Cristiano RonaldoIsh-presidenti i Real Madridit, Lorenzo Sanz, ka kritikuar publikisht presidentin aktual të Los Blancos, Florentino Perez, për shpenzimin e gjithë atyre milionëve për sjelljen e Cristiano Ronaldos në Bernabeu.
Sanz, i cili udhëhoqi Realin drejt dy titujve të Ligës së Kampionëve (1998 dhe 2000), citohet nga Goal.com të ketë thënë: “Ose ne të gjithë jemi budallenj ose kushdo që ka paguar atë shumë parash për Cristianon është një idiot”.
“Asnjë lojtar në botë nuk vlen aq shumë. Ajo që ndodhi me Ronaldon është vështirë për t’u kuptuar”.
Për më shumë, Sanz ka thënë se përkundër shpenzimeve marramendëse, ekipi aktual i Realit nuk është më i mirë se Barcelona, dhe po ashtu nuk është më i mirë se skuadra që ai ka pasur dikur.
Samuel Eto festion pas barazimit të parë kundër Tunizisë.Kameruni është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Kombeve të Afrikës pas barazimit 2-2 kundër Tunizisë.
Të parët kaluan në epërsi lojtarët e Tunizisë me një gol të shënuar nga Amine Chermiti që në minutën e parë.
Ndërsa me të filluar pjesa e dytë (47’), sulmuesi i Interit, Samuel Eto’o barazoi rezultatin.
Tunizia kaloi sërish në epërsi në minutën e 63-të pas një autogoli të Aurelien Chedjou, mirëpo pas një minute Landry Nguemo barazoi rezultatin për t’ia siguruar kualifikimin skuadrës së tij.
Nga Grupi D, është kualifikuar edhe përfaqësuesja e Zambias që ka mposhtur Gabonin me rezultat 2-1.
Lojtarët e Barcelonës dominojnë në formacionin më të mirë të vititMë shumë se 4 milionë vota janë grumbulluar nga 320.000 përdorues të faqes Uefa.com, të cilët kanë zgjedhur formacionin më të mirë të sezonit të kaluar.

Në këtë formacion dominojnë lojtarët e Barcelonës në plan ekipor, ndërsa në aspekt kombëtar, ata spanjollë.

Formacioni i vitit sipas sondazhit të Uefa.com:

Portier: Iker Casillas

Mbrojtës: Daniel Alves, Carles Puyol, John Terry, Patrice Evra

Mesfushorë: Xavi Hernandez, Andres Iniesta, Kaka, Cristiano Ronaldo

Sulmues: Lionel Messi, Zlatan Ibrahimovic

Trajner: Josep Guardiola

KakaSuperylli i Real Madridit, Ricardo Kaka, thotë se ndjehet më mirë pas lëndimit, dhe është i bindur se së shpejtë do ta rigjejë formën e tij më të mirë.
Së fundmi, lojtari më vlerën 65 milionë euro është kritikuar nga mediat spanjolle për shkak të paraqitjeve të dobëta me fanellën e Los Blancos.
“Dua të jem lojtar i rëndësishëm për Real Madridin dhe po përmirësohem shpejtë pas lëndimit tim”.
“Dua të luaj më natyrshëm dhe dalëngadalë do të arrij performancat e mia optimale”, tha Kaka pas ndeshjes kundër Gramozit, të cilën Reali e fitoi me rezultat 2-1.
Ryan BabelAgjenti i Ryan Babel thotë se ekziston mundësia që anësori i Liverpoolit të transferohet te Birmingham.
Në fillim të këtij muaji, Birminghami bëri një ofertë të mirë për holandezin, i cili nuk ka vend në formacionin bazë të Rafa Benitez, mirëpo Liverpooli refuzoi ofertën prej 9 milionë eurosh.
Arsyen e refuzimit, Benitez e shpjegoi me faktin që Babel dëshironte të qëndrojë te Të Kuqtë. Mirëpo duket se tani 23-vjeçari po mendon të kalojë në një skuadër tjetër.
“Birminghami është akoma një mundësi... Jemi duke shqyrtuar ofertën”, ka thënë agjenti për The Sun.
Roberto ManciniIsh-trajneri i Interit, Roberto Mancini, beson se skuadra e Milanit ka gjasa më të mëdha për të dalë fitues në derbin e fundjavës kundër Interit, por është i bindur se zikaltrit do të shpallen sërish kampionë të Italisë.
“Është e pamundur të parashikohet, por Milani ka gjasa të mëdha për fitore. Është në formë më të mirë, derisa Interi ka probleme të vogla”.
“Mirëpo nuk mendoj se fituesi i derbit do ta fitojë Scudetton. Sipas meje, pavarësisht të gjithave, Interi në fund do të jetë sërish kampion”, ka thënë trajneri i Manchester Cityt në një intervistë për Gazzetta dello Sport.
Njoftohet se West Hami ka bërë ofertë për sulmuesin e Real Madridit, Ruud Van Nistelrooy, i cili pritet të largohet nga Santiago Bernabeu.
AS njofton se agjenti i holandezit, Rodger Linse, ka konfirmuar se West Hami ka bërë ofertë, ndërsa të njëjtën gjë më herët e kanë bërë edhe Tottenhami dhe Stoke City.
Për shërbimet e Van Nistelrooy është i interesuar edhe gjiganti turk Galatassaray, megjithatë holandezi preferon Ligën Premier.
AmauriDuket se qëndrimit të Amaurit te Juventusi po i vjen fundi. Spekulohet se braziliani mund të transferohet në Ligën Premier.
Tuttosport njofton se disa skuadra angleze janë të interesuara për shërbimet sulmuesit, ndërsa transferimi i tij në Angli do të mundësohet më lehtë kur Amauri të merr nënshtetësinë italiane.
Amauri u transferua te bardhezinjtë në vitin 2008 nga Palermo për shumën prej 26 milionë eurosh, mirëpo nuk arriti ta tregonte atë që pritej nga ai.
Kështu, Juventusi planifikon ta shesë në mënyrë që të mos i paguajë 3.8 milionë euro për sezon, aq sa është paga e tij.
Frederic KanouteSulmuesi i Malit, Frederic Kanoute, është pensionuar nga përfaqësuesja e tij, si pasojë eliminimit nga Kupa e Kombeve të Afrikës.
Lojtari i Sevillas ka shënuar 23 gola në 38 paraqitje që nga viti 2004, kur vendosi të luante për Malin dhe jo për Francën.
Megjithatë, eliminimi nga Kupa e Afrikës e ka zhgënjyer shumë Kanouten, i cili duket se më herët kishte menduar për pensionimin.
“Nuk mund të gjejë fjalët që të them se sa i zemëruar jam. Vërtet më dhemb. Pasi u eliminuam në vitin 2008, dëshironim që të kemi sukses këtu”.
“Për paraqitjen time të fundit në këtë garë, dëshiroja të shkoj sa më larg që është e mundur. (Por) kjo është jeta. Me vjen keq që nuk pata sukses t’i ndihmoja ekipit tim të arrijë më shumë në Kupën e Kombeve, që shënon pensionimin tim”, është shprehur sulmuesi i lindur në Francë.
Roger FedererTenisti numër një në botë, Roger Federer, ka kaluar me lehtësi në raundin e tretë të Australian Open, pas fitore bindëse prej 3-0 (6-2, 6-3, 6-2), kundër Victor Hanescu.
“E dija rrezikun nga Victor. Ai është një tenist i mirë... Jam thjesht i entuziazmuar që kalova tutje”, tha tri herë kampioni i Australian Open, i cili në raundin tjetër do ta ketë kundërshtar spanjollin Albert Montanes.
Fitore ka shënuar edhe serbi Novak Djokovic, edhe pse nuk ishte në formën e tij më të mirë, megjithatë arriti të mposhtë Marco Chiudinelli pas katër seteve (3-6, 6-1, 6-1, 6-3). Në raundin tjetër kampioni nga viti 2008 do ta ketë kundërshtar uzbekun Denis Istomin.
Tenisti i gjashtë në botë, Nikolay Davydenko, dëshmoi formën e tij të mirë kundër ukrainasit Illya Marchenko, të cilin e mposhti 3-0 në sete (6-3, 6-3, 6-0).
Në raundin e tretë janë kualifikuar edhe Fernando Verdasco (që mposhti ukrainasin tjetër Ivan Sergeyev, me rezultat 6-1, 6-2, 6-2), si dhe Jo-Wilfried Tsonga (i cili fitoi përballë amerikanit Taylor Dent me rezultat 6-4, 6-3, 6-3).
RonaldinhoSuperylli brazilian Ronaldinho shpreson ta mbyllë karrierën me ekipin e tij aktual, Milanin.
Disa klube braziliane si Corinthians dhe Internacional dëshirojnë ta rikthejnë Ronaldinhon sërish në Brazil në fund të këtij sezoni.
Por Milani është i gatshëm të zhvillojë negociata për kontratë të re me Ronein, ndërsa edhe vetë lojtari dëshiron të mbyllë karrierën në Itali.
“Jam pothuajse 30 vjeçar dhe tash e di çfarë dua: Kam në mendje dy gjëra, të mbetem në Milan dhe të kënaqem me futbollin. Për mua është e rëndësishme të jem i lumtur dhe tash që luaj edhe jam (i lumtur). Mund të qëndroj për gjithë jetë me rosonerët”, ka thënë Ronaldinho.
Kapiteni i Chelseat, John TerryKapiteni i Chelseat, John Terry, ia ka atribuuar formën e mirë të klubit këtë sezon ndikimit pozitiv të menaxherit Carlo Ancelotti.
Italiani ka shanse të mira për të fituar Ligën Premier këtë sezon dhe Terry thotë se lojtarët janë të qetë nën drejtimin e tij dhe kanë respekt për menaxherin.
“Carlo është një person shumë i mirë, dikush te i cili mund të shkosh dhe t’i drejtohesh. Njëkohësisht, çdokush ka shumë respekt për të, për atë që ai ka bërë në lojë si lojtar dhe si menaxher”.
“Është mrekulli që ne e kemi atë në bord. Edhe pse ka qenë një kohë e shkurtër, ai ka qenë në gjendje të na përcjellë njohurinë dhe përvojën e tij, për të na organizuar dhe për të punuar taktikisht”, ka thënë Terry.
Chelsea është duke ndarë kreun e tabelës së Ligës Premier së bashku me Arsenalin, edhe pse blutë kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.
Menaxheri i Tottenhamit, Harry RedknappMenaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, thotë se beteja për top katërshin është ende e hapur edhe pas humbjes së tyre nga Liveprooli.
Redknapp thotë se nuk ka nevojë të bëhet panik për gjasat e ekipit të tij për një vend në Ligën e Kampionëve, pavarësisht ngecjes.
“Të jemi të sinqertë, Liverpooli u mundua shumë dhe ne e kishim të vështirë të kthejmë lojën tonë në rrugë të duhur. Gara është ende e hapur për Liverpool, Manchester City, Aston Villa, Tottenham, është ende e paqartë”.
“Ne kemi qenë në një formë të mirë, por vetëm sepse kemi humbur një ndeshje nuk do të thotë se jemi jashtë. Ende ka për t’u luajtur”, ka thënë Redknapp.
Menaxheri i Liverpoolit, Rafa BenitezMenaxheri i Liverpoolit, Rafa Benitez, është i bindur se ata do të jenë shumë të mirë në pjesën e dytë të sezonit.
“Mendoj se po. Është në pyetje t’i kemi të gjithë lojtarët të gatshëm dhe nëse jo, së paku t’i kemi lojtarët tjerë në formë siç ishin sonte”, ka hënë Benitez pas fitores së mbrëmshme prej 2-0 ndaj Tottenhamit.
“Gjatë pesë viteve të kaluara kemi qenë më të mirë në pjesën e dytë të sezonit. Çdokush e di se Liverpooli është një ekip i mirë. Është pyetja të fitojmë ndeshje dhe të tregojmë kualitetin tonë”, ka shtuar strategu spanjoll.
Portieri i Juventusit, Gigi BuffonPortieri legjendar i Bayern Munichut, Oliver Kahn, ka porositur ish-klubin e tij të zgjidhë problemet që ka në portë duke nënshkruar me heroin e Juventusit, Gigi Buffon.
Bayern ka dështuar të gjejë një portier të qëndrueshëm pas largimit të Kahn, edhe pse ka në dispozicion dy portierët Michael Rensing dhe Hans-Jorg Butt.
“Bayern ka ambicie të mëdha dhe kur dëshironi t’i realizoni objektiva, keni nevojë për një prej portierëve më të mirë në botë”, ka thënë Kahn duke menduar në Buffon.
“Është gjithmonë një bast me portierë të rinj si Rensing. Sa për Jorg Butt, ai është 35-vjeçar dhe Bayern duhet të mendojë për një alternativë”, ka shtuar gjermani për Bild.
Rodney StuckeyDetroit Pistons ka dominuar në çerekun e katërt të takimit për të shënuar fitore 92-86 ndaj Boston Celtis.
Rodney Stuckey udhëhoqi te fituesit me 27 pikë, 11 kërcime dhe gjashtë asistime, derisa Charlie Villanueva shënoi 10 nga 19 pikët në çerekun e fundit vendimtar për Pistons. Detroit tash ka 15 fitore dhe 26 humbje këtë sezon.
Rasheed Wallace ka shënuar 16 pikë dhe shtatë kërcime për mysafirët nga Bostoni, që mbeten në kuotën e 27 fitoreve, ndërsa çojnë në 13 numrin e humbjeve këtë sezon.
Klaas-Jan HuntelaarDrejtuesit e Milanit nuk dëshirojnë ta lejojnë sulmuesin Klaas-Jan Huntelaar të largohet gjatë këtij muaji.
Huntelaar së fundi tha se ai dëshiron të largohet nga Milani në formë huazimi në një ekip ku do të gjejë vend në formacionin e parë, derisa dëshiron të sigurojë vend për në Kupën Botërore.
Por La Repubblica thotë se Milani tashmë ka refuzuar negociatat me Arsenalin dhe Liverpoolin për Huntelaar dhe se nuk do të lejojë që holandezi të largohet para fundit të sezonit.
Pep GuardiolaPep Guardiola thotë se ai nuk ka dyshime për faktin nëse do të vazhdojë ose jo marrëveshjen njëvjeçare me Barcelonën.
Marrëveshja e re e Guardiolas do ta lidhë atë me kampionin e Spanjës, Evropës dhe Botës deri në fund të sezonit të ardhshëm 2010/11, edhe pse marrëveshja nuk do të nënshkruhet deri pas zgjedhjeve presidenciale të kësaj vere.
“Askund tjetër nuk do të jem më i mirë se që jam këtu. E di se më herët ose më vonë nuk do të jem trajner i Barcelonës dhe dua të shijoj në maksimum kohën këtu”.
“Trajneri i Barcelonës nuk mund të jetë këtu për gjithë jetën, andaj mendoj se duhet të nënshkruani në periudha të shkurtra gjatë të cilave trajneri duhet të arrijë qëllime, me lojtarë, me fansa... Unë doja ta shoh nëse kjo po ndodh, nëse e kisha përkrahjen e lojtarëve, bordit”, ka thënë Guardiola.
Autori i dy golave për Liverpoolin, Dirk KuytMenaxheri i Liverpoolit, Rafa Benitez, është i ngazëllyer me dy golat e shënuar nga Dirk Kuyt në fitoren e mbrëmshme prej 2-0 ndaj Tottenhamit.
“Dirk punon shumë, ai madje mundi të shënojë katër golat. Gjithmonë është 100% i përkushtuar, andaj jam vërtet i kënaqur për të”.
“Ishte e rëndësishme për ne të shënojmë një gol të hershëm. Ne kemi luajtur mirë, por në pjesën e parë nuk ishim në kontroll, edhe pse kishim shanse më të mira. Pjesa e dytë ishe më e qartë. Pas golit të parë, ata duhej të dilnin në sulm dhe lejonin hapësira, që ishte e mirë për ne”, ka thënë Benitez.
Mesfushori shqiptar të West Ham, Valon BehramiMediat angleze raportojnë se West Ham United është i gatshëm ta shndërrojë në para mesfushorin Valon Behrami.
Daily Mail shkruan se pronarët e rij të klubit kanë thënë se Scott Parker dhe Matthew Upson nuk do të shiten, por ata do të mund ta shesin shqiptarin me nënshtetësi zvicerane.
Mesfushori dinamik mitrovicas është lidhur me një varg ekipesh të Ligës Premier, përfshirë Manchester United, City, Liverpool dhe Arsenal, që kur është hapur afati kalimtar i janarit. Për të janë të interesuar edhe shumë ekipe nga Serie A.
Sulmuesi i Manchester Cityt, JoKlubi turk Galatasaray raportohet se është afër për të mbyllur marrëveshjen me sulmuesin e Manchester Cityt, Jo.
Daily Mail shkruan se sulmuesi brazilian është në gjysmë të marrëveshjes së tij të huazimit te Evertoni, por ekipi nga Liverpooli është i gatshëm ta lejojë atë të largohet pas formës së dobët dhe disiplinës.
West Ham United u mendua se ishin të gatshëm të transferonin 22-vjeçarin, por Galatasaray duket se ka dalë fitues.
Drejtori sportiv i klubit turk, Haldun Ustunel, ka fluturuar në Lodër për bisedime me Cityn dhe raportohet ka bërë një ofertë atraktive.
Jesus Navas shënoi golin e tretë të Sevillas. Foto: ReutersSevilla ka bërë një hap drejt kualifikimit në gjysmëfinale të Copa del Rey, pasi në ndeshjen e parë çerekfinale ka shënuar fitore prej 3-0, si mysafir i Deportivo La Corunas.
Skuadra që eliminoi Barcelonën, doli fituese në stadiumin Riazor, me golat e Alvaro Negredo (27’), Renato (68’) dhe Jesus Navas (70’).
Në ndeshjen e kthimit, Sevilla do të luajë para tifozëve të vet në stadiumin Ramon Sanchez Pizjuan, dhe mundësitë janë të mëdha që të kualifikohet në raundin tjetër.
Lojtari i ndeshjes, Adrian Mutu.Fiorentina është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Italisë pas fitores prej 3-2 kundër Lazios, në ndeshjen zhvilluar të mërkurën mbrëma në Artemio Franchi.
Që në pjesën e parë, Viola krijoi epërsi të dyfishtë me anë të rumunit Adrian Mutu (9’ dhe 44’).
Pesë minuta brenda pjesës së dytë (50’), Biancocelestët ngushtuan epërsinë me anë të Mauro Zarates, por tetë minuta më pas Mutu asistoi te Per Kroldrup, i cili shënoi për rezultatin 3-1.
Krejt çka bënë mysafirët deri në fund të ndeshjes, ishte një gol i shënuar nga Tommaso Rocchi në minutën e 68-të.
Dy nga golashënuesit e Aston Vills, James Milner dhe Stephen Warnock. Aston Villa është në finale të Carling Cup, pasi ka shënuar fitore me rezultat prej 6-4 kundër Blackburn Rovers, pas dy ndeshjeve gjysmëfinale.
Në takimin e parë, Aston Villa shënoi fitore minimale si mysafir i Blackburnit, ndërsa në ndeshjen kthyese të zhvilluar në Villa Park të mërkurën mbrëma, fitoi me rezultat 6-4.
Mysafirët krijuan epërsi të dyfishtë me anë të Nikola Kalinic (10’ dhe 26’), ndërsa vendasit arritën të barazojnë që në pjesën e parë, me golat e Stephen Warnock (30’) dhe James Milner nga pika e bardhë (40’).
Duhet përmendur se Christopher Samba, i cili shkaktoi penalltinë, u përjashtua nga ndeshja (39’), kështu që Blackburni në pjesën e mbetur të takimit luajti me një lojtar më pak në fushë.
Në pjesën e dytë, Aston Villa krijoi epërsi pas një autogoli të Steven N'Zonzi (53’), ndërsa me golat e Agbonlahor (57’) dhe Heskey (62’), vendasit krijuan epërsi prej 5-2.
Përkundër mungesës së një lojtari në fushë, mysafirët arritën ta ngushtojnë epërsinë në 5-4, me golat e Martin Olsson (63’) dhe Brett Emerton (84’), mirëpo kjo nuk mjaftonte, sepse ata duhej të fitonin me epërsinë prej një goli.
Megjithatë, fjalën e fundit në ndeshje e pati Ashley Young , i cili shënoi golin e gjashtë të Aston Villas në minutat shtesë të takimit.
Në finale, Aston Villa do të ndeshet me njërin nga rivalët e qytetit të Mançesterit, Manchester United ose Manchester City. Takimi i parë ndërmjet këtyre dy skuadrave përfundoi me rezultat 2-1 në favor të Cityt, ndërsa ndeshja kthyese zhvillohet më 27 janar në Old Trafford.
Autori i të dy golave të Liverpoolit, Dirk Kuyt.Të kuqtë kanë shënuar fitore me rezultat 2-0 përballë Spursave, në ndeshjen e zhvilluar të mërkurën mbrëma në Anfield.
Holandezi Dirk Kuyt shënoi në minutat e para të ndeshjes (6’), për të vendosur rezultatin përfundimtar të pjesës së parë.
Në minutat shtesë të takimit, u akordua penallti në favor të vendasve, ndërsa ishte sërish Kuyt ai që e shndërroi në gol.
Cesc Fabregas barazoi rezultatin. Edhe pse u gjetën në disavantazh prej dy golash, Topçinjtë kanë arritur të shënojnë fitore përballë Bolton Wanderers.
Takimi i zhvilluar të mërkurën mbrëma në Emirates Stadium ka përfunduar me rezultat 4-2 në favor të ekipit vendas.
Mysafirët krijuan epërsi të dyfishtë në pjesën e parë, me anë të Gary Cahill (7’) dhe Matthew Taylor nga penalltia (28’).
Në fund të pjesës së parë (43’), Tomas Rosicky ngushtoi epërsinë në 2-1, me të cilën skuadrat shkuan në pushim.
Në fraksionin e dytë të lojës, Arsenali shënoi edhe tre gola të tjerë, më anë të Cesc Fabregas (52’), Thomas Vermaelen (65’) dhe Andrei Arshavin (85’), për ta fituar ndeshjen dhe për t’u barazuar me pikë me Chelsean në krye të tabelës.