Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, Didier Drogba (majtas), i sfiduar nga lojtari i Burkina Fasos, Mahamoudou Kere. Përballja e përfaqësueseve nga Grupi B në kuadër të Kupës së Kombeve të Afrikës, Bregu i Fildishtë dhe Burkina Faso, ka përfunduar me rezultat të barabartë pa gola.
Pas kësaj ndeshjeje këto dy skuadra kanë nga një pikë, ndërsa në këtë grup bën pjesë edhe Gana, kurse Togo është tërhequr nga kjo garë si pasojë e incidentit tragjik që ndodhi ditë më parë.
Përveç se u turpërua nga Milani, të dielën mbrëma Juventusi pësoi edhe një goditje- u lëndua Christian Poulsen.
Mesfushori bardhezi do të mungojë së paku një muaj duke qenë se ka thyer ashtin e këmbës (fibulin).
Të hënën danezi iu është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore, të cilat kanë treguar se ka thyer këmbën gjatë përplasjes me mesfushorin e Milanit, Gennaro Gattuso.
Davi Banda shënoi golin e tretë për Malauin. Paraqitja e parë pas vitit 2004 e Algjerisë në Kupën e Kombeve të Afrikës, ka shkuar shumë më keq se ç’është pritur.
Takimi i Grupit A, i zhvilluar të hënën ndërmjet Malauit dhe Algjerisë, ka përfunduar me fitoren e Malauit me rezultat 3-0.
Mwafulirwa (17’), Kafoteka (35’) dhe Banda (48’), ishin realizuesit për përfaqësuesen e Malaut, të cilët fundosën Algjerinë.
Pas kësaj ndeshjeje, Malaui kryeson Grupin A me tri pikë, duke qenë se ndeshja e parë e zhvilluar ndërmjet Angolës dhe Malit, përfundoi me rezultat të barabartë, 4-4.
Sipas agjentit italian të futbollit, Claudio Pasqualin, kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard, pas gjashtë muajsh do t’i bashkëngjitet Interit.
Zikaltrit janë duke përgatitur ofertë për simbolin e Të Kuqve, i cili mund të nxirret në treg për të shmangur problemet financiare të Liverpoolit.
“Skuadrat tashmë po punojnë për afatin kalimtar të qershorit dhe do të ketë befasi. Interi është duke punuar për Steven Gerrardin duke qenë se Liverpooli është në vështirësi ekonomike”, ka thënë Pasqualin për Radiouno.
Guus Hiddink është gjithmonë më pranë marrjes së timonit të Juventusit, pasi që i është lejuar të largohet nga posti i trajnerit të përfaqësueses së Rusisë.
Sports.life.ru njofton se Hiddink ka marrë leje nga drejtuesit e përfaqësueses ruse që të bëhet trajner i Juves, ngjashëm sikurse bëri vitin e kaluar me Chelsean.
“Hiddink mund të drejtojë një klub. Në rastin e Chelseat, ekzistonin raporte të veçanta me Roman Abramovichin dhe ne pranuam, por nuk mendoj se gjërat mund të ndryshojnë edhe këtë radhë”, ka thënë ministri rus i Sportit, Vitaly Mutko.
Përzgjedhësi i kombëtares së Italisë, Marcelo Lippi, është i impresionuar nga loja e Luca Tonit në fanellës e Romës.
Toni startin e parë në fanellën e Romës e kishte në takimin e të dielës kundër Chievos, të cilën ekipi nga kryeqyteti italian e fitoi me rezultat 1-0 edhe pse me 10 lojtarë në fushë.
“E pashë një paraqitje të shkëlqyeshme të Tonit. Isha shumë i impresionuar, duke marrë parasysh se ai nuk ka luajtur disa muaj. Do të ishe e shkëlqyeshme nëse mund të marrim 35 futbollistë në Kupën Botërore, por nuk mund ta bëjmë këtë. Vetëm 23 lojtarë mund të jenë në listë”, ka thënë Lippi.
“I shoh të gjitha ndeshjet. Jam i lumtur dhe i bindur se më shumë se 30 futbollistë do të luftojnë për vend në përfaqësuese deri në fund të sezonit”, ka përfunduar trajneri italian.
Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, është i ngazëllyer pas tregolëshit të shënuar në fitoren e djeshme prej 5-0 ndaj Tenerife.
“Jam shumë i lumtur për golat e mi, por gjëja më e rëndësishme ishte ajo se arritëm te një fitore tjetër dhe treguam një lojë atraktive”.
“Po, rezultati ishte shumë i mirë, është e rëndësishme të kënaqemi me lojën tonë dhe këtë e kemi bërë në këtë ndeshje”, ka thënë Messi.
Argjentinasi po ashtu ka lavdëruar bashkëlojtarin e tij, Bojan Krkic.
Trajneri i Juventusit, Ciro Ferrara ka refuzuar të pranojë se humbja e mbrëmshme prej 3-0 ndaj Milanit e rrezikon postin e tij.
Ferrara ka thënë se ai nuk do të heqë dorë dhe ndjehet se mund ta rregullojë gjendjen negative në Juventus, por megjithatë është i gatshëm të ‘pranojë çfarëdo vendimi’ që do të merret nga drejtuesit e klubit.
“Në mënyrë të dukshme rezultati 3-0 është i pastër dhe erdhi nga tre ndërprerje të lojës, diçka që na ka kushtuar neve edhe në ndeshjet tjera. Por në këtë shkallë ne as nuk e kemi pasur fuqinë për të reaguar”, ka thënë Ferrara pas disfatës së mbrëmshme.
Derisa Guus Hiddink vazhdon të përmendet si një zëvendësim i mundshëm, Ferrara mohon se kjo humbje e ka rrezikuar punën e tij.
“Nuk mendoj se unë rrezikoj punën time. Jam shumë më i përqendruar në atë se çfarë duhet të bëjmë me qëllim që ta përmbysim këtë situatë negative. Pjesa tjetër nuk më takon mua dhe unë nuk marr vendime të tilla. Do të mundohem të bëj gjithçka që mundem ta tejkalojmë këtë moment të keq, pastaj do të pranoj çfarëdo vendimi”, ka shtuar italiani.
pas fitores 3-0 ndaj Juventusit në derbin e mbrëmshëm.
Milani shkatërroi Juventusin në Torino falë një goli të shënuar nga Alessandro Nesta në pjesë të parë dhe dy golave të shënuar nga Ronaldinho në pjesën e dytë të takimit.
“Sigurisht se nuk ishte e lehtë, pavarësisht rezultatit. Ne ishim në gjendje ta kontrollojmë Juventusin më mirë në pjesën e dytë dhe na u desh kohë të organizohemi. Ata u përpoqën të na detyrojnë të tërhiqemi në mbrojtje dhe kjo funksionoi një kohë”.
“Gjëja më e rëndësishme është inteligjenca jonë për tu përballur me mënyrat e reja të taktikave të ekipeve të tjera”, ka thënë Leonardo.
Trajneri i Real Madridit, Manuel Pellegrini, thotë se ai është i kënaqur nga loja ekipore që treguan lojtarët e tij, por do të kishte qenë edhe më i gëzuar sikur të ishin shënuar më shumë gola.
Sulmuesi argjentinas Gonzalo Higuain shënoi një gol dhe asistoi në golin e dytë të shënuar nga Esteban Granero, derisa Reali shënoi fitoren e nëntë nga nëntë ndeshje këtë sezon në fushë vendore.
“Ishte një lojë e kompletuar ekipore e cila meritoi më shumë gola. Ishte vështirë të adaptohemi me klimën, por ekipi bëri një punë të shkëlqyeshme”.
“Ne kishim përballë një rival të vështirë, që luan shumë mirë për momentin dhe ka shumë vetëbesim, dhe megjithëse ne humbëm shumë shanse, jam i lumtur me pikët që morëm”, ka thënë Pellegrini.
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, thotë se loja e djeshme kundër Tenerife ishte e ekuilibruar derisa ata nuk shënuan golin e parë.
Lojtari më i Mirë në Botë, Lionel Messi, shënoi hat-trick për të ndihmuar Barcelonën në fitoren 5-0 ndaj Tenerife. Por vendasit ishin ekip shumë më i mirë në 30 minutat e para të takimit dhe mund të kishin shënuar tre gola brenda vetëm 15 minutash.
“Derisa e shënuam golin e parë loja ishte shumë e barabartë dhe dallimi ishte vetëm se Tenerife dështoi të shënojë. Ata kishin tre shanse të pastra dhe ne ishim në telashe, por pas golit të parë loja ishte më ndryshe”, ka thënë Guardiola.
Kapiteni i Chelseat dhe i kombëtares së Anglisë, John Terry, është i bindur se ai është një lider i lindur.
“Është një prej atyre gjërave me të cilat jeni të lindur ose jo, dhe fatmirësisht unë isha i bekuar ta kem”, ka thënë mbrojtësi anglez.
“Kur isha i ri dhe luaja ndeshjet rezervë dhe atje ishim rreth 2000 njerëz, Franco (Zola) e humbte topin dhe unë i bërtisja dhe disa prej lojtarëve të rinj thoshin në pushim se unë nuk mund ta bëja atë”.
“Unë thash pse jo dhe Luca Vialli (menaxher) erdhi pas meje në ndeshje dhe më tha se ishte fanastike, askush nuk e kishte guximin t’i thotë atij atë dhe unë e bëra”, ka thënë lideri i lindur, John Terry.
Legjenda e Arsenalit, Tony Adams, ka porositur menaxherin Arsene Wenger të harxhojë gjatë këtij afati kalimtar.
Adams mendon se ekipi i Wenger është i pabalansuar dhe ai do të dëshironte të shihte një mesfushor defansiv të llojit të Patrick Vieira që do të mund të ndihmonte katërshen e mbrojtjes.
“Do të dëshiroja ta shoh atë duke harxhuar. Ata janë shënuesit më të mirë në ligë. Personalisht mendoj se është mbrojtja ku ata janë të dobët këtë sezon. Atyre do t’ju mungojë Alex Song, ai ka qenë fantastik, dhe për mua Denilson është një lojtar ofensiv”.
“Nëse William Gallas ose ndonjë lojtar tjetër avancohet më përpara, mesfushorët defansiv të mençur do të tërhiqen në mbrojtje, si Patrick ose Emmanuel Petit në të kaluarën. Për mua, Arsene nuk e ka ekuilibrin e duhur, pasi ata janë shumë argëtues në lojën e tyre, por iu japin mundësi ekipeve të tjera”, ka thënë Adams.
Sulmuesi i Manchester Cityt, Emmanuel Adebayor, ndjehet i turpëruar për reputacionin e Afrikës pas sulmit me armë ndaj autobusit të kombëtares së Togos.
Tre persona tashmë kanë vdekur dhe disa të tjerë janë lënduar, pasi autobusi i Togos u sulmua nga disa rebelë të një organizate Fronti i Çlirimit në enklavën Cambinda të Angolas.
“Këto janë gjërat për të cilat do të vazhdojmë të themi – në Afrikë, ne duhet ta ndryshojmë imazhin tonë nëse dëshirojmë të jemi më të respektuar, por fatkeqësisht kjo nuk ndodh. Ne kemi shans me një prej turneve më të mëdhenj në botë, Kupën Botërore gjatë verës. Ndjehem i turpëruar dhe nuk është e drejtë”, ka thënë Adebayor.
Sunderland thuhet se është i gatshëm ta shesë sulmuesin Kenwyne Jones te Liverpooli që gjatë këtij muaji.
Daily Mail shkruan se menaxheri i Sunderland, Steve Bruce, ka propozuar shkëmbim të Jones për anësorin e Liverpoolit, Ryan Babel, por nuk ka pasur negociata të tjera.
Jones do të preferonte një transferim te Liverpool më shumë se sa te Birmingham City, që po ashtu është i interesuar për të transferuar përfaqësuesin e Trinidad & Tobago dhe në mënyrë ironike edhe të Babel.
Autori i një asistimi në ndeshjen deklasuese ndaj Juventusit Andrea Pirlo është prononcuar menjëherë pas takimit për mediat dhe deklaratën e tij ju sjellim ne në kohë reale.
“Nuk është fitore vendimtare, por është me rëndësi që i dhamë një vazhdimsi fitores së mërkurës.”
“Interi fitoi dje dhe ne patjetër është dashur të fitojmë dhe ja arritëm.”
“Çfarë ka ndryshuar nga fillim sezoni? Forma, para së gjithash, dhe më pas shfaqja, dhe kemi thënë se nuk duhet të vazhdojmë në atë mënyrë.”
“Derbi me Interin? Mund të them se tani Interi e ka radhën. Por, këtu hyn dhe Manchester United.” Deklaroi pas ndeshjes Pirlo.