Barcelona ka shënuar fitore të lartë prej 5-0 në ndeshjen e zhvilluar si mysafir i Tenerifes.Lojtari më i mirë në botë, Lionel Messi hapi serinë e golave (36’), ndërsa kapiteni Carles Pyuol dyfishoi rezultatin (44’).
Në minutat shtesë të pjesës së parë, Messi shënoi golin e dytë personal, për ta mbyllur gjysmën e parë me epërsi prej 3-0 për Balugranët.
Edhe në pjesën e dytë dominuan mysafirët, ndërsa në minutën e 75-të, superMessi kompletoi het-trikun e tij.
Për rezultatin përfundimtar të ndeshjes u përkujdes mbrojtësi Luna, i cili shënoi në portën e skuadrës së vet (85’).
Ndeshja kryesore e javës së 19-të në Serie A, është zhvilluar në Stadiumin Olimpik të Torinos ndërmjet Juventusit dhe Milanit.Takimi, në të cilin u ndeshën skuadrat nga vendi i tretë dhe i dytë në tabelë, e që në fillim të ndeshjes kishin vetëm një pikë diferencë, përfundoi me fitoren e Rossonerëve me rezultat prej 3-0.
Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me epërsi minimale të skuadrës mysafirë, pasi që Alessandro Nesta shfrytëzoi reagimin e dobët të mbrojtjes juventine për të shënuar golin e avantazhit për skuadrën kuqezi (29’).
Në fraksionin e dytë të lojës, ishin sërish Rossonerët lojtarë më efektivë, duke qenë se bardhezinjtë shfaqën lojë të zbehtë.
Ata arritën të shënojnë edhe dy herë, ndërsa realizues ishte braziliani Ronaldinho, i cili shfrytëzoi krosimet e Pirlos dhe Beckhamit për të fundosur Bianconerët (71’ dhe 88’).
Me këtë fitore, Milani rrit diferencën në katër pikë nga Juventusi, që tani ka pikë të barabarta me Napolin në vend të katërt, dhe një pikë më shumë se Roma që mban vendin e pestë.
Real Madridi ka shënuar fitore prej 2-0 në ndeshjen e të dielës mbrëma kundër Mallorcas, të zhvilluar në Santiago Bernabeu.Me nga një gol të shënuar në secilën pjesë, Mbretërit arkëtuan tri pikë të reja.
Gonzalo Higuain shënoi golin e parë (8’), ndërsa Granero dyfishoi rezultatin në pjesën e dytë (50’).
Reali do të mbajë pozitën e parë në tabelë, së paku deri sa Barcelona ta përfundojë ndeshjen kundër Tenerifes.
Parma është mposhtur me rezultat 2-1 në ndeshjen e zhvilluar sy mysafir i Livornos në Stadio Picchi.Vendasit krijuan epërsi të dyfishtë me anë të Francesco Tavanos (23’) dhe Cristiano Lucarellit (62’), ndërsa mesfushori shqiptar Blerim Xhemajli ngushtoi epërsinë në minutën e 68-të, mirëpo mysafirët nuk arritën të shënojnë sërish për të nxjerrë pikë nga kjo përballje.
Ndërkohë, Genoa ka shënuar fitore komode prej 2-0 në përballjen e të dielës kundër Catanias në Stadio Ferraris.
Napoli ka arritur të nxjerrë pikë të plota në përballjen e vështirë kundër Sampdorias.Takimi i zhvilluar të dielën në Stadio San Paolo ka përfunduar me fitoren minimale prej 1-0 të skuadrës vendase.
Në minutën e 71-të, German Gustavo Denis shënoi golin e fitores për Napolin, ashtu që skuadra e tij arkëtoi tri pikë të reja.
Fiorentina ka shënuar fitore prej 2-1 në ndeshjen e zhvilluar të dielën kundër Barit në Stadio Franchi të Firences.Të parët kaluan në epërsi mysafirët me një gol të shënuar nga Barreto në minutën e 25-të.
Rumuni Adrian Mutu barazoi shifrat në minutën e 38-të për t’i dërguar skuadrat në pushim me rezultat të barabartë.
Heroi i Fiorentinas në këtë ndeshje ishte Jose Ignacio Castillo, i cili shënoi golin me vlerën e tri pikëve (74’).
Dhjetë minuta pa përfunduar koha e rregullt e ndeshjes, ishte pikërisht Castillo lojtari që u ndëshkua me karton të kuq, ndërsa më herët (58’) u përjashtua lojtari mysafir Sergio Almiron, pasi mori kartonin e dytë të verdhë.
Manchester Unitedi nuk është në formën më të mirë këtë sezon, pasi që deri më tani ka pësuar pesë humbje në Ligën Premier dhe është eliminuar në raundin e tretë të FA Cup, nga skuadra që bën gara në League One, Leeds United.Kjo mund ta detyrojë trajnerin Sir Alex Ferguson që të bëjë disa shitje në fund të sezonit, ndërsa Sunday Mirror shkruan se Dimitar Berbatov, Anderson, Nani, Zoran Tosic dhe Nemanja Vidic do të shiten gjatë afatit kalimtar veror.
Tabloidi citon një burim të brendshëm nga klubi të ketë thënë se në veçanti i rrezikuar për largim është bullgari Berbatov, ndërkohë që edhe mesfushorët e përmendur janë kritikuar pas ndeshjes kundër Leeds.
Ndërkohë, llogaritet se me lojtarët që do të shesë, United do të grumbullojë një shifër prej 80 milionë funtesh (89 milionë euro), të cilat do t’i shfrytëzojë për rindërtimin e skuadrës.
Në vazhdën e kampionatit të ligës profesioniste amerikane të basketbollit- NBA, të shtunën janë zhvilluar tetë përballje, nga të cilat dy ekipe kanë fituar si mysafirë.
Utah Jazz ka fituar në shtëpi të Dallas Mavericks me rezultat 111-93, ndërsa Philadelphia 76ers ka mposhtur Detroit Pistonsat para tifozëve të vet, me rezultat 104-94.
Në përballjet tjera janë shënuar këto rezultate:
Charlotte Bobcats 89-87 Memphis Grizzlies
Orlando Magic 113-81 Atlanta Hawks
Chicago Bulls 110-96 Minnesota Timberwolves
Oklahoma City Thunder 108-102 Indiana Pacers
Houston Rockets 105-96 New York Knicks
Sacramento Kings 102-100 Denver Nuggets
Tenisti amerikan Andy Roddick ka fituar turneun në Brisbane, pasi që të dielën e ka mposhtur çekun Radek Stepanek, me rezultat 2-0 në sete (7-6, 7-6).Stepanek hyri në garë si mbrojtës i titullit, ndërsa me këtë fitore Roddick u shpall fitues i titullit Brisbane International.
“Sinqerisht nuk e di nëse kam pritur të vi dhe ta fitoj turneun tim të parë pas një kohë të gjatë mosgarimi”, ka thënë amerikani, i cili ka munguar për tre muaj si pasojë e një lëndimi në gju.
Menaxheri i Liverpoolit, Rafael Benitez, ka pranuar se Fernando Torres mund të braktisë Redsat, nëse ata nuk sigurojnë një vend që çon në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm.Të Kuqtë kanë humbur shtatë nga njëzet ndeshjet e deritanishme në Ligën Premier, dhe aktualisht mbajnë pozitën e shtatë në tabelë. Ndërsa Benitez thotë se nëse nuk e sigurojnë vendin e katërt, atëherë ‘el Nino’ mund të shitet për të rikuperuar problemet financiare.
“Zënia e një vendi në top-katërsh, është çelësi i mbajtjes së të gjithëve së bashku... Tash për tash duhet të bëjmë më të mirën për klubin, dhe më e mira për klubin është që ta përmirësojmë skuadrën”, citohet Benitez nga The Guardian.
Ndërsa i pyetur nëse do ta pranonin një ofertë prej 100 milionë funtesh për spanjollin, Benitez është përgjigjur: “Do të bisedonim dhe do të merrnim një vendim më të mirë për klubin”.
Trajneri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, ka njoftuar se Rio Ferdinand është pranë rikthimit me skuadrën e parë dhe pritet të jetë në fushë pas dy javësh.Mbrojtësi anglez ka bërë vetëm pesë paraqitje këtë sezon me Djajtë e Kuq, si pasojë e problemeve me lëndime, ndërsa Ferguson shpreson që ai të jetë në lojë deri kah fundi i këtij muaji.
“Jam shumë i lumtur me përparimin e Rios. Ai ka vrapuar shumë dhe pritet të kthehet pas dy javësh”.
“Por një gjë është e sigurt, meqenëse kemi pritur kaq gjatë, nuk do ta kthejmë para se të jetë qind për qind (i rikuperuar)”, ka thënë skocezi për Mail on Sunday.
Trajneri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, beson se pesë ose gjashtë klube janë në garë për ta fituar titullin e Ligës Premier këtë sezon.City aktualisht gjendet dhjetë pikë prapa liderit Chelsea, dhe ka gjasa reale për të ngushtuar këtë diferencë pikësh, ndërkohë që Arsenali dhe Manchester Unitedi lëshuan pikë këtë javë duke barazuar.
“Janë pesë ose gjashtë klube që mund ta fitojnë Ligën Premier. Është më konkurruese, sepse ka shumë lojtarë të mirë në Angli. Dhe kuptohet (edhe) Manchester City është një top-skuadër”, ka thënë italiani për Press Association Sport.
Roma arriti që të fitojë ndeshjen kundër Chievos, edhe pse që nga minuta e 11-të luajti me një lojtar më pak, ndërsa realizuesi i golit të vetëm Daniele De Rossi, ka lëvduar shpirtin e bashkëlojtarëve të tij.“Gjithçka dukej se po shkonte këndshëm, por nuk ishte shkruar të ndodhte ashtu... Sido që të jetë, ne reaguam mirë dhe treguam qëndrueshmëri dhe bashkëveprim, kjo është ajo që duhet ta bëjmë”, tha mesfushori italian për Roma Channel.
Të mërkurën, Roma lëshoi 2 pikë në ndeshjen kundër Cagliarit duke pranuar dy gola në minutat shtesë, mirëpo këtë radhë Giallorossët u treguan të vëmendshëm.
Të premten, ekipi i futbollit të Togos u sulmua nga rebelët, e për pasojë mbetën të vdekur ndihmëstrajneri, zëdhënësi i shtypit dhe shoferi i autobusit. Së paku shtatë persona të tjerë u plagosën, në mesin e të cilëve dhe një lojtar.
Futbollistët e Togos vendosën të qëndrojnë në Angola e të luajnë në kujtim të tre personave që humbën jetën.
Organizatorët njoftuan se ndeshjet do të zhvillohen siç ishin paraparë, pavarësisht incidentit vdekjeprurës.
Kapiteni i Interit, Javier Zanetti, fitoren e të shtunës mbrëma kundër Sienas ia ka kushtuar mbrojtësit rumun, Cristian Chivu, i cili është duke u rikuperuar nga një frakturë në kokë.“Të gjithë ia kushtojmë këtë fitore Cristianit. Ai na mungon dhe presim që të kthehet prapë”, ka thënë kapiteni për Inter Channel.
Chivu u lëndua në ndeshjen e të mërkurës kundër Chievos dhe pritet të mungojë deri në fund të sezonit.
Pas Milanit, që erdhi dy herë në Tiranë, Reali është klubi i dytë më i madh në botë që vjen në Shqipëri. Skuadra spanjolle e yjve, Reali i Madridit, do të zhvillojë një takim miqësor në 20 janar, ora 18:00, në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”, ndaj ekipit të Gramozit. Lajmi është konfirmuar zyrtarisht sot nga kompania “Taçi Oil International”, organizatore e miqësores ndërkombëtare dhe njëkohësisht pronare e klubit kolonjar.Sipas zëdhënësit të kompanisë “Taçi Oil International”, Milton Nushi, pjesë e delegacionit të Realit të Madridit që do të vijë në Shqipëri, do të jenë të gjithë yjet e ekipit spanjoll, përfshirë edhe Presidentin Florentino Perez. Mungesa e vetme do të jetë mesfushori malian Aliu Diarra, i cili do të luajë për përfaqësuesen e tij në Kupën e Afrikës, që zhvillohet këtë muaj.Kjo miqësore do të zhvillohet në kuadër të edicionit të tretë të trofeut “Taçi Oil International”. Në dy edicionet e para klubi i ftuar ishte Milani, ku në edicionin e parë të zhvilluar në tetor 2008 humbi me Tiranën 2-1, ndërsa në të dytin, në maj 2009, Milani fitoi me penallti pas barazimit 3-3 me Kombëtaren shqiptare.Pas italianëve, Reali është klubi i dytë më i madh në botë që vjen në Shqipëri. Kështu, në Tiranë do të zbresin yje si Kaka (erdhi edhe me Milanin), Kristiano Ronaldo, Raul Gonzales, Iker Kazijas, Karim Benzema e të tjerë.
















