Përkundër fitores prej 3-1 kundër Malauit, Mali është eliminuar nga Kupa e Kombeve të Afrikës, ndërsa i njëjti fat e ka përcjellë edhe kundërshtarin e tyre të sotëm.Mali kishte nevojë për tri pikë të plota dhe diferencë të lartë golash për të vazhduar tutje, ndërsa Malauit i mjaftonte barazimi.
Frederick Kanoute shënoi golin e parë (1’), ndërsa Seydou Keita dyfishoi nga gjuajtja e lirë (3’).
Në pjesën e dytë (58’), Malaui ngushtoi epërsinë me anë të Russel Mwafulirwas, ndërsa Mamadou Bagayoko shënoi për rezultatin përfundimtar 3-1.
Ky rezultat doli të jetë i padobishëm për asnjërën skuadër, duke qenë se Angola dhe Algjeria barazuan pa gola, dhe janë pikërisht këto dy skuadra që kualifikohen nga Grupi A.
Julio Baptista nuk do t’i bashkëngjitet Interit, pasi që zikaltrit kanë dështuar të arrijnë marrëveshje me Romën.Ditët e kaluara është thënë se dy klubet ishin shumë pranë arritjes së marrëveshjes për transferimin e brazilianit, mirëpo Sky Sport Italia thotë se marrëveshja ka dështuar dhe ‘Bisha’ do të qëndrojë në kryeqytet.
Roma dëshironte që Nicolas Burdisso (që është i huazuar te Giallorossët) të jetë pjesë e marrëveshjes, mirëpo duket se Nerazzurëve nuk iu kanë pëlqyer kërkesat e romakëve.
Kështu, Baptista do të jetë në dispozicion të trajnerit Claui Ranieri në ndeshjen kundër Juventusit.
Jenson Button nuk do “të shkatërrohet” nga partneri i tij i ri te McLareni, Lewis Hamilton- thotë partneri i dikurshëm i Hamilton te Renaulti, Jarno Trulli.Pasi u shpall kampion me Brawnin sezonin e kaluar, Button vendosi për një sfidë të re te McLareni, ku do të ketë për konkurrent kampionin nga viti 2008, britanikun Hamilton.
Mirëpo, Trulli kundërshton kritikët që e shohin Buttonin nën hije të Hamiltonit te skuadra e re.
“Nuk mendoj se Jenson do të ‘tretet’ nga Lewis. Jenson meriton të jetë kampion bote dhe do të jetë një konkurrencë e mirë te McLaren”, ka thënë për BBC Sport, Trulli i cili në sezonin e ri do të drejtojë Lotus F1.
Rafael Nadal ka filluar mbrojtjen e titullit të Australian Open me fitore prej 7-6, 6-1 dhe 6-4 kundër Peter Luczak, në ndeshjen e parë në Rod Laver Arena.Në raundin tjetër, tenisti numër dy në botë do të ketë për kundërshtar ose argjentinasin Leonardo Mayer ose sllovakun Lukas Lacko, ndërkohë që Andy Murray mund të jetë një kundërshtar potencial në çerekfinale.
“Është lajm i mirë të fitosh në tre sete. Jam i lumtur që jam në raundin e dytë”, tha spanjolli 23-vjeçar pas fitores.
Ndërkohë, Andy Roddick ka fituar ndaj holandezit Thiemo de Bakker (6-1, 6-4 dhe 6-4), ndërsa kampioni i US Open, Juan Martin del Potro, e mposhti amerikanin Michael Russell (6-4, 6-4, 3-6 dhe 6-2).
Tenisti i pesë në botë, Andy Murray, ishte në formë bindëse në përballjen kundër jugafrikanit Kevin Anderson në kuadër të raundit të parë të Australian Open.Tenisti britanik shënoi fitore me rezultat 6-1, 6-1 dhe 6-2, mirëpo në përballjen e radhës do të ketë test shumë më të vështirë, duke qen se Anderson është i 147-ti në ranglistën botërore.
Në raundin e dytë, Murray do ta ketë kundërshtar ose francezin Marc Gicquel ose italianin Simone Bolelli.
“Ishte pakëz e çuditshme të luaj nën kulm këtu, mirëpo u kënaqa. Ishte një atmosferë e mirë”, tha Murray pas fitores.
Ish-kampionia Maria Sharapova është eliminuar nga turneu Australian Open që në rundin e parë, duke humbur nga rusja tjetër Maria Kirilenko (7-6, 3-6, 6-4).Sharapova u mposht në setin e parë në tie-break, ndërsa edhe pse fitoi të dytin u mposht në të tretin duke humbur kështu ndeshjen. Ish-numri një i botës bëri 66 gabime të padetyruara dhe dështoi të dërgojë serva të fuqishme në drejtim të rivales së saj.
“Thjesht nuk e fitova ndeshje. Sigurisht se kisha shanset e mia, por nuk i shfrytëzova ato”, ka thënë Sharapova pas ndeshjes.
Kirilenko do të përballet me Yvonne Meusburger në rundin e dytë, pasi austriakja mposhti zviceranen Timea Bacsinszky 2-1 në sete (6-4, 4-6, 6-2).
Në rundin e dytë me shumë vështirësi është kualifikuar edhe Dinara Safina, e cila mposhti rusen tjetër Magdalena Rybarikova në dy sete (6-4, 6-4).
Lëndimi i Essien është serioz, prandaj ekziston rreziku që ai të mungojë edhe në ndeshjet e Ligës Premier dhe ato të Ligës së Kampionëve me Chelsean.
Mjeku i përfaqësueses së Ganës ka thënë se mesfushori do të mungojë së paku një muaj, por mund të mungojë edhe më shumë.
Mesfushori i Liverpoolit, Javier Mascherano, thotë se lojtarët e ekipit anglez janë të bashkuar pavarësisht krizës aktuale.Mascherano është i bindur se shpirti luftarak në Liverpool do t’i inspirojë ata të përfundojnë në top katërsh këtë sezon.
“Situata është e mjaftueshme për të dëshpëruar secilin, por ekipi do të vazhdojë të ecë përpara për shkak të shpirtit luftarak dhe historisë së klubit”, ka thënë Mascherano.
Menaxheri i Evertonit, David Moyes ka tallur yllin e Manchester Cityt, Robinho pas fitores së ekipit të tij në derbin e të shtunës.Superylli brazilian u fut në lojë si zëvendësues në pjesë të parë, ndërsa u largua nga loja në pjesën e dytë të takimit pasi nuk arriti të vërehet aspak në fushë.
“As që e kam vërejtur atë (Robinhon). Kam qenë shumë i zënë duke u përqendruar në ekipin tim”, ka thënë Moyes.
Ish-drejtori sportiv i Juventusit, Luciano Moggi, thotë se biankonerët duhet ta shkarkojnë Ciro Ferraran këtë javë.Moggi publikisht e ka përkrahur Ferraran, por nuk mund të shohë ndonjë zgjidhje tjetër të krizës pas humbjes së djeshme ndaj Chievos.
“Tash Ferrara duhet të shkojë pasi është e dukshme se në dhomën e zhveshjeve më nuk e duan atë. Nëse Juventus do të humbasë të shtunën e ardhshme kundër Romës, kriza do të bëhet e pakthyeshme”, ka thënë Moggi.
“Vetëm Diego dhe Melo që ishin dje në fushë, kushtonin sa i gjithë ekipi i Chievos. Ferrara do të paguajë për atë që Alessio Secco ka bërë, pasi ai nuk vendos asgjë. Nuk e di se kush mund ta zëvendësojë Ciron”, ka shtuar më tej italiani.
Kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas, thotë se topçinjtë kanë gjasa për ta fituar Ligën Premier këtë sezon.Mesfushori spanjoll shënoi një gol dhe krijoi tjetrin në rikthimin e tij në fitoren e mbrëmshme prej 2-0 kundër Bolton Wanderers.
“Fitorja është ajo për të cilën luajmë. Është shumë e rëndësishme të fitojmë për vazhduar garën për titull. Por ne e respektojmë çdo ekip në Premier, pasi secili mund të mposhtë secilin”, ka thënë Fabregas.
Përforcimi i ri i Romës, Luca Toni, është i ngazëllyer me dy golat e shënuar në fitoren e djeshme prej 3-0 ndaj Genoas.Sulmuesi u rikthye në Serie A si huazim nga Bayern Munich për të rritur shanset për të qenë pjesë e kampionatit botëror Afrika e Jugut 2010, dhe është në rrugë të mirë për të arritur atje.
“Kam ardhur këtu të luaj. Lippi e di se çfarë mund të bëj unë dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë në qershor”.
“Fillimisht më mungoi goli, por pastaj shënova. Është një entuziazëm i madh këtu dhe dua vërtet t’ia dal mirë. Erdha pasi dëshiroja të luaj sërish. Mendoj se Roma është vendi i duhur për ta bërë atë. Ky është vetëm fillimi”, ka thënë Toni.
Sergio Ramos thotë se Real Madridit i kishte munguar sulmuesi Gonzalo Higuain në humbjen e të shtunës nga Athletic Bilbao.Argjentinasi mungoi në këtë ndeshje për shkak të lëndimit dhe Ramos thotë se pikërisht kjo mungesë kishte qenë faktori kryesor për humbjen.
“Higuain ishte në momentet më të mira të tij. Gjithçka që ai kontribuonte për ekipin ishte e mirë dhe neve na mungoi ai para golit të Athletic Bilbao”, ka thënë mbrojtësi spanjoll.
Superylli brazilian Ronaldinho duket se po rikthehet në formën e tij më të mirë të tij në fanellën e Milanit.Dinho shënoi hat-trick në fitoren e djeshme prej 4-0 të Milanit ndaj Sienës, dhe ka kthyer buzëqeshjen në fytyrën e tij.
“Ndjej dashuri dhe jam shumë i lumtur. Dal në fushë i lumtur dhe gjithçka shkon ëmbël atje. Nuk e di nëse do ta fitojmë skudeton, por duhet të vazhdojmë të luajmë kështu dhe të kënaqemi”, ka thënë Ronaldinho.
Agjenti i trajnerit të Barcelonës, Pep Guardiola, thotë se ai ka ‘gjashtë oferta’ në tavolinë për menaxherin më të mirë të vitit të kaluar.Guardiola mbetet pa kontratë në qershor dhe ende nuk ka negociata serioze me Barcelonën për marrëveshjen e tij të re.
“Ne kemi pranuar gjashtë oferta nga klube të interesuar për Guardiolan”, ka thënë agjenti i tij Josep Maria Orobitg.
Manchester United thuhet se tashmë është në kontakte me Orobitg për mundësinë që Guardiola të pasojë Sir Alex Ferguson në stolin e kampionit të Anglisë.
Portieri i Juventusit, Gigi Buffon, thotë se nuk ka kurrfarë arsyetimi pas humbjes së djeshme ndaj Chievos.Buffon thotë se është koha që lojtarët ta marrin përgjegjësinë e plotë për formën e tyre të dobët.
“Sigurisht se ne synojmë diçka më të mirë se kjo humbje. Forma është ajo që është, por ne duhet të japim më shumë. Nuk mund të jemi të kënaqur e këto rezultate. Kjo që bëjmë ne nuk është e mjaftueshme për një klub dhe ekip si Juventusi i famshëm”, ka thënë Buffon.
Villarreali është duke u përgatitur të humbasë mesfushorin spanjoll Marcos Senna.Mediat spanjolle shkruajnë se drejtuesit e Villarrealit e dinë se 33-vjeçari nuk do të qëndrojë përgjithmonë te klubi aktual dhe janë duke planifikuar të sjellin një mesfushor të ri për sezonin e ardhshëm.
Në mesin e emrave që përmenden si zëvendësime është mesfushori i Romës, Daniele de Rossi, edhe pse Villarreal vështirë se mund të ketë ndonjë ofertë për të transferuar italianin.
Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, thotë se suksesi i klubit i takon pronarit Roman Abramovich.Ancelotti është duke qëndruar në maje të tabelës së Ligës Premier pas fitores së thellë prej 7-2 ndaj Sunderlandit.
“Ekipi është i pronarit jo i imi. Unë jam i nderuar të përgatis këtë ekip. Ishte paraqitja më e mirë e jona e sezonit dhe pronarit i pëlqen ta shohë Chelsean ashtu siç edhe luajtëm”.
“Iu thash në gjysmën e lojës se duhet të luajnë 90 minuta dhe të mos ndalen. Njerëzit paguajnë për tiketa për të parë lojë për 90 minuta, jo vetëm për 45. Do të më pëlqente të shoh Chelsean të luajë çdo ndeshje si kjo. Nuk e di nëse është e mundshme, por do të përpiqemi”, ka thënë Ancelotti.
Derbi i dytë i javës së 18-të në La Liga i zhvilluar të dielën mbrëma në Mestalla, ndërmjet Valencias dhe Villarrealit ka përfunduar me fitoren e vendasve me rezultat 4-1.Los Che u treguan skuadër shumë më efikase përballë Nëndetëses së Verdhë, duke shënuar dy herë në pjesën e parë dhe dy herë në të dytën, ndërsa mysafirët arritën të shënojnë vetëm golin e nderit.
Ever Banega filloi serinë e golave (6’), ndërsa David Villa e dyfishoi atë nga pika e bardhë (28’).
David Silva shënoi për rezultatin 3-0 (56’), ndërkohë që Nilmar shënoi golin e vetëm të Villarrealit.
Rezultatin përfundimtar të takimit e vendosi David Villa në fund të ndeshjes.
















