Manchester United nuk ka lejuar befasi nga rivali i qytetit, Manchester City, të cilin e ka mposhtur me rezultat 3-1, në ndeshjen kthyese të Carling Cup.Takimi i parë i zhvilluar në Stadiumin e Qytetit të Mançesterit përfundoi me fitoren e ‘pasanikëve’ me rezultat 2-1, mirëpo në Old Trafford, Djajtë e Kuq e thanë fjalën e fundit.
Pjesa e parë e takimit përfundoi pa gola, ndërsa të katër golat u shënuan në fraksionin e dytë të lojës.
Serinë e golave e filloi veterani Paul Scholes (51’), i cili mposhti portierin Given me një goditje brenda gjashtëmbëdhjetëmetërshit.
Michael Carrick dyfishoi rezultatin (71’), para se Carlos Tevez të ngushtonte rezultatin në 2-1 (76’).
Ndërsa për golin që e dërgoi Unitedin në finale, u kujdes njeriu kryesor i Djajve të Kuq këtë sezon, Wayne Rooney, në minutat shtesë (90’+2), ndërsa ky ishte goli i 26 i sulmuesit anglez në të gjitha garat këtë sezon.
Në finalen e Wembleyt, Manchester United do ta ketë kundërshtar Aston Villan, që në gjysmëfinale e eliminoi Blackburn Rovers.
Milani është përjashtuar nga Kupa e Italisë, pasi në çerekfinale është mposhtur nga Udinese.Takimi i zhvilluar të mërkurën mbrëma në San Siro, përfundoi me fitoren minimale të mysafirëve prej 1-0.
Njeriu që dërgoi Udinesen në gjysmëfinale ishte Gokhan Inler, i cili shënoi golin e fitores për skuadrën e tij.
Blutë kanë shënuar fitore bindëse prej 3-0 përballë Birminghamit për të rikthyer pozitën e parë në tabelë.Florent Malouda shënoi golin e parë që në fillim të ndeshjes (5’), ndërsa Frank Lampard dyfishoi rezultatin (32’), për të dërguan skuadrën e tij në pushim me avantazh të dyfishtë.
Në pjesën e dytë, vendasit shënuan edhe njëherë, ndërsa ishte sërish simboli Frank Lampard që shënoi për rezultatin 3-0 (90’).
Pas kësaj fitoreje, Chelsea ngritët në pozitën e parë me një pikë më shumë se Manchester Unitedi, dhe njëherit ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.
Ndeshja kryesore e xhiros së 23-të në Ligën Premier, e zhvilluar ndërmjet Aston Villas dhe Arsenalit, nuk dha fitues.Takimi i zhvilluar të mërkurën mbrëma në Villa Park përfundoi me rezultat të barabartë, pa gola.
Pas këtij barazimi, Topçinjtë zhvendosen në pozitën e tretë me një pikë më pak se Manchester United që gjendet në vend të dytë.
Jose Mourinho e ka përfshirë sulmuesin Samuel Eto’o në listën e lojtarëve që do të ndeshen me Juventusin në kuadër të Kupës së Italisë. Pas eliminimit të Kamerunit nga Kupa e Kombeve të Afrikës, Eto’o është rikthyer në dispozicion të trajnerit, i cili menjëherë e ka ftuar të jetë i pranishëm në përballjen e të enjtes.
Çerekfinalja e Kupës së Italisë zhvillohet vetëm me një ndeshje, ashtu që pritet që të dyja skuadrat të inkuadrojnë lojtarët e tyre më të mirë.
Më poshtë është lista e lojtarëve të cilët janë në dispozicion të Mourinhos:
Portierë: Francesco Toldo, Julio Cesar, Paolo Orlandoni;
Mbrojtës: Ivan Cordoba, Javier Zanetti, Lucio, Maicon, Marco Materazzi, Walter Samuel, Davide Santon;
Mesfushorë: Ricardo Quaresma, Thiago Motta, Wesley Sneijder, Sulley Muntari, Esteban Cambiasso, Lorenzo Crisetig;
Sulmues: Samuel Eto'o, Diego Milito, Goran Pandev, Mario Balotelli, Marko Arnautovic.
Skuadra e Palermos ka bërë të ditur se mesfushori Fabio Simplicio do t’i bashkëngjitet Romës në afatin kalimtar veror.Pas bisedimeve disajavëshe është arritur marrëveshja, ndërsa drejtori sportiv i sicilianëve, Walter Sabatini, ka konfirmuar se e ardhmja e brazilianit është te Giallorossët.
“Simplicio ka një marrëveshje me Romën. Porsa t’i përfundojë kontrata këtu (në qershor 2010), ai do të luajë në kryeqytet”, ka thënë Sabatini për Radio Kiss Kiss.
Galatasaray ka njoftuar të mërkurën se ka arritur marrëveshje me Tottenham Hotspurin për huazimin e sulmuesit meksikan Giovani Dos Santos.Të enjten pritet që ish-lojtari i Barcelonës të kompletojë marrëveshjen në Stamboll, ndërsa qëndrimi i tij te skuadra turke do të jetë deri në fund të sezonit aktual.
“Ne mirëpresim Giovani Dos Santos Ramirezin dhe i dëshirojmë shumë sukses me fanellën verdhekuq”, shkruan në faqen zyrtare të Galatasarayt.
Shtypi vazhdon të spekulojë për emra të ndryshëm të cilët mund të zënë pozitën e trajnerit të Juventusit, ndërsa trajneri aktual Ciro Ferrara po e përgatit skuadrën për ndeshjen kundër Interit në Kupën e Italisë.“Unë nuk ndihem i shkarkuar. Ju lutem mos më detyroni të them diçka kundër Juventusit, sepse nuk do të bëja diçka të tillë edhe nëse më shkarkojnë”.
“Për mua nuk është problem dhe unë nuk shqetësohem aspak për këtë gjë. Gjithmonë jam trajtuar mirë. Pas 20 vitesh te Juventusi, ky është i vetmi moment i keq dhe unë e pranoj”.
“Këtu ka njerëz profesionistë dhe ata e dinë se nuk mund të themi se ka përfunduar para se të përfundojë”, ka thënë Ferrara në një konferencë për shtyp.
Mbrojtësi i Romës, John Arne Riise, është i vendosur për të fituar ndonjë trofe këtë sezon, ndërsa planet e tij janë që të sjellë trofetë e Europa League dhe Coppa Italia në kryeqytetin italian.“Unë luaj për tifozët dhe gjithnjë e dua më të mirën për ta. Ëndrra ime për vitin e ardhshëm është Liga e Kampionëve”.
“Por për tash, do të kënaqesha me vendin e dytë (në tabelë), dhe dua ta fitoj Kupën e Italisë dhe Ligën e Evropës”, ka thënë norvegjezi për Radio Centro Suono Sport.
Sipas mediave ruse, Dinamo e Moskës ka arritur marrëveshje për kushtet personale të mesfushorit të Liverpoolit, Yossi Benayoun.Për shkak të problemeve financiare, Redsat janë të detyruar të lejojnë largimin e disa lojtarëve, ndërsa duket se izraeliti është i pari që do të lë Anfieldin.
Skuadra ruse tani duhet të arrijë marrëveshje me Liverpoolin për blerjen e lojtarit, ndërsa thuhet se Dinamo është e gatshme të paguajë 7 milionë euro, aq sa kërkojnë Të Kuqtë për shërbimet e Benayoun.
Kampionia në fuqi e Australian Open, Serena Williams, ka bërë një rikthim të shkëlqyer pas humbjes së setit të parë për të mposhtur Victoria Azarenkan. Tenistja amerikane humbi setin e parë, ndërsa po humbte 4-0 në setin e dytë, kur u rikthye për ta fituar përballjen me rezultat 2-1 në sete (4-6, 7-6, 6-2)
Në gjysmëfinale, Serena do ta ketë kundërshtare kinezen Li Na, e cila më herët e mposhti motrën e saj Venus (2-6, 7-6, 7-5).
Edhe në gjysmëfinalen tjetër është një kineze, Jie Zheng, e cila do ta ketë kundërshtare belgen Justine Henin.
Federer dhe Tsonga kanë kaluar në gjysmefinale të Australian Open.Tenisti numër një në botë, zvicerani Roger Federer ka kaluar në gjysmëfinale të Grand Slamit, Australian Open duke e mposhtur Rusin Nikolaj Davydenko 3-1 në sete (2-6,6-3,6-0,7-5).
Francezi Tsonga ka befasuar Serbin Novak Dokovic duke e mposhtur atë 3-2 në sete (6-7,7-6,6-1,3-6,1-6).
Në gjysmëfinale të këtij turneu do të takohen Federer – Tsonga dhe Cilic – Murray.
Në prag të takimit të Ligës së Kampionëve përballë Milanit, ylli i Manchester United, Wayne Rooney, thotë se ai e admiron mesfushorin e këtij ekipi Clarence Seedorf.Holandezi 33-vjeçar ishte kyç në ekipin e Milanit, kur ky ekip eliminoi United nga gara evropiane në sezonet 2004-05 dhe 2006-07.
“Seedorf. Ai mbase është lojtari më i fuqishëm kundër të cilit kam luajtur. Rrallë kam parë dikë të bëjë atë që ai bën në fushë. Nuk mund ta mbani atë. Dhe pastaj është Pirlo dhe Beckham: Milani është një ekip i madh. Të luajmë në San Siro është diçka e veçantë”.
“Ronaldinho? Ai është i mrekullueshëm. Ronie ka një talent fantastik. Ai mund ta vendosë ndeshje në çdo moment me gjuajtje të lira”, ka thënë Rooney.
Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, thotë se ai është i zemëruar pasi është suspenduar me dy ndeshje moslojë për shkak të kartonit të kuq të së dielës.Ronaldo u dërgua jashtë loje pasi theu hundën e mbrojtësit të Malagas, Patrick Mtiliga.
“Nuk më pëlqen. Sinqerisht mendoj se ndëshkimi është i tepruar. Dua të luaj gjithmonë dhe jam i zemëruar”, ka thënë Ronaldo.
“Ky është kartoni im i dytë i kuq, por kërkoj ta shikoni edhe një herë se pse u dërgova jashtë loje. Nuk kam nevojë për mbrojtje. Ka shumë gjëra të mira në Spanjë, por po ashtu edhe të këqija”, ka shtuar portugezi.
Dallas Mavericks i bënë ballë ofensivës së vonshme të mysafirëve për të shënuar fitore të ngushtë me rezultat 108-107 ndaj Milwaukee Bucks.Dirk Nowitzki shënoi 28 pikë për Mavericks, që për pak sa nuk u dorëzuan para sulmit të Milwaukee në minutat e fundit të ndeshjes, me Carlos Delfino që shënoi dy trepikësha për të ngushtuar disavantazhin para se të humbasë gjuajtjen vendimtare në çastet e fundit.
Delfino përfundoi me 22 pikë, derisa Andrew Bogut shënoi më të lartat në karrierë 32 pikë dhe nëntë kërcime për Bucks, që tash kanë 18 fitore dhe 25 humbje.
Për Dallas Mavericks fitorja ishte e 30-ta e sezonit, krahas 15 humbjeve.
Thierry Henry thotë se ai nuk e ka problem të luajë si mbulesë për të riun e Barcelonës, Pedro.Francezi është lënë pas nga sulmuesi 22-vjeçar i cili është në një formë të shkëlqyeshme këtë sezon, por Henry nuk e ka problem këtë.
“Nëse duhet të luajë si rezervë, le të jetë kështu, ne jemi këtu për të fituar si ekip. Ajo çfarë Pedro bën është e jashtëzakonshme, ai gjithmonë ia del mirë kur luan dhe të shënosh gola nuk është e lehtë. Ai ia vlen të jetë startues”, ka thënë Henry.
“Mendoj se ky ekip është më i mirë se ai i vitit të kaluar, është shumë më i mirë. Normalisht nëse secili është në formë të mirë, ne kemi më shumë zgjidhje”, ka thënë Mourinho.
“Kundër Milanit, Eto’o nuk ishte këtu, Stankovic jo, Chivu po ashtu nuk ishte. Andaj me gjithë problemet ne jemi një ekip me më shumë zgjidhje. Jemi ekip më i mirë. Ky është ekipi i tim, një ekip i ideve të mia”.
Rreth takimit të Ligës së Kampionëve përballë Chelseat, Mourinho mendon se ai dhe ish-ekipi i tij janë të barabartë pasi secila palë e njeh mirë tjetrën.
“Ne e dimë se kemi një super kundërshtar, por Chelsea e di se ata nuk do ta kenë të lehtë me ne. I njoh ata, por edhe ata më njohën mua. I njoh lojtarët individualisht, sigurisht, por shumica e tyre e njohim mentalitetin tim dhe e dinë se si jam unë si menaxher dhe lider. Andaj në këtë aspekt askush nuk ka avantazh”, ka thënë Mourinho.
Sulmuesi i Romës, Luca Toni, është duke u përballur me gjashtë javë qëndrimi jashtë fushe për shkak të lëndimit.Italiani u lëndua gjatë fitores së të shtunës prej 2-1 ndaj Juventusit dhe testet kanë pohuar se toni ka pësuar dëmtim të muskulit të këmbës së majtë.
“Vërtet jam i zemëruar që duhet të ndaloj tash. Por kur të rikthehem të luaj do të jem edhe më i vendosur se më herët”, ka thënë Toni.
Toni, i cili iu bashkua Romës si huazim nga Bayern Munich më herët gjatë këtij muaji, pritet të qëndrojë jashtë fushe për së paku nëntë ndeshje.
Drejtuesit e Barcelonës janë pajtuar se ata kanë nevojë për katër nënshkrime të reja për sezonin e ardhshëm.Sport shkruan se edhe pse drejtori i Barcelonës, Txiki Begiristain do të ndjekë presidentin Joan Laporta jashtë stafit drejtues të klubit, trajneri Pep Guardiola e ka bërë të qartë se ekipi i tij ka nevojë edhe për katër nënshkrime të mëdha.
Guardiola dëshiron një mesfushor të përgjithshëm, një anësor, një mbrojtës të djathtë dhe një portier.
Portieri do të arrinte si zëvendësim i Jose Manuel Pinto, kontrata e të cilit nuk do të rinovohet në muajin qershor.
Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, mendon se Manchester United është ekip që mbështetet vetëm në një lojtar.Ancelotti beson se United nuk mund ta fitojë ligën pa sulmuesin Wayne Rooney, që tashmë ka shënuar 20 gola këtë sezon.
“Në mungesë të Didier ne kemi shans të mbështetemi në lojtarët tjerë të fuqishëm dhe fantastik. Ne kemi Nicolas Anelka dhe Daniel Sturridge që po ia dalin shumë mirë”, ka thënë Ancelotti.
“Pa Rooneyn do të jetë vështirë për United ta fitojnë titullin. Ai është një lojtar shumë vendimtar për Manchester United. Ne kemi shans pa Didier pasi kemi Anelkan, një sulmues tjetër të klasit botëror”.
“Ne duhet ta ruajmë hapin me Arsenalin dhe United pasi besoj se do të ketë një luftë deri në ndeshjen e fundit”, ka shtuar italiani.
Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, thotë se Robinho ende mund të ketë të ardhme në Eastlands.Robinho pritet që gjatë kësaj jave t’i bashkohet ish-klubit të tij Santos në formë huazimi deri në fund të sezonit.
“Nuk kam hequr dorë nga Robinho. Nëse ai rikthehet në Brazil luan mirë dhe shkon në Kupën Botërore, ai mund të kthehet përsëri këtu” ka thënë Mancini.
“Adriano kishte disa probleme te Interi, por ai shkoi në një klub tjetër për gjashtë muaj, luajti mirë dhe e ndryshoi situatën”, ka shtuar ish-trajneri i Interit.
Juventus dëshiron të paguajë çmimin e nevojshëm për të marrë Rafa Benitez nga Liverpooli menjëherë.Daily Mail shkruan se Juventus është duke bërë plan të kontaktojë me Benitez në tentim për ta bindur menaxherin e Liverpoolit se e ardhmja e tij qëndron në Olimpico.
Pas vendimit të së hënës mbrëma se koha Ciro Ferrera si trajner ishte harxhuar, bordi i Juventusit do të sajojë një strategji, e cila synon ta largojë Benitez nga Anfield.
Drejtuesit e biankonerëve kanë kaluar ditën e djeshme duke përcaktuar kushtet personale të cilat shpresojnë se nuk do të lënë vend për dyshim për seriozitetin e synimit të tyre./
Giallorossët kanë shënuar fitore minimale prej 1-0 përballë Catanias, për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.Heroi i kryeqytetasve në këtë përballje ishte mesfushori italian Daniele De Rossi, i cili shënoi të vetmin gol në ndeshje (74’).
Duhet përmendur, se sicilianët një pjesë të mirë të lojës e zhvilluan me dy lojtarë më pak në fushë, pasi që Giuseppe Bellusci (59’) dhe Blazej Augustyn (72’) u përjashtuan me kartonë të kuq.
Në gjysmëfinale, Roma do ta ketë kundërshtar Fiorentinan, që ditë më parë eliminoi skuadrën tjetër kryeqytetase, Lazion.
Tottenham Hotspur ka shënuar fitore komode prej 2-0 përballë Fulhamit në ndeshjen e zhvilluar në White Hart Lane, për të përforcuar pozitën e katërt në tabelë, me tri pikë më shumë se Liverpooli dhe Manchester City.Peter Crouch kaloi Spursat në epërsi në pjesën e parë (27’) dhe me këtë rezultat përfundoi fraksioni i parë i lojës.
Në gjysmën e dytë, vendasit shënuan edhe njëherë për të vulosur fitoren, ndërsa realizues ishte David Bentley (60’).
Fitore ka shënuar edhe Boltoni kudnër Burnleyt, me rezultat minimal prej 1-0, ndërsa Portsmouth dhe West Ham kanë ndarë pikët duke barazuar 1-1.
















