Arjen Robben duke festuar golinArjen Robben ka shënuar për të ndihmuar Bayern Munichun të shënojë fitore 3-2 në udhëtim te Werder Bremeni dhe për të marrë kreun e Bundesligës.

Vendasit e Bremenit ishin të parët që kaluan në epërsi kur Aaron Hunt gjeti golin pas dhjetë minutash lojë. Por bavaresët përmbysën rezultatin që në pjesë të parë me golat e Thomas Muller në minutën e 25-të dhe Ivica Olic dhjetë minuta më pas.

15 minuta para fundit të ndeshjes vendasit barazuan me anë të Hugo Almeida, por ishte Arjen Robben që shënoi pas tre minutash tjera për të vulosur fitoren e mysafirëve.

Bayerni mban kreun me 39 pikë, një më shumë se Bayer Leverkusen që nesër udhëton te Hoffenheim. Schalke zbret në pozitën e tretë pas barazimit 2-2 në udhëtim të Bochum.

Hamburg ka dështuar të marrë ndonjë pikë në ndeshjen e javës së 19-të në Bundesliga, duke pësuar me rezultat minimal 1-0 në udhëtim te Borussia Dortmund, që po ashtu ia rrëmbeu rivalit të sotëm edhe pozitën e katërt në tabelë.
Autori i katër golave në  ndeshje, Wayne RooneyWayne Rooney ka shkëlqyer për t’i dhënë fitoren 4-0 kampionit në fuqi të Ligës Premier, Manchester United, në ndeshjen kundër Hull Cityt.
Sulmuesi anglez ishte i vetmi që shënoi në këtë ndeshje, një herë në pjesën e parë dhe tre herë në pjesën e dytë të takimit të vetëm të vikendit në Premier që u zhvillua në Old Trafford.
Pas një goditje të fuqishme të Paul Scholes në minutën e tetë të lojës, portieri i Hull Cityt, Bo Myhill, i cili u zgjodh lojtari më i mirë i javës së kaluar nga mediat angleze, largoi topin por vetëm deri te këmbët e Rooney dhe i cili nuk fali nga afërsia.
Tre golat e pjesës së dytë për Manchesterin erdhën në 10 minutat e fundit të takimit. Rooney së pari dyfishoi epërsinë në minutën e 83-të, para se ta trefishojë atë me anë të një goli me kokë tre minuta më pas (86’).
Por nuk mjaftoi kaq dhe njëshi i Manchester United shënoi edhe golin e katërt të tij në minutat shtesë të ndeshjes për t’i sjellë fitoren e lartë dhe kreun e tabelës ekipit të tij.
United tash mbledh 50 pikë, dy më shumë se Arsenal dhe Chelsea, që kanë një respektivisht dy ndeshje më pak të zhvilluar.
Autori i golit të parë, Nicolas AnelkaChelsea ka shënuar fitore të lehtë me rezultat 2-0 ndaj Preston North End në rundin e katërt të Kupës FA.
Ky është sezoni i 12-të që blutë arrijnë në rundin e pestë të kësaj gare, gjatë të cilës periudhë e kanë fituar tre herë trofeun.
Nicolas Anelka shënoi golin e parë për Chelsean falë një kundërsulmi shtatë minuta para fundit të pjesës së parë të takimit, që ishte goli i katërt i tij në katër takime. Daniel Sturridge vulosi rezultatin menjëherë pas pauzës.
Në takimin tjetër të kësaj gare, Reading ka shënuar fitore ndaj Burnleyt, për të kaluar po ashtu në rundin e pestë.
Në prag të takimit derbi përballë Milanit, trajneri i Interit, Jose Mourinho, thotë se ai do të jetë i kënaqur vetëm me fitore.
“Cili është rezultat i mirë për mua? Vetëm fitorja, barazimi nuk do të më kënaqte”, ka thënë Mourinho.
“Ndoshta Milani luan me një filozofi më ndryshe se që ka luajtur më herët, por ne nuk kemi ndryshuar asgjë”, ka shtuar portugezi i pyetur për dallimet në mes dy ekipeve.
Mourinhos do t’i mungojë sulmuesi Samuel Eto’o i cili është në detyrë me kombëtaren, por ai ka në përbërje të rikthyerit Wesley Sneijder, Thiago Motta dhe Souley Mountari.
Strategu i Interit po ashtu i ka dërguar një porosi trajnerit të kombëtares së Italisë, Marcelo Lippi, i cili refuzoi ta vizitojë qendrën stërvitore të nerazurëve, pasi kishte vizituar Milanin.
“Ndoshta Lippi nuk dëshiron të vijë këtu pasi ky vend ia kujton periudhën më të keqe të karrierës së tij”, ka thënë Mourinho, duke aluduar në periudhën kur Lippi u largua nga Interi pas vetëm një javë në sezonin e dytë, pas eliminimit nga Liga e Kampionëve.
Strategu i Milanit, Leonardo, thotë se rosonerët do të kërkojnë vetëm fitore në takimin e nesërm përballë Interit por sipas tij, pavarësisht rezultatit, derbi milanez nuk do ta vendosë sezonin.
“Takimi i nesërm kundër Interit do të jetë një takim i jashtëzakonshëm, vetëm shihni pritjet të cilat i kanë të gjithë njerëzit që e ndjekin këtë ndeshje”.
“Nuk mendoj se ky takim do të jetë vendimtar për sezonin, pasi ka edhe shumë të luhet deri në fund dhe Milani duhet ta luajë edhe ndeshjen e mbetur kundër Fiorentinës. Ne shkojmë në derbi për të fituar dhe nuk mund të mendoj për rezultat tjetër përveç fitores”, ka shtuar braziliani.
Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, thotë se ai dëshiron të nënshkruajë me mbrojtësin e Juventusit, Giorgio Chiellini.
Italiani ka shprehur admirimin e tij për mbrojtësin italian por mendon se transferimi i tij në City është i parealizueshëm pasi ekipi italian nuk do ta lejojë atë të largohet.
“Ai është lojtari më i mirë në Juve dhe nuk mendoj se ata do ta shesin atë. Mendoj se është e pamundur që ai të largohet nga Juventus. Ai është mbrojtësi më i mirë në Itali për momentin dhe kjo është e pamundshme”, ka thënë Mancini.
Evertoni ka arritur marrëveshje me Arsenalin për të transferuar Philippe Senderos, shkruajnë mediat angleze.
Times shkruan se Evertoni ka nënshkruar me mbrojtësin zviceran në formë huazimi deri në fund të sezonit.
Vetë klubi ka konfirmuar se “formalitetet e transferimin do të përmbyllen brenda 48 orëve” dhe 24-vjeçari do të arrijë në Goodison Park për të përcjellë ndeshjen e të dielës kundër Birmingham Cityt në kuadër të Kupës FA.
Senderos, i cili sezonin e kaluar e kaloi si i huazuar te Milani, kishte oferta edhe nga Wolfsburg dhe Celtic.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, beson se Liga Premier do të fitohet me një total të ulët pikësh.
Skocezi po ashtu beson se rivalët kryesor për titull, Arsenali dhe Chelsea, po ashtu do të vazhdojnë të humbin pikë gjatë pjesës së dytë të sezonit.
“Mund të jetë totali më i ulët i pikëve për një kohë, mbase më i ulët se 82. Mund të ketë ndryshime, por nuk mendoj pasi është një ligë shumë e vështirë”, ka thënë Ferguson.
“Arsenali vetë ka thënë se do të jetë vështirë për ta pasi humbën nga Chelsea. Ata u mposhtën mirë atë ditë. Por kanë dëshmuar se kur ekipet fillojnë të fitojnë, kjo qëndrueshmëri mund t’ju rikthejë në maje të ligës”.
“Ata ndjejnë se kanë një shans të shkëlqyeshëm tash dhe me ndeshjet që vijnë në disa javët e ardhshme do të jetë vërtet interesante”, ka shtuar Ferguson.
United mund të marrë kreun e tabelës së Ligës Premier nëse sot shënon fitore ndaj Hull Cityt, edhe pse me një ndeshje më shumë se Arsenali dhe dy më shumë se Chelsea.
Roger Federer ka arritur në rundin e katërt të turneut Australian Open duke shënuar fitore në tre sete (6-3, 6-4, 6-4) ndaj spanjollit Albert Montanes, duke zgjeruar edhe rekordin e tij në turnetë Grand Slam.
Numri një i botës bëri një fillim jo aq të qëndrueshëm në këtë garë në ndeshjen e parë ndaj rusit Igor Andreev por duket se gradualisht po e përmirëson lojën e tij në çdo ndeshje.
Ai ishte në kontroll të plotë gjatë të tre seteve të ndeshjes së rundit të tretë kundër Montanes, i renditur i 32-ti në botë, duke u kualifikuar për në 16-shen e fundit në çdo turne të madh që nga humbja në rundin e tretë të French Open 2004.
Federer në ndeshjen e ardhshme do të përballet me Lleyton Hewitt, i cili doli fitues ndaj Marcos Baghdatis pasi ky i fundit e dorëzoi ndeshjen për shkak të lëndimit.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se topçinjtë nuk janë afër nënshkrimit me asnjë sulmues të ri.
Me Nicklas Bendtner që është afër rikthimit, mbase në kohën e duhur për udhëtimin te Manchester United vikendin e ardhshëm, Wenger ka thënë se mund të mos sjellë asnjë sulmues të ri këtë afat kalimtar.
“Për momentin nuk jemi në prag të nënshkrimit me askënd. Është shumë vështirë në janar të gjesh lojtarë të cilët janë të gatshëm për Ligën e Kampionëve, të cilët janë mjaft të mirë të luajnë për Arsenalin dhe me çmim të duhur. Kurrë nuk i dihet, por për momentin jemi larg”, ka thënë Wenger.
Sulmuesi brazilian Robinho mund të jetë në rrugë për t’u larguar nga Manchester City, bëjnë të ditur mediat angleze.
The Sun shkruar se menaxheri i ri i ekipit, Roberto Mancini, nuk ka më durim dhe ka thënë se dështimi i vlefshëm 32.5 milionë funte nuk është më në planet e tij.
Dhe edhe pse braziliani pritet të angazhohet në ndeshjen e Kupës FA ndaj Scunthorpe, kjo është sepse Mancini dëshiron t’i pushojë lojtarët tjerë të tij.
Pavarësisht 15 golave në sezonin e kaluar, disa prej paraqitjeve të tij kanë qenë të tmerrshme dhe ai tashmë është jashtë favoritëve të Mancinit.
City është në bisedime me Barcelonës dhe ekipin brazilian Santos të cilët dëshirojnë të marrin shërbimet e sulmuesit, i cili të hënën mbush 26 vjet.
Juventusi vazhdon të lidhet me një transferim të sulmuesit të Villarrealit, Giuseppe Rossi, ndërsa për rival ka edhe Napolin.
Sulmuesi italian dëshiron të kthehet në vendlindje dhe dy gjigantët italian janë shumë të interesuar për të.
“Ai ka edhe tre vite të mbetura në kontratën e tij me Villarrealin. Megjithatë, mendoj se Giuseppe është duke kërkuar një sfidë të re dhe nëse largohet nga Spanja atëherë do t’i bashkohet një kubi të madh italian”, kishte thënë agjenti i tij Federico Pastorello më herët gjatë javës.
Menaxheri i Preston North End, Darren Ferguson, mendon se ekipi i tij do të mund ta befasojë Chelsean në takimin e sotëm të Kupës FA.
Për të inspiruar të përzgjedhurit e tij Darren do të shfrytëzojë dështimin e babait të tij, Alex Ferguson, ekipi i të cilit Manchester United u mposht nga Leeds pikërisht në Kupën FA.
“Ndonjëherë janë disa vite kur ka disa rezultate befasuese. Këto janë shembujt ku duhet të shohim. Leeds udhëtoi në Old Trafford dhe Reading në Anfield dhe fituan. Kjo ndodh vazhdimisht në Kupën FA”.
“Chelsea nuk mund të luajë mirë në çdo ndeshje. Nëse ne jemi në maksimumin dhe ata jo, ne kemi shans”, ka thënë Ferguson.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, është i gatshëm ta thyejë rregullin e tij për lojtarët mbi 30-vjeçar duke i ofruar William Gallas marrëveshje të re dyvjeçare.
The Sun shkruan se Gallas, 32-vjeçar, i është ofruar vazhdimi dyvjeçar i marrëveshjes dhe negociatat kanë filluar javën e kaluar.
Wenger nuk ka dashur të japë shumë detaje por ka konfirmuar se negociatat tashmë kanë filluar me mbrojtësin, i cili në fund të sezonit do të jetë pa kontratë.
“Po, ne kemi pasur bisedime. Po shkon mirë, por për momentin mendoj se është më mirë të mos flasim për këtë”, ka thënë Wenger.
Para derbit ndërmjet Juventusit dhe Romës, ikona e Zonjës së Vjetër, Alessandro Del Piero, ka thënë fjalë të mira për simbolin romak Framcesco Totti.
“Mbi të gjitha, në prag të një ndeshje si kjo, (më duhet të them) se në anën tjetër e mban shiritin e kapitenit në krah një lojtar si Francesco Totti”.
“Nëse bashkojmë golat që kemi shënuar së bashku, janë mbi 500. Nëse mbledhim vitet e karrierës, duke bartur të njëjtën fanellë- janë mbi 35 vjet”, ka thënë Del Piero në faqen e tij zyrtare.
Legjenda 35-vjeçare ka mohuar edhe njëherë spekulimet se dy lojtarët italianë nuk e kanë pëlqyer njëri-tjetrin.
“Francesco dhe unë kemi qenë bashkëlojtarë në ekipin kombëtar, dhe dua të potencoj, bashkëlojtarë jo rivalë”.
“Ne e fituam Kupën e Botës së bashku dhe këto kujtime na bashkojnë përgjithmonë. Por me klubet tona, kemi qenë, jemi dhe gjithmonë do të jemi kundërshtarë”, ka përfunduar Del Piero.