Egjipti ka pasur nevojë për vazhdimin shtesë të lojë për të mposhtur Kamerunin me rezultat 3-1 dhe për të siguruar vend në gjysmëfinalen e Kupës Afrikane të Kombeve.Rezultati u hap në minutën e 26-të të lojës kur Ahmed Hassan shënoi autogol për t’i dhënë epërsinë Kamerunit. Por dhjetë minuta më pas i njëjti lojtar përmirësoi gabimin duke shënuar një gol të bukur nga largësia dhe për të barazuar rezultatin.
Pas 90 minutash pa fitues gjysmëfinalisti u përcaktua vetëm në lojën shtesë. Në minutën e dytë të vazhdimit Mohamed Gedo shfrytëzoi një gabim të Geremi për t’i dhënë epërsinë 2-1 Egjiptit. Tre minuta më pas Egjipti shtoi në 3-1 epërsinë, pas një gjuajtje të lirë të Hasan, edhe pse topi nuk kishte kaluar vijën e golit.
Në gjysmëfinale tashmë është kualifikuar edhe Gana dhe Bregu i Fildishtë, ndërsa ekipi i katërt do të përcaktohet nga fituesi i takimit Nigeria – Zambia.
Kampioni në fuqi i Bundesliagas, Wolfsburg, i ka ndarë rrugët me trajnerin e deritanishëm Armin Veh, si pasojë e formës së dobët që ka shfaqur skuadra këtë sezon.Veh zuri vendin e Felix Magath në Volkswagen Arena verën që shkoi, mirëpo asnjëherë nuk arriti t’i çojë gjërat përpara, kështu që Wolfsburgu aktualisht mban vendin e dhjetë në tabelë.
“Ky ishte një vendim shumë i vështirë për ne. Sidoqoftë, jemi të mendimit se duhej të bënim diçka pas rezultateve zhgënjyese të kohëve të fundit. Nuk patëm një fillim të freskët nën udhëheqjen e Armin Veh”, shkruan në deklaratën zyrtare të Wolfsburgut.
Ish-trajneri i Real Madridit, Bernd Schuster, trajneri i Red Bull Salzburg, Huub Stevens dhe ish-futbollisti gjerman Matthias Sammer janë kandidatët që mund të zënë postin e trajnerit të Wolfsburgut.
Kapiteni i Interit, Javier Zanetti, nuk mendon se gara për Scudetto ka marrë fund, përkundër fitores pre 2-0 të Interit në Derby della Madonnina kundër përcjellësit të parë, Milan.“Interi dha një sinjal të madh dje (të dielën). Megjithatë Kampionati është ende i hapur”.
“Ka edhe shumë ndeshje për t’u zhvilluar dhe mendoj se Milani do të ketë mundësi deri në fund, sikurse ne”.
“Ishte një fitore e këndshme, një fitore e rëndësishme, sepse treguam karakter të lartë dhe personalitet. Merituam të fitonim. Ne treguam vullnet për të fituar që nga fillimi deri në fund”
“Milani zhvilloi lojën e vet dhe u mundua të bëjë diçka, por gjeti nj skuadër të Interit, e cila kishte një qëllim vendimtar”, është shprehur argjentinasi për Sky Sport Italia.
Presidentja e Romës, Rosella Sensi, ka lëvduar arritjet e skuadrës së saj, por thotë se hyrja në garë për Scudetto do të jetë e vështirë.Pas fitores së Interit kundër Milanit, shumëkush thotë se zikaltrit tashmë e kanë siguruar titullin e Kampionatit italian.
Mirëpo, pas fitores së Giallorossëve kundër Juventusit, vetëbesimi është kthyer te skuadra kryeqytetase.
“Fillimi i sezonit shkoi keq për ne, por Roma mund të garojë me këdo”.
“Megjithatë, kuptohet se Interi është skuadër shumë e fortë. Por ky ekip (Roma) është kompakt dhe (lojtarët) kanë zbuluar veten falë trajnerit”, është shprehur Sensi për Radio Radio.
Menaxheri i Evertonit, David Moyes, ka pohuar se ai është i interesuar për sulmuesin e Milanit, Klaas-Jan Huntelaar.Holandezi është lidhur me disa klube pasi publikisht e shprehu dëshirën e tij për t’u larguar nga Milani, së paku deri në fund të sezonit, në kërkim të një vendi për në Kupën Botërore.
Agjenti i Huntelaar tha se ka disa klube nga Liga Premier që interesohen për klientin e tij, por nuk ka zbuluar emrat. Sipas mediave në ishull në lojë janë Evertoni, Tottenhami, Liverpooli dhe West Ham.
Por duket se Evertoni ka bërë hapin e parë. Pas largimit të sulmuesit Jo, David Moyes kërkon ta përforcojë sulmin dhe ka shprehur edhe publikisht interesimin për Huntelaar.
“Nëse Huntelaar është në dispozicion, atëherë ne jemi të interesuar. Mendoj se na mungon një golashënues për momentin. Krijojmë shumë raste, por nuk i përfundojmë siç duhet”, ka thënë Moyes.
Trajneri i Real Madridit, Manuel Pellegrini, nuk është i kënaqur me lojën e ekipit të tij në takimin kundër Malagas edhe krahas fitores 2-0.“Nuk jam i kënaqur me atë që treguam në fushë. Në disa momente futbollistët luajtën shumë individualisht. Shënuam dy gola por nuk ishte një ndeshje që më pëlqeu”.
“Kemi rezultate të përkryera në fushë vendore në pjesën e parë të sezonit. E dimë se mund të përmirësohemi dhe se mund ta bëjmë këtë nga ndeshja në ndeshje”, ka thënë Pellegrini.
Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard, mund të kthehet nga lëndimi në ndeshjen kundër Wolverhampton Wanderers të martën.Është pritur që 29-vjeçari të mungojë së paku dy javë pas lëndimit në ndeshjen kundër Readingut (13 janar), mirëpo ai u kthye në stërvitje këtë javë, dhe gjasat janë të mëdha që të luajë kundër Wolvsave nesër.
“Ai është stërvitur të shtunën dhe të dielën, po ashtu edhe të hënën. Kuptohet, ai është dikush, që nëse është në dispozicion, do të luajë. Do të vendosim të martën, por unë mendoj se do të jetë në dispozicion”, tha trajneri i Liverpoolit, Rafael Benitez.
Legjenda e Formula 1, Michael Schumacher, është i vendosur që të shpallet kampion i botës që në sezonin e parë të rikthimit të tij.Piloti 41-vjeçar është kthyer në F1 me skuderinë e Mercedesit, pas tre vitesh pauze.
“Jam i bindur se Mercedesi do të jetë në pozitë për të luftuar për kampionatin këtë sezon”, është shprehur Schumacher.
Ndërkohë, shefi i Mercedesit, Ross Brawn, shtoi: “Ai është në formë të jashtëzakonshme dhe nuk mendoj se talenti zhduket ndonjëherë. Jam i bindur se mund ta bëjë punën e tij”.
Brawn është njeriu që ka mjeshtëruar të shtatë titujt e Schumit, dy me Benettonin dhe pesë me Ferrarin, dhe thotë se gjermani mund të arrijë ato nivele sërish.
Toronto Raptors ka mposhtur Los Angeles Laker me rezultat të ngushtë 106-105 me Kobe Bryant që humbi trepikësh para sinjalit të fundit të ndeshjes.Hedo Turkoglu shënoi tre gjuajtje të lira kur kishin mbetur edhe 1.2 sekonda lojë, për t’i ndihmuar Raptors të shënojnë pesë pikët e fundit të ndeshjes dhe të shënojnë fitoren e nëntë në 10 ndeshje në shtëpi.
Andrea Bargnani shënoi 22 pikë, derisa Chris Bosh dhe Jarrett Jack që të dy shënon nga 18 për Raptors. Bryant udhëhoqi te Lakers me pikët më të larta në ndeshje, 27 gjithsej.
Sulmuesi i Manchester Cityt, Robinho, ka ripërsëritur dëshirën për t’u larguar nga ‘pasanikët’ dhe të kthehet te skuadra braziliane, Santos.Radio Bandeirantes të dielën e ka cituar brazilianin të ketë thënë se është pranë largimit nga City, duke qenë se trajneri Roberto Mancini nuk e ka siguruar se do të jetë lojtar startues në skuadër.
“Mendoj se marrëveshja është 90% e sigurt”, ka thënë Robinho duke shpjeguar se Santosi dëshiron ta huazojë për një vit, ndërsa City planifikon ta lejojë largimin e tij vetëm gjashtë muaj.
Arsyeja që Robinho dëshiron të largohet nga pasanikët, është që të ketë minutazh më të madh loje, ashtu që të ftohet nga përfaqësuesja e Brazilit në Kampionatin Botëror, Afrika e Jugut 2010.
Tenisti numër një në botë, Roger Federer, ka siguruar kualifikimin në çerekfinale të Australian Open, pas një fitoreje bindëse 6-2, 6-3, 6-4, kundër Lleyton Hewitt. Në çerekfinale zvicerani do ta ketë kundërshtar tenistin e gjashtë në botë, Nikolay Davydenko, i cili eliminoi Fernando Verdascon pas pesë setesh (6-2, 7-5, 4-6, 6-7, 6-3).
Edhe francezit Jo-Wilfried Tsonga i janë dashur pesë sete për të siguruar kualifikimin, në trilerin 6-3, 6-4, 4-6, 6-7, 9-7, kundër Nicolas Almagro.
Në çerekfinale, Wilfred do ta ketë kundërshtar tenistin e tretë në botë Novak Djokovic, i cili eliminoi Lukasz Kubotin me rezultat 3-0 në sete (6-1 6-2 7-5).
Sipas njoftimeve nga Meksika, lojtari nga Paraguai, Salvador Cabanas, është gjuajtur në kokë me armë, pasi ka vizituar një bar në Mexico City me disa miq dhe të afërm.Thuhet se Cabanas është përfshirë në një përleshje, e cila ka përfunduar me gjuajtje me armë.
29-vjeçari është dërguar në një spital në Los Angeles, ndërsa ende nuk dihet se sa serioze është gjendja e tij.
Edhe pse Armin Veh nuk është shkarkuar nga kampioni i Bundesligës, media gjermane thonë se Bernd Schuster do të jetë trajneri i ri i Wolfsburg.Pas zhgënjimit të mbrëmshëm dhe humbjes në fushë vendore nga Koln, pozita e Veh në Wolfsburg është në pikëpyetje.
Veh pasoi Felix Magath në stolin e Wolfsburg në fillim të sezonit, por nuk ka arritur ta drejtojë në mënyrën e duhur ekipin gjerman.
Wolfsburg tashmë ka shtatë humbje dhe ndodhet në pozitën e 10-të të tabelës dhe u eliminua nga Liga e Kampionëve në fazën e grupeve.
Në anën tjetër Schuster është pa punë që nga dhjetori të vitit 2008 kur u shkarkua nga kreu i Realit. Krahas Schuster në listën e Wolfsburg është edhe Hub Stevens i cili tash drejton ekipin e Red Bul Salburg.
Vëllai dhe agjenti i Ronaldinhos, Roberto De Assis, ka heshtur thashethemet për mundësinë e largimit të brazilianit nga Milani.“A do të qëndrojë Ronaldinho te Milani? Po padyshim”, është shprehur Roberto për Sportmediaset.it.
Reagimi i tij ishte për të mbështetur një artikull të shkruar në Il Corriere Dello Sport, ku thuhej se Dinho planifikon ta zgjatë kontratën deri në vitin 2013 me Rossonerët.
Gianluigi Buffon dëshiron të jetë sa më larg problemeve të Juventusit, me Bayern Munichun dhe Manchester Cityn të gatshëm për të intervenuar në çështjen e njërit prej portierëve më të mirë të të gjitha kohërave.Tuttosport pohon se Buffonit i ka ardhur në maje të hundës humbja nga Roma e cila ishte e treta me radhë.
Portieri është cituar të ketë thënë në kohën kur eci nëpër tunelin që dërgonte në zhveshtore: “ Gjithnjë në kundërsulme…mjaft më, nuk mund të duroj më.”
Juventusi është katër pikë larg vendit që dërgon në Ligën e Kampionëve dhe një moskualifikim do ta shihte Buffonin diku tjetër.
Buffon u tregua lojal ndaj Juventusit pas rastit Calciopoli duke vendosur të luaj edhe në Serie B.
Edhe Bayern Munchen edhe Manchester City thuhet të jenë tejet të interesuara për Buffonin.
Drejtuesit e Juventusit janë pajtuar për ta shkarkuar Ferrarën dhe tashmë sipas spekulimeve janë në kërkim të zëvëndësimit të tij.Sipas Sky Sport Italia, dje pasdite pronari John Ekaan thiri një takim urgjent në të cilin është vendosur që Ferrara të shkarkohet. Në listën e Juventusit janë një numër emrash të mëdhenjë si Michael Laudrup, Dino Zoff, Guus Hiddink dhe Giovanni Trappatoni.
Para se të shkarkohet Ferrara drejtuesit e Juventusit dëshirojnë të sigurojnë zëvëndësimin.
Ende nuk ka asgjë zyrtare se me të vërtetë Juventusi do të startoj ndeshjen e së enjtes me Interin në Coppa Italia me trajner të ri, por një gjë dihet, Ferrara i ka ditët e numëruara.
Mourinho ishte tejet i ngazëllyer me fitoren ndaj Milanit sonte në derbin e madh të zhvilluar në Meazza.“Ne ua mbyllëm gojën të gjithëve sonte.”
“Ne do të mund të humbnim vetëm nëse do të mbeteshim me gjashtë lojtarë, pasi që edhe me shtatë do të fitonim.”
“Ndeshja e ëndrrave? JO. Ndeshje e ëndrrave është kur ju luani mirë, ekipi kundërshtar luan mirë dhe gjyqtari është në rregull.”
“Sot Interi ishte i limituar në lojtarë. Që nga fillimi treguam se jemi më të fortë në gjithçka. Ishte lojë që u fitua lehtë. “
“Prindërit e mi ishin fantastik, Milani ka faj këtu, por unë dëgjova një erë të çuditshme. Nuk është problemi im, unë jam i huaj që erdha të punoj. “
“Unë e përsëris lojtarët e mi bënë mirë që nuk i lanë rosonerët të mbrojnë nderin.”
“Leonardo pranoi superioritetin tonë? Nuk kam dyshuar se Leonardo është i madh. “
“Goli i Pandevit? Ishim me fat, ai ishte gati për tu zëvëndësuar. Unë gjithnjë them, më mirë një trajner me fat. Futbolli ka gjithnjë fatin e vet. “
“I falenderohem zotit që nuk mbaruam me gjashtë lojtarë, ky është fat. “
“Nuk desha të protestoj pasi që është dashur të ftoh Sneijderin. Dalja e tij ishte e keqe pasi që ai pati të bëj me Pirlon.”
“Jam i kënaqur me lojën e Santonit. “
“Shumë kam qenë me fat që nuk luajti Inzaghi pasi që ai është futbollist i madh që do të na dënonte.”
“Scudetto tani është e jona, për këtë nuk dyshoj.” Deklaroi pas ndeshjes Mourinho.
Algjeria ka shënuar fitore prej 3-2 në një ndeshje dramatike kundër Bregut të Fildishtë, duke eliminuar kështu favoritin e deritanishëm për të fituar Kupën e Kombeve të Afrikës.Me golat e Kalou (4’) dhe Matmour (40’) rezultati ishte 1-1 deri në minutën e 89-të kur shënoi Kader Keita për të ngritur epërsinë e Bregut të Fildishtë në 2-1.
Mirëpo, në minutat shtesë, Madjid Bougherra barazoi rezultatin për t’i dërguar skuadrat në vazhdime.
Vetëm tre minuta porsa filluan vazhdimet, Hameur Bouazza shënoi golin e tretë për Algjerinë, i cili ishte goli i fitores, dhe ia siguroi përfaqësueses së tij kualifikimin në gjysmëfinale.
Më herët edhe Gana ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale duke mposhtur Angolën me rezultat minimal prej 1-0.
Real Madridi ka shënuar fitore me rezultat prej 2-0 kundër Malagas, në ndeshjen e zhvilluar të dielën mbrëma në Santiago Bernabeu.Njeriu i mbrëmjes ishte superylli portugez, Cristiano Ronaldo, i cili shënoi të dy golat e Los Blancos (36’ dhe 39’) duke vendosur fituesin që në pjesën e parë.
Mirëpo, në minutën e 70-të të ndeshjes, gjyqtari mori një vendim kontrovers duke përjashtuar portugezin me karton të kuq.
















