter është një ekip i madh dhe është ekipi të cilin duhet ta arrijmë“, ka thënë Beckham.
Mbrojtësi i Interit, Cristian Chivu, i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjike në një spital në Verona, pasi ka pësuar një frakturë në kafkë gjatë ndeshjes kundër Chievos.Rumuni u lëndua gjatë një përplasje me Sergio Pellissier, ndërsa La Gazzetta Dello Sport njofton se Chivu është operuar, pasi që ndërhyrja kirurgjike ishte e domosdoshme.
Kirurgu që bëri operacionin ka thënë se lëndimi i mbrojtësit është mjaft serioz, mirëpo ai ka besim të plotë se Chivu do të rikuperohet plotësisht, por nuk ka dhënë datë për rikthimin e tij.
Kapiteni i Milanit, Massimo Ambrosini, thotë se fitorja e të mërkurës mbrëma kundër Genoas, do ta kthejë Milanin në rrugë të drejtë për të vazhduar përpara.“Ishte e rëndësishme të fitonim (kundër Genoas), sepse skuadrat në ndeshjet e pasditës fituan (Interi dhe Juventusi)”.
“Ka edhe shumë për të luajtur (deri në fund të Kampionatit) dhe ne duhet të vazhdojmë kështu”, tha 32-vjeçari për TMW.
Mesfushori italian ka folur edhe për rikthimin e David Beckhamit te Rossonerët, duke e konsideruar atë si një kampion të madh që punon shumë.
Kryetari i Marseille, Jean-Claude Dassier, thotë se klubi francez do të mendonte për shitjen e Hatem Ben Arfas nëse merr një ofertë prej 45 milionë eurosh.Spekulohet se anësori mund të largohet nga Marseille gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa skuadrat e interesuara për shërbimet e tij janë Manchester United, Sevilla, Tottenham Hotspur dhe Olympiacos.
“Mundësitë janë 95% që ai të qëndrojë në skuadër. Asnjëherë nuk kam menduar se ai mund të largohet dhe ai asnjëherë nuk ka qenë entuziast për t’u larguar”.
“Nuk kemi marrë oferta, por është fakt se nëse një skuadër si Manchester United apo Real Madrid do të ofronte 45 milionë euro, atëherë duhet të mendojmë dy herë. Por nuk mendoj se kjo do të ndodhë”, ka thënë Dassier për France Football.
Sulmuesi i Liverpoolit, Fernando Torres, tashmë ka arritur shifrën e 50 golave me fanellën e kuqe, për një kohë më të shkurtër se cilido lojtar në historinë e Redsave, dhe tani shënjestron rekorde të reja në Anfield.“Nuk mund të besoj, sepse Liverpooli nuk është një klub i vogël, është njëri nga klubet më të mëdha dhe më historik në botë”.
“Të gjithë lojtarët që kanë luajtur këtu, janë lojtarët të klasit të lartë dhe të cilët kanë shënuar shumë gola”.
“Ata kanë arritur rekorde të mëdha. Unë jam para tyre në këtë rast, që për mua është një nga gjërat më të rëndësishme që kam bërë në karrierën time”.
“Dua të vazhdoj të thyej rekorde të këtilla, ashtu që të jem gjithmonë në libra dhe në kujtesën e njerëzve”, ka thënë spanjolli për faqen zyrtare të klubit.
Juventusi e filloi me fitore vitin 2010, ndërsa trajneri Ciro Ferrara mund të marrë frymë më lehtë.“Të gjithë trajnerët janë të vetëdijshëm se puna e tyre asnjëherë nuk është e sigurt dhe kuptohet që sot (e mërkurë), ishte një ndeshje e rëndësishme”.
“Sido qoftë, nuk kam pasur frikë se do ta humb punën, sepse isha i përqendruar në shmangien e problemeve që patëm javët e fundit”, ka thënë Ferrara për SkySport pas ndeshjes kundër Parmës.
Trajneri i Milanit, Leonardo, është shprehur mjaft i kënaqur me fitoren prej 5-2 të Rossonerëve kundër Genoas.“Të rikthehesh pasi të pësosh një gol, asnjëherë nuk është lehtë. Por jam i lumtur me mënyrën si luajtën të gjithë, sepse ishin të shkëlqyer”, ka thënë trajneri për Ansa.it pas ndeshjes.
Veç tjerash, në këtë ndeshje u paraqitën edhe mesfushorët Gennaro Gattuso (i rikthyer nga lëndimi) dhe David Beckham (i rikthyer në skuadër nga LA Galaxy).
Të dielën në Torino, Milani do ta zhvillojë superderbin e javës së 19-të kundër Juventusit.
Janë caktuar datat e reja për ndeshjet e shtyra të Carling Cup ndërmjet Blackburn Rovers dhe Aston Villa, që nuk u luajtën si pasojë e motit të keq.Ndeshja e parë që duhej të mbahej të martën (5 janar) është caktuar të zhvillohet më 14 janar (e enjte), ndërsa ndeshja kthyese do të zhvillohet në të njëjtën datë si ka qenë e caktuar (20 janar).
Paraprakisht janë caktuar edhe datat e reja të përballjeve gjysmëfinale ndërmjet rivalëve Manchester United dhe Manchester City, me ç’rast ndeshja e para do të zhvillohet më 19 janar, ndërsa ndeshja e kthimit më 27 janar.
Valencia dhe Atletico Madridi kanë pësuar humbje në ndeshjet e tyre të para të vlefshme për Kupën e Mbretit.Los Che u mposhtën nga Deportivo La Coruna para tifozëve të vet në Mestalla me rezultat 2-1, dhe do ta kenë të vështirë ta përmbysin rezultatin në ndeshjen e kthimit kur luajnë si mysafirë.
Ndërkohë, Atletico Madridi është mposhtur me rezultat 3-0 si mysafir i Recreativo Huelvas, që po ashtu do ta ketë të vështirë që ta përmbysë këtë rezultat edhe pse me 13 janar luan si vendas.
















