Autori i golit të barazimit për Interin, Diego MilitoKampioni në fuqi i Italisë, Interi, nuk ka nxjerrë më shumë se një barazim 2-2 në takimin në udhëtim ndaj Barit.

Edhe pse pjesa e parë e takimit u mbyll pa gola, pjesa e dytë prodhoi plot katër gola, tre nga të cilët u shënuan nga penaltia.

Vendasit kaluan në epërsi të dyfishë me dy gola të shpejtë të shënuar nga sulmuesi i huazuar nga Udinese, Barreto, që të dyja nga penaltia (60’ dhe 63’).

Por mysafirët nuk qëndruan të heshtur, dhe arritën shpejt ta ngushtojnë epërsinë me anë të përforcimit më të ri, Goran Pandev, (69’).

Një penalti tjetër, kësaj here e akorduar në favor të nerazurëve dhe e shndërruar në gol nga Diego Milito, vulosi fatin e ndeshjes.

Me pikën e fituar Interi grumbullon 46 pikë, nëntë më shumë se Milani që ka dy ndeshje më pak të zhvilluara dhe që nesër pret Sienën në San Siro.
Reali i Madridit është mposhtur me rezultat 1-0 në takimin e sotëm në udhëtim te Atletic Bilbao.

Vendasit kaluan në avantazh të hershëm ndaj klubit mbretëror, falë golit të shënuar nga Fernando Llorente që në minutën e tretë të ndeshjes dhe arritën ta ruajnë rezultatin deri në fund të takimit.

Siç edhe u prit Karim Benzema zëvendësoi të lënduarin Gonzalo Higuain si startues, por francezi nuk arriti të gjejë portën kundërshtare, edhe pse ishte pranë saj duke qëlluar një herë shtyllën.

Pavarësisht humbjes, Reali mbetet në pozitën e dytë të tabelës me 41 pikë, dy më pak se Barcelona, që ka shansin të shtojë diferencën nëse mposht Sevillan në takimin tjetër të sotëm.
Autori i golit të vetëm për Nigerinë, Yakubu Ayegbeni duke festuar Kombëtarja e Egjiptit ka bërë një hap më tej drejt mbrojtjes së titullit të kampionit të Afrikës, pasi ka shënuar fitore me rezultat 2-0 ndaj Mozambique për t’u kualifikuar në fazën e ardhshme, çerekfinale, të kësaj gare.
Që të dy golat për egjiptianët erdhën në pjesën e dytë të ndeshjes. I pari që shënoi ishte Emad Moteab dy minuta pas pauzës, goditja e të cilit u devijua drejt golit nga Dario Khan. Rezultatin e vulosi Mohamed Nagy Gado nëntë minuta para fundit të takimit.
Egjipti tash ka dy fitore dhe mban kreun e grupit C me gjashtë pikë, duke siguruar tashmë kualifikimin në fazën e ardhshme të Kupës Afrikane të Kombeve.
Një penalti e shënuar në gol nga sulmuesi i Evertonit, Yakubu Ayegbeni, i ka dhënë fitoren minimale (1-0) Nigerisë në takimin për ballë Beninj për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim të fazën e mëtejme të kësaj gare.
Festa e lojtarëve të Evertonit Evertoni ka bërë një paraqitje të shkëlqyeshme për të shënuar fitore me rezultat 2-0 në fushë vendore ndaj Manchester Cityt, duke ia shkaktuar humbjen e parë në Ligën Premier trajnerit Roberto Mancini.
Vendasit i shënuan që të dy golat në pjesën e parë të takimit dhe ruajtën rrjetën e tyre të paprekur edhe gjatë gjithë pjesës së dytë.
Ishte Steven Pienaar që dërgoi Evertonin në epërsi pas 35 minutash lojë, ndërsa Louis Saha vulosi rezultatin në minutat shtesë të pjesës së parë, duke qenë i saktë nga pika e bardhë (45’).
Me këtë humbje City mbetet në kuotën e 38 pikëve dhe humbet pozitën e katërt, ku ngjitet Tottenham që me barazimin e sotëm ndaj Hull Cityt grumbullon po aq pikë. Evertoni tash grumbullon 26 pikë dhe ngjitet në pozitën e 10-të të tabelës. http://i45.tinypic.com/2rxvgnb.jpg
Festa e lojtarëve Manchester United do të vazhdojë të bëjë presion në liderin e tabelës së Ligës Premier, Chelsea, pasi ka shënuar fitore me rezultat 3-0 ndaj Burnley-t në takimin e zhvilluar Old Trafford.
Që të tre golat për Djajtë e Kuq erdhën në pjesën e dytë të ndeshjes. I pari që shënoi ishte Dimitar Berbatov në minutën e 64-të, që hapi rrugën edhe për një gol tjetër të shënuar nga Wayne Rooney pesë minuta më pas (69’)
Sulmuesi senegalez Mame Biram Diouf erdhi nga stoli për të shënuar golin e tretë për vendasit në kohën shtesë të ndeshjes.
United mbledh 47 pikë në pozitën e dytë të tabelës, një më pak se Chelsea që tash kryeson me 48 pikë por që ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar. Arsenali që nesër udhëton në fushë të Boltonit, mban pozitën e tretë me 42 pikë.
Nicolas Anelka shënoi dy herë në këtë ndeshje. - SportiSot Lideri i tabelës në Premier League, Chelsea, ka shënuar një fitore tejet bindëse të zhvilluar në Stamford Bridge ndaj ekipit ku aktivizohet kosovari Lorik Cana, me rezultat 7-2.
Goleada filloi me golin e Nicolas Anelkas në minutën e 8-të, duke vazhduar me golin e Florent Malouda (17'). Pesë minuta më vonë, Ashley Cole, realizoi edhe golin e tretë për Chelsean. Goli i fundit në pjesën e parë erdhi nga mesfushori Frank Lampard (34').
Pjesa e dytë ishte me më shumë gola, por jo më bindëse për Chelsean, pasi dy nga pesë golat e shënuar në këtë pjesë i takuan Sunderlandit.
Michael Ballack filloi serinë e golave në pjesën e dytë(52'). Katër minuta pas golit të Ballack, Sunderlandi shënoi njërin nga dy golat e nderit, përmes Bolo Zenden. Nicolas Anelka shënoi golin e dytë personal në këtë ndeshje në minutën e 65-të. Në minutat e fundit të ndeshjes erdhën edhe dy gola për secilin ekip. Së pari, Lampard shënoi golin e tij të dytë personal, dhe më pas Darren Bent shënoi në minutat shtesë.
Fitorja është më e larta për Chelsean këtë sezon, ndërsa disfata më e thella për Sunderlandin. /sportisot/
Autori i golit të dytë për Leverkusen, Tranquillo Barnetta Bayer Leverkusen ka shënuar fitore me rezultat 4-2 në fushë të vet ndaj Mainzit, duke marrë tre pikë të vlefshme të cilat e rikthejnë ekipin në maje të tabelës së Bundesligës.
Mysafirët e Mainz kaluan të parët në epërsi me golin e mbrojtësit Tim Hoogland, por vendasit arritën ta përmbysin rezultatin që në pjesë të parë duke shënuar tre gola me anë të Michal Kadlec (15’), Tranquillo Barnetta (19’) dhe Toni Kroos (20’).
Mainz ngushtoi disavantazhin në minutën e 67-të me anë të Niko Bungert, por dy minuta para përfundimit të kohës së rregullt të ndeshjes, Eren Derdiyok vulosi fitoren e Leverkusen.
Për Mainzin gjatë tërë pjesës së parë të ndeshjes ka luajtur edhe mesfushori shqiptar Jahmir Hyka.
Fitore ka shënuar edhe Hamburg që ka mposhtur Freiburgun me rezultat 2-0 në fushë vendore me golat e Marcell Jansen (7’) dhe Mladen Petric (55’).
Bayer Leverkusen mban kreun e tabelës së Bundesligës me 38 pikë, dy më shumë se Bayern Munich dhe katër më shumë se Hamburg dhe Schalke. Kjo e fundit mund të rikthejë pozitën e dytë nëse shënon fitore në takimin e nesërm ndaj Nurnbergut.
Pamje nga ndeshja Liverpooli nuk ka arritur të nxjerrë më shumë se një barazim 1-1 në ndeshjen e zhvilluar në udhëtim ndaj Stoke Cityt, edhe pse kishte avantazhin deri minutat e fundit të ndeshjes.
Pas një pjese të parë pa gola, mysafirët e Liverpoolit kaluan në epërsi me anë të mbrojtësit grek Sotirios Kyrgiakos 12 minuta në pjesë të dytë (57’), por të zgjedhurit e Rafa Benitez nuk arritën ta mbajnë epërsinë.
Vendasit arritën të barazojnë me anë të një mbrojtësi tjetër, gjermanit Robert Huth, në minutën e fundit të kohës së rregullt të ndeshjes (90’). Dirk Kuyt pati një mundësi të shkëlqyeshme për të marrë tre pikët në momentet e fundit të lojës shtesë, por goditja e tij me kokë u ndalua nga shtylla.
Liverpooli do të vazhdojë të mbajë pozitën e shtatë me 34 pikë, pozitë kjo që kërcënohet nga Birmingham City (33 pikë) që sot më vonë udhëton në fushë të Portmsouth.
Liverpooli raportohet se është duke u interesuar për sulmuesin e Manchester Cityt, Roque Santa Cruz.
Daily Mail shkruan se Maxi Rodriguez mund të jetë përforcimi i vetëm i këtij afati kalimtar për Liverpoolin, edhe pse klubi është duke bërë përpjekje për të sjellë edhe përforcime të reja për Santa Cruz.
Liverpooli raportohet se ka dërguar një ofertë në drejtim të Manchester Cityt për të huazuar sulmuesin Santa Cruz, por oferta është hedhur poshtë menjëherë.
Edhe përpjekja tjetër për të transferuar sulmuesin e Sunderlandit, Kenwyne Jones, po ashtu ka dështuar, shkruajnë mediat angleze.
Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard, është duke menduar të largohet nga klubi i tij aktual, shkruajnë mediat angleze.
Daily Star thotë se Gerrard është duke menduar të largohet nga Liverpooli gjatë verës për një shumë prej 30 milionë funtesh, me Liverpoolin që është duke dështuar plotësisht këtë sezon, derisa Real Madridit thuhet se mund të jetë destinacioni i ardhshëm i tij.
“Stevie mbush 30 vjet në fund të sezonit dhe e di se e di se koha po kalon për të dhe ai dëshiron të fitojë më shumë trofe. Dhe ai po ashtu ndjen se është mirë të kalojë në Spanjë dhe mundësia për t’u bashkuar me yje në Real e eksiton atë” ka thënë burimi i afërt me lojtarin.
“Shqetësimi i tij është se mund të zgjatë edhe disa vite para se Liverpooli të mund të ndërtojë një ekip të aftë për tituj dhe se mund të mos ketë shumë para në ekip për ta bërë këtë. Ai e dëshiron klubin e tij, por ai është i zhgënjyer me atë se si kanë shkuar gjërat këtë vit”.
“Ai nuk dëshiron të luajë për një ekip tjetër në Ligën Premier. Nëse do të largohet, destinacioni i tij do të ishte jashtë vendit dhe klube si Real ose Milan do të ishin ideale për të”, ka shtuar burimi për Daily Star.
Roberto Mancini nuk beson se Manchester City do të mund ta fitojë titullin e Ligës Premier këtë sezon.
Strategu italian ka një fillim të shkëlqyeshëm në City, katër fitore nga katër takime, që kur e morri nën drejtim klubin anglez në muajin dhjetor. Edhe pse e riktheu ekipin në top katërshe, Mancini nuk beson se ekipi do të mund të arrijë te titulli i Ligës Premier.
“Sipas meje ka tre ekipe të cilat mund ta fitojnë titullin këtë sezon, Chelsea, United dhe Arsenal. Futbolli është një sport i çuditshëm, gjërat mund të ndryshojnë për disa muaj dhe mund të befasojë ndonjë ekip tjetër, por sipas meje këto tri ekipe do të luftojnë për titull”, ka thënë Mancini.
Arsenali ka pohuar se ka nënshkruar kontratë me mbrojtësin Sol Campbel deri në fund të këtij sezoni.
Ish-kapiteni i Arsenalit u stërvit nën drejtimin e Arsene Wenger në muajin shtator kur vendosi të largohet nga Notts County pas vetëm një ndeshje të zhvilluar.
“Ekipi i Arsenalit ka kënaqësinë të bëjë të ditur se Sol Campbell është rikthyer në klub dhe ka nënshkruar marrëveshje deri në fund të sezonit”, thuhet në deklaratën e Arsenalit.
“Jam më se i lumtur që rikthehem në Arsenal. Kam shumë kujtime të mira këtu dhe ende kam shumë miq në klub. Jemi në një pozitë të mirë dhe dua t’i ndihmoj Arsenalit të arrijë sukses këtë sezon”, ka thënë Campbell.
Trajneri i Real Madridit, Manuel Pellegrini, do të kthehet kah Karim Benzema për ndeshjen kundër Athletic Bilbao pasi nuk do të ketë në dispozicion Gonzalo Higuain për shkak të lëndimit.
“Unë i përcjell të gjithë lojtarët nga afër gjatë stërvitjeve dhe në secilën ndeshje tonën, andaj Benzema nuk ka asgjë për të më dëshmuar mua. Ai i tregon kualitet e tij çdo ditë”.
“Ne kemi nevojë që të gjithë lojtarët të jenë të gatshëm, nëse dëshirojmë të kemi një sezon të mirë edhe në La Liga dhe në Ligën e Kampionëve. Është e pakuptimtë vetëm të fokusohemi në 11 lojtarë. Është një ekip i gjerë dhe kualitativ”, ka thënë Pellegrini.
Menaxheri i Liverpoolit, Rafa Benitez, shpreson të sigurojë shërbimet e sulmuesit të Sunderlandit, Kenwyne Jones, duke e shkëmbyer atë me Ryan Babel.
The Sun shkruan se Benitez shpreson të arrijë marrëveshje me Sunderlandin, derisa është në kërkim të një mbulimi për sulmuesin ‘e lodhur’ Fernando Torres.
Benitez është i gatshëm ta lejojë largimin e anësorit holandez Ryan Babel drejt Stadiumit të Dritave, për të marrë shërbimet e Jones. Por Benitez duhet të mposhtë Aston Villan që po ashtu është e interesuar për sulmuesin e Trinidad dhe Tobago.
Menaxheri i Villas, Martin O'Neill, është i gatshëm të ofrojë 12 milionë funte për të marrë sulmuesin e Sunderlandit.
Sulmuesi i Interit, Diego Milito, ka thënë se ai ende mendon se bashkëlojtari i Mario Balotelli është shumë i egërsuar.
Argjentinasi nuk e ka ndryshuar mendimin e tij për Balotellin edhe tash që luan në të njëjtën ekip, pasi kishte luajtur kundër tij më herët.
“Duhet të jem tërësisht i sinqertë, kur kam luajtur kundër tij, doja ta vrisja! Tash që ai është bashkolojtari im, ende dua ta vras! Kështu është Mario”.
“Ai sigurisht se duhet të rritet, ai është një djalosh i cili kërkon pjekuri dhe kohë. Kur do të fillojë të kuptojë ku është dhe të fillojë të dëgjojë njerëzit të cilët duhet t’i dëgjojë, jam i sigurt se do të bëhet një kampion fantastik. Gjithkush e di se ai ka talent”, ka thënë Milito.
Mesfushori i Chelseat, Deco, thotë se nuk ka pasur kurrfarë tensioni nga trajneri Carlo Ancelotti pas formës së tyre të dobët që kanë kaluar së fundi.
“Menaxher është shumë njeri i mirë, shumë trajner i mirë dhe inteligjent. Ai ka qenë shumë i suksesshëm në Itali dhe ai din si të menaxhojë një klub të madh dhe lojtarë të mëdhenj”.
“Ai ka eksperiencën dhe e di se çfarë dëshiron ne të bëjmë. Ai nuk bën panik, ai gjithmonë është i qetë. Edhe kur flet për diçka që nuk i pëlqen, ai flet me lojtarët me respekt. Ai nuk bërtet dhe të shajë si disa menaxherë, ai flet me qetësi”, ka thënë Deco.
Sulmuesi i Arsenalit, Nicklas Bendtner, ka pësuar edhe një lëndim të ri që do ta zgjatë kohën e rikthimit të tij në fushë.
Danezi 22-vjeçar sot i është nënshtruar një operacioni të brendshëm, dhe po ashtu ka pësuar problem në ijë. Ai pritej të rikthehet këtë muaj, por tash duket se mund të mos rikthehet deri në shkurt.
“Janë edhe dy javë të tjera. Mezi pres ta kem atë sërish në fushë, por siç duket çdo javë po thuhet edhe dy javë”, ka thënë Wenger.
Në prag të përballjes me Chelsean, menaxheri i Sunderlandit, Steve Bruce, ka zbuluar se si ai për pak nuk nënshkroi me kapitenin e bluve, John Terry, për një shumë 750 mijë funte.
Ai i kishte vërejtur shumë herët aftësitë drejtuese të lojtarit dhe kur ishte menaxher në Huddersfield për pak sa nuk e transferoi atë në vitin 2000, kur Terry ishte i huazuar te Nottingham Forest.
“Isha menaxher në Huddersfield në atë kohë. Ofrova 750 mijë funte për të dhe Chelsea e pranoi. Por djaloshi nuk dëshironte të largohej nga Chelsea në atë kohë. Isha shumë afër. Por ai nuk dëshiroi. Ai është gjithçka që ju dëshironi në mbrojtjen e qendrës, ai është i lindur lider”, ka thënë Bruce.
Kapiteni i Chelseat, John Terry, sot pret në Stamford Bridge, Sunderlandin, ku do të ketë përballë kapitenin e këtij ekipi Lorik Canën.