Cesc Fabregas i gëzohet golit. Arsenali ka shënuar fitore prej 2-0 në ndeshjen e zhvilluar si mysafir i Bolton Wanderers, të dielën në Reebok Stadium.
Kapiteni Cesc Fabregas solli Topçinjtë në epërsi kur shkonte minuta e 28-të, ndërsa me avantazh minimal përfundoi pjesa e parë e takimit.
Në pjesën e dytë, ishin sërish mysafirët ata që shënuan, ndërsa realizues ishte Fran Merida (78’), i cili vendosi rezultatin përfundimtar të ndeshjes.
Marco Di Vaio shënoi golin e dytë për BolognanViola është mposhtur para tifozëve të vet me rezultat 2-1 nga Bologna, ndërkohë Lazio ka pësuar si mysafir i Atalantas.
Henry Gimenez shënoi golin e parë për Bolognan (28’), ndërsa pa përfunduar pjesa e parë Marco Di Vaio dyfishoi epërsinë.
Krejt çka bënë lojtarët me fanellat vjollce deri në fund të ndeshjes, ishte një gol i shënuar nga Adrian Mutu (51’).
Edhe Lazio ka pësuar humbje, këtë radhë si mysafir i Atalantas në Bergamo, me rezultat 3-0.
Të tre golat e vendasve u shënuan në pjesën e parë, ndërsa realizues ishin Cristiano Doni (5’ dhe 8’) dhe Simone Padoin (35’).
Luca Toni shënoi dy herë. Roma ishte skuadër dominuese në përballjen kundër Genoas në Stadio Olimpico, të cilën e fituoi me rezultat 3-0.
Simone Perrotta kaloi Giallorossët në epërsi (17’), ndërsa në fund të pjesës së parë, transferi i ri i Romës, Luca Toni, dyfishoi epërsinë.
Ishte sërish sulmuesi italian që në pjesën e dytë (60’) shënoi edhe golin e tretë për të vulosur fitoren e vendasve.
Me këtë fitore, Roma ngjitet në pozitën e tretë me dy pikë më shumë se Juventusi që u mposht nga Chievo.
Lojtarët e Chievos festojnë golin e Gennaro Sardos. Pas fitores kundër Napolit në Kupën e Italisë, u mendua se Juventusi do të këndellet, mirëpo humbja e kësaj jave në Serie A nuk e pohon këtë.
Zonja e Vjetër është mposhtur me rezultat minimal prej 1-0 nga Chievo në ndeshjen e zhvilluar të dielën në Stadio Bentegodi të Veronës.
Golashënuesi i vetëm në këtë takim ishte Gennaro Sardo, i cili shënoi në minutën e 33-të, ndërsa Bianconerët nuk arritën të ndryshonin asgjë deri në fund të ndeshjes.
Pas kësaj humbjeje, Juventusi është zhvendosur në vend të katërt, ndërsa mund të shkojë më poshtë, nëse Napoli fiton sonte kundër Palermos.
Het-trik i Ronaldinhos. Rossonerët kanë shënuar fitore të lartë prej 4-0 kundër Sienas, e cila pjesën më të madhe të ndeshjes e zhvilloi me një lojtar më pak në fushë.
Në minutën e 10-të të takimit, portieri Gianluca Curci bëri një ndërhyrje në Marco Borriellon që i kushtoi me përjashtim nga loja dhe akordim të penalltisë.
Braziliani Ronaldinho ishte i pagabueshëm nga pika e bardhë duke i dhënë epërsinë ekipit vendas (12’).
Ishte Marco Borriello lojtari që dyfishoi rezultatin pas një krosimi të Andrea Pirlos (28’), dhe me rezultat prej 2-0 përfundoi pjesa e parë.
Në pjesën e dytë skuadra dominuese e Milanit realizoi edhe dy gola të tjerë që mbanin firmën e superyllit brazilian, Ronaldinho (72’ dhe 89’), i cili shënoi het-trik në këtë përballje.
Me këtë fitore, Milani ngushton diferencën me Interin, dhe tani gjendet gjashtë pikë prapa liderit, por ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.
Sulmuesi i Barcelonës, Zlatan Ibrahimovic, është shprehur mjaft i kënaqur me fitoren prej 4-0 kundër Sevillas, me ç’rast Blaugranët tashmë gjenden pesë pikë para Real Madridit.
“Padyshim që ishte një ndeshje e mirë për ne. Ishte me rëndësi të shënohej goli i parë. Pasi ndodhi kjo, atëherë u hapën mundësitë për më shumë (gola)”, ka deklaruar Ibra.
Suedezi ka thënë se gjatë ndeshjes nuk ka menduar për humbjen e Realit nga Athletic Bilbao, sepse, sipas tij, Barca duhet t’i fitojë të gjitha ndeshjet dhe diferenca prej pesë pikësh nuk është shumë, edhe pse mediat spanjolle kanë shkruar se Los Blancos vështirë se do ta zënë më Barcelonën.
Ibracadabra ka thënë se ekipi i tij duhet të mendojë se ka pikë të barabarta me Realin, ashtu që të ketë më shumë motivim.
“Kur përjashtohesh nga një garë ose nuk e fiton, atëherë për mua është kështu: vendi i dytë është njësoj sikurse vendi i fundit”, ka shtuar sulmuesi i Barcës.
Kampionia e Australian Open nga viti 2008, Maria Sharapova, e cila i kthehet Melburnit pas një viti pauze, ka thënë se nuk është vetëm kthimi i saj moment madhështor në tenisin e femrave, por thotë se ky sezon premton spektakël.
Tenistja ruse beson se më në fund është e gatshme që të luajë në nivel të lartë që nga momenti kur operoi shpatullën.
“Tash ndjehem shumë më mirë. Jam më e fortë dhe kam besim më të madh në goditjet e mia dhe në supe. Para disa muajsh nuk e kisha idenë se si do të ndjehem pasi ‘të zgjohem’, ndërsa tani është ndryshe”.
“Mendoj se do të arrij sërish që ta gjej atë shërbim, të cilin e kam pasur para lëndimit. Vërtet besoj në këtë, sepse po të mos besoja nuk do të isha këtu”.
“Shpresoj që ky të jetë sezoni më emocionues në tenisin e femrave. Ekzistojnë ato tregimet e bukura për kthimin në terren, ka hapësira në top 10, dhe shumë mundësi”.
“Shpresoj që të krijojmë rivalitete të reja të mëdha dhe përballje të reja të shkëlqyeshme”, ka thënë ish-tenistja më e mirë në botë.
Pronarët e Liverpoolit, Tom Hicks dhe George Gillett, kanë krijuar një listë të ngushtë me emrat, të cilët mund ta zëvendësojnë Rafael Benitezin në postin e trajnerit te Të Kuqtë.
Besohet se ish-menaxheri i Manchester Cityt, Mark Hughes, bën pjesë në këtë listë, së bashku me trajnerin e Aston Villas, Martin O'Neill. Por nuk përjashtohen edhe emra të tillë, si Guus Hiddink dhe Jose Mourinho.
Hughes mund të kthehet edhe tek ish-skuadra e tij, Blackburn Rovers, duke qenë se trajneri aktual Sam Allardyce dita ditës po vihet nën presion më të madh.
Trajneri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, vazhdon ta mbështesë vendimit të tij për të lejuar largimin e Carlos Tevezit në drejtim të Manchester Cityt.
Që nga transferimi, argjentinasi po kalon formë të shkëlqyer te City, ndërsa paraprakisht refuzoi një kontratë dyvjeçare nga United, pasi kishte qëndruar në formë huazimi në Old Trafford.
“Ne bëmë një ofertë, ai nuk e pranoi dhe shkoi te City. Nuk është kurrfarë problemi për ne, vazhdojmë tutje”.
“Nuk është fundi i botës pror ne. Ai po luan mirë dhe le të jetë ashtu, por unë nuk kam asnjë problem në këtë drejtim”, është shprehur Fergie.
Barcelona ka shënuar fitore prej 4-0 kundër Sevillas, ndërsa trajneri Pep Guardiola është shprehur i entuziazmuar me fitoren e skuadrës së tij.
“Gjëja e parë që duhet të bëj është që ta uroj skuadrën. Jemi shumë të lumtur, sepse asnjëherë nuk i dihet si do të reagojë ekipi pas një humbjeje”.
“Në gjysmën e parë, ndoshta për shkak të rezultatit të (Real) Madridit ishim shumë të nxituar. Pastaj kur shënuam golin e parë, rregulluam ritmin”, është shprehur Guardiola për AS, pas ndeshjes.
Anësori i Benficas, Angel Di Maria, ka refuzuar mundësinë për t’iu bashkëngjitur Manchester Cityt për një shumë rekorde prej 38 milionë funtesh (43 milionë euro).
Argjentinasi është në shënjestër të ‘pasanikëve’ që nga vera e kaluar, derisa të interesuar për shërbimet e tij janë edhe Chelsea, Interi dhe Manchester Unitedi.
Sipas News of the World, menaxheri i Cityt, Roberto Mancini, është pajtuar me vlerësimin e paraardhësit të tij, Mark Hughes, që të shpenzojë 38 milionë funte për shërbimet e 21-vjeçarit.
Sido që të jetë, një burim ka thënë se Di Maria nuk dëshiron të largohet nga Benfica, përkundër faktit se transferimi i tij do ta bënte lojtarin më të shtrenjtë në historinë e futbollit anglez.
Manchester United ka shënuar fitore prej 3-0 kundër Burnleyt, ndërsa portieri Edwin van der Sar është shprehur i kënaqur me fitoren.
Holandezi nuk ka mbrojtur për Djajtë e Kuq që nga 21 nëntori, si pasojë e lëndimit dhe për shkak të problemeve personale (gruaja e tij pati gjakderdhje në tru), ndërsa në ndeshjen e parë kthyese në mes të shtyllave, Van der Sar mbajti portën të paprekur.
“Është mirë të jem sërish këtu. U ndjeva shumë mirë në fushë, edhe pse kisha emocione para ndeshjes. Ka qenë një javë e mirë për mua dhe skuadrën” është shprehur portieri për MUTV.
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, fitoi të gjitha trofetë e mundshme në vitin e tij debutues në stolin e katalunasve, duke zënë vend përnjëherë në historinë e futbollit.
Sipas News of the World, Manchester Unitedi e konsideron Guardiolan si pasardhës të Sir Alex Ferguson.
“Një klub ka kontaktuar me mua, mirëpo nuk ka pasur bisedime në lidhje me paratë apo ndonjë projekt sportiv”, ka thënë agjenti i Guardiolas, Jose Maria Orobigt.
Kontrata e 38-vjeçarit me Barcelonën skadon në fund të këtij sezoni dhe gjithçka mbetet e hapur nëse do ta vazhdojë atë, apo do të drejtojë ndonjë skuadër tjetër.
Real Madridi u mposht me epërsi minimale nga Athletic Bilbao që ishte humbja e tretë e sezonit për Mbretërit, ndërsa trajneri Manuel Pellegrini është shprehur mjaft i zhgënjyer pas ndeshjes.
Los Blancos dominuan në fushën e San Mames, mirëpo një gol i shënuar në minutën e tretë rezultoi të ishte vendimtar për vendasit, të cilët shumicën e ndeshjen e zhvilluan duke u mbrojtur.
“Krijuam raste të mjaftueshme për të fituar. Ishte vetëm një skuadër që po luante futboll, mirëpo nevojitet fat dhe saktësi për të shndërruar rastet (në gola)”.
“Kur humb, atëherë ekziston diçka që nuk e ke bërë mirë”, ka thënë uruguaiani për Marca.
Pas kësaj humbjeje Reali mbetet pesë pikë prapa Barcelonës që shkatërroi Sevillan me rezultat 4-0.
Pamje nga ndeshja.Barcelona ka shënuar fitore të lartë, 4-0, në takim me Sevillën, duke përforcuar kështu pozitën e parë.

Pjesa e parë

Vërtetë kemi se çfarë të shkruajmë. Barcelona shkëlqeu gjatë tërë takimit, duke i dhënë leksion të mirë Sevillës.

Barcelona filloi hakmarrjen që nga minuta e pestë kur Henry bën një pasim maestral për Ibrahimovicin i cili nuk arriti të shënoj dhe në portën e zbrazët. Jam i sigurtë që secili penzioner do të shënonte këtu.

Rastet nuk ndaleshin.

Në minutën e 12 Henry gjendet përballë portierit Andres Palop duke mos arritur të shënojë nga afërsia. Reklamon lojë me dorë.

Iniesta kishte filluar të vallëzoj në minutën e 20 kur kaloi mëse pesë lojtarë të Sevillës dhe pason për Alveshin që nuk arrin të shënojë nga afërsia.

Në dy goditjet e radhës nga këndi shfaqet i rrezikshëm Carles Puyol që përpak nuk arrin të shënojë.

Në minutën e 35 Messi bën një goditje të mirë por nuk mposhtet dot Palo fantastik në këtë takim.

Pjesa e dytë

Barcelona në pjesën e dytë vendosi ta shkel Sevillën.

Fillimisht vjen dhe rasti i parë dhe i fundit i Sevillës në këtë takim. Kone nuk arrin të shënojë përballë portierit Valdes.

Barcelona filloi përsëri më pas me lojën e stilit Sony Playstation, kur pas ca pasimeve,Pique godet, top të cilin e devijon Escude që shënon autogol, 1-0 Barcelona minuta e 48.

Messi dhe Henry në dy tentimet e radhës hasën në Andres Palopin fantastik përkundër pranimit të golit. Dy intervenime fantastike.

Henry godet përsëri bukur për Palop përsëri në vend.

Barcelona po bënte hara-kiri me Sevillën. Messi gjendet para portës pas një pasimi të Xavit, dhe nuk shënon ballë përballë me portierin Palop, Ibrahimovic nga tentimi i dytë nuk shënon.

Dhe më pas inkuadrohet Pedro Rodriguez. Jokeri i Guardiolës përsëri u tregua efektiv.

Minuta e 70 ishte vendimtare. Pas një pasimi vërtetë artistik nga mesfushori më i mirë në planet Xavi, Pedro parabollon bukur Andres Palopin, që deri në ato qaste u lodh, dhe në fund kapituloi.

Deri në fund të takimit, Barcelona mbajti topin në këmbë duke mos lejuar ndonjë befasi.

Dhe ka mbetur edhe Messi të shënojë. Messi shënon vetëm pas një goditje në zonë (89'). Messi shënoi golin e 100 jubilar në fanelën e Barcelonës.

Pas pesë minutash, sërish Messi në skenë, 4-0 për Barcelonën.

Kështu, Barcelona hakmeret mirë ndaj Sevillës për atë eliminimin skandaloz nga Coppa del Rey.

Barcelona tani gjendet në pozitën e parë me 5 pikë më shumë se Reali që u turpërua nga Athletic Bilbao. Sevilla është në pozitën e pestë, dhe këtë pozitë mund ta humb nga Mallorca nëse kjo e fundit mposht në shtëpi Deportivo La Corunan që është në pozitën e katërt.