Përballje e Maxi Rodriguez (majtas) dhe Karl Henry.Liverpooli ka arritur të nxjerrë vetëm një pikë në ndeshjen e zhvilluar si mysafir i Wolverhampton Wanderers.
Takimi i zhvilluar të martën mbrëma në Molineux Stadium përfundoi me rezultat të barabartë, pa gola.
Pas këtij barazimi, Të Kuqtë ngjiten në pozitën e pestë me pikë të barabarta me Manchester Cityn, por ‘pasanikët’ kanë dy ndeshje më pak të zhvilluara.
Sergio RamosSergio Ramos thotë se nëse i lejohet të zgjedhë nga lojtarët e Barcelonës , ai do ta angazhonte Andres Iniestan.
“Do ta kisha angazhuar Iniestan”, ka thënë mbrojtësi i Real Madridit në një intervistë për Don Balon, megjithatë sipas tij, Leo Messi është lojtari që u shkakton më së shumti telashe mbrojtësve, për shkak të kualiteteve të tij, shpejtësisë dhe sepse “e mban topin të ngjitur për këmbësh”.
Spanjolli ka thënë fjalë të mira edhe për dy bashkëlojtarët e tij Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema, duke shtuar se është mirë të kesh lojtarë konkurrues që stërviten shumë, sepse mund të mësosh nga ata.
Wayne RooneyDrejtori gjeneral i Real Madridit, Jorge Valdano, ka pranuar se Wayne Rooney është një sulmues i jashtëzakonshëm, mirëpo thotë se skuadra e tij aktualisht nuk interesohet për shërbimet e lojtarit të Manchester United.
Sulmuesi anglez është shndërruar në lider të Djajve të Kuq, ndërsa forma e tij ka nxitur interesim nga top-skuadrat evropiane, siç janë Real Madrid dhe Barcelona.
Sidoqoftë, vetë Rooney hodhi poshtë spekulimet se mund të largohet nga Old Trafford duke thënë se është i kënaqur me fanellën që bart.
Ndërsa tani edhe Valdano shprehet kundër këtyre thashethemeve dhe thotë se Mbretërit nuk janë të interesuar për Rooneyn.
“Ai është i jashtëzakonshëm, shumë, shumë i mirë. Rooney është anglez, të gjithë e dimë se ata e kanë shumë të vështirë të përshtaten në ligat tjera përpos Ligës Premier”.
“Ai është lojtar tërheqës, por ne nuk jemi të interesuar për shërbimet e tij”, ka thënë Valdano për Radio COPE.
Crisitiano RonaldoKomiteti i La Ligas ka vendosur që ta suspendojë superyllin e Real Madridit, Crisitiano Ronaldo, me dy ndeshje moslojë si pasojë e kartonit të kuq që mori në ndeshjen kundër Malagas.
Portugezi shënoi dy golat e fitores në atë ndeshje dhe pastaj u përjashtua me karton të kuq, ndërsa tani Marca transmeton se ai do t’i mungojë Realit në dy ndeshjet e radhës kampionale.
Ndërkohë, mësohet se Mbretërit do të apelojnë ndaj këtij vendimi dhe do të kërkojnë që të reduktohet në një ndeshje moslojë.
Chris SmallingManchester Unitedi ka konfirmuar transferimin e qendërmbrojtësit Chris Smalling nga Fulhami.
United kishte konkurrent Arsenalin që po ashtu dëshironte shërbimet e anglezit, ndërsa merret vesh që Djajtë e Kuq kanë paguar 7 milionë funte për Smalling.
“Manchester Unitedi ka arritur marrëveshje për transferimin Chris Smalling nga Fulham. Chris është pajtuar me kushtet personale me klubin dhe do t’i bashkëngjitet nga fillimi i sezonit 2010-2011. Ai do të qëndrojë te Fulhami deri në fund të këtij sezoni”, shkruan në deklaratën zyrtare të kampionit të Ligës Premier.
Justine HeninIsh-tenistja numër një në botë, Justine Henin, ka mbajtur gjallë ëndrrën për ta fituar turneun Australian Open, pas fitores ndaj Nadia Petrovas në çerekfinalen e zhvilluar në Melbourne.
Belgia e mposhti Petrovan me rezultat 2-0 në sete (7-6, 7-5) për t’u kualifikuar në gjysmëfinale.
Në gjysmëfinale, 27-vjeçarja do ta ketë kundërshtare kinezen Jie Zheng, e cila fitoi ndaj ruses Maria Kirilenko (6-1, 6-3).
Reagimi i Marin Cilic pas fitores.Kroati Marin Cilic ka dalë fitues përballë Andy Roddick pas pesë setesh, për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Australian Open.
Tenisti i 14-të në botë, fitoi dy setet e para (7-6, 6-3), mirëpo amerikani u rikthye duke fituar dy setet e radhës (3-6 2-6), mirëpo në setin e pestë doli fitues kroati me rezultat 6-3, për të siguruar gjysmëfinalen me rezultat të përgjithshëm 3-2 në sete (7-6, 6-3, 3-6, 2-6, 6-3).
Në gjysmëfinale, Cilic do ta ketë kundërshtar Andy Murrayn, i cili u kualifikua pas tërheqjes së Rafael Nadal si pasojë e lëndimit.
Reagimi i Rafael Nadal. Foto: ReutersAndy Murray ka arritur gjysmëfinalen e Australian Open, pasi kampioni në fuqi Rafael Nadal, është dashur të tërhiqet si pasojë e lëndimit.
Rezultati ishte 6-3, 7-6 dhe 3-0 në favor të tenisti britanik, në momentin kur një lëndim i gjurit të djathtë e detyroi spanjollin që të tërhiqet.
Skocezi 22-vjeçar bëhet britaniku i parë që ka arritur në gjysmëfinale të Australian Open që nga viti 1977, kur për herë të fundit kishte qenë John Lloyd.
“E kam njohur Rafan që kur isha 13 ose 14 vjeç dhe ai është dikush të cilin e kam përcjellë që nga dalja prej kategorive të të rinjve. Ai është lojtari im i preferuar për energjinë që ka...”, është shprehur Murray.
Në gjysmëfinale, Murray do ta ketë kundërshtar kroatin Marin Cilic, i cili eliminoi Andy Roddickun.
LeonardoTrajneri i Milanit, Leonardo, ka kërkuar nga lojtarët e tij që të përqendrohen te ndeshja e të mërkurës kundër Udineses në kuadër të Kupës së Italisë, dhe të mos mendojnë për humbjen nga Interi.
“Kuptohet se nuk harroj se çfarë ndodh në fushë. Derbi jep sinjale të rëndësishme, por ne duhet të mendojmë për ndeshjen e nesërme kundër Udineses në Kupën e Italisë, sepse kjo është një mundësi për të rikthyer gjërat”.
“Deri më tani kemi folur shumë për atë çfarë ndodhi kundër Interit, por tani duhet të luajmë kundër Udineses”, u ka thënë trajneri gazetarëve.
Sir Alex FergusonSir Alex Ferguson thotë se nuk ka probleme të reja me lëndimet në prag të ndeshjes së kthimit gjysmëfinale të Kupës Carling përballë Manchester Cityt, që zhvillohet nesër (e mërkurë) në Old Trafford.
Mysafirët do të udhëtojnë me avantazh 2-1 nga ndeshja e parë, por Ferguson pret fitore të ekipit të tij. Strategu i United thotë se nuk ka lëndime të reja nga takimi i fundit kundër Hull Cityt.
“Nuk kemi lëndime të reja. Të gjithë që luajtën të shtunën e kaluar janë në kombinim. Kam një përbërje të madhe dhe të fuqishme. Do të jetë një takim fantastik, këtë e di. Ndoshta edhe më i mirë edhe se ai i javës së kaluar. Ne jemi të gatshëm dhe shpresoj se përvoja do të na ndihmojë”, ka thënë Ferguson.
Sven Goran ErikssonSven Goran Eriksson dhe Antonio Conte janë në mesin e emrave të mëdhenj të cilët janë duke u menduar të zëvendësojnë trajnerin Ciro Ferrara në stolin e Juventusit.
La Stampa shkruan se presidenti i Juventusit, Jean-Claude Blanc, dhe aksionari John Elkann kanë kaluar ditën e djeshme duke diskutuar kandidatët për të zëvendësuar Ferraran.
Eriksson, Marco van Basten dhe Conte, që të gjithë ishin marrë parasysh, së bashku me dy emrat tjerë të përmendur tashmë një kohë, menaxheri i Liverpoolit, Rafa Benitez, dhe ai i Bordeaux, Laurent Blanc.
Benitez aktualisht është caku kryesor i Juves, por kontrata e tij afatgjate me Liverpoolin është pengesë e madhe. Elkann dhe Blanc kanë pranuar se për spanjollin ata duhet të presin deri në fund të sezonit.
Sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney, thotë se bashkëlojtarët e tij dëshirojnë të shkruajnë histori këtë sezon.
Fitorja ndaj Hull Cityt gjatë vikendit, kur Rooney shënoi të katër golat e fitores së United, e çoi këtë klub në maje të tabelës së Ligës Premier, që ka shtuar shpresat e Djajve të Kuq për ta mbrojtur titullin edhe këtë sezon.
“Shpresoj se mund ta fitojmë titullin përsëri këtë vit. Ne kemi fituar ligën gjatë tre viteve të kaluara dhe askush nuk e ka fituar atë katër herë radhazi. Duam të krijojmë histori”.
“Gara për titull është shumë më e ashpër këtë vit dhe mbase më ngazëlluese për neutralët ose fansat e ndryshëm. Por ne shpresojmë se tash që jemi në krye do të mund të mbesim aty për pjesën e mbetur të sezonit”, ka thënë Rooney.
Agjenti i portierit të Juventusit, Gigi Buffon, beson se ai do të mund të largohet nga Juventusi vetëm për ndonjë ofertë masive.
Një varg klubesh evropiane, përfshirë Manchester United, Manchester City dhe Bayern Munich, raportohet se janë të interesuara për të marrë shërbimet e Buffon, por agjenti i tij mendon se kjo është një gjë me pak gjasa për t’u realizuar.
“Buffon ka edhe tre vite e gjysmë të mbetura nga kontrata e tij aktuale. Për momentin ne flasim vetëm për thashetheme. Në fakt, do të duhet sasi e bollshme e parave për të kënaqur edhe lojtarin edhe Juventusin”, ka thënë Silvano Martina.
LeBron James ka qenë i saktë në dy gjuajtje të lira kur kishin mbetur katër sekonda deri në fund të ndeshjes, për t’i dhënë fitoren e ngushtë me rezultat 92-91ekipit të tij Cleveland Cavaliers në takimin në udhëtim te Miami Heat dhe për ta fituar duelin ndaj Dwyane Wade.
James shënoi 32 pikë në këtë ndeshje për Cleveland, po aq sa edhe Wade për Miamin, por ky i fundit shënoi vetëm dy në pjesën e dytë duke humbur edhe dy gjuajtje të lira kur kishin mbetur edhe 41 sekonda lojë.
Shaquille O'Neal shënoi 19 pikë për Cavaliers, të cilët shënuan fitoren e pestë dhe të tretën radhazi pa njërin prej shënuesve më të mirë, Mo Williams.
Kjo ishte fitorja e 35-të e sezonit për Cleveland Cavaliers (11 humbje), derisa Miami Heat mbetet në kuotën e 23 fitore dhe çon në 21 numrin e humbjeve këtë sezon.
Ish-trajneri i Milanit, Arrigo Sacchi, thotë se ish-klubi i tij nuk mund të ankohet për humbjen në derbin e vikendit kundër Interit.
Sacchi ka lavdëruar nerazurët pasi mendon se ata kanë treguar të gjithë fuqinë kundër një ekipi shumë të mirë.
“Inter bëri një paraqitje të shkëlqyeshme me gjithë fuqinë. Ata praktikisht e ‘mbytën’ Milanin në çdo aspekt. Ata ishin më të mirë teknikisht, fizikisht, mentalisht dhe taktikisht”, ka thënë Sacchi.
Megjithatë ai mendon se rosonerët ende kanë shanse për të luftuar për Skudeto.
Deco është i ngazëllyer me rikthimin e tij në mesfushën e Chelseat pas fitores ndaj Preston në Kupën FA.
Takimi ishte i pari për portugezin në pesë javët e fundit dhe rezultoi me fitore të bluve dhe kualifikim në rundin e pestë të Kupës.
“Ekipi kishte nevojë për mua të rikthehem dhe të luaj në pozitën ku përshtatem më së miri. Jam ndjerë mirë, lëndimi është kaluar por pas një edhe dy ndeshjesh do të jem krejtësisht në formë”, ka thënë Deco.
Sulmuesi i Togos, Emmanuel Adebayor, është rikthyer në stërvitje te klubi i tij Manchester City.
Daily Mail shkruan se Adebayor është rikthyer në City, për herë të parë që nga sulmi që iu bë kombëtares së Togos derisa kalonte në Angola, gjatë të cilit sulm mbetën të vrarë tre njerëz.
Adebayor ka qenë në Togo që ajo kohë, pasi kombëtarja u tërhoq nga Kupa e Kombeve të Afrikës. Sulmuesi pritet të bëjë rikthimin e tij në takimin e Kupës Carling kundër Manchester United që zhvillohet të mërkurën mbrëma në Old Trafford.
Legjenda e Newcastle United, Alan Shearer, thotë se Manchester United është i varur nga Wayne Rooney në garën për të mbrojtur titullin e Ligës Premier.
Pasi ndoqi sulmuesin anglez duke mposhtur i vetëm Hull Cityn, Shearer ka thënë se nëse Manchester United do të mbetet pa të do ta humbë garën për titull.
“Ata nuk do të ishin aty ku janë në ligë pa Rooneyn. Ai kujdeset për ta në çdo moment, por ai është një lojtar i madh dhe kjo është ajo që bëjnë lojtarët e mëdhenj. Kur klubet kanë nevojë ata janë aty”, ka thënë Shearer.
“Sa për Manchester United, ai është po aq i rëndësishëm edhe për Anglinë, nuk mendoj se dikush duhet ta harrojë këtë”, ka shtuar anglezi.
Një përballje e nigerianit Dickson Etuhu (prapa) dhe lojtarit të Zambias, Chris Katongo.Përfaqësueset e Zambias dhe Nigerisë janë përballur në çerekfinale të Kupës së Kombeve të Afrikës për një vend në gjysmëfinale të kësaj gare, ndërsa këtë vend e ka siguruar Nigeria.
90 minutat e rregullta të ndeshjes përfunduan pa gola, kështu që u desh të zhvilloheshin vazhdimet për të vendosur fituesin, mirëpo as pas 120 minutave nuk u shënua gol nga asnjëra anë, prandaj është dashur të ekzekutohesh penalltitë për të caktuar se kush do të vazhdonte tutje.
Pas ekzekutimit të njëmbëdhjetëmetërshave, lojtarët e Nigerisë u treguan më të sakte duke fituar 5-4.
Në gjysmëfinale, Nigeria do ta ketë kundërshtar Ganën, ndërsa gjysmëfinalja tjetër do të zhvillohet ndërmjet Egjiptit dhe Algjerisë.
Sipas spekulimeve të fundit, Juventusi është në kërkim të një trajneri, pasi që nuk duket se do të zgjasë qëndrimi i Ciro Ferraras në postin e trajnerit të Bianconerëve, ndërsa njëri nga emrat që janë përmendur për të zënë vendin e Ferraras, është edhe ai i trajnerit të Liverpoolit, Rafael Benitez.
Manuel Garcia Quilon, agjenti i trajnerit spanjoll, ka thënë se gjithçka mund të ndodhë, por jo deri në qershor.
“Benitez te Juventus? Në futboll kurrë s’i dihet. Nuk e di se çfarë do të ndodhë pas pesë ose gjashtë muajsh”.
“Në futboll gjithçka ndryshon shpejt, por principi bazë është se Rafa ende ka kontratë katërvjeçare me Liverpoolin”, është shprehur agjenti për calciomercato.it.