Egjipti ka shënuar fitore të lartë në gjysmëfinalen e kupës afrikane të kombeve ndaj Algjerisë me rezultat 4-0. Ndeshja ishte e tëra e Egjiptit. Ishte Abd Rabbou qe shënoi golin e parë nga penaltia, pas nje ndërhyrje të rëndë nga Halliche që shkoi në shtëpi. Mohammed Zidan në minutën e 65 dyfishon epërsinë. Lojtari kryesor i Algjerisë Belhadj skuqet në minutën e 70. Në minutën e 80 Abdel Shafi trefishon epërsinë. Në minutën e 87 del edhe lojtari i tretë i Algjerisë Chaouchi. Mohamed Nagy Gedo ja jep goditjen përfundimtare armiqve.
Egjipti takohet në finalen e madhe me Ghanën kurse Algjeria do të luftoj për vendin e tretë me Nigerinë.
Inter ka shënuar fitore sensacionale në takim me Juventusin në Meazza, duke u kualifikuar kështu për në gjysmëfinale të Coppa Italia.
Këtë ndeshje patët rast ta ndiqni LIVE dhe ekskluzivisht vetëm te ne në një kualitet të kënaqshëm.
Loja ishte e balancuar me një dominim të herëpashershëm të Interit.
Ishte pikërisht skuadra e Mourinhos ajo që pësoi e para gol, golashënues, Diego minuta e 10.
Duhet të ceket se arbitri i takimit nuk ishte kërkah pasi qe nuk arkordoi nje penalti te paster si loti.
Inter nuk arrin të shënoj gol.
Në lojë për Interin ishin Sneijder dhe Balotelli, dy lojtarë tek të cilët varej shpresa.
Në minutën e 72 Lucio barazon rezultatin duke ringjallur shpresat.
Juventusi nuk arrin të mbrohet dhe pëson gol në momentet e fundit të takimit.
Ja pse vlen Balotelli. Ndoshta kritikohet për shkak të ngjyrës, por përsëri ishte tmerri i Juventusit. Ishte pikërisht Balotelli që fundosi Juventusin, dhe ndoshta e shkarkoi Ferrarën.
Inter takohet në gjysmëfinale me Fiorentinën, kurse dueli tjetër është Roma vs Udinese.
Rio FerdinandMbrojtësi i Manchester Unitedit, Rio Ferdinand, është shpallur fajtor për sjellje të dhunshme nga Komisioni i Pavarur Rregullativ dhe do të mungojë në katër ndeshje të Djajve të Kuq.
Anglezi e ka mohuar incidentin e të shtunës me sulmuesin e Hull Cityt, Craig Fagan, mirëpo në xhirime është parë se e ka goditur atë në fytyrë.
Komisioni vendosi që Ferdinand ishte fajtor dhe i ndaloi menjëherë paraqitjen në tri ndeshje, mirëpo vendimi i tij për ta mohuar dënimin ia lejoi që të luante në ndeshjen e të mërkurës mbrëma në kuadër të Carling Cup kundër Manchester Cityt.
Mirëpo, FA vendosi se refuzimi ishte i pavlerë dhe e shtoi edhe një ndeshje moslojë, në listën e tri të parave, ashtu që Ferdinand nuk do të mund të luajë në katër takimet e radhës të United.
Asamoah Gyan (djathtas) dhe Emmanuel Badu festojnë golin. Foto: ReutersPërfaqësuesja e Ganës ka siguruar kualifikimin në finale të Kupës së Kombeve të Afrikës, pasi në gjysmëfinale ka mposhtur përfaqësuesen e Nigerisë.
Takimi i zhvilluar të enjten përfundoi me fitoren minimale të Ganës, prej 1-0.
Heroi i ndeshjes ishte Asamoah Gyan, i cili shënoi golin e fitores (21’), për ta dërguar Ganën në finale, për herë të parë që nga viti 1992.
Në finale, Gana do të përballet me fituesin nga gjysmëfinalja tjetër që zhvillohet sonte, ndërmjet Algjerisë dhe Egjiptit.
Manchester City ka konfirmuar se sulmuesi brazilian Robinho do t’i bashkëngjitet skuadrës Santos, ku do të qëndrojë gjashtë muajt e ardhshëm.
“Klubi mund të konfirmojë se është arritur marrëveshje me Santosin për Robinhon, për t’iu bashkëngjitur për gjashtë muaj në formë huazimi. Marrëveshja ka efekt të menjëhershëm dhe përfundon më 4 gusht”, shkruan në deklaratën zyrtare të Cityt.
Trajneri i ‘pasanikëve’, Roberto Mancini, i cili javën e kaluar tha se nuk dëshiron që Robinho të largohet, sot është shprehur se braziliani ka nevojë të luajë rregullisht dhe se ia dëshiron të gjitha të mirat gjatë periudhës së huazimit.
Sulmuesi i Fiorentinas, Adrian Mutu, ka dalë pozitiv në substancën e ndaluar Sibutramine, pas një analize të bërë këtë muaj.
Komiteti Olimpik Italian (Coni) ka konfirmuar se rumuni ka qenë pozitiv në testin e dopingut gjatë ndeshjes kundër Barit.
Sky Sport Italia njofton se lojtarit mund t’i ndalohet të luajë nga 1 deri në 4 vite, sepse kjo është hera e dytë që ai dështon në këtë test.
Për herë të parë, Mutu ka dalë pozitiv në kokainë gjatë qëndrimit të tij te Chelsea në vitin 2004. Asokohe, ai u largua nga klubi dhe iu ndalua të luante shtatë muaj.
Substanca ‘sibutramine’ është e ndaluar në Britani të Madhe dhe Unionin Evropian, ndërsa është vërtetuar se ajo përdoret për të penguar urinë dhe për të humbur peshë.
Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka marrë një vendim sa i përket të ardhmes së sulmuesit Klaas-Jan Huntelaar. Ai thotë se holandezi do të mbetet në San Siro.
“Huntelaar duhet të jetë i qetë, sepse ai nuk do të shkojë askund. Këtë po vazhdoj që ta them qe disa ditë, por nuk e di se për çfarë arsyeje nuk më besojnë”, është shprehur zëvendëspresidenti i Rossonerëve.
Galliani ka folur edhe për spekulimet në lidhje me transferimin e lojtarit të Cagliarit, Nene, drejt Milanit, duke thënë se ardhja e tij do të ndodhte nëse do të largohej Huntelaar, megjithatë ka lënë të hapur gjithçka për të hënën e ardhshme.
Los Blancos nuk planifikojnë shitjen e mesfushorit Fernando Gago, përkundër spekulimeve se argjentinasi dëshiron të gjejë një skuadër ku do të luajë më shumë për të siguruar një vend në Kampionatin Botëror.
Sipas Soccernet, njëri nga agjentët e lojtarit është takuar me drejtorin gjeneral të Real Madridit, Jorge Valdano, dhe sipas të gjitha gjasave, vendimi është që Gago të mbetet në Santiago Bernabeu.
Interesim më të madh për shërbimet e mesfushorit ka shfaqur Manchester City. Roberto Mancini është i gatshëm të paguajë 15 milionë euro për ta transferuar Gagon.
Duket se i ka ardhur fundi qëndrimit të mesfushorit të Manchester Unitedit, Anderson, në Old Trafford.
The Mirror njofton se braziliani ka ndërruar fjalë me trajnerin Sir Alex Ferguson, ndërsa raportet e tyre janë në prishje e sipër.
Njoftohet se Anderson ka filluar bisedime me skuadrën braziliane Vasco da Gama dhe planifikon të kthehet në vendlindje.
Megjithatë, asnjëra skuadër nuk ka konfirmuar asgjë. Përkundër kësaj, drejtori sportiv i Vasco de Gamas, Rodrigo Caetano, madje ka mohuar spekulimet e tilla.
Sulmuesi i Milanit, Alexandre Pato, thotë se përkundër humbjes në derbin e qytetit nga Interi, gara për titull vazhdon të mbetet e hapur.
Pas humbjes, Rossonerët mbeten nëntë pikë prapa Nerazzurrëve, mirëpo braziliani thotë se ka edhe shumë ndeshje për t’u zhvilluar deri në fund të Kampionatit.“E përcolla derbin në TV. E humbën duelin ndaj Interit, por Kampionati nuk ka përfunduar, ka edhe shumë ndeshje deri në fund”, ka thënë Pato, duke shtuar se do të jetë në gjendje të luajë kundër Manchester Unitedit në Ligën e Kampionëve.
Andy Murray ka arritur të mposhtë kroatin Marin Cilic në katër sete (3-6, 6-4, 6-4, 6-2) në gjysmëfinalen e parë të Australian Open.
Murray, i cili është në kërkim të titullit të parë të tij Grand Slam dhe të parit për një britanik në 74 vitet e fundit, do të përballet me fituesin që do të dalë nga gjysmëfinalja tjetër, numrin një të botës Roger Federer dhe finalistin e vitit 2008 Jo-Wilfried Tsonga.
Skocezi 22-vjeçar humbi setin e parë të ndeshjes, por më pas fitoi të tre setet e radhës për të siguruar fitoren.
Kjo do të jetë finalja e dytë Grand Slam për Murray, i cili është mposhtur nga Federer në finalen e US Open 2008.
Justine Henin ka shkatërruar kinezen Zheng Jie në gjysmëfinalen e Australian Open duke e mposhtur 2-0 në sete (6-1, 6-0), për të caktuar finale me kampionen në fuqi të këtij turneu, Serena Williams.
Amerikania pati punë ca më të vështirë ndaj kinezes tjetër, Li Na, të cilën e mposhti po ashtu në dy sete por duke e fituar secilin me tie-break (7-6, 7-6).
Fituesja e shtatëfishtë e turneve Grand Slam, Henin, është duke luajtur vetëm turneun e dytë garues pas 18-muajve pauzë dhe tashmë synon të triumfojë edhe në finale.
“Isha e lodhur sigurisht, kisha një sërë ndeshjesh të vështira. Kam luajtur në mënyrë shumë agresive. Ishte ëndërr për mua që në këtë mëngjes të siguroj finalen dhe tash mund të pushoj dhe të përgatitem për atë”.
“Do të jetë vështirë kundër lojtares më të mirë bë botë. Ajo (Serena) është vërtetë një kampione. Ajo e ka dëshmuar këtë edhe në këtë turne. Jam e lumtur që ajo do të jetë kundërshtarja e ime, pasi është më e mira”, ka thënë Henin pas triumfit në gjysmëfinale.
Arsenali dhe Interi raportohet se janë duke përcjellë sulmuesin e Real Madridit, Gonzalo Higuain.
El Digital de Madrid shkruan se menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, dhe ai i Interit, Jose Mourinho, që të dy janë të interesuar për argjentinasin.
Që të dy klubet kanë bërë pyetje për lojtarin, të nxitur edhe nga faktin se Higuain kërkon përmirësim të kontratës me Realin pas formës së shkëlqyeshme golashënuese këtë sezon.
Wenger do të mund ta kërkonte Higuain si pjesë e një marrëveshje që do të përfshinte lëvizjen e Cesc Fabregas në drejtim të kundërt.
Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, nuk mund ta fshehë zhgënjimin pas eliminimit të mbrëmshëm nga Kupa Carling.
City këtë sezon nuk ka fat kundër rivalit të qytetit, pasi mbrëmë me një gol të shënuar në momentet e fundit u eliminua në gjysmëfinale të Kupës Carling. Mancini është i dëshpëruar nga eliminimi, por ka fjalë falënderuese për lojtarët e tij.
“Më vjen shumë keq, pasi mendoj se luajtëm shumë mirë. Ishim nën presion vetëm 10 minuta. Luajtëm mirë, por nuk kishim fat”.
“Përveç atyre 10 minutave, pjesën tjetër të ndeshjes e luajtëm shumë, shumë mirë. Më vjen keq për futbollistët pasi luajtën mirë. Shënuam golin e duhur, luajtëm mirë, por kështu është futbolli”, ka thënë Mancini.
Trajneri i Interit, Jose Mourinho, ka dalë në mbrojtje të trajnerit aq shumë të kritikuar së fundi Ciro Ferrara.
Ferrara mund të shkarkohet nga stoli i trajnerit të Juventusit nëse Interi shënon fitore në ndeshjen e sotme në kuadër të Kupës së Italisë.
“Në Itali trajneri që fillon sezonin në stol dhe e përfundon aty nuk është trajner, por hero. Nëse shoh se sa trajnerë janë ende në stol që nga ardhja ime, mund të numëroj pesë ose gjashtë - Gasperini, Prandelli, Allegri dhe mbase harrova një ose dy, dhe kjo është e pabesueshme”.
“Çdo trajner kalon në momente të mira dhe të vështira – të tjerët kalojnë edhe më të vështira, dhe për momentin Ferrara nuk është duke kaluar në një situatë të lehtë”, ka thënë Mourinho.
Portieri i Romës, Alexandre Doni, thotë se ai nuk është duke menduar për largim nga kryeqyteti italian për momentin.
Doni më nuk është zgjidhja e parë në portën e Romës, pasi ka mbetur prapa Julio Sergio. Në fakt ai ka bërë vetëm pesë paraqitje si startues për gialorosët në sezonin 2009/2010.
“Ajo çfarë unë dua të bëj është të mendoj nga dita në ditë. Qershori është ende larg. Do të shohim se çfarë do të ndodhë kur të vijë momenti i duhur. Ndërkohë, shpresoj të jem ende gjallë në qershor”, ka thënë Doni.
Tim Duncan ka shënuar 21 pikë dhe 27 kërcime për ndihmuar San Antonio Spurs të shënojnë fitore me rezultat 105-90 në shtëpi ndaj Atlanta Hawks.
Pavarësisht se ishte i saktë në vetëm 5 nga 20 gjuajtjet nga loja, Duncan ishte i saktë në të 11-të gjuajtjet e lira. Ai kontribuoi edhe me gjashtë asistime, krahas 27 kërcimeve, që ishin më të lartat në karrierë.
San Antonio, që çon në 26 numrin e fitoreve këtë sezon (18 humbje), kishte gjashtë lojtarë me pikë dyshifrore, përfshirë edhe Tony Parker, i cili u largua për shkak të një lëndimi të lehtë në gju në çerekun e tretë.
Joe Johnson shënoi pikët më të larta për Atlanta Hawks (29 fitore dhe 15 humbje), 31 gjithsej, ndërsa Jamal Crawford shënoi 25 tjera për Atlanta.
Mesfushori i Arsenalit, Samir Nasri, thotë se ai është bërë lojtar më i mirë tash pasi është zhvendosur në Angli.
Ish-ylli i Marseille, mendon se njohuritë e tij taktike janë përmirësuar derisa ai luan në Ligën Premier.
“Kam mësuar për taktika, përkushtim dhe teknika te reja. Ishte një shans i madh të vij nga liga franceze në atë angleze; është vërtet një nivel më i lartë dhe do të më sjellë tituj dhe kupa. Kam mësuar shumë”.
“Përkushtimi në ligën franceze nuk ishte i njëjti. Ka disa ndeshje në Ligën Premier të cilat janë shumë të vështira dhe luhen me ritëm dhe fuqi të madhe. Por ka qenë mirë që kam ardhur këtu dhe që jam pjesë e ligës më të mirë në botë”, ka thënë Nasri.
Arsenali mbrëmë barazoi pa gola me Aston Villan në ndeshjen e zhvilluar në Villa Park, duke humbur rastin të marrë kreun e tabelës së Ligës Premier.
Sulmuesi i Tottenhamit, Robbie Keane, mund të jetë në rrugë për t’u larguar nga White Hart Lane, bëjnë të ditur mediat angleze.
Daily Mail shkruan se Keane mund të largohet nga Spurs për të kaluar në radhët e West Ham United. Agjentët kanë kërkuar vazhdimisht një stacion të ri për Keane, i cili është duke u lënë jashtë formacionit startues nga trajneri Harry Redknapp.
Keane do të largohet për t’ia lënë vendin Eidur Gudjohnsen, i cili pritet të arrijë në Tottenham na Monaco, pavarësisht se kishte kaluar testet mjekësore në West Ham më herët gjatë kësaj jave.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka lavdëruar fansat në Old Trafford pas fitores së mbrëmshme prej 3-1 kundër Manchester Cityt në gjysmëfinalen e Kupës Carling.
Ferguson e ka përshkruar atmosferën si ‘të pabesueshme’, derisa United shënoi fitore vetëm në kohën shtesë.
“Mendoj se fansat tanë ishin të pabesueshëm sonte. Kur Old Trafford është i tillë, lojtarët vërtet përgjigjen në mënyrën e duhur. Duhet të ndaj një respekt të veçantë për ta. Ata janë të mrekullueshëm”.
“Ne humbëm shumë shanse gjatë ndeshjes dhe Edwin van der Sar bëri disa mbrojtje fantastike menjëherë pas pauzës. Por pjesa jonë e dytë ishte absolutisht e shkëlqyeshme. Ne mund të kishim shënuar edhe gjashtë ose shtatë gola dhe e mbajtëm ndeshjen nën kontroll”, ka thënë Ferguson.
Rodolfo Bodipo shënoi golin e vetëm të La Corunas.Përkundër humbjes minimale prej 1-0 nga Deportivo La Coruna, Sevilla është kualifikuar në gjysmëfinale të Copa del Rey.
Andaluzianët kanë dalë fitues me rezultat të përgjithshëm prej 3-1, pasi në ndeshjen e parë që e zhvilluan si mysafir, fituan 3-0.
Më herët kualifikimin në gjysmëfinale e ka siguruar edhe Racing Santanderi, pasi ka fituar përballë Osasunas me rezultat të përgjithshëm 5-1 (2-1 dhe 3-0).