Ndalja e dritave në ndeshjen Gramozi vs Real Madrid Ndërprerja e energjisë gjatë një ndeshje futbolli ka ndodhur edhe më parë, sidomos Realit të Madridit, kjo nuk është hera e parë për ta, pasi diçka e tillë ka ndodhur edhe në një ndeshje kundër Valencias. Por ikja e dritave në një stadium ka ndodhur edhe në një ndeshje të Ligës së Kampioneve, ku organizimi është i një niveli tepër të lartë, pikërisht gjatë këtij sezoni të Champions League, në ndeshjen ndërmjet Marsejës dhe Milanit në Stadiumin “Velodromë”.
Por çështja nuk mund të qëndrojë të fakti i ikjes së energjisë, por te koha se sa shumë u desh të rikuperohej defekti, pasi rreth 1 orë e 30 minuta është relativisht shumë, ndërkohë që i vetmi stadium ndërkombëtar në vendin tonë nuk garanton asnjë linjë tjetër energjie apo edhe një gjenerator në raste emergjente. Sipas FIFA-s, një rast i tillë parashikohet që të zgjaste maksimumi 45 minuta dhe jo 90 të tilla.
Menaxheri i Romës, Claudio Ranieri, thotë se nuk do ta shiste mesfushorin Daniele De Rossi as për 80 milionë euro.
Spekulohet se Real Madridi është duke përgatitur një ofertë prej 40 milionë eurosh për ta transferuar mesfushorin italian, mirëpo Ranieri thotë se po të ishte në fuqinë e tij nuk do ta lejonte largimin e De Rossit as për dyfishin e kësaj shume.
“Unë nuk jam njeriu që duhet t’i përgjigjet Real Madridit, por unë nuk do ta kisha shitur Daniele De Rossin as për 80 milionë euro”, tha Ranieri gjatë një konference për shtyp.
Të shtunën mbrëma Giallorossët do të përballen me ish-skuadrën e Ranierit, Juventus, por strategu italian thotë se nuk dëshiron hakmarrje kundër bardhezinjve, porse do të zhvillojë një ndeshje të zakonshme.
Njoftohet se sulmuesi i Racing Santanderit, Sergio Canales, ka zgjedhur Real Madridin para Chelseat dhe Manchester Cityt.
18-vjeçari u bë i kërkuar nga shumë skuadra evropiane, duke qenë se shënoi pesë gola në tetë paraqitje të La Ligas, ndërsa Marca njofton se ai është pajtuar për t’iu bashkëngjitur Mbretërve për vlerën prej 6 milionë eurosh.
Transferimi vjen përkundër ofertave luksoze nga Blutë dhe Pasanikët.
Kontrata e re me Los Blancos do t’i sigurojë Canalesit një milionë euro në vit, që është sa gjysma e asaj që i ofroi City.
Mesfushori çek Tomas Rosicky thotë se Arsenali është i gatshëm të luftojë për titullin e Kampionatit anglez.
Pas fitores kundër Boltonit, Topçinjtë morën kreun e Ligës Premier me pikë të barabarta me Chelsean.
“Mendoj se të gjithë e dinë se javët në vijim janë më kritiket në të gjithë sezonin, dhe mund të them se fitorja kundër Boltonit, erdhi në moment të duhur për skuadrën”.
“Kjo është diçka e shkëlqyer për vetëbesimin e skuadrës. Ne jemi padyshim në garë për titull”, ka thënë Rosicky për faqen zyrtare të klubit.
Shtypi francez shkruan se mesfushori i Villarrealit, Robert Pires, mund të kthehet te Olympique de Marseille, pas më shumë se dhjetë vitesh që u largua t’i bashkëngjitej Arsenalit.
Pires vazhdimisht ka thënë se dëshiron të kthehet në Francë, mirëpo rikthimi i tij në Velodorme është konsideruar i pamundur, duke qenë se fansat u hidhëruan shumë në kohën kur ai u largua në drejtim të Topçinjve.
Sido që të jetë, France Football njofton se trajneri i Marseille, Didier Deschamps, beson se tifozët tashmë nuk kanë mëri për 36-vjeçarin, ndërsa ai mund ta zë vendin e anësorit që po kërkon skuadra franceze.
Juventusi dëshiron ta transferojë sulmuesin e Sampdorias, Giampaolo Pazzini, mirëpo ky transferim do të kushtëzohen nga disa faktorë.
Tuttosport njofton se bardhezinjtë kanë bërë të ditur se do të fillojnë bisedimet me skuadrën gjenovase për shërbimet e sulmuesit italian.
Mirëpo, kalimi i Pazzinit te Juve do të varet nga shitja e njërit prej sulmuesve të Zonjës së Vjetër, Amauri ose David Trezeguet.
Vlera e Pazzinit është afër 20 milionë euro, ndërsa Roberto Bettega dhe Alessio Secco janë në kërkim të parave për blerjen e tij.
Kampioni në fuqi i Australian Open, Rafael Nadal, ka arritur në raundin e katërt pas fitores 6-4, 6-2, 2-6 dhe 7-5, kundër gjermanit Philipp Kohlschreiber.

Tenisti i dytë në botë u vu nën presion, dhe i janë dashur tri orë e gjysmë për ta fituar përballjen. Ndërsa kundërshtar të radhës, spanjolli do ta ketë kroatin Ivo Karlovic.

Në raundin e katërt është kualifikuar edhe tenisti i katërt në botë, Juan Martin del Potro, i cili fitoi ndaj Florian Mayer, me rezultat 6-3, 0-6, 6-4, dhe 7-5.

Katërherë gjysmëfinalisti i kësaj gare Andy Roddick ka kaluar në raundin tjetër pas fitores 6-7, 6-4, 6-4 dhe 7-6 ndaj spanjollit Feliciano Lopez, ndërsa kundërshtar në raundin tjetër do ta ketë Fernando Gonzalezin.

Amerikani John Isner në raundin e katërt do të përballet me britanikun Andy Murray, pasi fitoi përballë Gael Monfils me rezultat, 6-1, 4-6, 7-6, 7-6.

Ekipi i Atletico Madrid, ka pohuar se Eduardo Salvio ka kompletuar transferimin e tij në Vicente Calderon.
Talenti i madh argjentinas arriti në Madrid qysh të hënën pasi Atletico arriti marrëveshje me tashmë ish-klubin e tij, Lanus.
Salvio i kaloi testet mjekësore qysh të mërkurën, ndërsa transferimi i tij u zyrtarizua sot.
“Atletico Madrid ka kompletuar angazhimin e Eduardo Antonio Slavio, mesfushorit ofenziv të ekipit Klub Atletico Lanus. Lojtari ka nënshkruar me klubin për pesë vite, plus muajt e mbetur të këtij sezoni”, shkruhet në deklaratën e klubit.
Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, beson se Milani mund ta mposhtë Interin këtë vikend, veçanërisht nëse do të luajë Alessandro Nesta.
Milani dhe Interi do të përballen në derbin më të madh të Serie A viteve të fundit, ndeshje e cila zhvillohet gjatë të dielës.
“Ndeshja është në favor të Milanit pasi ata do të futen në këtë ndeshje në një formë shumë më fizike dhe me një vetëbesim shumë të lartë. Tashmë ka një forcim të trefishtë të vetëbesimit në klub, pasi mposhti radhazi Genoan, Juventusin dhe Sienën”.
“Por duhet të kenë kujdes kundër Interit, të cilët kurrë nuk dorëzohem. Rikthimet kundër Sienës dhe Barit ishin të jashtëzakonshme dhe një shenjë e fortë”, ka thënë Ancelotti.
“Shumë varet edhe nga prania e Nestas. Nëse ai nuk është aty, atëherë Milani do të jetë 30% më pak efektiv. Kjo jo vetëm për shkak të fuqisë së Nestas, por për shkak të partneritetit që ai krijon me Thiago Silva”, ka shtuar ish-trajneri i Milanit.
Drejtori sportiv i Barcelonës, Txiki Begiristainm beson se blaugranët kanë nevojë edhe për tre nënshkrime të reja për të ngritur kualitetin e ekipit.
Mediat spanjolle shkruajnë se Txiki po ashtu mendon të sjellë edhe një emër të madh në ekip krahas tre përforcimeve të tjera, që është kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas.
Në mesin e tre përforcimeve tjera, Begiristain dëshiron një mbrojtës të majtë i cili do të mbulojë Dani Alves, përveç një sulmuesi të lëvizshëm, i cili do të zëvendësojë Thierry Henry si dhe një mesfushor defansiv në rast se Yaya Toure shitet.
Kapiteni i Interit, Javier Zanetti, ka siguruar se ekipi i tij do të shënojë fitore kundër Milanit në derbin e qytetit.
Dy ekipet do të përballen gjatë dielës në takimin që do të zhvillohet në San Siro (Giuseppe Meazza) në të cilin Interi do të jetë nikoqir.
“Të dielën ne do të fitojmë. A është më mirë ta fitosh skudeton ose Ligën e kampionëve? Ne do të përpiqemi t’i fitojmë të dyja garat”, ka thënë Zanetti.
Argjentinasi po ashtu ka folur për trajnerin Jose Mourinho, duke thënë se atë mund ose ta doni ose urreni. “Unë e pëlqej”, ka shtuar kapiteni i nerazurëve.
Mbrojtësi i Arsenalit, Kieran Gibbs, do të jetë jashtë fushe deri në fund të sezonit.
Gibbs pësoi thyerje në këmbën e majtë pas një kontakti me Eliaquim Manga gjatë takimit të Ligës së Kampionëve kundër Standard Liege në muajin nëntor.
Çarja nuk ka arritur të ngjitet mjaftueshëm dhe Gibbs do të ketë edhe një ndërhyrje për t’u rikuperuar plotësisht, që do ta lërë atë jashtë fushe mbase gjithë sezonin e mbetur.
Ylli brazilian Robinho thotë se ai nuk është përplasur me trajnerin e Manchester Cityt, Roberto Mancini.
Sulmuesi i cili i kushtoi Cityt 32.5 milionë funte ‘u ofendua’ pasi u zëvendësua kur kishin mbetur edhe 30 minuta në humbjen 2-0 ndaj Evertonit vikendin e kaluar, pasi u fut në lojë po ashtu si zëvendëses.
“Nuk kam probleme me Mancinin. Është normale për një lojtar të dëshirojë të luajë, por trajneri i merr vendimet dhe unë i pranoj. Kam folur me Mancinin. E di se çfarë ai pret nga unë dhe do të punoj ta bëj atë për ekipin”.
“Jam profesionist, jam i përkushtuar dhe gjithmonë jap gjithçka në stërvitje. Nuk është e vërtetë nëse them ndryshe. Dua të arrij sukses në City, nuk dua të largohem. Dua të fitoj shumë gjëra këtu dhe kjo është arsyeja se pse u largova nga Reali për këtë sfidë”, ka thënë Robinho./
Arsenali ndoshta qëndron në krye të tabelës së Ligës Premier, por ylli i topçinjve Andrey Arshavin mendon se Chelsea ende është lider.
Mesfushori rus me tipare sulmuese shënoi në fitoren 4-2 në Emirates ndaj Boltonit, por Chelsea ka një ndeshje më pak të zhvilluar që mund ta kthejë këtë ekip në maje të tabelës.
“Mendoj se Chelsea ende është në krye të tabelës. Ata nuk kanë luajtur një ndeshje ende. Le të shohim çfarë do të ndodhë”, ka thënë Arshavin.
LeBron James ka vazhduar dominimin ndaj rivalit të tij Kobe Bryant duke regjistruar 37 pikë derisa Cleveland Cavaliers shënoi fitore me rezultat 93-87 ndaj Los Angeles Lakers.
Kobe Bryant filloi mirë ndeshjen dhe shënoi 31 pikë dhe u bë lojtari më i ri që arrin shifron e 25 mijë pikëve. Por në pjesën e dytë të ndeshjes gjuajtjet e Bryant ishin mjerim me 12 shënime nga 31 tentimet.
Shaquille O'Neal shënoi 13 pikë për Cleveland kundër ish-ekipit të tij.
Me këtë fitore Cavaliers (33 fitore dhe 11 humbje) ngjiten mbi Lakers (32 fitore dhe 10 humbje) në tabelë.
Një lajm jo i këndshëm Cleveland Cavaliers është se Mo Williams, shënuesi i dytë më i mirë i ekipit, ka lënduar kraharorin dhe do të mungojë në takimin e radhës kundër Toronto Raptors.
Pronari i Manchester Cityt, Sheikh Mansour bin Zayed Al Nahyan, thotë se ai nuk ka interes për të blerë Realin e Madridit.
Përfaqësuesit e Sheikh Mansour kontaktuan gazetën spanjolle AS gjatë kësaj jave për të mohuar spekulimet e muajit të kaluar se multi-miliarderi arab planifikonte të ofrojë 1 miliardë euro për Real Madrid.
“Sheikh Mansour nuk ka autorizuar asnjë ofertë për të blerë klubin e futbollit Real Madrid dhe nuk ka synim të bërë një hap të tillë”, thuhet në një deklaratë të përfaqësuesve të pronarit të Cityt.
Sulmuesi i Manchester Cityt, Carlos Tevez, e ka quajtur ish-kapitenin e Manchester United, Gary Neville një ‘idiot’.
Tevez dhe Neville shkëmbyen gjeste të pakëndshme gjatë ndeshjes së parë gjysmëfinale të Kupës Carling në Eastlands, pasi Neville kishte thënë në një intervistë se Sir Alex Ferguson kishte bërë mirë që e kishte lejuar Tevez të largohet gjatë verës.
“Isha ulur për të ngrënë mëngjes në hotelin e ekipit dhe të gjitha gazetat ishin aty. I shikova edhe pse nuk mundem t’i lexoj, por aty pash foto të Gary Neville dhe ai fliste për mua. Pastaj i pyeta bashkëlojtarët e mi se çfarë thotë”.
“Mendova me veten, ‘pse ky idiot flet për mua, kur unë kurrë nuk kam folur asgjë për të, kur kurrë nuk ka pasur probleme mes nesh’. Ishte mungesë respekti për një bashkëlojtar, krahas faktit që kemi fituar shumë gjëra së bashku”, ka thënë Tevez.
Dy ekipet përballen të mërkurën në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së Carling Cup, ndeshje kjo që kësaj here zhvillohet në Old Trafford.
Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS), ka publikuar listën e dhjetë skuadrave më të mira ndërmjet viteve 1991-2009.

Sipas TMW, listën e kryeson Barcelona, e ndjekur nga Manchester Unitedi, ndërsa Real Madridi dhe Juventusi ndajnë vendin e tretë.


Ndërkohë, ditë më parë, portieri i Juves, Gianluigi Buiffon u shpall portieri më i mirë gjatë periudhës 1987-2009.


Dhjetë klubet më të mira nga 1 janar 1991 deri më 31 dhjetor 2009:


1. Barcelona (Spanjë) 807 pikë
2. Manchester United (Angli) 726
3. Real Madrid (Spanjë) & Juventus (Itali) 633
5. Milan (Itali) 620
6. Inter (Itali) 605
7. Bayern Munich (Gjermani) 599
8. Arsenal (Angli) 594
9. River Plate (Argjentinë) 503
10. Chelsea (Angli) 491