Pas humbjes befasuese nga Malaui në xhiron e parë, Algjeria ka arritur të arkëtojë tri pikët e para në ndeshjen e Grupit A të vlefshme për Kupën e Kombeve të Afrikës.Në takimin e zhvilluar të enjten, Algjeria e ka mposhtur Malin me rezultat minimal prej 1-0.
Golashënues i vetëm në këtë ndeshje ishte Rafik Halliche, i cili shënoi pa përfunduar pjesa e parë (43’).
Pas kësaj fitoreje Algjeria barazohet me pikë me Malauin, që sonte zhvillon ndeshjen e xhiros së dytë kundër Angolas.
Portieri i Milanit, Marco Storari, nuk do t’i bashkëngjitet Sampdorias, por do të vazhdojë ta bartë fanellën kuqezi- thotë agjenti i tij, Vincenzo Morabito.Lëndimi i Luca Castellazzit e ka detyruar Sampdorian që të kërkojë zëvendësues, dhe emri i Storarit është në listën e skuadrës gjenovase. “Sampdoria interesohet për Storarin, mirëpo Milani nuk dëshiron ta lëshojë”, ka thënë agjenti për Tuttomercatoweb.com.
Fiorentina ka arritur ta përmbysë epërsinë e Chievos për t’u kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Italisë.Pablo Louro Granoche kaloi Chievon në epërsi (7’), ndërsa Adrian Mutu barazoi rezultatin (35’).
Skuadra nga Verona krijoi sërish avantazh me anë të Simone Bentivoglio (38’), për të mbyllur pjesën e parë me rezultat 2-1 për Chievon.
Pesëmbëdhjetë minuta pa përfunduar koha e rregullt e ndeshjes, Khouma Babacar barazoi rezultatin për të dytën herë.
Ndërsa kualifikimin skuadrës vjollce ia siguroi Adrian Mutu (77’) me golin e dytë personal dhe të tretin për Fiorentinan.
Në çerekfinale Viola do të ndeshet me fituesin nga përballja Lazio-Palermo.
Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, ka deklaruar se është pranë rikuperimit të plotë, pas ndërhyrjes kirurgjike për të trajtuar meniskun që e mbajti një muaj jashtë fushe.“Pas pushimit njëmujor, jam gati të kthehem. Gjithçka ka shkuar mirë dhe nuk kam pasur probleme gjatë rikuperimit”.
“Shpresoj të kthehem në mes shtyllave të dielën kundër Chievos”, ka thënë Buffon për faqen zyrtare të Juves.
Portieri bardhezi ka lëvduar fitoren kundër Napolit në kuadër të Kupës së Italisë, duke u shprehur se Zonja e Vjetër tash e tutje duhet të japë maksimumin dhe të fitojë çdo ndeshje.
Legjenda e Liverpoolit, Ronnie Whelan, mendon se është koha që trajneri i Të Kuqve, Rafa Benitez, të lë Anfieldin.Redsat deri më tani janë eliminuar nga Liga e Kampionëve dhe Kupa FA dhe e kanë të vështirë të zënë një vend në top-katërsh, për këtë arsye Whelan mendon se ndërrimi i sistemit të lojës do t’i shërbejë suksesit të Liverpoolit.
“Ai është dashur të largohet që moti. Ndërsa ata (drejtuesit e Liverpoolit) duhet ta largojnë tani”, ka thënë irlandezi për BBC Radio 5Live.
Lëndimi i Gonzalo Higuain ka rihapur debatin për opsionet në sulmin e Real Madridit, ndërsa Karim Benzema dhe Raul janë në garë për të fituar vendin e startuesit.Trajneri Manuel Pellegrini duhet të vendosë para ndeshjes ndaj Athletic Bilbaos se kush do të luajë në pozitën e qendërsulmuesit, francezi i ri, apo legjenda e Los Blancos.
Ndërkohë, sipas një sondazhi të bërë nga AS.com, 85% e tifozëve të Realit preferojnë që Benzema të jetë në sulm nga minuta e parë, ndërsa Raul të jetë në bankën rezervë.
Pronarët e Manchester United do të mendojnë shitjet e fushës së tyre, shkruajnë mediat angleze.Daily Mail shkruan se Glazers - pronarët e klubit – janë duke shqyrtuar një ide të pamenduar më parë, të shesin Old Trafford.
Familja amerikane kishte refuzuar të mendojë një lëvizje kaq kontroverse që kur e kishte marrë klubin në pronësi private në vitin 2005. Por kjo ide ka ardhur pas borxheve të shumta me të cilat po përballen pronarët e United.
Kjo do të shqetësojë në radhë të parë fansat, të cilët që kur Glazers e kishin blerë klubin, kishin dyshuar se fusha një ditë mund të shitet, ose së paku të ndryshohet emri.
Përkundër fitores minimale prej 1-0, Barcelona është eliminuar nga Kupa e Mbretit.Edhe pse rezultati i përgjithshëm nga të dyja përballjet është 2-2, Sevilla kualifikohet falë një goli më tepër të shënuar në terren mysafir.
Takimi i parë i zhvilluar në Camp Nou, përfundoi me fitoren e Sevillas me rezultat 2-1. Në atë takim, për Sevillan shënuan Diego Capel dhe Negredo, ndërsa për Barcelonën, Zlatan Ibrahimovic.
Në ndeshjen kthyese të zhvilluar në Ramon Sanchez Pizjuan, Blaugranët fituan me një gol të shënuar nga Xavi Hernandez (64’), i cili nuk mjaftoi që katalunasit të vazhdojnë tutje.
Kjo do të thotë se Barcelona nuk do ta përsërisë atë që arriti sezonin e kaluar, kur arriti të fitonte çdo trofe të mundshëm.
Liverpooli ka kompletuar transferimin e mesfushorit Maxi Rodriguez nga Atletico Madridi.Faqja zyrtare e Liverpoolit ka njoftuar se argjentinasi ka nënshkruar kontratë e cila do të zgjatë tri vjet e gjysmë.
Pas kompletimit të ekzaminimeve mjekësore, 29-vjeçari të mërkurën nënshkroi me klubin e ri ku do ta bartë fanellën me numrin 17-të, ndërsa pritet që Maxi të debutojë për Redsat që në ndeshjen e fundjavës kundër Stoke Cityt.
















