Një tifoz i Ganës duke festuar golin. Përfaqësuesja e Ganës e ka siguruar kalimin në çerekfinale të Kupës së Kombeve të Afrikës me fitore minimale kundër Burkina Fasos.
Ndeshja e vlefshme e Grupit B përfundoi me rezultat 1-0 në favor të Ganës, ndërsa golin e vetëm e shënoi Dede Ayew (30’).
Kështu Gana i bashkëngjitet Bregut të Fildishtë nga grupi me tre skuadra, duke qenë se Togo u largua si pasojë e incidentit tragjik.
Panajot Pano (legjenda e futbollit shqiptar) Ndahet nga jeta në moshën 71- vjeçare legjenda e futbollit shqiptar, Panajot Pano. Pano, ndërroi jete në SHBA si pasojë e infarktit.
Ish-sulmuesi që u bë i famshëm te Partizani, lindi më 7 mars të vitit 1939 në qytetin e Durrësit dhe e nisi rrugëtimin e gjatë futbollistik si portier te Tirana.
Gjatë karrierës së tij 18 vjeçare si futbollist, Pano ka luajtur 24 ndeshje për kombëtaren e Shqipërisë. Me fanellën e Partizanit ai fitoi 4 kampionate dhe 5 kupa.
Në ceremoninë e zhvilluar në vitin 2003, ai mori çmimin “Golden Player of Albania” nga Federata Shqiptare e Futbollit.
Gjithashtu, në mars të vitit 2009, Panajot Pano u nderua me çmimin “Nderi i Kombit” nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi.
Leite Kaka si lojtar i Milanit. Mediat italiane shkruajnë se superylli i Real Madridit, Ricardo Kaka, mund të bëjë një rikthim sensacional te Milani.
Shtypi spanjoll e ka kritikuar shumë brazilianin pas humbjes së Realit nga Athletic Bilbao, duke shkruar se nuk ia ka vlejtur të paguhen 65 milionë euro për lojtarin që nuk po e gjen formën e dikurshme.
Ndërkohë, Sportal.it spekulon se Kaka mund të kthehet te skuadra ku bëri emër.
Megjithatë, ish-lojtari më i mirë në botë ka nënshkruar kontratë gjashtëvjeçare me Realin dhe largimi i tij nga Mbretërit është thuajse i pamundur.
Edhe pse e humbi setin e parë, Roger Federer arriti të rikthehet dhe të fitojë kundër rusit Igor Andreev në raundin e parë të Australian Open në Melbourne Park.
Tenisti numër një në botë, i cili është në kërkim të titullit të katërt të Australian Open, u kualifikua në raundin e dytë duke fituar me rezultat 4-6, 6-2, 7-6 dhe 6-0.
Kualifikimin e kanë siguruar edhe tenisti i tretë dhe i gjashtë në botë, Novak Djokovic, respektivisht Nikolay Davydenko.
Anësori i Real Madridit, Marcelo, thotë se Barcelona është skuadër që mposhtet, prandaj Mbretërit kanë gjasa për ta fituar Kampionatin spanjoll.
Pas humbjes nga Athletic Bilbao, Los Blancos gjenden pesë pikë prapa Blaugranëve, ndërsa disa nga mediat spanjolle kanë shkruar se Reali vështirë se do të mund ta arrijë Barcën në garën për titull.
Mirëpo, braziliani është shprehur për AS, se Merengues kanë mësuar nga gabimet e tyre dhe se ka edhe shumë ndeshje për t’u zhvilluar në La Liga, prandaj shpresat për titull janë të mëdha.
Mesfushori i Liverpoolit, Alberto Aquilani, nuk do të kthehet në Serie A gjatë afatit kalimtar të janarit, thotë agjenti i tij, Franco Zavaglia.
Mediat italiane kanë spekuluar se Aquilani mund të huazohet te Juventusi ose Interi, mirëpo duket se kjo nuk do të ndodhë.
“Nuk ka mundësi për kthimin e Aquilanit. Ai ka filluar të luajë më shpesh javët e fundit, prandaj kjo gjë nuk mund të ndodhë”, ka thënë Zavaglia për Laroma24.it.
Mbrojtësi i United, Patrice Evra dhe sulmuesi i Cityt, Carlos Tevez Në prag të takimit të sotëm të Kupës Carling në mes të Manchester Cityt dhe Manchester United, Patrice Evra ka nxehur situatën duke thënë se ai do ta ndalojë sulmuesin Carlos Tevez.
Argjentinasi, i cili verën e kaluar kaloi nga Old Traford në Manchester City, është në një formë të shkëlqyeshme në disa ndeshjet e fundit, por Evra thotë se ai nuk do të mund të shënojë kundër United.
“Jam shumë i ngazëllyer në prag të këtyre takimeve. Çdo ditë i dërgoj sms Carlitos. Ia kam uruar tregolëshin kundër Blackburn. Ai më dha se ajo ishte vetëm nxehje kundër United, pasi dëshiron të arrijë në finale. Unë ia ktheva, ‘nuk ka shanse’,”.
“Për ta ndaluar atë të shënojë gol kundër nesh, do ta bëj të njëjtën gjë që bëra edhe në shtator kur fituam 4-3”, ka thënë Evra.
Klaas-Jan Huntelaar është i gatshëm të largohet nga Milani në kërkim të një ekipi do të mund të luajë rregullisht, me qëllim që të sigurojë vend për në Kupën Botërore, por vetëm si huazim deri në fund të sezonit.
Sulmuesi 26-vjeçar është duke luftuar për vend në ekipin e parë të Milanit që nga fillimi i sezonit, kur u transferua nga Real Madridi.
“Jam duke menduar për një largim. Kur bisedova me drejtuesit, ata më pohuan se kanë besim në mua. Kjo është e rëndësishme pasi përzgjedhësi i kombëtares më ka shpjeguar disa herë se është e nevojshme të luaj për klubin, për të siguruar vend në kombëtare”, ka thënë Huntelaar për Telegraaf-in holandez.
“Dua të mbetem në një kampionat të fuqishëm me qëllim që të tregoj se vlej për Milanin. Do të doja të largohem diku si huazim deri në fund të sezonit dhe pastaj të rikthehem në San Siro”, ka thënë Huntelaar.
David Gold dhe David Sullivan raportohet se kanë blerë ekipin e West Ham United në një marrëveshje që kap vlerën e 105 milionë funteve.
Marrëveshja është kompletuar në orët e vona të së hënës dhe BBC shkruan se ish-pronarët e Birmingham Cityt kanë marrë 50% të aksioneve të klubit,
Shumica e aksioneve të tyre vijnë në formë të marrjes përsipër të borxheve që ka West Ham, që thuhet të jenë rreth 70 milionë funte.
Dyshja raportohet se do të ofrojnë rreth 8 milionë funte në dispozicion për menaxherin Gianfranco Zola për t’i harxhuar në muajin janar.
Sipas mediave angleze, Manchester City është në negociata me Milanin për të angazhuar mesfushorin Mathieu Flamini si huazim deri në fund të sezonit.
Spekulohet se Roberto Mancin sërish është kthyer kah Italia në kërkim të përforcimeve të reja dhe se tash ai kërkon mesfushorin francez.
Edhe pse shkrimet e tilla janë ca befasuese pasi në pozitën ku luan Flamini, mesfushor defansiv, City është shumë mirë i mbuluar ndërsa së fundi për këtë pozitë transferoi edhe francezin tjetër Patrick Vieira.
Por Sky Sports News thotë se Flamini mund të luajë edhe si mbrojtës i djathë, që ka tërhequr vëmendjen e ish-trajnerit të Interit.
Ish-lojtari i Juventusit, Pavel Nedved, ka hedhur poshtë spekulimet të cilat e lidhin atë me një rikthim në fushën e gjelbër.
Mesfushori çek pas fundit të sezonit të kaluar i dha fund karrierës së futbollit, pasi i skadoi kontrata me ekipin e Juventusit. Edhe pse në drejtim të tij erdhën disa oferta të lakmueshme, Nedved vendosi t’i varë këpucët dhe të pushojë.
Por pas disa muajsh pauze filluan spekulimet se ish-fituesi i Topit të Artë planifikon të rikthehet, por vetë lojtari i ka mohuar këto spekulime.
“Nuk kam në plan ta ndryshoj vendimin tim të cilin e kam marrë vjeshtën e kaluar. Për tregime të tilla edhe unë vetë kam kuptuar nga gazetat. Por unë kam përfunduar me futbollin”, ka thënë Nedved.
Zlatan Ibrahimovic është zgjedhur futbollisti më i mirë i vitit të kaluar në Itali, derisa trajneri i Interit, Jose Mourinho, është emëruar trajneri më i mirë.
Edhe pse tash aktivizohet në kampionatin spanjoll te Barcelona, Ibrahimovic ishte më meritori për titullin që Inter fitoi sezonin e kaluar, duke shënuar 25 gola, dhe është shpallur lojtari më i mirë në Serie A për vitin 2009.
“Më mungon Italia. Në pesë vitet e kaluara kam mësuar shumë atje. Por tash po kënaqem në Barcelona”, ka thënë Ibrahimovic me rastin e pranimit të shpërblimit.
Ish-trajneri i tij, Jose Mourinho, është zgjedhur trajneri më i mirë në Serie A, ndërsa në mesin e fituesve ishte edhe një lojtar i Interit - Julio Cesar triumfoi si portieri më i mirë i vitit të kaluar. Shpërblimi i mbrojtësit më të mirë i takoi Chiellinit, mesfushori më i mirë u zgjodh Daniele De Rosi, ndërsa lojtari i ri më i mirë Alexandre Pato.
Nate Robinson New York Knicks iu kanë dhënë fund tre fitoreve radhazi të Detroit Pistons duke i mposhtur me rezultat 99-91.
Nate Robinson shënoi 27 pikë përfshirë pesë trepikësha për Knicks, të cilët iu rikthehen fitoreve pas humbjes së të shtunës prej 94-90, kësaj here në fushë të Detroit.
Rodney Stuckey shënoi 22 pikë për Detroit që ishte në avantazh prej dy pikësh në fillim të çerekut të katërt të ndeshjes.
Detroit pati mungesa të shumta, në mesin e të cilëve Ben Gordon, Tayshaun Prince dhe Will Bynum.
Mediat spanjolle shkruajnë se sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney, e ka pyetur ish-bashkëlojtarin e tij Gerard Pique për jetën në Nou Camp.
El Mundo Deportivo shkruan se Rooney është interesuar te Pique për lojën e Barcelonës dhe për trajnerin Pep Guardiola, krahas informatave për bashkëlojtarët e tij.
Rooney javët e fundit është lidhur me një largim nga United, veçanërisht pas problemeve financiare të kampionit të Ligës Premier, dhe është përmendur një transferim në Real Madrid ku ai do të mund të bashkohej me Cristiano Ronaldon.
Por tash thuhet se nëse sulmuesi Anglez do të largohej nga United, ai do të zgjidhte Barcelonën para Realit.
Mesfushori i Romës, Daniele de Rossi, thotë se ekipi nga kryeqyteti italian është sërish në garë për titullin e kampionit të Italisë pas një sërë rezultatesh të shkëlqyeshme.
Roma tash ndodhet në pozitën e tretë të tabelës pasi mposhti Genoan me rezultat 3-0 në takimin e të dielës të zhvilluar në Olimpico dhe gialorosët janë të pamposhtur në 11 ndeshje në Serie A.
“Ne kemi tejkaluar shumë ekipe në tabelë dhe kjo është shumë e rëndësishme. Ne luajmë për të fituar të gjitha ndeshjet e mbetura. Nëse arrijmë këtë atëherë Roma mund ta fitojë skudeton në fund. Kjo do të ishte ca utopike”.
“Ne ende jemi shumë larg nga Interi, por po ashtu jemi të vendosur të qëndrojmë në formën më të mirë deri në fund të sezonit. Po kalojmë nëpër një formë të shkëlqyeshme. Ne i ndajmë meritat tash, ashtu siç i kemi ndarë kritikat në të kaluarën për fillimin e dobët të sezonit”, ka thënë Rossi.
Mbrojtësi i Chelseat, Ricardo Carvalho, mezi pret të ketë përballë ish-menaxherin e tij Jose Mourinho, në takimin e Ligës së Kampionëve kundër Interit.
Carvalho shoqëroi Mourinhon nga Porto për te Chelsea po thuajse gjashtë vite më parë, ndërsa tash për të parën herë do ta ketë atë si rival.
“Mezi pres të takohem me të, ne do të kemi përballë Interin që është një ekip shumë i mirë. Mourinho i njeh shumicën e lojtarëve tanë shumë mirë, çdo ditë jemi stërvitur me të, por tash duhet të luftojmë kundër tij”.
“Ai ende është argëtues, por kur fillon ndeshja nuk mendoni nëse është Mourinho ai që keni përballë, nuk jemi miq atëherë! Nuk mendoni për trajnerin, sigurisht ne e respektojmë ekipin, por duhet të sigurohemi se e japim më të mirën”, ka thënë Carvalho.
Menaxheri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, mendon se Manchester City duhet të konsiderohet si konkurrent i fortë këtë sezon.
“Duhet t’i konsideroni si konkurrent tash. Është dashur të presim një kohë të gjatë që të ndodhë kështu, por ata janë duke bërë një program më të mirë të ligës këtë vit, në krahasim me të kaluarën”.
“Nuk mund të krahasohen me (rivalitetin e) Rangers dhe Celtic, mirëpo fakti që kemi rival të qytetit krijon më shumë emocion”, ka thënë Fergie për Press Association Sport.
Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini, ka mbështetur trajnerin e shumëkritikuar Ciro Ferrara, duke thënë se lojtarët duhet ta ndajnë përgjegjësinë për paraqitjet e dobëta të Zonjës së Vjetër.
“Jemi të gjithë me Ferraran dhe të gjithë jemi në një anije”.
“Kritikat janë po ashtu normale. Kemi humbur shtatë nga dhjetë ndeshjet e fundit dhe nuk mendoj se kjo ka ndodhur ndonjëherë në historinë e Juves”.
“Po mundohemi të japim më shumë se 100%, por nuk po ia dalim dhe po përsërisim të njëjtat gabime”.
“Duhet të punojmë shumë, sepse kemi një javë vendimtare, ndërmjet Romës (në Serie A) dhe në Kupën e Italisë (kundër Interit), me ç’rast mund t’i rigjallërojmë gjërat, por edhe mund t’i prishim më shumë”, është shprehur mbrojtësi italian për Tuttosport.
Joe Cole Milani po përcjell anësorin e Chelseat, Joe Cole, i cili është në bisedime për kontratë të re me Blutë.
Sipas Milannews.it, mesfushori anglez mund të braktisë Stamford Bridgen nëse nuk i ofrohet kontratë e re në që plotëson kërkesat e tij.
Sido që të jetë, trajneri i Chelseat, Carlo Ancelotti nuk dëshiron të lejojë që Cole të largohet nga skuadra e tij.
“Është me rëndësi që të nënshkruajë. Ai është një lojtar i rëndësishëm, jo vetëm për këtë vit, por edhe në të ardhmen”, ka thënë Ancelotti në një konferencë për shtyp.