Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, ka mohuar spekulimet se klubi i tij është pranë transferimit të sulmuesit të Sampdorias, Giampaolo Pazzini.“Nuk është e vërtetë... Pazzini nuk është një lojtar që na intereson neve”.
“Do të qëndrojmë me të njëjtën skuadër, e kam thënë këtë disa herë. Mendoj se kemi skuadër të mirë”.
“Shfaqëm një sulmues shumë të mirë në ndeshjen e fundit- Sturridge, dhe nuk kemi nevojë për lojtarë të rinj”, ka thënë Ancelotti.
Kampioni i Gjermanisë, Wolfsburg, ka mohuar se është në bisedime me Milanin për transferimin e sulmuesit Edin Dzeko.Mëngjesin e të premtes, mediat italiane kanë raportuar se drejtori gjeneral i Wolfsburgut, Dieter Hoenes, ka qenë në Milano për të përcjellë duelin kundër Genoas, ndërsa është spekuluar se ai është takuar me Adriano Gallianin për të diskutuar në lidhje me disponueshmërinë e sulmuesit boshnjak.
Sipas spekulimeve, Wolfsburgu është pajtuar që ta shesë Dzekon, por vetëm për 40 milionë euro, ndërkohë që Milani dëshiron ta përfshijë edhe Klaas-Jan-Huntelaarin në këtë marrëveshje
Sido që të jetë, Hoenes ka mohuar këto spekulime duke thënë se “ajo që shkruhet në mediat italiane nuk është e vërtetë”.
Trajneri i Italisë, Marcello Lippi, ka dhënë shpresa që dyshja e Romës, Francesco Totti dhe Luca Toni mund të përfshihen në skuadrën e Italisë që do të udhëtojë në Afrikën e Jugut.Derisa ua ka hapur derën sulmuesve romakë, Lippi i ka tejkaluar lojtarët e tillë, si Antonio Cassano, Alessandro Del Piero dhe Mario Balotelli.
“Jam i lumtur që Toni u kthye në Itali. Ai tash e ka mundësinë që të luajë sërish. Ai ka qenë jashtë (përfaqësueses) që nga Kupa e Konfederatave kur nuk ishte i mirë. Tash ai mund të gjejë vazhdimësi. Ka në dispozicion gjashtë muaj, dhe unë do ta përcjell”.
“Sa i përket Tottit, ai asnjëherë nuk ka mashtruar në jetën e tij, ai ka qenë gjithmonë koherent dhe transparent. Ju do ta shihni se ai do të rikuperohet edhe këtë herë, ai gjithmonë e ka bërë këtë, sepse ka karakter të shkëlqyer dhe unë e dua atë si njeri dhe si lojtar”, është shprehur trajneri për Il Messaggero.
Ndërkohë sa i përket treshes Balotelli, Cassano e Del Piero, Lippi ka thënë se është mësuar të ketë presion nga mediat, porse vendimi i tanishëm i tij është që ata të mbeten jashtë përfaqësueses.
Ky rezultat ishte edhe i pritur, pasi Guardiola këtë vit fitoi madje gjashtë trofe me Barcelonën.
Pasi fitoi La Ligën, Ligën e Kampionëve, Kupën e Mbretit, Superkupën e Spanjës, Superkupën e Evropës dhe Kupën Mbretërore të Klubeve, Guardiola bindshëm, me 300 pikë, arriti edhe deri te titulli i strategut më të mirë për vitin 2009.
Guardiola është spanjolli i dytë i cili fiton këtë shpërblim që nga viti 2002, kur trajneri më i mirë ishte zgjedhur Vicente del Bosque.
I dytë në listë është gjendur Sir Alex Ferguson, derisa i treti ka qenë fituesi i dyfishtë i këtij çmimi, Jose Mourinho.
Lista trajnerëve më të mirë të vitit 2009 shpallur nga IFFHS:
1. Josep Guardiola (Barcelona) - 300 pikë
2. Alex Ferguson (/Manchester Utd) - 137 pikë
3. Jose Mourinho (Inter) - 66 pikë
4. Alejandro Sabella (Estudiantes) - 54 pikë
5. Mircea Lucescu (Shakhtar Donetsk) - 50 pikë
6. Arsène Wenger (Arsenal) - 44 pikë
7. Guus Hiddink (Chelsea) - 38 pikë
8. Laurent Blanc (Bordeaux) - 34 pikë
9. Jorge Daniel Fossatti (LDU de Quito) - 16 pikë
10. Felix Magath (VfL Wolfsburg/Schalke) - 15 pikë
13. Rafael Benítez (Liverpool) - 9 pikë
14. Sérgio Ricardo Farias (Pohang Steelers) - 8 pikë
16. Unai Emery (Valencia) - 5 pikë.
Mbrojtësi i Milanit, Luca Antonini, është i bindur se skuadra e tij do të dalë fituese në derbin e të dielës mbrëma kundër Juventusit. “Do të jetë një ndeshje e bukur. Jemi një pikë para Juventusit dhe duhet të shkojmë atje me të njëjtin përqendrim që treguam kundër Genoas”.“Duhet t’i sigurojmë tri pikët, sepse kemi edhe një ndeshje të pazhvilluar kundër Fiorentinas. Fitorja do të na mundësojë që të shmangemi më shumë nga Juve dhe të shkojmë në ndeshjen kundër Violas me qetësi”, ka thënë Antonini për faqen zyrtare të Rossonerëve.
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez dhe drejtori gjeneral Jorge Valdano, kanë mbajtur një takim në të cilin kanë diskutuar për ofertën që do t’ i bëjnë Arsenalit për shërbimet e kapitenit Cesc Fabregas.Përveç Realit, në garë për shërbimet e mesfushorit spanjoll është edhe Barcelona, mirëpo Los Blancos janë të gatshëm të përfshijnë në marrëveshje edhe sulmuesin Gonzalo Higuain, për të cilin janë të interesuar Topçinjtë.
Sipas The Sun, Mbretërit do të ofrojnë 48 milionë euro gjatë afatit kalimtar veror, ku do të përfshihet edhe shuma prej 28 milionë eurosh, sa vlen argjentinasi Higuain.
Ish-kapiteni i Arsenalit, Vieira, 33-vjeçar, ka nënshkruar kontratë gjashtëmujore me mundësi për të vazhduar edhe për një vit tjetër.
“Patrick është një mesfushor i klasit botëror me mentalitet fitues dhe do të përshtatet shumë mirë në grupin tonë. Patrick është një prej lojtarëve të shkëlqyeshëm të erës tonë me po thuajse çdo respekt për lojën e tij. Jam i sigurt se fansat e Cityt do ta mirëpresin atë me ngrohtësi dhe do ta respektojnë kontributin që ai do të bëjë”, ka thënë ish-menaxheri i Interit, Mancini.
Atletico Madrid ka siguruar shërbimet e mesfushorit të Juventusit, Tiago, si huazim gjashtëmujor me opsion për të bërë transferimin e përhershëm në fund të sezonit.Portugezi ka luajtur vetëm shtatë nga 18 ndeshje në Serie A për biankonerët, dhe ka bërë vetëm tre paraqitje në Evropë.
“Klubi Atletico de Madrid ka arritur marrëveshje me Juventus FC për huazim të përkohshëm të lojtarit Tiago Cardoso Mendes, me opsion ta blejë atë”.
“Mesfushori portugez do të prezantohet nga presidenti i klubit, Z. Enrique Cerezo, në dhomën VIP të stadiumit Vicente Calderon mëngjesin e 11 janarit”, thuhet në deklaratën klubit spanjoll.
Napoli ka pohuar se ka kompletuar transferimin e mbrojtësit të majtë Andrea Dossena, i cili ka nënshkruar marrëveshje që skadon në vitin 2014.Përfaqësuesi i kombëtares italiane përfundimisht i ka dhënë fund tmerrit të tij në Anfield, ku kaloi në verën e vitit 2008 nga Udinese, dhe është rikthyer në Serie A.
“Andrea Dossena është lojtar i ri i Napolit. Lojtari ka nënshkruar marrëveshje e cila zgjat deri në vitin 2014”, thuhet në deklaratën zyrtare të klubit italian.
“Jam i lumtur që do të mund ta vesh fanellën e Napolit. Zgjodha të transferohem në një klub me prestigj i cili para meje ka një projekt të rëndësishëm. Mezi pres të luaj në stadiumin San Paolo dhe para publikut të shkëlqyeshëm”, ka thënë Dossena.
Në prag të takimit derbi të vikendit, trajneri i Tottenhamit, Harry Redknapp, thotë se është çmenduri ta eliminosh Liverpoolin nga gara për top katërshin.“Ende nuk pajtohem nëse duhet ta eliminojmë Liverpoolin nga katër pozitat që dërgojnë në Ligën e Kampionëve. Shtatë ekipe do të luftojnë për top katërsh, përfshirë ne, Villa dhe Manchester Cityn”.
“Por Liverpooli do të jetë një prej atyre që duhet të mposhten nëse Torres dhe Steven Gerrard qëndrojnë në formë. Dhe unë ende mendoj se Liverpooli është favorit për katërshen e parë”, ka thënë Redknapp.
Sulmuesi anglez Wayne Rooney pritet të marrë shiritin e kapitenit të Manchester United gjatë sezonit të ardhshëm.The Sun shkruan se menaxheri i United, Sir Alex Ferguson, beson se Rooney, 24-vjeçar, është i gatshëm të marrë shiritin e kapitenit. “Wayne është i vendosur, i etur dhe ka dëshirë për t’ia dalë mirë. Ai gjithmonë përpiqet, pavarësisht se si luan ekipi. Këto janë kualitete të shkëlqyeshme për të qenë kapiten”, ka thënë Ferguson.
Kapiteni i Manchester Cityt, Kolo Toure, thotë se është koha që Kupa Afrikane e Kombeve ta ndryshojë orarin.Toure është larguar nga klubi për të qenë pjesë e kësaj gare pikërisht në momentin e ndryshimeve në klub, kur Roberto Mancini zëvendësoi trajnerin e larguar Mark Hughes.
“Është shumë vështirë të largohesh nga ekipi për një muaj, për të luajtur në Kupën e Afrikës. Por luani për vendin tuaj, për babanë tuaj, për familjen, për krenarinë tuaj. Nëse diçka mund të ndodhë dhe diçka mund të lëvizë, do të jetë vërtet fantastike për ne.
“Jemi të angazhuar në dy gjëra vërtet të rëndësishme në jetë, por duhet të shkojmë atje dhe të luajmë për krenarinë tonë. Keni një detyrë të shkëlqyeshme me klubin tuaj dhe filloni diçka. Dëshironi ta mbani fokusin atje, por pastaj duhet të luani për vendin tuaj. Nuk është lehtë për ne”, ka thënë Toure.
Bosi i Manchester United, Sir Alex Ferguson, shpreson që Chelsea të ndikohet nga mungesat për shkak të Kupës Afrikane të Kombeve.Edhe Arsenali po ashtu do të ketë mungesa, përfshirë edhe Alexander Song.
“Mirë, ne shpresojmë që kjo të ketë ndikim ashtu që ne të përfitojmë, por jam i sigurt se nuk do të jetë aq e madhe sa njerëzit thonë. Në fund të ditës, ne nuk duhet të bazohemi në ekipet tjera, ne duhet të bazohemi në veten tonë”.
“Ne sigurisht kemi lojtarë, strukturë të ekipit dhe përvojë për të fituar me forcat tona”, ka thënë Ferguson.
Danilo Gallinari ka shënuar një dyshe të vonshme të trepikëshave për të ndihmuar ekipin e tij New York Knicks të shënojë fitore me rezultat 97-93 ndaj Charlotte Bobcats.Vendasit ishin një pikë avantazh kur kishin mbetur edhe 1 minutë e 43 sekonda deri në fund të ndeshjes, para se italiani të bëjë dy treshe të njëpasnjëshme për të çuar në shtatë avantazhin dhe për të ndihmuar New York të shënojë fitoren e tretë radhazi.
Gallinari përfundoi ndeshjen me 17 pikë, ndërsa Wilson Chandler shënoi më të lartat e ekipit, 27. David Lee ndihmoi me 22 pikë New York Knics që tash kanë 15 fitore dhe 20 humbje.
Humbja iu dha fund tre fitoreve radhazi të Charlotte Bobcats, që mbeten në kuotën e 15 fitoreve dhe pësuan humbjen e 19-të.
Anësori i Interit, Amantino Mancini, është në negociata me Olimpique Marseille, ka bërë të ditur vetë klubi francez.Sipas presidentit të ish-klubit të Lorik Canës, Mancini mund të largohet së shpejti nga Interi për të luajtur në kampionatin francez.
“Bisedimet janë në një fazë të avancuar. Ne bëjmë përpjekje shtesë dhe bisedat mund të rezultojnë pozitive në 48 orët e ardhshme”, ka thënë Jean-Claude Dassier për L’Equipe.
Manici mund të kalojë si huazim gjashtëmujor për një shumë që mund kapë vlerën e 1.2 milionë eurove, me mundësi që klubi francez ta bëjë transferimin e përhershëm në muajin qershor.
Jose Mourinho nuk llogarit në shërbimet e Mancinit, ashtu që pas David Suazo dhe Patrick Vieira, sigurisht se edhe ai do të largohet nga Interi.
Mbrojtësi i Barcelonës, Sergio Busquets, thotë se nuk ka nevojë të bëhet panik pas fillimit zhgënjyes të vitit 2010 nga ana e blaugranëve.Barca u ndalua me barazim nga Villarreali në takimin e të shtunës në kampionatin spanjoll, para se të humbasë në Kupën e Mbrtetit nga Sevilla në mesjavë.
“Kemi pasur fat të keq në fillim të vitit 2010, pa fituar asnjërën nga dy ndeshjen e luajtura, por nuk ka asgjë që ne të shqetësohemi”, ka thënë spanjolli.
“Kundër Sevilla ne mund të kishim fituar në një ndeshje shumë të hapur. Durim. Jam i sigurt se rezultatet e mira do të fillojnë të vijnë së shpejti”, ka thënë Busquets.
Sulmuesi i Liverpoolit, Fernando Torres, ka lavdëruar bashkëlojtarin e tij Pepe Reina duke e quajtur si portieri më i mirë në botë.“Si gjithmonë, ai po kalon një sezon vërtet të mirë. Për mua ai tash është portieri më i mirë në botë. Në Spanjë gjithkush e di se ai është një portier shumë i mirë dhe në Angli nuk ka dyshime se është më i mirë”.
“Ai ka luajtur në nivelin më të mirë që kur ka nënshkruar këtu dhe ka fituar shumë Doreza të Arta, dhe shpresoj se do të fitojë edhe një tjetër këtë sezon. Ai po kalon një sezon të madh dhe në Villa fituam falë tij. Ne duhet vërtet të jemi të lumtur që e kemi atë në ekip dhe shpresoj se ai do të jetë këtu një kohë të gjatë”, ka thënë Reina.
Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, thotë se ata kanë përfituar nga koha që Peter Crouch ka kaluar te Liverpool.“Mbase duhet ta falënderoj Rafa Benitez që e ka bërë Peter Crouch lojtarin që është sot. Ne do të luajmë kundër Liverpoolit të dielën dhe koha e Crouch me atë klub e ka ngritur atë në një nivel tjetër”.
“Ai tashmë ka shkëlqyer me Spurs, Portsmouth dhe Villa. Pastaj e kam marrë në Southampton për ta zëvendësuar James Beattie. Por kalimi në Anflield ka qenë hapi i duhur për të”.
“Jam i sigurt se ai dhe Fernando Torres do të bënin një dyshe të shkëlqyeshme në ballë të golit. Por Rafa nënshkroi me Torres, Crouch vendosi të largohet dhe të bashkohet me mua te Portsmouth”, ka shkruar Redknapp në kolumnen e tij për The Sun.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare Edmond Kapllani ka lënë të enjten Augsburgun, për të kaluar te skuadra tjetër e Bundesligës së dytë gjermane, Tus Koblenz.Shkak për këtë lëvizje të futbollistit kuqezi është bërë dëshira për të luajtur, duke qenë se tek Augsburgu ai qëndroi thuajse gjithë kohës në stol.
Kapllani do të qëndrojë me Koblenzin deri në muajin qershor, në formën e huazimit, por dy klubet mund të hyjnë në bisedime që ai të qëndrojë aty edhe sezonin tjetër.
Ai i bashkohet aty një kolonie shqiptarësh, që përfshin Ervin Skelën, Reinaldo Ramën, Aljmir Muratin, Shefki e Njazi Kuqin si edhe kosovarin Shqipran Skeraj.
Edmond Kapllani ka luajtur në Gjermani edhe me Karlsruhen, me të cilën realizoi 17 gola në sezonin 2006-2007, duke ndihmuar këtë skuadër të ngjitet në Bundesligë.
Sulmuesi i Juventusit, David Trezeguet, nuk do të mund t’i ndihmojë skuadrës së tij për një muaj e gjysmë, pas lëndimit që pësoi në ndeshjen e të mërkurës kundër Parmës.Sipas një deklarate të lëshuar në faqen zyrtare të klubit bardhezi, francezi iu është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore të enjten, të cilat kanë treguar se lëndimi është serioz.
Ai ka lënduar nyjën, ndërsa koha e rikuperimit të plot është afër 40 ditë.
Tenisti numër një në botë Roger Federer është dashur të zhvillojë tri sete për të arritur gjysmëfinalen e ‘Qatar Open’, derisa numri dy i tenisit botëror, Rafael Nadal, pati një përballje më të lehtë, duke qenë se kundërshtari i tij u tërhoq si pasojë e lëndimit duke i mundësuar spanjollit kalimin në gjysmëfinale.Zvicerani pati një sfidë të vështirë kundër letonezit 21-vjeçar, Ernests Gulbis, të cilin arriti ta mposhtë me rezultat 6-2, 4-6 dhe 6-4 pas 1 ore e 47 minutash. Ndërsa në gjysmëfinale, për kundërshtar do ta ketë ose rusin Nikolai Davydenko ose kroatin Ivo Karlovic.
Nadal ishte duke avancuar 6-1, 2-0, kur belgu Steve Darcis u dorëzua si pasojë e lëndimit të shpinës, kështu që spanjolli në gjysmëfinale do të ndeshet me serbin Viktor Troicki, i cili eliminoi polakun Lukasz Kubot (4-6, 6-4 dhe 7-6).
Agjenti i Mauro Zarates ka njoftuar se Arsenali tashmë ka kontaktuar me të për të diskutuar disponueshmërinë e sulmuesit të Lazios.“Jam në kontakt me Arsenalin. Disa ditë më parë një drejtor i klubit anglez më pyeti për Mauro Zaraten”.
“Arsenali dëshiron ta përforcojë potencialin sulmues dhe për ta bërë këtë është i gatshëm të ofrojë 40 milionë euro për transferimin e ‘Lotitos’ (Zarates)”, citohet agjenti Jose Alberto Coppola nga lalaziosiamonoi.it.
Për më shumë agjenti i argjentinasit ka thënë se Topçinjtë e kanë mundësinë ta joshin lojtarin drejt Ligës Premier, pasi ai është lodhur nga situata që mbretëron te Lazio.
















