Gjiganti spanjoll i futbollit, Real Madrid, ka qëndruar të mërkurën në Shqipëri për të zhvilluar ndeshjen miqësore kundër Gramozit, të vlefshme për trofeun “Taçi Oil”.Edhe pse Mbretërit e filluan ndeshjen me emra të tillë në sulm, si Kaka, Ronaldo e Raul, megjithatë ishin vendasit ata që krijuan avantazh me anë të Daniel Xhafës (3’).
Pas një krosimi të Ronaldos, braziliani Kaka shënoi me kokë në portën e Gramozit (35’) duke barazuar rezultatin, dhe me shifrat 1-1 përfundoi pjesa e parë. Pa filluar pjesa e dytë, ndeshja me vlerën 2.5 milionë euro përjetoi një incident, pasi që në stadiumin “Qemal Stafa” u fikën dritat, ashtu që lojtarët është dashur të presin derisa një grup ekspertësh punonte për të kthyer energjinë.
Madje në një moment u raportua se është anuluar ndeshja, mirëpo pas më shumë se një orë e gjysmë, rifilloi takimi.
Në fraksionin e dytë të lojës, Los Blancos zhvilluan lojë më bindëse dhe kështu arritën deri te goli i fitores.
Dhjetë minuta pa përfunduar koha e rregullt e takimit, Karim Benzema realizoi golin e dytë të mysafirëve pas një krosimi të Gutit, dhe ky rezultoi të ishte goli i fitores.
Catania ka transferuar ish-sulmuesin e Barcelonës, Maxi Lopez, nga FK Moscow.Paraprakisht, Lopez luante në Brazil te skuadra Gremio në formë huazimi, ndërsa skuadra siciliane ka siguruar shërbimet e tij për katër vitet e ardhshme.
Njoftimin e ka për klubi i Catanias me anë të një komunikate zyrtare, ku thuhet se argjentinasi do të qëndrojë te kjo skuadër deri në vitin 2014, ndërsa prezantimi zyrtar i tij do të bëhet të enjten.
Egjipti e ka mbyllur në mënyrë perfekte fazën grupore të Kupës së Kombeve të Afrikës, me tri fitore në tre ndeshje.Të mërkurën mbrëma, ‘faraonët’ kanë shënuar fitore me rezultat 2-0 kundër Beninit, për të kryesuar në Grupin C me nëntë pikë.
Heronjtë e Egjiptit në këtë ndeshjes ishin Ahmed Al Muhammadi (7’) dhe Emad Moteab, të cilët vulosën fitoren që në pjesën e parë.
Ndërkohë, nga Grupi C është kualifikuar edhe Nigeria, duke mposhtur Mozambikun me rezultat 3-0, me golat e Osaze Odemwingie (45’ dhe 47’) dhe Obafemi Martins (86’).
Juventusi ka kompletuar transferimin e mesfushorit Antonio Candreva nga Livorno, i cili do të qëndrojë i huazuar në Torino deri në fund të sezonit.Lojtari, i cili është pronë e Udineses, është paraqitur mirë me Livornon këtë sezon, ashtu që ka siguruar ftesë edhe nga trajneri i përfaqësueses së Italisë, Marcelo Lippi.
Zonja e Vjetër vazhdon të ketë probleme këtë sezon, ndërsa Sky Sport 24 njofton se ka transferuar 22-vjeçarin në formë huazimi, por në fund të sezonit e ka mundësinë që ta blejë për 7.5 milionë euro.
Rafael Nadal ka mbajtur gjallë shpresat për ta mbrojtur titullin e Australian Open, pasi është kualifikuar në raundin e tretë.Spanjolli ka shënuar fitore prej 3-0 në sete (6-2, 6-2, 6-2) kundër Lukas Lackos. Ndërsa për kundërshtar të radhës do ta ketë Philipp Kohlschreiber të premten.
Edhe Andy Roddick ka fituar me rezultat 3-0 në sete (6-3, 6-4, 6-4) duke eliminuar brazilianin Thomaz Bellucci.
Fitore më të vështirë ka arritur Juan Martin Del Potro, i cili ka siguruar kualifikimin pas pesë setesh (6-4, 6-7, 5-7, 6-3, 10-8) kundër James Blake.
Ndërkohë, kualifikimin e ka siguruar edhe britaniku Andy Murray, me fitore bindëse prej 3-0 (6-1, 6-4, 6-3) kundër francezit Marc Gicquel.
Ish-kampionia e Australian Open, Justine Henin, e ka mposhtur tenisten e pestë në botë, Elena Dementieva, me rezultat 7-5 dhe 7-6.“Ishte një mbrëmje e veçantë. Kjo ndoshta është arsyeja që u ktheva në turne, për të përjetuar gjëra të këtilla”, tha belgia pas fitores.
Fitore ka shënuar edhe bashkëkombësja e Henin, Kim Clijsters, e cila ka mposhtur Tamarine Tanasugarn me rezultat 6-3, 6-3.
Ndërkohë, tenistja e dytë në botë, Dinara Safina e ka eliminuar Barbora Zahlavova Strycovan (6-3, 6-4), për të kaluar në raundin tjetër.
Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, është i ngazëllyer me fitoren në takimin e parë të Kupës Carling përballë Manchester United dhe me dy golat e Carlos Tevez.Argjentinasi shënoi dy herë në takimin e mbrëmshëm në Easlands kundër ish-ekipit të tij, për të ndihmuar Cityn të përmbysë rezultatin nga 1-0 në 2-1.
“Jam shumë i lumtur për Tevez. Ai është një ish-lojtar i Manchester United, andaj kjo ndeshje ishte shumë e rëndësishme për të. Të shënosh dy gola ishte e shkëlqyeshme”, ka thënë Mancini.
“Nuk është një avantazh i madh, por është një avantazh. Jam i kënaqur me rezultatin pasi ishim në disavantazh pas vetëm 20 minutash dhe e dija se do të ishte vështirë. Por ne u rikthyem, shënuam dy gola dhe luajtëm mirë”.
“Ata kishin tre ose katër shanse, por, me Shay Given ne kemi njërin prej portierëve më të mirë në botë. Tash do të thosha se kemi 51% shanse për t’u kualifikuar më tej”, ka shtuar italiani.
Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini, beson se takimi i vikendit kundër Romës mund ta ndërtojë ose shkatërrojë krejtësisht sezonin e tyre.Biankonerët u thelluan edhe më shumë në krizë pas humbjes 1-0 nga Chievo që e zbriti ekipin në pozitën e pestë të tabelës së Serie A.
“Takimi i të shtunës është vendimtar për ne. Ose do të ngrihemi në këmbë ose do të shkatërrohemi pa gjurmë. Mund të jetë një pikë kthyese, por sigurisht se nuk pres që në këtë moment të sezonit Roma të jetë para nesh”.
“Tash vërtet nuk është momenti i duhur për t’u përballur me gialorosët, por tre pikët janë vendimtare për t’i lënë ata prapa sërish”, ka thënë Chiellini.
Milanit do t’i mungojnë dy yjet Alexandre Pato dhe Alessandro Nesta për derbin e vikendit kundër Interit.Faqja zyrtare e klubit ka konfirmuar se Pato nuk do të rikthehet për shkak të përkeqësimit të problemeve me kofshën.
“Lojtari do t’i nënshtrohet një kursi të fizioterapisë gjatë disa javëve të ardhshme dhe disa testeve më pas”, thuhet në faqen e Milanit.
Për t’i përkeqësuar edhe më shumë gjërat për rosonerët, Nesta ‘ka pasur një dëmtim të muskulit në kofshën e majtë. Lojtari do t’i nënshtrohet testeve të mëtejme gjatë të enjtes’
Lideri i tabelës së Ligës Premier, Chelsea, raportohet se është duke menduar të bëjë ofertë për sulmuesin e Real Madridit, Karim Benzema.Carlo Ancelotti ka shprehur interesim në disa sulmues javëve të fundi, derisa është në kërkim të një pasardhësi afatgjatë për sulmuesin kryesor, Didier Drogba.
Sulmuesi i Sampdorias, Giampaolo Pazzini, dhe ai i Atletico Madrid, Sergio Aguero, janë lidhur së fundi me Chelsean. Por mediat spanjolle shkruajnë se blutë janë duke përcjellë edhe situatën e Benzema, i cili nuk po arrin të rehatohet te Reali.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, thotë se ata kanë avantazh pavarësisht humbjes në takimin e parë në Kupës Carling ndaj Manchester Cityt.Ferguson beson se ekipi i tij ka dalë me avantazh nga rezultati 2-1, duke besuar se ndeshja e kthimit në Old Trafford do të jetë vendimtare.
“Ne luajtëm mirë dhe dominuam ndeshjen. Ne ishim të arsyeshëm në kontrollimin e topit, por kishim pesë minuta të hutuara para pauzës mes pjesëve që i ktheu ata në ndeshje”.
“Secili mund ta shohë penaltinë vet. Është një lloj vendimi i cili është marrë kundër nesh sonte, por mund të jetë në favor tonin një ditë tjetër. Por me publikun në Old Trafford dhe me rrethanat do të jetë Ok”, ka thënë Ferguson.
Mesfushori i Chelseat, Frank Lampard, thotë se Carlo Ancelotti është shumë i ngjashëm me trajnerin e sezonit të kaluar, Guus Hiddink.Hiddink drejtoi përkohësisht blutë në pjesën e dytë të sezonit të kaluar, pas shkarkimit të brazilianit Luiz Felipe Scolari, dhe Lampard beson se holandezi është shumë i ngjashëm me trajnerin aktual të klubit, Ancelottin.
“Ancelotti dhe Hiddink janë të ngjashëm. Me ta është shumë lehtë të punohet. Ancelotti është shumë i qetë në fushën e stërvitjeve dhe madje edhe gjatë lojës. Ata janë më taktik. Me të dy prej tyre është kënaqësi të punohet”, ka thënë Lampard.
LeBron James ka shkëlqyer për Cleveland Cavaliers që shënoi fitore me rezultat 108-100 në fushë të vet ndaj Toronto Raptors.James për pak nuk arriti ‘triple double’, me 28 pikë, 11 asistime dhe nëntë kërcime, derisa Mo Williams shënoi 22 pikë dhe 10 asistime për të ndihmuar liderin e Konferencës Lindore të shënojë fitoren e katërt në pesë ndeshjet e fundit.
Më këtë fitore Cleveland çon në 32 numrin e përgjithshëm të fitoreve këtë sezon, përkundër 11 humbjeve.
Chris Bosh ishte më i sakti te Raptors me 21 pikë, derisa Andrea Bargnani shënoi 19 pikë. Toronto me humbjen e mbrëmshme barazon numrin e fitoreve dhe humbjeve këtë sezon, të dyja nga 21.
Medias spanjolle shkruajnë se mesfushori i Romës, Daniele de Rossi, është rikthyer sërish në radarin e Real Madridit.Sportivja spanjolle As thotë se presidenti Florentino Perez kishte dashur të nënshkruajë me italianin që në herën e parë kur drejtoi Realin, dhe ende e dëshiron edhe tash pas rikthimit.
Ish-presidenti i Realit, Ramon Calderon, kishte shprehur po ashtu interesim për De Rossin, por ishte tmerruar nga shifra e 40 milionë eurove që kërkoi Roma aso kohe.
Klubi i Serie A, Genoa, raportohet se është e interesuar për mbrojtësin e Arsenalit, Philippe Senderos.Daily Mail shkruan se Genoa do t’i rivalizojë klubin skocez Celtic për të marrë shërbime e mbrojtësit zviceran.
Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, dje konfirmoi se Celtic ishte i interesuar për të marrë shërbimet e Senderoz, i cili nuk arriti ta gjejë veten pas huazimit te Milani.
Carlos Tevez ua ka dedikuar fansave të Manchester Cityt dy golat e shënuar mbrëmë në fitoren 2-1 kundër rivalit Manchester United.Tevez festoi me gjeste golin e parë, si përgjigje ndaj komenteve të kapitenit të United, Gary Neville, i cili tha këtë javë se klubi ka bërë mirë që e ka shitur Tevez te rivalët.
“Ishte shumë e veçantë për mua. Të dy golat e mi ishin për fansat e Manchester Cityt”, ka thënë Tevez pas takimit të mbrëmshëm.
Ndeshja e kthimit zhvillohet të mërkurën e ardhshme në Old Traford.
Dy klubet angleze, Liverpool dhe Arsenal, thuhet se janë të interesuar të transferojnë sulmuesin e Milanit, Klaas-Jan Huntelaar.Daily Mail shkruan se Huntelaar është i gatshëm të largohet nga Milani për të mbajtur gjallë shpresat për përfshirje në kombëtaren e Holandës për Kupën Botërore, Afrika e Jugut 2010.
Arsenali dhe Liverpooli pa dyshim se janë të alarmuar nga mundësia për të transferuar holandezin, derisa kërkojnë të përforcojnë repartet ofensive.
Një marrëveshje huazimi do të mund t’i përshtatej shumë mirë Arsenalit, që është pa sulmuesin kryesor Robin van Persie, i cili do të qëndrojnë jashtë fushe deri në fund të sezonit.
Liverpooli po ashtu është në kërkim të një sulmuesi që do të mbulojë pjesërisht Fernando Torres, edhe pse caku kryesor i Reds-ave është sulmuesi i Sunderlandit, Kenwyne Jones.
Sipas Institutit Ndërkombëtar të Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS), portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, është shpallur portieri më i mirë në botë, në konkurrencë me porterët që kanë luajtur nga viti 1987 deri në vitin 2009.Portieri italian ka fituar 87 pikë, 14 më shumë se portieri spanjoll i Real Madridit, Iker Casillas, i cili u shpall portieri më i mirë për vitin e kaluar.
Në vend të tretë u rendit danezi Peter Schmeichel, ndërsa i katërti është portieri gjerman, Oliver Kahn.
Top-pesëshin e mbyll një ish-portier i Juventusit, që aktualisht mbron portën e Manchester United, Edwin van der Sar.
Sot do të zhvillohet ndeshja historike mes skuadrës shqiptare nga Erseka, Gramozi, dhe gjigantit spanjoll, Real Madrid.Deri tani janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura dhe pritet që së shpejti dhe skuadra mbretërore të vijë në Tiranë.
Natyrisht, lojtarët e Realit nuk vijnë dy herë, dhe atyre duhet tu garantohet siguri shumë e lartë.
Për këtë arsyje, policia shqiptare ka lëshuar dje një komunikatë për media ku ka njoftuar për masat që ka marrur për mbarëvajtjen e ndeshjes historike Gramozi – Real Madrid në stadiumin legjendar Qemal Stafa.
“Policia e Republikës së Shqipërisë njofton se organi më i lartë i sigurisë ka arranzhuar masa të larta të sigurisë me qëllim mbarëvajtjen sa më të qetë të ndeshjes futbollistike.”
“Sot që nga ora tetë parkimet janë mbyllur rreth stadiumit Qemal Stafa.”
“Poashtu, nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve në rrugën Nënë Tereza për shkaqe sigurie.”
“Janë reptësisht të ndaluara sjellja e gjësendeve të forta në stadium gjatë kohës kur zhvillohet ky takim.” Përfundon komunikata.
Real Madridi është sjellur në Tiranë nga kompania e miliarderit shqiptar Rezart Taçi. Supozohet për një shumë 3 milion euro.
Takimi Gramozi – Real Madrid zhvillohet sonte me fillim nga ora 18:00. Ende nuk është konfirmuar paraqitja e Ronaldos dhe e Kakas.
Manchester City ka mposhtur në stadiumin e qytetit të Manchesterit rivalin e përbetuar Manchester Unitedin, me rezultat 2-1 në gjysmëfinalen e parë të League Cup.Ndeshja ishte e trentë dhe jashtëzakonisht fantastike.
Gjatë gjithë takimit ndeshja ishte dinamike dhe me shumë raste. United kishte dominim të pjesërishëm në fraksionin e parë.
Giggs shënoi në minutën e 17, pas një depërtimi të Valencias nga i cili vetë ai harkon, topin e të cilit e goditi nga afërsia Rooney, dhe Giggs nga ky top i kthyer shënoi golin e epërsisë dhe të fundit për United në këtë takim.
Rastet nuk ndaleshin.
Manchester City fiton një penallti në minutën e 42, të cilën e ekzekuton me saktësi ndaj ish skuadrës së tij Carlos Tevez për 1-1.
Pjesa e dytë, ishte thjeshtë e jashtëzakonshme. Përsëri United shtriu dominimin e vet, por City nuk qëndroi prapa.
Pas një aksioni fantastik të Cityt, Tevez gjendet i vetëm në qendër të mbrojtjes së United, lojtarët e së cilës kishin mbetur të habitur, dhe natyrisht që Tevez shfrytëzon dhe shënon golin e dytë ndaj ish skuadrës së tij.
Disa sekonda pas golit, përsëri Tevez. Ky i fundit godet fuqishëm por Van der Saar me mund të madh ndal goditjen.
Tani e tutje vetëm United kishte topin. Raste të panumërta, një për Giggs që nuk shënon pasi që Micah Richards dëboi topin, dhe dy të tjera një për Rooneyn dhe Valencian të cilati ndali portieri fantastik Shay Given. Given është fantastik pasi që po ndal goditje të pandalshme.
Sipas këtij takimi të zhvilluar sot, mund të konkludoni shumë lehtë që City dita ditës, po ja bën më të vështirë dominimin United.
Ndeshja në fund përfundoi me rezultat 2-1 për Cityn. Skuadrat e njëjta takohen në gjysmëfinalen tjetër një javë më pas në Old Trafford.
















